Monika Kryemadhi shfaqet në formë si kurrë më parë/ Me kitarë në dorë jep mesazhin: “Shijoni jetën !

Deputetja Monika Kryemadhi ka pozuar krejt ndryshe këtë të dielë. Ajo ka marrë kitarën elektrike dhe përmes fotos që ka publikuar, shprehet se të rinjtë duhet të shijojnë jetën e të jenë të lumtur. Deputetja e Partisë së Lirisë shihet e veshur me fustan të zi dhe taka të kuqe.

“Shijoni jetën, jini të lumtur,”- shkruan Kryemadhi krah postimit.

E fundit / Tërmet i fortë ‘shkund’ Korçën…

Një tërmet ka tronditur këtë mbremje juglindjen . Lëkundjet jane rregjistruar rreth orës 22: 46 minuta. Sipas EMSC epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra larg nga Korça ndërsa magnituda ishte 2.6 ballë. Banorët raportojnë që lëkundjet janë ndjerë të forta , por me kohëzgjatje të shkurtër pasi epiqendra ishte vetëm 1 kilometër thellë në tokë .

Korça në këtë fundjavë është e mbushur nga turistë të cilët kanë zgjedhur “Parisin e vogël” për të festuar Krishtlindjet

Korça qyteti simbol i Krishtlindjeve, vizitorët popullojnë ‘Parisin e vogël’(Video)

Nga pamjet në qytet sheh rrugët dhe sheshet të gjalla me plot jetë ,në ndryshim nga normaliteti ku qyteti ka humbur ndjeshëm rininë ,që largohet në mënyrë të vazhdueshme…. Dukshëm të gjitha bizneset, baret, lokalet janë të tejmbushur dhe të zhurshëm. Si edhe më parë një pjesë e konsiderueshme e familjeve korçare festojnë në shtëpi me drekën tradicionale , ndërsa pushuesit shijojnë qytetin dhe gjithçka ofrohet për këtë festë duke përcjellë edhe urimet e tyre.

Edhe këtë vit hotelet dhe shtëpitë pritëse janë rezervuar 100% ndërsa pushuesit kane mbushur jo vetëm qytetin por edhe rrethinat.

E pazakontë në Korçë/ Kërcet grushti mes babë e bir ,të dy përfundojnë në spital

Një konfrontim fizik ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin juglindor. Dy persona, të dy të pastrehë, janë përfshirë në një sherr me grushte me njëri-tjetrin në Pedonale, ndërsa mësohet se dy personat ishin babë e bir. Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e turistëve të shumtë që kishin zgjedhur Korçën për të festuar Krishtlindjen.

Fatmirësisht si pasojë e konfliktit personat nuk kanë pësuar dëme të rënda, ndërsa janë transportuar për në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Rini e përhershme? Kjo është dieta e yjeve të futbollit Mesi, Ronaldo dhe Benzema…

Receta sekrete e suksesit për Kristiano Ronaldon, Lionel Mesin dhe Karim Benzeman? Duke ngrënë rregullisht alga deti. Pavarësisht se janë në të 30-at e tyre, superyjet botërorë po lulëzojnë ende në nivelet më të lartë. Yjet e futbollit botërorë i bëjnë algat e detit një element kryesor të dietave të tyre super strikte dhe shumë ushqyese.

Kjo sipas gazetave spanjolle “Marca” dhe “Mundo Deportivo”, të cilat pretendojnë se të tre futbollistët janë ngrënës të rregullt të algave të detit. Alga e detit është e mbushur me Spirulinë, e cila ka 70 për qind proteina dhe është e pasur me vitamina (A, B1, B2, C, D, E dhe K). Gjithashtu thuhet se ky lloj ushqimi përshpejton metabolizmin dhe eliminon toksinat nga trupi me një ritëm më të shpejtë se sa do të ishte ndryshe.

Alberto Mastromateo, një kuzhinier privat i yjeve në Spanjë, është një adhurues i madh i konsumit të algave të detit. Në lidhje me këtë ushqim ai u shpreh: “Ato përmbajnë vlera të mëdha ushqyese. Sepse me një sasi të vogël merrni shumë proteina bimore, të cilat trupi i sintetizon edhe më mirë se proteinat shtazore.

Unë besoj në fuqinë e jashtëzakonshme ushqyese të mikroalgave, burimeve të pakrahasueshme të acideve yndyrore të pangopura omega 3 dhe lipideve të tjera të shëndetshme, vitaminave, karotenoideve, antioksidantëve etj. Kjo është arsyeja pse unë zakonisht përfshij spirulinën dhe klorellën në të gjitha pjatat e mia”, ka zbuluar kuzhinieri i famshëm.

“Isha shtatzënë, gjeta atletet e një femre tjetër në shtëpi”/ Këngëtarja shqiptare: “Ja si mu justifikua burri…

Këngëtarja e Vida Kunora, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Ora News. Në një rrëfim tejet të sinqertë, ajo ka zbuluar një histori të trishtë të jetës së saj, ku dyshonte se bashkëshorti i saj nuk ishte besnik.E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse ajo do të ndahej po të zbulonte se bashkëshorti kishte kishte patur një lidhje 5-vjeçare, këngëtarja tha se familja nuk prishet për asnjë arsyje.

Më pas ajo rrëfeu për herë të parë një histori gjatë kohës që ishte shtatzënë:

“Kam gjetur dikur në shtëpinë time atlete, vathë dhe fije floku të një femre tjetër. Në atë kohë kam qenë shtatzënë me vajzën.

Kur e pyeta burrin, ai më tha se nuk do të ma bënte kurrë këtë, dhe u justifikua se në shtëpi kishte ardhur shoku i tij i ngushtë me të dashurën. Unë e besova.

Më bëri komplimente me shumicë dhe ashtu ka ndodhur, ka qenë shoku i tij në shtëpinë tonë”(qesh)

Plagosi me thikë 27-vjeçarin ,arrestohet i riu në Korçë(Video)

Një 19- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një 27- vjeçari. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor të këtij viti, pas një sherri të çastit. 19- vjeçari ka goditur me thikë 27- vjeçarin duke e lënë të plagosur. Ndaj të riut Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me akuzën për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Shqiponja”, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. I., 19 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 15.11.2022, në lagjen nr. 15, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rënie pikatë e Euros dhe dollarit, ja ç’po ndodh me monedhat e tjera…

Dollari amerikan është blerë këtë të diel, 25 dhjetor, me 107.3 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë sipas kursit të këmbimit, duke shënuar një rënie gjatë ditëve të fundit. Sakaq rënie ka pësuar dhe monedha evropiane Euro, ku në tregun valutor blihet me 113.8 lekë dhe shitet me 114.6 lekë.

Në trend rënës është edhe paundi britanik, i cili sot blihet me 128.5 lekë dhe shitet me 130.5 lekë.

Plas sherri në koncertin e Noizy-t / Grushton fansat …ndërhyjnë bodygardët(Video)

Një sherr brutal ka ndodhur në koncertin e reperit Noizy, ne Zvicer .Në video, duket që Noizy teksa këndon, për një moment i kthehet fansave të cilët ndodhen në anën e majtë të tij, nga pas dhe i grushton .Gjatë sherrit goditet me shishe kokës dhe rrëzohet në tokë. Pas kësaj shihet që truproja e reperit i del në mbrojtje, por turma e djemve e tërheqin zvarrë, e shtrijnë në tokë dhe vazhdojnë ta grushtojnë dhe shkelmojnë.

Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit fizik në koncertin e këngëtarit por sipas personave të pranishëm ka të bëjë me sherrin virtual që rreperi ka me ‘Mato Lalen’.

Shqiptarët festojnë në Atdhe, fluks në doganën e Kapshticës dhe Qafë Thanës…

Radhë të gjata janë krijuar pranë pikës kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Mësohet se për datën 24 dhjetor, në pikën kufitare të Kapshticës, kanë hyrë 6576 shtetas dhe kanë dalë 2707. Ndërsa, në pikën Qafë Thanë, kanë hyrë 3069 shtetas dhe kanë dalë 3045. Fluks i lartë është shënuar edhe në Kakavijë.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës të shumtë janë qytetarët që po presin në radhë kilometrike. Sipas qytetarëve kanë më shumë se 2 orë që presin në radhë mes temperaturave të ulëta.

19-vjeçarja shqiptare mahnit Greqinë, zgjidhet “mbretëresha” e Next Top Model(Video)

“Greece’s Next Top Model 5” u mbyll mbrëmjen e së premtes, 23 dhjetor, pak para Krishtlindjeve dhe fituese doli Alexia Traiko, e cila arriti të qëndrojë në garë për rreth katër muaj. Së bashku me titullin GNTM, modelja e re fitoi edhe çmimin e rëndësishëm në para prej 50 mijë eurosh, kontratën vjetore me “Dust and Cream”, bursë studimi dyvjeçare për çdo specialitet të zgjedhur në IEK, bizhuteri me vlerë 20 mijë euro nga kompania Georg Jensen dhe një makinë Citroen Ami.

Alexia Traiko është një nga lojtaret që ka arritur të bëjë përshtypje te gjyqtarët, që nga audicionet, duke arritur kështu të fitojë biletën e lakmuar për në shtëpinë e konkurrencës. E reja ra në sy me pozat e saj, personalitetin e saj, flokët e saj dhe ecjen e saj në pasarelë, si rezultat i së cilës mori një “po” unanime nga të katër gjyqtarët.

Kush është Alexia Traiko?

Alexia Traiko vjen nga Shqipëria, por është rritur në Selanik dhe jeton aty. Edhe pse 19-vjeçare, e reja ka arritur të ketë tre vite përvojë profesionale në fushën e modës, pasi ka rezervuar shumë punë të rëndësishme, nga sesionet fotografike e deri te pasarelat.

Pavarësisht pasionit për modelingun, siç është shprehur ajo, i pëlqen edhe kërcimi, me të cilin merret që në moshë shumë të vogël. Në fakt, ajo merr pjesë në garat Hip-Hop, Salsa, Bachata dhe Taka.

Motoja e saj është “Ajo që nuk të vret të bën më të fortë” dhe fituesja e re e konkursit të modelingut televiziv dëshiron gjithmonë të përpiqet për rezultatin më të mirë të mundshëm në jetën e saj.

“Njoha një fëmijë që merrej me fotografinë, donte të provonte gjëra, dolëm për një kafe dhe ju e dini që bënim foto në një dyqan ushqimesh. Foto të shkëlqyera dolën atje, ne i ngarkuam ato dhe shkuan shumë mirë. Nuk kam frikë të bëj gjëra, e di që rezultati do të jetë i mahnitshëm”, tha ajo në audicionin e saj.

“Kur jam para kamerës ndihem e fortë, ndihem ndryshe, ndihem sikur nuk jam Alexia klasike dhe po marr një formë tjetër”, kishte theksuar fituesja e GNTM.

”Ouu lësho kafen e ikni, mos na çani dërrasat”/ Qytetari denoncon policin: “Më kërkoi ryshfet për të “kaluar mirë” Vitin e Ri

Një video e publikuar nga “Infrared”, zbulon një skandal me zë dhe figurë se si një efektiv policie, në hyrje të qytetit të Fierit, e kërcënon qytetarin me një gjobë të majme. Më pas ai i kërkon lënien e “kafes” që mos të marrë gjobën. Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, në datë 21 dhjetor, rreth orës 16 e 40′ ndërkohë që qytetari që ka denoncuar pranë “Infrared” se efektivi i policisë vazhdimisht ka këmbëngulur që të merrte shumën prej 2000 lekësh të reja

edhe pse nuk kishte shkelje, prandaj kjo ka qenë dhe arsyeja pse dhe e ka filmuar.