Ndryshime në qeveri /Shkarkohet zv.ministri i Energjisë, ja kush e zëvendëson…

Gjergji Simaku është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërsa në vend të tij është emëruar Endrit Molla. Vendimet janë miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Flor Binaj: “Unë jam krenar për artistë si Bujar Asqeriu, jo për ata që u shitën tek Edi Rama…

Aktori i humorit Florian Binaj, ka reaguar pas videos që i bënë Bujar Asqeriut, në të cilën ai fliste për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe se si ai nuk u shit si aktorët e tjerë. Binaj thotë se është krenar për Bujar Asqeriun dhe jo për aktorët që u shitën tek Rama. “Ne i kemi bërë një kamera të fshehtë gazmore artistit të merituar, mjeshtrit të madh të skenës Bujar Asqeriu. Ne u bëjmë shaka gazmore personazheve që i vlerësojmë, por kamera e Bujar Asqeriut ishte më shumë se sa një kamera gazmore sepse pa e ditur që po xhirohej Bujari na dha një analizë therëse të problemeve të Shqipërisë, artistit dhe lirisë dhe gati-gati nuk e dinim ç’të bënim të qeshnim apo të qanim dhe diskutimi i tij ishte thjesht shterues.

Madhështia qëndron te fakti që kur kjo kamera po montohej, një grusht artistësh dhe njerëzish të sjellë aty me detyrim duartrokisnin kryeministrin para gropës varr të Teatrit të vërtetë Kombëtar. E duartrokisnin që ai bashkë me ta dhe gjithë ushtrinë e tij të shërbëtorëve e vranë atë teatër. Duartrokisnin çmendurinë e një njeriu që kur ishte ministër Kulture, gjëja e parë që donte të bënte ishte ta shembte teatrin!!!A thua se Tirana kishte teatër në çdo lagje dhe ç’u bë po e prishëm këtë Kombëtarin! Dhe u mor me shaka atëherë.

Shumë kohë më pas kur erdhi në pushtet tha s’keni parë asgjë akoma, u mor prapë me shaka dhe ja ku jemi sot.

Duartrokitjet e tyre ngjanin si dy pika ujë me pleniumet e Partisë së Punës së Shqipërisë që çfarëdolloj budallallëku thonte parti, duhej duartrokitur. Dhe kush duartroket marrëzinë, merr dhe leverdinë. Ato duartrokitje treguan që ata nuk do ishin dot aty pa e kryer atë krim, natën, pa gdhirë, fshehurazi, si hajdutët.

Atë teatër që pasi nuk e shembi dot tërmeti me studimet e shërbëtorëve të tij thanë se duhet shembur sepse rrezikon ta shembë era.

Atë teatër që i rriti, i bëri aq të mëdhenj…‘të mëdhenj’ dhe këta për t’ia shpërblyer e vranë. E vranë që të hanë. Kjo ngjarje nga tregoi se arti, vlerat qytetare dhe e vërteta janë gjithnjë e më të rralla nga anët tona dhe natyrshëm lind pyetja: a mund të jesh artist kur je një njeri i vogël? A mund të bësh art të bukur, kur ke një sjellje qytetare të shëmtuar? Në këto kohë, po! Madje më shumë se kurrë. Prandaj kamera e fshehtë që ne pamë na tregon që në krah të kundër të atij grushti shërbëtorësh të vënë në rreshtore qëndron Bujar Asqeriu e disa të tjerë pak guximtarë si ai.

Janë të shumtë artistët të lënë në hije, jo sepse nuk janë të aftë, por sepse nuk e ulin kokën e të pranojnë t’i shërbejnë këtij sistemi i cili do që artisti të mos i shërbejë atdheut, por t’i shpëtojë qeverisë. Nëse arti është më i fortë se pushteti, atëherë jetojmë në demokraci, por nëse pushteti është më i fortë se arti, atëherë jemi në diktaturë.

Dhe në vend që të merremi me artistët që hyjnë në vathë e po shpërblehen me tituj e lloj-lloj gjërash, duhet t’i kthejmë sytë, vëmendjen dhe respektin tek ata pak që kanë mbetur ende të lirë dhe që kanë ende guximin ta thonë të vërtetën në sy. Unë besoj se kanë lindur ata historianë që do ta shkruajnë nëpër libra shkollorë për dëmin që i ka bërë kjo shtresë e ndyrë politike Shqipërisë dhe shqiptarëve këto 32 vite pas komunizmit. Artisti i vërtetë i përket kombit, jo politikës, kështu që z. Bujar Asqeriu unë jam krenar për ty!”, shprehet Binaj

Mungesë tregu për vajin e ullirit/ Krifca: “Faji” i fermerëve, kanë mbjellë pa planifikim

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se sa i takon tregut të ullirit dhe vajit të ullirit në vend është në bisedime me homologun italian dhe francez për zgjerimin e tregjeve. Ministrja theksoi megjithatë se një situatë e tillë është krijuar nga fermerët pasi kanë mbjellur pa planifikim dhe sistemit duke sjellë mbiprodhim të ullirit.

Frida Krifca: Ne kemi një prodhimtari të lartë të prodhimit të ullirit në vend, ku 80% e tij përpunohet si vaj ulliri. Kemi pasur ndër vite një problematikë të mbimbjelljes së rrënjëve të ullinjve pasi janë rreth 10 mln rrënjë në të gjithë vendin që janë mbjellë pa një planifikim dhe sistemim që ka sjellë dhe një mbiprodhim në faza të caktuara. Jemi duke punuar dhe me kontakte që unë kam pasur sëfundmi me ministrin italian të bujqësisë dhe atë francez. Kam shprehur gatishmërinë për të fuqizuar këtë sektor dhe me teknologjinë italiane por dhe për zgjerimin e tregjeve për të çliruar këtë problematikë. Është një punë në proces.

Burri denoncon në polici: “Më ka humbur gruaja, iku nga shtëpia e prindërve dhe…

Një 22-vjeçare nga Vora ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj dhe familjarët. Kallëzimin në Polici e ka bërë bashkëshorti i saj, ku thotë se gruaja është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Ai ka kërkuar ndihmën e bluve për gjetjen e saj.

“Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më” thuhet në njoftimin e autoriteteve. Policia njofton se po punohet për gjetjen e saj.

Vdes stjuardesa e “Air Albania”, u rrëzua në tokë sa mbërriti në…

Mediat britanike raportojnë një ngjarje të rëndë në lidhje me një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të kabinës së Air Albania, e cila besohet se ka vdekur pasi është rrëzuar gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted. Shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë NHS Trust konfirmoi se dy ambulanca, një automjet i ekipit të reagimit të zonës së rrezikshme, një automjet oficeri i ambulancës dhe Ambulanca ajrore Essex dhe Herts iu përgjigjën raportimeve se gruaja u sëmur rëndë në bordin e shërbimit nga Tirana.

Indie u tha se avioni u rrëzua rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor siç ishte planifikuar. Shërbimi i ambulancës e dërgoi viktimën në spitalin Princess Alexandra në Harlow, por mësohet se ajo nuk ka shpëtuar.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: “Ne mbështetëm kolegët tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim për mirëqenien.” Media britanike ka kontaktuar me Air Albania për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje.

Ishte shpallur në kërkim për falsifikim , ndalohet 28 vjeçari në Kapshticë…

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim A. Sh., 28 vjeç, banues në fshatin Kuç, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin e datës 06.11.2022, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Lidhja me një burrë të martuar? Flet modelja: “Këta pa moral, bëjnë moral ,por mua më pëlqen edhe kur më shajnë…

Kejvina Kthella është një nga modelet më të komentuara në Shqipëri. Por sigurisht që fotot ‘hot’ që ajo poston herë pas herë nuk marrin vetëm komente pozitive. Në një bisedë me Tean dhe Kiarën ajo tregoi disa prej këtyre rasteve.

Kejvina: Më thotë njëra mua, i bën photoshop fotove. I shof foton e profilit dhe e kishte face app komplet. Tea: Si mund të më gjykosh mua me bikini, kur vetë e ke profilin të tillë .Kejvina: Këta pa moral, bëjnë moral. Por mua më pëlqen edhe kur më shajnë.

Kujtojmë që Kejvina mes të tjerave, është thirrur edhe në polici, për t’u pyetur për lidhjen e saj me Redjan Rrajan. Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles Kejvina Kthella, e cila është pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.

Ajo tregon se më datë 1 nëntor 2019 (ditën kur ndodhi atentati), ka komunikuar në telefon me Redjanin dhe i ka thënë se ishte në Durrës me disa miq. Ndërsa alibia që Rraja kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë deklarimeve ka thënë se Redjani ndodhej në Belgjikë. E po kështu, edhe një përgjim i vjehrrës së tij me një mikeshë, është cilësuar me shumë interes për hetimin.

Ndërkohë, dëshmia e vetë Kejvinës flet shumë për historinë e saj të fshehtë me një burrë të martuar.

Korça nuk gjen qetësi, tjetër tërmet lëkund qytetin…

Lëkundje të tjeta tërmeti janë ndjerë këtë mesditë në Korçë . Sipas EMSC epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në juglindje-të qytetit të Korçës ,ndërsa magnituda ishte 2.8 ballë. Banorët raportojnë që lëkundjet janë ndjerë të forta , por me kohëzgjatje të shkurtër pasi epiqendra ishte vetëm 2 kilometër thellë në tokë .

Informacioni në perditesim…

U tha se është ndarë nga Xhensila Myrtezaj/ Bes Kallaku reagon i revoltuar: “Më keni ça…

Ditët e fundit, aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kanë qenë në qendër të me medias rozë. Prej ditësh u përfol për një krisje në marrëdhënien e çiftin duke ngritur dyshimet dhe për një ndarje. Bes Kallaku ka reaguar më në fund që përmes një “Instastory”, dhe ka hedhur poshtë të gjithë pikëpyetjet e ngritura.

“Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo 4 muaj muaj ndërron jetë Ija e Bes Kallakut. Çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”, shkruan ai. Bes Kallaku dhe Xhensila ndërkohë kanë shpërndarë dhe një video të tyre duke shkëmbyer puthje.

I riu i prerë: “Do iki me gomone drejt Londrës, kam paguar 20 mijë paund. Jam me master shkencor

Për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, një i ri tha se do largohet nga Shqipëria pa ardhur viti 2023. Ai tregoi se ka mbaruar master shkencor, por që Shqipëria nuk i ofron asnjë të ardhme. Ndër të tjera ai shtoi se në Britani do të shkojë me gomone kundrejt shumës 20 mijë paund.

“Do ikim nga Shqipëria pa ardhur 2023. Do shkojmë në Angli me gomone. Rruga shkon deri në 20 mijë paund. Jam me master shkencor”- tha ai.

Nis epoka e re e Juventusit, zbulohet përbërja e re e bordit të ekipit

Sot është një ditë e veçantë për Juventusin, që ka zbuluar dhe këshilltarët e bordit të ri të propozuar nga “Exor”, kompania e kryesuar nga John Elkann Konfirmohet se president do të jetë Gianluca Ferrero, ndërsa Maurizio Scanavino, ish-drejtor i përgjithshëm, do të hyjë në bord si drejtor menaxhues.

BORDI I DREJTORËVE

  1. Fioranna Vittoria Negri (*)
  2. Maurizio Scanavino
  3. Gianluca Ferrero
  4. Diego Pistone
  5. Laura Cappiello (*).

Kandidatët e shënuar me simbolin (*) kualifikohen si drejtorë të pavarur në bazë të nenit 148, pika 3, të Dekretit Legjislativ nr. 58/1998 (“TUF”), siç referohet në nenin 147-ter, paragrafi 4, i TUF, si dhe në zbatim të Kodit të Qeverisjes së Korporatave të miratuar nga Komiteti i Qeverisjes së Korporatave

E zbulon eksperti / Këta janë politikanët me ndjekës fake(Emrat)

Rrjetet sociale janë një hapësirë e mirëfilltë e kominikimit, por edhe e shpërndarjes të qëndrimeve nga ana e politikanëve, por këta të fundit ndjekësit që shkojnë nga mijëra në miliona, nuk i kanë aq realë. Ka shumë komente në postimet e politikanëve me profile fake. Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Xheladini, zbuloi gjatë një interviste për Euronews, politikanët shqiptarë të cilët kanë më shumë reagime të rreme në rrjete sociale.

”Ne masim këta që kanë reagime fake jo ndjekës, këtë informacion e marrim nga Facebook dhe Instagrami direkt, të cilët na japin informacion për angazhim të jashtëzakonshëm të llogarive të reja që përdoren për përmirësimin digjital të një politikani. Unë mendoj që kjo është pjesa që duhet ta diskutonim dhe që politikanët të jenë sa më shumë të vërtetë.

Tek lista që unë kam nisur, më shumë reagime fake kanë disa ministra në qeverinë Rama. Është Bora Muzhaqi dhe Niko Peleshi, ata të cilët i kanë më shumë reagime fake. Është dhe zoti Basha dhe zonja Nikolla, Krifca, Bilali, pra janë një grup politikanësh të cilët kanë reagime fake gjatë periudhës së dhjetorit kur është bërë studimi”, tha Xheladini.

Ish-kapiteni Stavrion Lako : “Te Skënderbeu duhen afrime në çdo repart, Takaj ta bëjë një sforco…

Skënderbeu duhet të përmbushë objektivin sezonal dhe të rikthehet në Superiore brenda sezonit. Vetëm kështu mund të shpëtohet futbolli korçar dhe të rikthehen sportdashësit në stadium. I këtij mendimi është ish–kapiteni Stavrion Lako, që sheh të lidhur ngushtë nivelin e skuadrës me qasjen e tifozëve. Në një prononcim të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 42-vjeçari vlerëson ecurinë e bardhekuqve me Ivan Gvozdenoviçin në krye. Ai thekson se serbi ka rikthyer mbi të gjitha harmoninë në grup.

“Skënderbeu ka një detyrë të vështirë për të përmbushur dhe për mua është më kryesorja. Rikthimi në Kategorinë Superiore është objektivi primar, për të ngritur në nivelin e duhur sportin e një qyteti. Tifozët janë mësuar me një Skënderbe cilësor dhe nuk e pranojnë dot faktin që ekipi është në këto nivele. Për këtë arsye mendoj se janë larguar dhe kanë bërë gabim, pasi ekipi ka nevojë për mbështetje edhe në ditë të tilla. Jam i bindur se rikthimi i shpejtë do të mbushte sërish stadiumin si në kohët e arta. Ekipi duket se është në rrugën e duhur.

Tre ndeshjet e fundit dhe shtatë pikë të marra janë një ecuri e mirë jo vetëm për objektivin, por edhe për të mbajtur lart psikologjinë e lojtarëve. Me Ivan Gvozdenoviçin më duket një grup shumë më në harmoni dhe po punon mjaft mirë. Por e rëndësishme është që të vazhdojnë kështu”, tha fillimisht Lako, duke evidentuar ndryshimet që sheh te skuadra.

MERKATOJA DHE RIVALËT – I ndalur te cilësia e lojtarëve dhe grupi që ka stafi teknik në dispozicion, ish-kapiteni gjykon se skuadra nuk është ndër më të mirat e mundshme. Mendon se ka nevojë për ndërhyrje në të gjitha repartet për t’i siguruar një vijimësi projektit të nisur me serbin. Për këtë ish-mbrojtësi mendon se Ardjan Takaj do të bëjë një sforco në janar që të kënaqë kërkesat e trajnerit. Afrimet i sheh të domosdoshme, madje në çdo repart, ndonëse evidenton vështirësinë për të gjetur të duhurit në këtë periudhë të vitit.

“Ekipi ka nevojë për merkato dhe diçka e tillë është e dukshme.

E ka kërkuar edhe vetë Ivani dhe normalisht ai e di më mirë pasi punon nga afër me grupin. Ka nevojë për afrime në çdo repart. Duhet forcuar skuadra, nëse duan që të garojnë si të barabartë me ekipet e tjera, të cilat janë të parat në renditje, si Dinamo apo Flamurtari. Mendoj që Ardjan Takaj do të bëjë një sforco. Nëse kërkon objektivin maksimal, do t’ia plotësojë kërkesat. Projekti i nisur me Gvozdenoviçin është tepër ambicioz… Por vështirësia në këto momente për të gjetur lojtarët e duhur është shumë e madhe në këtë periudhë. Shpresoj që të afrohen elementët e duhur dhe të japin më të mirën për ekipin”, përfundoi Stavrion Lako prononcimin e tij për gazetën.

Korçarja Alexia Traiko mahnit Greqinë/ Momenti emocionues kur fiton spektaklin per Top Modele

GNTM 5 u mbyll mbrëmjen e së premtes së 23 dhjetorit, pak para Krishtlindjeve dhe fituese doli Alexia Traiko, 19 vjeçarja me origjine korçare. Ajo arriti të qëndrojë në garë për rreth 4 muaj. Krahas titullit GNTM (Greece’s Next Top Model), modelja e re fitoi edhe çmimin e rëndësishëm në para prej 50 mijë euro, kontratën vjetore me Dust and Cream, bursë dyvjeçare, 20 mijë euro bizhuteri nga kompania Georg Jensen dhe një makinë Citroen Ami.

Alexia Traiko, ra në sy me pozat e saj, personalitetin e saj, flokët e saj dhe ecjen e saj në pasarelë, si rezultat i së cilës mori një “po” unanime. E reja vjen nga Korça, por është rritur në Selanik, ku jeton me familjen e saj. Edhe pse 19-vjeçare, ajo ka arritur të ketë tre vite përvojë profesionale në fushën e modës, pasi ka rezervuar shumë punë të rëndësishme, nga sesionet fotografike e deri te pasarelat.

Pavarësisht pasionit për modelingun, siç është shprehur ajo, i pëlqen edhe kërcimi, me të cilin merret që në moshë shumë të vogël dhe merr pjesë në garat Hip-Hop, Salsa, Bachata dhe Taka të larta.

Motoja e saj është “Ajo që nuk të vret të bën më të fortë” dhe fituesja e re e konkursit të modelingut televiziv dëshiron gjithmonë të përpiqet për rezultatin më të mirë të mundshëm në jetën e saj.

“Fotot e para i kam bërë në një dyqan ushqimesh. Kur jam para kamerës ndihem e fortë, ndihem si një person ndryshe, ndihem sikur nuk jam unë dhe marr një formë tjetër,”-është shprehur ajo gjatë emisionit GNTM.