Balluku e nis vitin e ri me inspektimin punimeve në aksin Elbasan-Qaftë Thanë, kilometrat e para të Korridorit VIII

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastukturës, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit rrugor Elbasan- Qafë Thanë. Balluku tha se ky segment përfshin kilometrat e para të Korridorit VIII, dhe do të ndërtohet me Bypass-i i Fierit. Rruga do të jetë e kategorisë B.

“Ky segment është dallëndyshja e parë e Korridorit të VIII. Pavarësisht se janë 5 km e para është e rëndësishme që këtu të eci puna siç duhet. Ne ndërkohë jemi duke punuar për by-passin e Elbasanin, që është shumë i rëndësishëm dhe prioritet për ne. Nga ana tjetër do ndërtojmë segmentin e dytë të këtij korridori. Rruga është kategori B, për t’ia sqaruar qytetarëve, është e ngjashme dhe me të njëjtat parametra me By Passin e Fierit”, tha Balluku.

Ronaldo gati për eksperiencën Arabe/ Kryen testet mjekësore, nesër prezantimi te Al Nassr(Video)

Cristiano Ronaldo ka mbërritur mbrëmë në Arabinë Saudite, ndërsa sot ka kryer testet e fundit mjekësore para prezantimit të tij. Ka qenë vetë Ronaldo që ka konfirmuar se ai ka përfunduar testet mjekësore përpara prezantimit të tij të tij te Al-Nassr më vonë këtë pasdite.Ylli portugez ka postuar një imazh në Instagram për të njoftuar lajmin me mbishkrimin: ‘Testet mjekësore u kryen!’.

Fotoja tregon Ronaldon të lidhur mjetet që kryhen testet mjekësore në qendrën mjekësore Al-Nassr. Ronaldo u njoftua si lojtar i Al-Nassr të premten në mbrëmje, me yllin portugez që do të fitonte 200 milionë euro në vit deri në vitin 2025, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në futbollin botëror.

E lindi në moshë të re vajzën dhe e rriti e vetme/ Eli Fara rrëqeth: “Isha 35 vjeçe kur Marina ishte 17 vjeçe…

Këngëtarja Eli Fara ka folur për marrëdhënien e ngushtë që ka me të bijën. Marina. E ftuar në programin “Dola te Ola” në televizonin News24, Fara tregoi se është bërë nënë kur ka qenë 18 vjeçe dhe se asokohe nuk e kuptonte gjithçka ndodhte duke qenë se ishte shumë e re për të marrë përgjegjësitë që kërkon një fëmijë. “Kur Marina ishte 17 vjeçe u bëra më e përgjegjshme dhe isha 35 vjeçe”, tha ajo.

Këngëtarja rrëfeu se tani që ajo është rritur e sheh të bijën me një peng në zemër pasi për shkak të punës nuk ka mundur t’i qëndrojë pranë aq sa ajo do të kishte dashur. Në studio u shfaq një videomesazh nga Marina dhe këngëtarja u prek.

“Të dua shumë, je krenaria ime, dashuria ime më e madhe. Je motivi që më shtyn të eci përpara, je shembulli më i mirë që një fëmijë mund të ketë në jetë. Të uroj të kesh jetë të gjatë dhe të bukur ashtu si ti je brenda dhe jashtë. Të dua pafund”, u shpreh ajo.

Video:

5 anarkitë e Shqipërisë! Kur Fan Noli i përshkruante shqiptarët, njësoj sikur ta kish bërë sot…

Noli është nga ato figura komplekse që rrallë mund t’i kuptosh drejtë, pasi gjithmonë ka diçka të fshehur brenda çdo fjale. Në gjithë fjalimet që Noli ka mbajtur, është vlerësuar shumë realiteti që ai shpreh dhe mënyra e mendimit dhe perceptimit të tij. Ndaj edhe sot do të flasim për një nga fjalimet e tij të mbajtur para Parlamentit të Shqipërisë në vitin 1924, ku tregon për pesë anarkitë që ka Shqipëria. Ja si shprehet ai: “Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i të pesë anarkive:

E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një lu.ftë për vd.ekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve.

Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”

(Pjesë nga fjalimi i mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1924 por që tingëllon njësoj aktual edhe sot)

Lë nam 18-vjeçari në Pogradec/ Shkatërron stacionin pasi u vonua autobusi, policia e shpall në kërkim…

Policia e Pogradecit kanë identifikuar një 18-vjeçar i cili ka shkulur stolin e një stacioni urbani, pasi ky i fundit është vonuar. Policia bën me dije se i kanë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin R. K., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas.” – njofton policia.

‘Ronaldo i Arabisë’ mbërrin familjarisht në Riad, qyteti “vishet” me fotot e tij(Video)

Pas një jave pritjeje mediatike dhe kurioziteti, Kristiano Ronaldo, ka zbarkuar sonte në aeroportin ndërkombëtar “King Khaled” në Riad nga Madridi. Klubi Al-Nassr do të mbajë një ceremoni dy-orëshe të mirëseardhjes për Ronaldon të martën, më 3 dhjetor në Marsool Park në orën 19:00, ku ai do të nënshkruajë një kontratë dhe do t’u drejtohet fansave dhe mediave një konferencë për shtyp.

I gjithë qyteti i Riad është mbushur me reklama ku shfaqet Ronaldo me fanellën e Al Nassr. Stadiumi do të jetë i mbushur me 30 mijë tifozë, teksa klubi saudit ka shkuar ne 7 milionë ndjekës nga 800 mije që ishte para se te njoftonte blerjen e Ronaldos. Ronaldo do të fitojë rreth 200 milionë euro në sezon bashkë me sponsorizime dhe në total mund të shkojë në 1 miliardë euro duke qenë edhe ambasador për organizmin e Botërorit në Arabinë Saudite.

CR7 ka zbarkuar në aeroport i shoqëruar nga e gjithë familja, Xheorxhina dhe fëmijët.

Manifestime e dashurisë kunddrejt portugezit mbërritën, në fakt, edhe gjatë ndeshjes së fundit të vitit të Saudi Pro League. Nga tribunat e stadiumit disa herë u dëgjuan koret për kampionin: “Ronaldo” dhe “Siuuu”.

Pogradec/ U vonua autobusi, 18-vjeçari shkatërron stacionin, policia e shpall në kërkim…

Policia e Pogradecit kanë identifikuar një 18-vjeçar i cili ka shkulur stolin e një stacioni urbani, pasi ky i fundit është vonuar. Policia bën me dije se i kanë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin R. K., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas.” – njofton policia.

Bastet do hapen, por nuk mund të luajnë të gjithë dhe sa lekë të duan…

Bastet sportive do të rikthehen ligjërisht online në 2023, ku regjistrimi i personave që duan të vënë skedina pritet të bëhet me kartë identiteti. Licensat e këtyre kompanive do të kontrollohet nga shteti shqiptar. Do të ketë edhe kritere për personat që duhet të luajnë dhe kush jo e sasinë gjithashtu. Çdo person që do të luajë do të jetë i kontrolluar në shumën që do të luajë.

Pra, nuk mund të luajë kushdo sa të dojë. Një person që merr x lek në muaj, pagë minimale, ku ka arritur ti marr kaq shumë para të luajë në një ditë. Këto të ardhura nga kanë ardhur? Kjo është një mënyrë e kontrollit të parave të pista, të themi.”- tha Endrit Hoxha, zv.ministër i Sportit.

Të ardhurat e vjeljes nga lojërat e fatit do të shkojnë për investimin në sport. TCH raporton se ka siguruar draftin paraprak e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ku përcaktohet se si do të përdoren këto para, ku duket se prioritet do të jetë financimi i veprimtarive sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, sportit shkollor dhe universitar, përmirësimi i infrastrukturës sportive, gjithashtu për trajnime të burimeve njerëzore e promovimi i gjithpërfshirjes në sport.

Ministria e arsimit parashikon krijimin e fondit kombëtar të zhvillimit të sportit nga të ardhurat e nga bastet sportive dhe lojërat e fatit dhe do të jetë ajo përgjegjëse për monitorimin e përdorimit të fondit. Por kush mund të jenë përfituesit?

“Përfitues të Fondit të Kombëtar për zhvillimin e Sportit janë federatat sportive, klubet sportive, shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilat plotësojnë kriteret në: Masivitetin e veprimtarisë sportive; Gjithëpërfshirjes në veprimtari të target grupeve të veçanta; Pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura në veprimtarinë kombëtare ose ndërkombëtare” – thotë ministria e Arsimit. /TCH

“Unë e dua gruan time, ju portaleve jua q* r*”, Bes Kallaku flet për marrëdhënie me Xhensilën…

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kryefjala e medieve rozë në ditët e fundit. Mediat kanë folur pafund, teksa as puthja që këngëtarja i dha aktorit të humorit, nuk mjaftoi për t’i dhënë fund aludimeve për ndarjen e mundshme të tyre. Pas kësaj, Besi ka zgjedhur të bëjë një tjetër deklaratë nga ana e tij, për të shuar tërësisht aludimet në emisionin “Zemër Luana”. Besi është shprehur i irrituar kundrejt njerëzve, që shpifnin gjëra të pavërteta.

Qytetin tim e dua shumë fort, por po ma prishin imazhin njerëzit dhe këtu në Shqipëri më vjen keq, sepse njerëzit pa arritjet e veta, vjellin vrer në arritjet dhe aftësitë e të tjerëve. Në vend që të ushqehemi me dashuri, po ushqehemi me mllef. Të vërtetën po e pranojmë si gënjeshtarë dhe të gënjeshtrën si të vërtetë. Dua ta mbyll me fjalën e At Zef Pëllumbit ‘Jemi verbue shpirtnisht’.

Nuk na bën krenar lashtësia kur duam të mundohemi të bëjmë varrin e vëllait, kjo është fatkeqësia jonë më e madhe. Deklarata ime është që unë e dua familjen time, dua vajzën dhe gruan time, e për të gjitha portalet ju q** r**”, ka thënë Besi, duke e vulosur që mes çiftit çdo gjë është në rregull.