Ngjarja që shokoi Greqinë/ Kjo është nëna që hodhi në lumë foshnjën dhe shkoi e bëri qef në hotel natën e Vitit të Ri…

Detaje tronditëse mësohen nga ngjarja makabre me protagoniste një nënë që hodhi në digën e lumit foshnjën e saj e më pas shkoi e bëri qef në hotel. Mësohet se 29-vjeçarja e ka hedhur foshnjën e saj në një digë në Aliakmonas. E reja akuzohet për vrasje me dashje të foshnjës së saj 11-muajshe. Ajo thotë se nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur.Por nga autopsia e kryer rezulton se foshnja vdiq nga mbytja.

Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë. Më pas ajo u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri.

Sapo zbardhi ai u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin. Taksisti që e transportoi tregon:

Ajo nuk dukej e mërzitur, nuk kishte një fëmijë me vete. U ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim .

Dua Lipa ngre temperaturat për Vit të Ri /Mahnit fansat me pozat hot me fustan transparent dhe…

Dua Lipa është e njohur për elegancën e saj, ndërsa vazhdimisht publikon foto në rrjetet sociale. Ajo dukej sensacionale në një seri fotografish ‘të nxehta’ të Vitit të Ri teksa po shijonte një takim me disa nga më të afërmit dhe më të dashurit e saj, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptare ka guxuar me veshjen, ajo është shfaqur me një një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi të tejdukshëm, të cilin e kombinoi me një palë çizme rozë deri të gjata deri në gju, teksa pozonte për fotografi të ndryshme.

Pamja tregonte trupin me shpinën e saj të zbuluar, duke mos u lënë vend imagjinatës dhe zbuluar të tangat e saj të bardha. Për aksesorë, bukuroshja kishte zgjedhur një palë vathë me yje diamanti për të plotësuar veshjen festive.

I dehur nga festa, shoferi përplas dhe shkatëron tre makina në aksin Elbasan-Librazhd…

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se në aksident janë përfshirë katër automjete, ku fatmirësisht të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se shkak i këtij aksidenti është bërë një drejtues mjeti në gjendje të dehur, i cili ka përplasur tre makina të tjera.

Shoferi i dehur është shoqëruar në komisariat për të vijuar procedurat e mëtejshme.

Familja me 8 anëtarë në kushte ekstreme, prefekti i Korçës njofton ndërtimin e një shtëpie të re

Prefekti i Korçës Nertil Jole njofton se një familje me tetë anëtarë nga fshati Panarit, do të përfitojë një shtëpi të re të ndërtuar nga e para. Pas transmetimit të rastit në media, sepse familja jetonte në kushte ekstreme, Jole ka marrë iniciativë dhe thotë se ka gjetur donator.

“… kemi siguruar financim nga një donator i huaj dhe së bashku me ndihmën e një subjekti privat në Korçë, do t’i ndërtojmë nga e para banesën 5 fëmijëve, prindërve dhe gjyshes së tyre. Projekti është realizuar tashmë nga inxhinierë të Drejtorisë Rajonale të ARRSH (Korçë), dhe punimet planifikohen që të fillojnë në muajin Mars ose Prill, sapo stina e dimrit të kalojë”, shkruan prefekti i Korçës.

Më tej, ai thotë se autoritetet po shikojnë mundësinë që familja të zhvendoset për disa muaj në një banesë tjetër në fshat, deri sa banesa e re të jetë përfunduar.

Ilir Vrenozi: “Ata që festuan Vitin e Ri në Korçë, përfunduan duke ngrënë byrekë me gjizë!

Ilir Vrenozi është një nga personazhet më të njohur në rrjetet sociale, pasi çdo gjë e shpreh hapur dhe pa dorashka e më së shumti komenton zhvillimet politike në vend. Së fundmi Vrenozi ka publikuar nje video per Turistët që festuan Vitin e Ri në Korçë, pasi paguan hotelin 160 euro perfunduan duke ngrënë byrekë me gjizë

Tronditet fshati në Greqi, nëna e hedh foshnjën 11-muajshe në lumë dhe kalon Vitin e Ri në hotel

Komuniteti lokal i Verisë është tronditur nga lajmi se një nënë 29-vjeçare hodhi në digën e Aliakmonasit foshnjën e saj, një vajzë të vogël vetëm 11-muajshe. Sipas informacioneve, në natën e ndërrimit të viteve, 29-vjeçarja është larguar nga fshati Stavros Imathia, ku jetonte me prindërit e saj dhe me vogëlushen. Më pas gruaja dyshohet se shkoi në digën e Aliakmonas dhe e hodhi fëmijën në ujërat e akullta.

Menjëherë më pas është nisur për në Aleksandri dhe ka qëndruar në një hotel, ku ka kaluar natën e ndërrimit të viteve. Të nesërmen, ditën e Vitit të Ri, ajo u kthye në shtëpi pa fëmijën. E pyetur nga prindërit për vendndodhjen e fëmijës, ajo nuk ka dhënë përgjigje të qarta. Menjëherë është njoftuar policia dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Gruaja fillimisht kundërshtoi veten, duke pretenduar se e kishte lënë në një vend tjetër foshnjën, por pas presionit të policisë, ajo ka rrëfyer se e ka hedhur në lumin Aliakmonas. Më në fund foshnja u lokalizua nga efektivët e policisë në digën e Aliakmonasit dhe punonjësit e policisë së Sigurimit të Verisë arrestuan nënën, e cila mësohet se vuante nga probleme psikologjike pasi ishte shtruar në klinikat psikiatrike në të kaluarën.

Banorët e fshatit ku jetonte 29-vjeçarja Aleksandra shprehen të tronditur, por siç thonë, ata e dinin se gruaja kishte shumë probleme dhe kishte nevojë për ndihmë psikiatrike./oranews

Kjo është nëna që hodhi në lumë foshnjën 11 muajshe dhe shkoi bëri qejf në hotel për Vitin e Ri

Pas dedikimit nga Flori, moderatorja reagon me një tjetër foto: “Jemi vonuar…

Në natën e ndërrimit të viteve Flori Mumajesi publikoi një foto përqafuar me Liberta Spahiun. Pas postimit të Florit tanimë ka reaguar edhe Liberta, teksa ka postuar një foto pranë bredhit, ku duket shumë e afërt me këngëtarin.

“Mfalni se pak jena vonu! Me foto te bredhi!”, ka shkruar moderatorja.

“Adrenalina e festës nuk duhet të cënojë jetën”, Policia Rrugore mesazh shoferëve….

Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. “Me anë të një njoftimi, ku policia jep mesazhin “mos udhëtoni më shpejt se jeta” thotë se përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në të gjitha akset rrugore, 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, janë duke monitoruar qarkullimin. Njëkohësisht, vijon monitorimi me përzgjedhje edhe për parandalimin e drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, të shmangin pijet alkoolike kur u duhet të drejtojnë mjetin, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe në çdo rast, t’i japin përparësi këmbësorëve. Adrenalina e festës nuk duhet të cënojë jetën. Kontribuoni për sigurinë rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Emigrantët po kthehen në vendet e punës, radhë në Kapshticë e Kakavijë…

Festuan ndërrimin e viteve pranë familjeve të tyre dhe sot një pjesë e madhe emigrantësh po largohen nga Shqipëria. Në pikën kufitare të Kakavijës që në orët e para të mëngjesit ka pasur një fluks të shtuar të shqiptarëve të cilët po udhëtojnë drejt Greqisë. Kanë pritur në radhë 30 minuta deri një orë. Pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2.

Gjithashtu kthimi në Greqi i emigrantëve pas festave të fundvitit ka sjelle fluks të lart lëvizjesh në pikën doganore të Kapshticës. Dhjetëra mjete janë në pritje për të lënë territorin shqiptar, kurse fluksi i hyrjeve nga Greqia këtë të hënë ka qene i ulët.

Herë pas here ne token neutrale krijohet radhë e gjate mjetesh, por ritmet e punës te policisë kufitare në të dyja anët e kufirit janë te larta. Për të përballuar fluksin policia doganore në Kapshticë ka hapur 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa pala greke punon me dy sportele në hyrje.

Këmbimi valutor, 2 janar 2023

Viti 2023 ka sjellë një rimëkëmbje të monedhës europiane dhe dollarit amerikan kundrejt lekut. Tashmë euro po këmbehet me 113.8 lekë duke fituar 1 pikë gjysem në krahasim me fundin e vitit të kaluar. Sot, dollari amerikan këmbehet me 106.1 lekë në blerje dhe 107.3 lekë në shitje.

Paundi britanik sot blihet me 127.8 lekë dhe shitet me 129.5 leke.

Kishte tre ditë e zhdukur, gjendet në liqenin e Prespës trupi i pajetë i gruas…

Një grua 80 vjeçe në Pustec që jetonte e vetme në shtëpi ishte shpallur e zhdukur prej tre ditësh. Këtë të hënë pas kërkimeve nga grupet e emergjencave, forcave zjarrfikëse dhe Policisë, trupi i pajetë i gruas u gjet në liqenin e Prespës. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa trupi i pajetë pasi të nxirret nga liqeni, pritet t’i nënshtrohet procesit të autopsisë.

Pustec/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plots të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Festimet e Vitit të Ri/ 15 të plagosur nga fishekzjarret, mes tyre 1 fëmijë në Pogradec dhe 2 në Fier

Nga festimet e fishekzjarrëve, janë lënduar 15 persona në të gjithë vendin. 12 prej tyre janë në Tiranë, 1 në Pogradec dhe 2 fëmijë janë paraqitur në spitalin e Fierit. Nuk ka pasur konflikte dhe as aksidente rrugore përgjatë orëve të para të vitit 2023.

Ndërkohë shërbimet e policisë kanë qenë prezent në sheshe e lokale ku u festua, në rruge e akse nacionale me makinat inteligjente.

Ja deri kur do të zgjasin temperaturat pranverore në Shqipëri…

Moti në Shqipëri, do të karakterizohet nga temperatura të larta për pothuajse të gjithë javën e këtij fillim viti të ri 2023. Ditën e nesërme temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C. Këto temperatura do të na shoqërojnë deri në fundjavë. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Ndërkohë parashikohet që moti të ndryshojë të premten pasdite dhe të shtunë e të dielë. Në fundjave priten reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

50 mijë euro, Sara Hoxha fiton “Dancing with the stars”

Sara dhe Luixhino janë fituesit e finales së madhe të Dancing With The Stars Fituesi mori kupën e artë dhe 50 mijë euro. Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale. “Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtmin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.

Në finale përveç çiftit fitues ishin edhe Arditi me Jorën, Elhaida me Ledianin dhe Megi me Jurgenin.

Flori Mumajesi konfirmon lidhjen me prezantuesen e njohur, ja dedikimi që i bën për 2023…

Flori Mumajesi ka bërë një postim të papritur të natën e ndërrimit të viteve. Ai ka ndarë në Story një foto në krah të moderatores Liberta Spahiu me të cilën është përfolur për shumë kohë se kanë qenë një lidhje. Ai ka mbivendosur një këngë e cila nuk përkon me një foto të realizuar së fundmi por me një kujtim.

Ëndërr nuk të pash, nuk të putha, s’të ledhatova. Nuk po them që s’po më dhemb, nuk po them që të harrova, Larg nga sytë, larg nga zemra…. ”, thotë teksti i këngës.

Nga ana tjetër moderatorja ka ndarë në profilin e saj një foto ku tregon se ndërrimin e viteve e ka pritur me familjen e saj.