Ulen temperaturat/ Çfarë ndodh me motin duke filluar nga nesër…

Moti i ftohtë pritet të kthehet në vend. Në parashikimin ditor, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi do të mbulohet nga masat ajrore të paqëndrueshme, duke nisur nga nesër. Sipas SHMU-së, moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimi. Përgjatë ditës do të ketë shi të herëpashershëm me intensitet të ulët në bregdet.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë. Temperaturat parashikohen:

në zona malore -2 deri 10°C >

në zona e ulëta 1 deri 16°C >

në zona bregdetare 5 deri 16°C

Kujtojmë qe diten e sotme Korça eshte pushtuar nga mjegulla e dendur.

Pamje nga Korça

Nuk po u del “fati” / Nami me djem beqare në Korçë 29% ,kundrejt 18.3 % vajza…

Mesatarja e femrave beqare sipas matjeve të INSTAT është rreth 23.1 për qind në shkallë vendi. Ρor numri i meshkujve beqarë është më i madh: rreth 32 për qind në të gjithë Shqipërinë, ku një numër të frishëm ze edhe Korça ,ndersa vendin e parë e zë Dibra. Ja qytetet me numrin më të madh të femrave dhe meshkujve beqarë ku për femrat kryeson Tirana.

Ηarta e femrave beqare:
Tiranë – 27.2 për qind
Lezhë – 25.1 për qind
Durrës – 22.6 për qind
Korçë – 18.3 për qind                                                     Vlorë – 20.3 për qind
Shkodër – 24.2 për qind
Εlbasan – 22.6 për qind
Dibër – 24.9 për qind

Harta e meshkujve beqarë:                                    Tiranë – 33.9 për qind
Durrës – 31.5 për qind
Vlorë – 29.9 për qind
Κorçë – 29.0 për qind                                                    Lezhë -33.1 për qind
Shkodër – 32.8 për qind
Elbasan – 32.5 për qind
Dibër – 35.4 për qind

Pjesë e Big Brother flet ish-dhëndri Jozefina Topallit: “Kam respekt të madh për ta…

Ka nisur edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania”. Mes shumë emrash VIP si banorë të shtëpisë së famshme është edhe Luis Ejlli. Por me hyrjen e tij në shtëpi u desh të prezantohej me disa nga banorët e rinj (në moshë) pasi nuk ishin hasur me emrin e tij. Kjo pasi prej vitesh këngëtari është shkëputur nga muzika dhe ekrani. Rreth 10 vite më parë, Luizi ishte ndër artistët më të suksesshëm, ku dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong”.

Por, në media edhe më e njohur ishte lidhja e tij me vajzën e Jozefina Topallit. Këngëtari Luiz Ejlli dhe Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017. Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dha asnjë shpjegim për arsen se përse marrëdhënia e tyre përfundoi.

“E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”.

Ndërkohë nga ana tjetër, brenda pak kohe Megi rigjeti dashurinë si dhe tashmë është nënë e dy djemve, duke hedhur pas krahëve këtë histori. Ndërkohë për jetën private të Luiz Ejllit pas ndarjes në 2017, presim të mësojmë në “Big Brother VIP”.

Çmimet në qiell, më pak blerës nëpër tregje (Video)

Krahasuar me një vit më parë shqiptarët do të shpenzojnë më pak për tryezën e fundvitit kjo për shkak të rritjes së çmimeve e pamundësisë ekonomike. Frutat dhe perimet janë rritur nga 20 deri në 50 lekë më shumë. “Çmimet janë rritur 30%. Vështirë sa të duash me llogarit qindarkat, nga mëngjesi deri në darkë me qindarka me kthye kusuret jek e jek se nuk del ndryshe.”-thotë i moshuari.

Pensionistët janë grup-mosha më e prekur nga kriza ekonomike. “Me 100 mijë lekë ku i përballoj dot.”- shton një tjetër.

Shumë produkte do të mungojnë në tryezën e fund vitit. “Ne mund të merrnim më shumë, por shohim ekonominë”- shprehet e moshuara. “Se di si do ta festojmë. Ato që duhen më kryesoret do të marrim, më para merrnim më shumë.”– nënvizon qytetarja.

Për shkak të rënies së fuqisë blerëse, produktet e tyre mbeten pa u shitur duke i detyruar tregtarët t’i hedhin në kosh. “Nuk është siç ishte vjet. Kosto është me lekë i blejmë dhe më pas i hedhim në plehra”- deklaron qytetarja.

Krahasuar me një vit më parë ku tregjet në këtë periudhë të vitit gëlonin nga njerëzit teksa kryenin blerje, këtë vit situata paraqitet e vakët./Euronewsalbania

Qeveria rikthen bastet sportive, pritet miratimi i ligjit…

Bastet sportive do të ligjërohen në vitin 2023. Konfirmimi ka ardhur nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa është pyetur në lidhje me këtë çështje.“ Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive ‘online’ duke pasur shumë kujdes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara.

Jemi në proces të finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do të nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Në gjykimin tim, brenda 3-mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha Ibrahimaj.

Kristaq Sotiri, fotografi që dokumentoi Korçën e viteve ’20

Në vazhdën e promovimit të figurave emblematike të qytetit të Korçës, prefekti i qarkut, Nertil Jole, ka përkujtuar një nga të parët shqiptarë që kultivoi profesionin e fotografit duke e kthyer atë në art, Kristaq Sotirin. Falë punës së tij të madhe, Korça e fillim shekullit të 20-të, vjen e dokumentuar deri në ditët tona. Prefekti Jole ishte personalisht në shtëpinë e Kristaq Sotirit, ku ka parë nga afër një arkiv mbresëlënës fotosh të ruajtura me kujdes e fanatizëm nga mbesa e tij, Kristina Pecani.

Ëndrra e pasardhësve të fotografit të shquar korçar, është jetësimi i veprës së Kristaq Sotirit në një mjedis të merituar muzeal, që do iu dhuronte atyre krenari, por edhe Korçës e gjithë Shqipërisë. Prefekti i qarkut Korçë i është bashkuar idesë së mbesës së fotograf Sotirit duke u angazhuar që të bëjë të gjitha përpjekjet në rrugë institucionale si mbështetje në realizimin e një projekti, që do t’i ofronte publikut një vlerë pak të njohur deri tani.

Artisti i Popullit, fotograf Sotiri lindi në fshatin Mborje, në 1883 dhe vdiq në Korçë, në 1970-ën. Që në moshë të re Kristaq Sotiri filloi të marrë mësimet e para të fotografisë nga kunati i tij, patrioti Kristo Sulidhi. Në vitin 1900 emigroi në SHBA ku u paraqit tek fotografi dhe mjeshtri i fotografisë George Steckel dhe arriti edhe të hapte në Nju Jork, studion e tij vetjake

Në vitin 1923 çeli studion e tij “Studio Sotiri”, në qytetin e Korçës e cila shumë shpejt u bë e njohur dhe e dashur për popullin korçar. Punët e tij janë portrete të shumë personaliteteve të njohura, por edhe të njerëzve të thjeshtë, çifte bashkëshortësh, familje, momente nga ngjarje artistike e sportive, peizazhe të ndryshme të fiksuara me aparat në rrugët karakteristike të Korçës, nga Voskopoja, Dardha, Pogradeci, etj.

Kristaq Sotiri ka lënë një pasuri shumë të madhe prej 13726 negativë filmi dhe rreth 1500 foto ku pasqyrohet Korça nga viti 1922-1963, Pogradeci dhe fshatrat përreth, foto të cilat janë në gjendje shumë të mirë në koleksionin privat të familjes se tij.

“Kam djersitur si qen”/ Stresi tregon se si hoqi dorë nga droga…

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi është një nga personazhet më të përfolura në Big Brother Vip Kosova. Brenda shtëpisë më të njohur në Kosovë, gjatë një diskutimi me banorët e tjerë ka treguar problemet që ka me drogën. Ai tregon se 10 ditë para se të futej brenda shtëpisë u shkëput prej saj, megjithatë kjo i solli probleme të tjera. Por që pa pasoja në shëndetin e tij.

“Ma nxjerr një njëri që e ka lënë direkt. Unë e kam lënë ditë pa ardhur këtu. Se këtu do isha djerësitur si qeni. Mu kanë desh 2 garderoba. Se rrobat të bëhen ujë prej sikletit,”-tregon Stresi.

Grabiste gratë e moshuara kur dilnin nga kisha, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Selanik

Një 26-vjeçar shqiptar në Selanikun lindor ishte kthyer në makth për të moshuarit në zonën e Selanikut, të cilët i grabiste. Mediat greke raportojnë se i riu grabiste jashtë kishave dhe tregjeve në zonën e Harilaou dhe Kato Toumpa. Oficerët e policisë pas një hetimi metodik arritën që të identifikonin një person, i cili është përfshirë në grabitje të shumta ndaj të moshuarave. 26-vjeçari akuzohet për 29 grabitje në rrugë.

Mësohet se nga qershori 2020, shqiptari, duke lëvizur në zonat e Harilaou dhe Kato Toumba, kishte si synim gratë e moshuara që ktheheshin nga kisha apo dhe nga tregjet, ndërsa i sulmonte ato në rrugë ku nuk kishte shumë lëvizje dhe i grabiste ato.

Përmes vjedhjeve i riu ka arritur të sigurojë një shumë totale prej 2100 euro, karta bankare, ar e bizhuteri, celularë dhe dokumentet e tyre personale, ndërsa në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij në zonën e Faliros, u gjetën shumë sende të vjedhura me vlerë. I arrestuari është dërguar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Sherr në Greqi, shqiptarët përleshen me thika në supermarket….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Aliveri të Evias, brenda një supermarketi, ku një shqiptar ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar bashkatdhetarin e tij. Siç raporton Evima, shqiptarët për një arsye të panjohur kanë nisur debatin brenda supermarketit dhe shumë shpejt janë përleshur. Aty në një moment njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka nisur të kërcënojë tjetrin.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shqiptarin që mbante armë dhe pritet të dërgohet në hetuesi.

Vdekja e stjuardesës në avionin e linjës Tiranë-Londër/ Kompania ajrore reagon për shkakun…

Stjuardesa 24-vjeçare, e cila ndërroi jetë tragjikisht një javë më parë (21 dhjetor), është identifikuar si Greta Dyrmishi. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kompania “Air Albania”. Ata sqarojnë se 24-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak dhe se pavarësisht ndihmës së menjëhershme ajo nuk arriti të shpëtojë.

“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak. Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.

Kompania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira. Në respekt të Gretës dhe familjes së saj ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm. Në do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë e të gjithëve ne. Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit,kompania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes”, citohet në deklaratë.

‘Mirupafshim Shqipëri’ /Unë do iki se jam shumë e re të vdes ,do të më marri malli…por vëndi po boshatiset çdo ditë

Nga Silvana BEGAJ /                                                    Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, krimit, drogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend! Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do më marrë malli! Vras mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të merrte, pse më le të iki! Mirupafshim Shqipëri! Vërja flakës veten se unë nuk dua të digjem! Le të digjen ata që duan ty në zjarr.

Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura për të cilat Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukur të rruzullit, me malet më të thepisur, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Luftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë. Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty! Mirupafshim Shqipëri!

Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. 

Një vend që mos të ketë aq vrasje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vdes nga rastësia. Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër. Hap sytë Shqipëri! Tradhtarët sjellin fitore të pisët! Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenje nga ti dhe un do te vi perseri.

Bujtinat ‘shfrenojnë’ fantazinë në Korçë, ofrojnë çmime ,mbi 400 euro një natë….

Rritja e çmimeve ka prekur çdo sektor të ekonomisë, që nga ushqimet, transporti, turizmi e hoteleria. Gazetarja Iris Rrezhda në një vështrim në disa faqe hotelerie në Korçë ka vërejtur se çmimet janë rritur duke shkuar dhe mbi 400 euro nata. Bëhet fjalë për vila me 3 dhoma gjumi e 4 banjo ku një natë qëndrimi në to shkon mbi 400 euro.

Kemi gjetur çmime në një sajt interneti në dy vila me mbi 400 euro për një natë. Nuk e di pse kjo rritje kaq e lartë. Sado që është vilë me 6 dhoma, për një familje me katër anëtarë është shumë e lartë. Ky është rasti i parë që kemi hasur këtë vit,” raportoi gazetarja Iris Rrezhda. Megjithatë pavarësisht kësaj, Korça ka patur mjaft turistë këtë vit.

Video:

Arrestohet 39-vjeçarja që mashtronte subjektet në Korçë: “Iu premtonte grante nga shteti për të ndërtuar bujtina…

Arrestohet ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë Tiranë, Viola Sterjo. Ish-zyrtarja e Bashkisë është arrestuar , pasi akuzohet për veprën penale mashtrim. Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se Sterjo akuzohet se gjatë periudhës mars-nëntor 2020 ka përfituar përmes mashtrimit një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllimin se do ndikonte në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.

Denoncimet për të janë bërë nga qytetarë nga Korça dhe Pogradeci. Në 12 dhjetor 2022 në prokurorine e Korçës ka bërë kallëzim një qytetar i cili kishte nje pronë në Voskopoje dhe në të donte të ndërtonte një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Sterjon, punonjese e AKSH it në atë kohe, e cila i kishte premtuar se do të nderhynte tek AZHBR për të perfituar nje grand. Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1.000.000 lek.

Nje qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme, 9 mijë si fillim dhe më pas 28 mije euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1. 2 milion euro për të ndertuar një bujtinë.

Një tjetër qyetar nga Korça sipas Prokurorise se Korçës i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro. Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte perfituar grantin i ka kërkuar Sterjos tja kthente shumën e lekëve. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milion euro do të shkonte në 4.5 milion euro.

39-vjeçarja, Viola Sterjo dyshohet se ka ngritur një skemë mashtrimi duke i marrë para qytetarëve me qëllim ndikimin e saj në institucionet e shtetit. Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural). 

S’përmbahet 38-vjeçari në Maliq/ Dhunon dhe kërcënon me armë gjahu kunatën…

Një 38-vjeçar në Maliq ka ushtuar dhunë ndaj kunatës së tij dhe e ka kërcënuar me armë. Mësohet se dy ditë më parë, 38-vjeçari me iniciale I.D., ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu, të cilën e posedonte me leje. Ai është arrestuar në flagrancë, ndërsa kunatës së dhunuar u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, më datë 26.12.2022, në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu (që e posedonte me leje), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndaj kunatës së shtetasit I. D. u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”- njofton policia.

Aksident i frikshëm në aksin Librazhd-Elbasan /Makina përmbyset në mes të rrugës…

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd në Kthesën e Murrashit. Bëhet me dije se një makinë është përmbytur në mes të rrugës. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme në vendngjarje janë mbledhur disa persona për t’u ofruar ndihmë të plagosurve.

Ende nuk dihet gjendje e të plagosurve, ndërsa pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.