Iu gjet canabis në makinë dhe shtepi arrestohet 32 vjeçari në Korçë….

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 32 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Korçës, në automjetin tip “Porsche” që drejtohej nga ky shtetas, gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 32-vjeçarit, u gjetën edhe një sasi të tjera të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë, sasi të cilat së bashku me automjetin e shtetasit K. Q., u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mori mjekim për dhimbje dhëmbi/ Ky është i riu Kolonjar që vdiq ,rrugës për në spital…

Prindërit e të riut Genti Isai që humbi jetën pasi mori mjekim për dhimbjen e dhëmballës kanë treguar se si u përkeqësua shëndeti i 32-vjeçarit pasi u kthye në shtëpi. Nëna rrëfen se sapo mbërriti në shtëpi në fshatin Kagjinas, i riu ishte mbuluar me djersë dhe vazhdonte enjtja e fytit ndërsa kishte konsumuar ilaç pluhur menjëherë pas vizitës te mjeku stomatolog.

Pasi mbaroi punët që kishte jashtë, nëna u fut brenda dhe u trondit kur pa djalin akull të ftohtë ndersa nuk reagonte kur e thërriste. Menjëherë kërkoi ndihmë nga fqinjët, të cilët lajmëruan ambulancën por nuk pritën derisa të vinte dhe u nisën vetë që ta çonin drejt spitalit.

Teksa po transportohej me automjet privat, bashkëfshatarët hasën ambulancën në gjysmë të rrugës dhe mjekët konstatuan se kishte humbur shenjat e jetës. Prindërit presin përgjigjen e autopsisë për të mësuar çfarë i shkaktoi vdekjen djalit në rrethana të çuditshme ndërsa thonë se nuk kishte sëmundje të tjera.

Dirigjenti i Elsa Lilës: “Albina pagoi 5 mijë euro vetëm për mikrofonat, të rinjtë morën 5 karta telefoni për 15 vota

Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi ka reaguar lidhur me fitoren e çmimit të parë të këngëtares, çmim i dhënë nga juria. Melozzi e cilësoi këtë këngë si fantastike, me një harmoni të shkëlqyer dhe të sofistikuar. Por duket se dirigjenti italian ka rezerva për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

“Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruan në reagimin e tij Melozzi. Edhe Modelja e njohur Kristina Baki që po bënte tifo për Elsa Lilën ngriti dyshime për vlefshmerine e votave përmes SMS te publikut.

Ajo publikoi disa imazhe të të rinjve në një nga pikat e telefonive në Shqipëri të cilët po mbanin në dorë biletat e festivalit.

“Ore çfarë bëjnë këta të rinj në dyqanet e Vodafone me biletën e festivalit në dorë?!? Rastësi?!?”, shkruan ajo në një postim.

Në një tjetër imazh të kapur brenda dyqanit ajo shkruan, “Këto fletat e bardha janë biletat e festivalit… Cila është arsyeja që paraqiten me këtë biletë në dyqanet e Vodafon?!? Rregullore e re?! Ja pra ç’do të thotë televotim në Shqipëri. Faleminderit festival.”

Arian Çani: “O hajvanë nacionalistë, ne ku ta gjenim të na “pushtonte” Greqia…

Gazetari Arjan Çani nuk e sheh vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, si vijim i pretendimeve të Athinës për territore shqiptare. Çani tha se Greqia prej vitesh nuk ka më orekse për toka. Greqia ka vite që nuk ka orekse. Ne ku ta gjenim të kishte orekse Greqia. S’ka fare. Orekse ka Turqia. Greqia ka vite të tëra që s’ka orekse, është tërhequr.

Fjalia që sa herë ka krizë në Shqipëri, Greqisë i hapet oreksi, më duket pa sens, sepse ka vite të tëra që Greqia s’ka fare orekse. Po të kishte ku ta gjenim. Por disa hajvanë që e kanë kthyer nacionalizimin në biznes, të cilët thonë se ka pretendime për territore, unë ve bast se sikur sot shqiptarët të ishin dakord me referendum t’i falim tokë Greqisë, Greqia do ta refuzonte. Të mos luajmë kot me nacionalizëm se s’ka asnjë vlerë”, tha Çani, duke replikuar me analistin Milaim Nela.

Ky i fundit deklaroi se Greqia kërkon të përfitojë drejt Shqipërisë, sa herë vendi ynë ndodhet në krizë.

Vdekja e tragjike e 32-vjeçarit në Kolonjë/ Flet nëna: “E fërkova nga duart, ishte bërë akull…

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Kolonjë ku një 32-vjeçar ndërroi jetë pas problemeve me dhëmballën. Për BW, me lot në sy Dashamir dhe Shega Ihsaj tregojnë se 32-vjeçari nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë, vetëm ditët e fundit ankohej nga dhimbja e dhëmbit. “Djali erdhi nga Erseka. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Erseka ndërsa 3 lloj me kokrra që i kishte marrë më pas i piu në shtëpi, erdhi nga ora 10 nga 10 e 30 i piu. Atë pluhurin që piu në Ersekë ai e kish bërë shpellë, djersë.

Ne dentisti vajti, ia kishte dhënë edhe recetën, Lenci (dentisti) dhe pastaj djali vajti në farmaci dhe i mori. Kishte shqetësime nga dhëmballa dhe koka thoshte më dhemb shumë, ishte buhavitur edhe nga gusha. Sa erdhi zbriti nga makina dhe e ndërruan se ishte bërë ujë në djersë.
Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15:30-16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, ‘hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën?’.
Sa hoqa çorapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë, kur hyra në kuzhinë unë djali ishte shtrirë aty.

Thirr o Genti o Genti e fërkova nga duart, ishte bërë akull djali nga duart, as mu përgjigj asgjë. Pastaj ngrita kujën, dola u thirra komshinjve aty ta merrnin djalin ta shpinin në Ersekë se thashë mbase nuk është aq keq. Lajmëruan nja dy djem ambulancën, e nxorën me makinë dhe rrugës e kishin gjetur ambulancën.

Lindi djali qëkur ishte fëmijë dhe derisa u bë 35 vjet djalë, nuk ishte shtruar një herë në spital, s’kishte bërë asnjë gjilpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë, por nuk e kishte kaq saç e kishte dje të ënjtur, ne i thoshim ik në Ersekë mos hajde në shpi, shko vizitohu. Ne kërkojmë të zbardhet e drejta e djalit”, tha nëna e tij

Vdekja misterioze e 32-vjeçarit në Kolonjë/ Familjarët: “Duam që të zbardhet e vërteta…

Flasin për mediet të afërmit e Gent Isait, 32-vjeçarit nga Kolonja që humbi jetën ditëm e djeshme pas dhimbjeve të dhëmballës. Gjatë paradites Genti Isai kishte pasur shqetësime nga një dhëmballë, për të cilën kishte shkuar dhe kishte marrë mjekim, ndërsa në orët pasdites nuk ishte ndjerë mirë, duke humbur më pas edhe jetën. Kushëriri i tij tha se presin zbardhjen e rastit për të mësuar të vërtetën, ndërsa dyshojnë se i kanë bërë reaksion ilaçet.

Ai tha :

Po bënte dy ditë i sëmurë, me dhimbje dhëmballe, ishte ënjtur. Dje ishte në Ersekë kishte marrë mjekime dhe ishte kthyer në shtëpi,. I kishte pirë ilaçet dhe ishte mirë, në ballkon i tha të ëmës “ku po shkon.” E ëma u kthye nga lopa, hyri brenda, e gjeti të shtrirë në divan kishte mbaruar. Ajo kishte njoftuar në fshat, ata njoftuan ambulancën. Pastaj rrugës… Ai nuk kishte pirë. Reaksion, se t’i pish ato dhe të ikësh nga dhëmballa. Ishte i martuar, por është ndarë. Ne presim të mësojmë nga se i erdhi. Ne dyshojmë për reaksion ilaçesh. Kanë përgjegjësi se ai ndoshta ishte për shtrim. Kishte ënjtje, infeksion, i kishte marrë edhe qafa. Kishte dy ditë, dje e kishte të tretën që mori mjekime. “