Avokatja myslimane:” Të lejohen me ligj martesat e një burri me shumë gra në Shqipëri!

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë të re, duke ditur që gruaja e parë e burrit nuk është në dijeni për kurorëzimin.

“I mbajnë fshehtas ato gratë e tjera. Madje edhe kur i kam mësuar u kam thënë, e para ka mungesë burrnie, mungesë sinqeriteti, që te hoxha i cili bën këtë martesë dhe e di shumë mire që gruaja e parë e atij burri nuk është në dijeni për atë martesë. Që këtu ai hoxhë shkel atë rregullin kryesor të martesës në Islam që është publiciteti dhe që gruaja e parë duhet të jap miratimin.

Kjo bëhet për të garantuar një lloj harmonie dhe marrëdhënie të mirë.

E imagjinoni dot se çfarë do të bënte një grua e cila zbulon se ky burrë paska fëmijë dhe marrëdhënie paralele! Ka sjellë probleme sociale të panumërta, qoftë për fëmijët e lindur që konsiderohen jashtë martese, qoftë për personat që mbajnë lidhje jashtëmartesore, qoftë të personave që nuk divorcohen ligjërisht, por vetëm në xhami. Poligaminë e para duhet ta legjitimojmë sepse ekziston de facto”, shprehet ajo.

Më iku drita e shpirtit”, Eli Fara flet për humbjen e njeriut më të shtrenjtë….

Këngëtarja shumë e dashur për publikun ,Eli Fara ka rrëfyer se si e përjetoi humbjen e të ëmës gjatë periudhës së pandemisë. E ftuar në emisionin “Dola te Ola”, Eli Fara tha se boshllëku që ka lënë tek ajo, ndarja nga jeta e të ëmës është i madh, teksa shton se dhimbjen nuk do ta kalojë ndonjëherë.

“Më iku drita e shpirtit”, tha ajo, teksa shtoi se i ngjan së ëmës, por tani që nuk e ka më, dëshira është e madhe që t’i ngjajë sa më shumë. “Tani që nuk e kam, kërkoj ta gjej atë te vetja ime”, tha Eli Fara.

Këngëtarja Korçare tregoi se të dy prindërit e saj kanë patur një zë shumë të bukur, dhe gjithmonë këndonin kur ata mblidheshin në festat familjare. Faktin që Eli këndonte, ata e pëlqenin shumë dhe këngëtarja kujtoi mbrëmjet kur kalonte me të atin duke kënduar.

Video:

Shpërthen keq Ben Blushi: “Maskarenj, karadyzenë, shpifësa me livando që shesin pulën për shqiponjë

Nga: Ben Blushi:                                                                Shumë nga personazhet që ka krijuar babai dhe gjyshi im i gjej edhe sot nëpër rrugët e Shqipërisë.  Një pjesë prej tyre i njoh ose i kam njohur dhe mund ti tregoj me gisht. Ja nënprefekti, ja kryetari, ja beu, ja xhandari, ja berberi, ja guxhinjeri, ja qoftexhiu, ja delenxhiu, ja qelepirxhiu, ja sehirxhiu, ja dallaveraxhiu, ja kafexhiu, ja boxexhiu, ja hoxha, ja sharahoxha, ja bajga, ja sharabajga, ja sharësi, ja marrësi, ja lypësi, ja hypësi, ja rrufjani, ja shejtani, ja stani, kazani dhe satani.

Të gjithë janë gjallë sikur kanë dalë nga rekuizitat e pluhurosura të Koncertit. Tani që ky film u freskua me bojëra të cilësisë së lartë indiane, është edhe më kollaj të dallosh cilin dhe seicilin.

Këtë po mendoja edhe këto ditë kur për kënaqësinë time dhe kundër askujt, shkrova një tekst me titullin “Çfarë është Zoti” që e postova në faqen time në facebook, për të ndarë me njerëz që duan të lexojnë edhe kur nuk janë dakort me mua, bindjen se Zoti nuk është Krijues, por është Krijuar.

Me qindra e mijëra xhandarë fetarë, berberë që jetojnë për të prerë koka dhe jo flokë, idiotë që mendojnë se lufta me komunistët vazhdon, maskarenj që vjedhin shapka nëpër xhami, njerëz që vjedhin kryqe dhe i shesin për skrap, vullnetarë të dhunës dhe shpifësa me livando, fabulistë që jetojnë duke recituar syre nëpër synetllëqe intelektuale, karadyzenë që bëjnë dyzen nëpër seminare ku mësohet si të sillesh në varrim, jenicerë që përdorin thikën për të ndarë hënën në dy pjesë, kasapë që shesin pulën për shqiponjë, jorganxhinj të përparimit që mbushin jastëqet e

mendimit me hardhuca të fishkura, rraqexhinj që mbledhin citate nga profetët për të shkruarfletërrufe, duhanxhinj që mundohen të bëjnë re me tym, derdimenë që mbajnë poshtë rrogozit ku falen akrepa të helmuar, të gjithë këta u sulën në Koncertin tim për Zotin dhe aty morrën karriget, thyen xhamat, corrën faqet, mallkuan, kërcënuan, vazhduan, plackitën, kakaritën dhe trokitën derisa shkitën dhe ronitën.

14 milionë euro shtëpi me ujëvarë brenda, ja ku pritet të banojë Ronaldo në Arabinë Saudite

Transferimi i Kristiano Ronaldo tek Al Nassr deri në vitin 2025 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. CR7, pas divorcit nga Mançester Junaitid, do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite me një pagë marramendëse prej rreth 200 milionë euro në vit. Krahas komenteve, ironive dhe kritikave për zgjedhjen e portugezit, detaje të reja vijojnë të dalin mbi “jetën e re” të Cristiano Ronaldo-s, i cili, siç raporton The Sun, tashmë ka zgjedhur një shtëpi në Riad. Kryeqyteti i Arabisë Saudite përmban lagje të shumta milionerësh.

Nga të gjitha, dy kryesoret si një shtëpi e re e mundshme për Ronaldon dhe familjen e tij duket se janë Al Muhammadiyah, i cili krenohet me një jetë të pabesueshme nate dhe restorantet më të mira në qytet, ose është Al Nakheel, një zonë që përmban shkollat më të mirat ndërkombëtare për edukimin e fëmijëve të tij. Të dyja zonat janë afër stadiumit të Al Nassr, i njohur dikur si stadiumi i Universitetit të King Saud dhe me një kapacitet prej 25,000 vendesh.

Për më tepër, këto janë dy lagje ideale për perëndimorët. Shtëpitë në të dy zonat padyshim që do të mund të kënaqin kampionin portugez. Një nga shtëpitë e rishikuara nga Sun, është një rezidencë masive me tetë dhoma gjumi, pishinë prehër, dhomë pritjeje me ujëvarë, plus tre vila më të vogla për mysafirët. Opsione të shumta ofrohen edhe për kamarierët dhe shoferët e banorëve. Kostoja: 14 milionë euro.

Historia ulëritëse e dy jetimëve të pastrehë në Korçë/ Fiksi u ndryshon jetën, i bën me shtëpi…

Prej 10-vitesh dy të rinjtë kishin humbur nënën e tyre, ndërkohë babai i kishte nxjerrë nga shtëpia pasi ishte martuar sërish. Pas thirrjes që u bë në emisionin investigativ pati një reagim të madh për dy të rinjtë, dhjetëra persona telefonuan për ti ndihmuar ata financiarisht, por jo vetëm aq, vetëm 5 ditë më vonë ata u sistemuan në një apartament në Korçë falë ndihmës që u dha Qendra “Vatra”.

Deri në ato momente Mateo flinte në plevicën e bagëtive, ndërsa motra e tij nëpër shoqe, të cilat e nxirrnin nga shtëpia çdo muaj sepse kishin familjet e tyre. Mateo falenderoi emisionin Fiks Fare për ndihmën. “Jam shumë i lumtur se do festoj me motrën” tha Mateo.

Ndërkohë biznesmeni Gjergj Luca, premtoi vende punë për dy të rinjtë. “Do jenë të dy të punësuar, madje do marrin dhe shportën e Vitit të Ri si punonjës të Rozafës “, tha Luca.

Trafik i rënduar dhe mjegull/ Ja si e gjen Korçën, dita e parë e vitit(Video)

Nga pamjet në qytet sheh rrugët dhe sheshet të gjalla me plot jetë ,në ndryshim nga normaliteti .Numri i lartë i turistëve që pushojnë përgjatë “Parisit te Vogel” , është shtuar ndjeshëm ndersa eshte evident numri i larte i automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugët e qytetit.

Sipas agjensive turistike dhe hoteleve, 100 për qind e kapaciteteve akomoduese janë rezervuar në qytet por dhe në fshatrat turistë të Dardhës e Voskopojës, për datat 31 dhjetor deri më 3 janar.

Zona pergjate bulevard Republika,bulevard F.S.Noli apo pazarit te vjeter regjistron sot varg të gjatë automjetesh që i drejtohen pedonales apo bareve e restoranteve tek pazari i vjeter… Siç shihet qartë, për të mbërritur në destinationin e kërkuar drejtuesve të mjeteve u duhet të kalojnë minuta të gjata në trafikun e renduar edhe nga mjegulla. /KorcaBlog.com

Berisha flet për raportet me Arminën: “Smë thërret baba por ‘Doktor’, jemi koleg në Instagram dhe Tik Tok …

Pak muaj më parë në familjen Berisha pati dasmë. Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni kurorëzoi historinë e dashurisë me Armina Mevlanin. E teksa ishte i ftuari special për Gilbert Fevziun në “Opinionin” e Klanifornia, Sali Berisha ka treguar se si e thërret nusja e djalit.

Gilbert Fevziu: Armina si ju thërret? Baba, doktor?

Sali Berisha: Doktor. Ndërkohë jemi kolegë në TikTok dhe në Instagram.

Gilbert Fevziu: Nuk të vjen inat që keni 30 vjet në politikë dhe keni çerekun e followers-ave në Instagram që ka Armina? Të kesh më pak followers se nusja, ky është turp i madh i Zotit. E njeh Sali Berishën ajo? I ke thënë asaj jam Sali Berisha unë o budallenj?

Sali Berisha: Përqendrimi im ka qenë Facebook sepse e kam pasur edhe si ditar politik.

Avioni që u ngrit në 2023 dhe u ul në… 2022!

Zonat kohore sigurisht që mund të jenë konfuze, dhe ato ndoshta ngatërruan pasagjerët në një fluturim që udhëtonte nga Seuli, Koreja e Jugut për në San Francisko, SHBA në ditën e Vitit të Ri, që do të thotë se po kthehej nga 2023 në 2022. Avioni u ngrit nga Seuli 35 minuta pas mesnate dhe u ul në San Francisko në orën 17:14.

Diferenca kohore mes këtyre dy qyteteve është deri në 17 orë, megjithëse vetë fluturimi zgjat rreth 9 orë. Ndjekësit e Flightradar24, të cilët e postuan këtë në Facebook, u kënaqën dhe disa rrëfyen situatat në të cilat u gjendën.

“Një herë kam udhëtuar nga Sydney në Honolulu me një fluturim 10-orësh. Avioni u nis në orën 18:00 të së shtunës dhe mbërriti në Honolulu në orën 7 të mëngjesit, gjithashtu të shtunën! I shijova dy të shtuna, por edhe ishte konfuz”, tha një përdorues.

Aksi Korçë-Pogradec mbulohet nga mjegulla e dendur, probleme me qarkullim e mjeteve

Qyteti i Korçes si dhe aksi nacional Korçë – Pogradec është përfshirë nga mjegulla e dendur e cila ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve ku për shkak të dendësisë shoferët janë detyruar të ulin shpejtësinë. Ky fillim janari ka pasur fluks të mjeteve në këtë aks në drejtim të Korçës qytet i cili vijon të presë qindra vizitorë …

Sipas agjensive turistike dhe hoteleve, 100 për qind e kapaciteteve akomoduese janë rezervuar në qytet por dhe në fshatrat turistë të Dardhës e Voskopojës, për datat 31 dhjetor deri më 3 janar.

Nëna rriti 9 fëmijë e sot e kanë lënë vetëm/ Eni Çobani e fton në shtëpi për natën e Vitit të Ri(Video)

Nënë Vide, e moshuara që pikëlloi zemrat e gjithë shqiptarëve muaj më parë sepse nëntë fëmijët e saj e kishin nxjerr në rrugë, e ka festuar natën e ndërrimit të viteve me juristen e njohur Eni Çobani. Është vetë Çobani që ndan një video me nënë Viden, të cilën e kishte dhe në emision dhe provoi ta afronte me fëmijët, por ata nuk e donin. Juristja e ka ftuar të moshuarën ta kalojë natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e saj.

“Një natë e veçantë, për mua dhe familjen time. E ndava këtë darkë me nënë Viden, dhe pritëm së bashku vitin 2023. Lumturia e vërtetë nuk vjen duke arritur çdo gjë që do por vjen duke e ndarë atë me njerëzit që ke në zemër.

Ju uroj vetëm lumturi, sukses, begati në jetët tuaja dhe të shërbej ky moment për të reflektuar mbi uljet dhe ngritjet e 2022. Gëzuar 2023”, shkruan Eni Çobani.

Kroacia hyn në Eurozonë dhe Shengen, ndryshon monedhën në Euro

Kroacia sot ndryshoi monedhën e saj në euro dhe zyrtarisht hyri në zonën pa viza të Evropës, Shengen – dy ngjarje të rëndësishme për këtë shtet që është anëtarësuar në Bashkimin Evropian pothuajse një dekadë më parë.Në mesnatë, ky shtet ballkanik ndryshoi monedhën nga kuna në euro dhe u bë anëtari i 20-të i Eurozonës. Po ashtu, Kroacia u bë shteti i 27-të që hyri në zonën e udhëtimit pa pasaporta, Shengen, zonë që mundëson lëvizjen e lirë mes shteteve anëtare të mbi 400 milionë banorëve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë më vonë gjatë të dielës Kroacinë për të shënuar këto arritje. Por, kroatët kanë ndjenja të përziera kalimit në euro. Përderisa ata mirëpresin futjen në zonën Shengen, shumë të tjerë janë të shqetësuar se kalimi në euro do të çojë në rritje të çmimeve.

“Do të qajmë për kunën tonë, çmimet do të rriten”, tha për AFP-në, Drazen Golemac, një pensionist nga Zagrebi.

Megjithatë, përdorimi i euros veçse është i përhapur në Kroaci, teksa rreth 80 për qind e depozitave bankare janë në euro. Zyrtarët kanë mbrojtur vendimin që t’i bashkohen Eurozonës dhe Shengenit, me kryeministrin kroat, Andrej Pllenkoviq, që tha më herët gjatë kësaj jave se këto janë “dy qëllime strategjike për integrim më të thellë evropian”.

Kroacia, ish-republikë jugosllave, me 3.9 milionë banorë, u anëtarësua në BE më 2013./REL