Degradon debati në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kësaj here debati ka nisur mes Efigjenia Dhedhes dhe këngëtarit Luiz Ejlli. Ky i fundit ka degraduar në përdorimin e fjalëve të papërdorshme në ekran.
PJESË NGA DEBATI:
Efi: Ka ca njerëz këtu që duhet të dalin sepse nuk e kuptojnë dënimin. Zemra kur ishe pa terezi prej tij ishte dhe këtë nuk duhet ta harrosh. Të bëftë mirë zemër.
Luiz Ejlli: Hajde ha m** këtu!
Efi: Të lumtë edukatën tëndë tregon. Më bëhet qejfi kur ti del nga shinat. Ja a bën debat me njëri të tillë? Është njeri pa edukatë, të bëftë mirë zemër.
Nga Bora Mema: Në 2023 në Shqipëri, historia vazhdon të përsëritet. Mira Shega kryesindikalistja në sektorin fason në Bilisht pushohet nga puna pas gati një vit presioni të jashtëzakonshëm nga pronari i “Tony Oil”. Për kë nuk mban mend ngjarjen e 11 muajve më parë, është fasoneria që nuk paguante as pagën minimale sipas ligjit. Vetëm pasi punëtoret hynë 100% në grevë, ministrja Delina Ibrahimaj erdhi për të negociuar mes palëve.
Në një shtet disi normal kompania do qe dënuar me gjobë për mospagimin e pagave, të kontributeve, do jepeshin dëmshpërblime, shkarkime nga puna të inspektorëve që në rastin më të mirë thjesht kanë dredhur zinxhirin e të hetoheshim për moszbatim të detyrës e mbase korrupsion.
Në qeverinë e Edi Ramës ama gjobitet tregtari ambulant e jo pronari i madh i fasonerisë që vjedh hakun e punës së punëtoreve.
Mirjeta Mulla (Shega) dhe SPF e Bilishtit kanë muaj që luftojnë për pagesën e orëve shtesë të punës, për marrjen e pushimeve vjetore sipas Kodit të Punës, për respektimin e të drejtës kushtetuese për t’u organizuar sindikalisht. Së fundmi pronari i kësaj fasonerie u kishte ulur rrogën disa punëtoreve pa u dhënë ndonjë shpjegim racional, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të sindikatës.
Për kë thotë njëlloj si Rama që në Shqipëri nuk ka sindikata, duhet thjesht të hapë sytë e të shohë se si në Shqipëri ato të vërtetat shtypen me dorën e pronarit dhe bekimin e qeverisë. Pastaj, mos të qurravitemi për migrimin masiv të shqiptarëve, pasi në nje vend ku skllavërohesh, ose ngrihesh e lufton, ose arratisesh.
Nga Prof.Dr. Pirro Prifti : Dje me keqardhje gjatë një bisede me një nga studentët e mi mora vesh se do të largohej nga Shqipëria. Përse? E pyeta unë. -Por për një rrogë më të madhe, jetë më të mirë. Po mirë i thashë unë , kush do të kujdeset për babanë, nënën, familjen pasi do të ikësh ti? Ai buzëqeshi dhe tha:… do bëjnë si do bëjnë unë do ti ndihmoj…. Unë këmbëngula, por a e di ti se rroga aty nuk është aq e madhe sa thuhet dhe se do të punosh çdo ditë me orar të zgjatur, madje mund edhe të trajtoheni si qytetarë të dorës së dytë por varet se në cilin vënd do të shkoni. -Në Gjermani. Nuk arrita t`ja mbush mëndjen.
Problemet e largimit të të rinjve sidomos atyre me shkollë të lartë nga Shqipëria janë dramatike për vëndin tonë. Vetëm Rumania mund të na e marrë në Europë për largimet nga vëndi përkatës, duke përjashtuar largimet që kanë dalë nga lufta në Ukrainë. Dihet se sistemet e demokracisë liberale Europiano perëndimore si dhe ato të SHBA, Angli, Australi dhe Kanada, kanë përdorur strategjinë e Globalizmit pra të një bote të unifikuar ku njeriu mund të shkojë kudo për të punuar e jetuar konform të drejtave dhe lirive të njeriut, pra çdo njeri ka të drejtë të ndërtojë jetën e tij duke menduar se mund të jetë më mirë në një vënd tjetër. Ky opinion ndër shqiptarë është shumë i preferuar dhe çdo vit mund të çvendosen nga Shqipëria rreth 50 mijë njerëz , pa përfshirë ata që kthehen.
Kështu Shqipëria por bëhet një vënd me njerëz të moshës së Tretë dhe sot në 2022 ky kontigjent është mbi 620.000 njerëz apo ¼ e gjithë popullsisë së vëndit tonë. Shkqet e largimit të rinisë kryesisht, largim i cili është më i dëmshmi për vëndin, janë largimet e të rinjve e sidomos të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë. Por përse ata largohen?
Dihet se përse, por mund ti rreshtojmë se shkaqet më të zakonshme janë:
Rrogat e vogla në Shqipëri Kushtet e jetesës minimale sidomos në zonat rurale, Mungesa e interesimit nga shteti për të punësuar të rinjtë e talentuar në vnëdet ku ata mund të japin më shumë, Mungesa e një Programi për realizimin e kontratave të punës ku të përfshihet jo vetëm rroga por edhe banesa, kopshti, apo çerdhja, lëvizja me makinë për personin që do të punësohet jashtë vëndit ku banon, kjo e vlefshme për Bashkite e të gjithë vëndit Mungesa e perspektivës në zonat rurale gjë që e cila ka shkaktuar lëvizje massive jo vetëm jashtë vendit por edhe brënda vëndit Mungesa e një stabiliteti politik ku përplasjet politike reflektohen tek të rinjtë si një pasiguri për jetën dhe ë ardhmen e tyre Korrupsioni i lartë gjë që ka shkaktuar një Sistem shëndetësor public të dobët ku pacientët nuk marrin kujdes të mjaftueshëm shëndetësor e për pasojë duhet të paguajnë nën dorë shuma të mëdha për medikamente, shtrime në spital, etj Probleme të Arsimit kryeisht të lartë dhe profesional ku Programet dhe Kurrikulat nuk janë të njëjta me ato të BE gjë që shkaktojnë uljen e cilësisë së mësim dhënies dhe praktikave në Universitete, Problemet janë të shumta gjë që reflektojnë vendimmarrjen për largim nga vëndi të rinisë tonë.
Sigurisht problemet e shumta në Shqipëri thellohen edhe më kur rinia sheh se shumica e të pasurve shqiptarë, shumica e politikanëve të majmur me rroga e pagesa dhe korrupsion, dërgojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit duke dhënë shembullin më të keq që mund të japë një politikan shqiptar por dhe një i pasur shqiptar.
Një problem madhor është edhe reklamat dhe promovimet që po bëjnë shoqatat e huaja kryesisht gjermane, italiane etj për të thithur në tregun e tyre të punës, punëtorë shqiptarë të kualifikuar ose jo, dhe kjo propagandë bëhet në tv private dhe publike shqiptare, gjë që tregon se shteti ynë nuk po e bën prioritet shqetësimin e largimit të të rinjve nga vendi.
Një aspekt tjetër negativ është edhe problem se shteti shqiptar nuk interesohet për të rinjtë e atdheut që po largohen, është se të diplomuarit nga universitetet publike janë diplomuar me paratë e taksapaguesve tanë për pedagogët, laboratorët (ato që janë), godinat e universiteteve, etj. Kjo është një arsye e fortë që institucionet e huaja dhe shoqatat e huaja që marrin të rinjtë tanë të diplomuar duhet të realizojnë një kontratë me shtetin shqiptar për këta të diplomuar, kontratë e cila duhet të ketë disa pika , midis të cilave edhe këto insitucione të huaja duhet të paguajnë shtetin shqiptar një taksë për të diplomuarit që kanë marrë për në vëndin e tyre.
Të rinjtë e tjerë të diplomuar në universitete private apo të padiplomuar që largohen nga vëndi ynë gjithashtu për një jetë `më të mirë`
(të cilën do ta shohin se sa e mirë do të jetë jeta në një vënd të huaj ku do të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë), janë një kontigjent i cili do të vuajë më tepër madje një pjesë e tyre do të përfshihet nga puna e zezë, ashtu sic po ndodh edhe sot, sepse siç tha dikur Tereza May ( ish minister e brëndëshme në Angli), se “% e shqiptarëve të burgosur në Angli për njësi popullate e emigruar është nga më të lartat se popullatat e tjera të emigruara në Angli`….. ;
po kështu edhe në vëndet e tjera. Atëhere del pyetja drejtuar shtetit shqiptar, a duhet bërë një Program i posaçëm për të rinjtë shqiptarë që të mos largohen nga vëndi? A mundet që Opozita, mediat private të mos nxisin apo të mos stimulojnë me debatet e tyre kundër qeverisë, e të mos krijojë ambjentin negative dhe depresiv për të rinjtë shqiptarë, por përkundrazi, të marrë dhe ato masa për të ndihmuar vëndin që rinia të mos largohet?
Prof.Dr. Pirro Prifti
Shohim përditë lajme tmerruese për të rinjtë se çpo ndodh në vëndin tonë, dhe sigurisht këto lajme jo të gjitha të vëreta, ndikojnë për keq dhe të rinjtë dun të largohen nga sytë këmbët nga vëndi i tyre që është ndotur e tymosur, droguar, nga individë irracionale, për politikanë që duhej të ishin futur 7 pashë nën dhe për krimet e tyre, për drejtues gazetash e tv që paguhen nga i paudhi të cilën nuk e duan Shqipërinë dhe që `për një plesht duan të djegin Shqipërinë` me inatin e mllefin e tyre paranojak, apo si anal-istë si Lubonja me shokë që veç vjellin vrer dhe fërkojnë duart se në Shqipëri jo çdo gjë shkon mirë, por kjo direkt edhe për fajin e tyre.
Jo.
Shqipëria nuk është siç e përshkruan syri tv, gazeta telegraf, e ndonjë tjetër, nuk është siç thotë i `nongratta` i cili do të ri-krijoje` komitetet e shpëtimit` sin ë `97., nuk është Shqipëria, siç thonë Dinpakët dhe ish bashkëpuntorët e sigurimit, të cilët për të shpëtuar vehten e tyre po e çojnë Shqipërinë në qorrsokak. E po Rinia shqiptare nuk u a ka borxh grindjet dhe konfliktet e vjetra. Rinia shqiptare nuk duhet të largohet nga Shqipëria nga atdheu, nga familjet e tyre. Ato duhet të rrinë këtu që të punojme e të përmirsojmë kushtet dhe të stabilizojmë një demokraci të pranueshme për të gjithë.
Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Ziçisht të bashkisë Devoll. Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se zjarri ka qënë i madh duke e djegur plotësisht magazinën e cila mbante zahiretë e dimrit të shtetasit Jani Pine.
Mesohet se magazina përdorej edhe nga një shtetas tjetër. Fatmirësisht flakët nuk kanë depërtuar te banesa që ishte ngjitur me magazinën. Sipas policisë mësohet se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e një cigareje të ndezur. Ndërkohë po kryhen hetimet për të zbardhur komplet ngjarjen
Jetëgjatësia në Shqipëri ka ardhur në rritje konstante në dekadat e fundit, përveç vitit pandemik 2020, i cili cenoi ndjeshëm këtë tregues prej normës jo të zakontë të mortalitetit që krijoi në popullatë. Specifikat e jetëgjatësisë ndryshojnë ndjeshëm në qarqe, sipas INSTAT. Në vitin 2021, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte ai i Kukësit, me 77,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte ai i Gjirokastrës, me 70,0 vjet. Ndersa persa i perket Fierit, jetegjatesia e burrave ishte 73 vjeç.
Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte Tirana, me 81,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte Gjirokastra, me 74,2 vjet. Nderkohe qe ne Fier ishte 77.5 vjec.
Në vitin 2021, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri, për të gjithë popullsinë ishte 76,5 vjet, 74,4 vjet për burrat dhe 78,7 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumëse burrat. Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%.
Një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite, me rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit. Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.
Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.
Statistikat e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatësinë janë shumë të rëndësishme për planifikime të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor./Monitor
Gazetari Rezar Xhaxhiu ka qenë i ftuar mëngjesin e kësaj të enjteje në emisionin “Goodmornings Albanians” në Euronews, ku temë e diskutimit ishin marrëdhëniet e hapura dhe tabutë që ekzistojnë mbi to.Në fjalën e tij Xhaxhiu tha se fenomeni i marrëdhënieve të hapura ka evoluar gjatë 10-15 viteve të fundit. Madje ai shtoi dhe më tej ku tha se çiftet në klube në Paris shkëmbejnë partnerët respektivë në sytë e njëri tjetrit.
“Këto janë çështje personale. Ky është një fenomen që ka fituar terren në 10-15 vitet e fundit në botën perëndimore. Madje çiftet atje kanë shkuar, unë di ka klube në Paris ku çiftet shkojnë dhe ndërrojnë partnerët në sytë e njëri- tjetrit.
Unë mendoj se kuptimi i marrëdhënies së hapur ka të bëjë me lirinë për të ndjekur thjesht seksualitetin dhe lidhjet emocionale përtej partnerit. Kur dy partner janë të lirë të takohen me persona të tjerë sipas rregullave që kanë rënë dakord”, tha Xhaxhiu.
Avioni i linjës “WizzAir| në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën, i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi, pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke. Lajmin e bën të ditur gazetari i Arben Manaj, që e ka denoncuar këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale. “E pabesueshme! Sot në linjën e Wizzair Tiranë-Londër, avioni në vend që të nisej drejt Londrës, për katër grekë ka fluturuar fillimisht drejt Selanikut, përkundër zemërimit të pasagjerëve! Kjo ndodh vetëm me pasagjerë shqiptarë!
Ose kjo është pjesë e Pakos se Madhe për shqiptarët që trajtohen si asnjë komb tjetër! Mirë që s’ka pasur ndonjë pasagjer për Ruanda! A ka shtet që i mbron shqiptarët!?! Une e di përgjigjen! Nëse e dini, ma konfirmoni gjithësesi!” shkruan Manaj i irrituar në rrjetin social facebook.
Por më pas, komentuesit, kanë nxjerrë edhe itinerarin e lëvizjes së avionit. Dhe siç e evidenton njëri prej tyre, me “FlightRadar24” tregohet fare qartë lëvizja e linjave WizzAir në të gjitha ditët. Dhe janë të shënuara me ngjyrë jeshile.
Vetëm për ditën kur avioni ka ndaluar fillimisht në Selanik dhe pastaj është drejtuar në Londër, është me ngjyrë gri, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për këtë lëvizje të paplanifikuar.
“Mos kanë fluturuar off-record këta, se nuk mund të ketë shpjegim tjetër” shkruan një prej komentuesve.
Punonjëset e fasonerisë në Bilisht , ku punojne mbi 150 gra, kanë dalë në protestë për shkak se u kanë përgjysmuar rrogën. Ndër të tjera punonjëset shprehen se nuk u është dhënë leja vjetore. Sipas tyre kushtet e punës në fasoneri nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes. Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që punonjëset e fasonerisë në Bilisht ngrihen në protestë.
Një vit më parë këto punonjëse protestuan për të njëjtat arsye, por duket se vijon e njëjta problematikë si në të gjitha fasoneritë në vend, ku punonjëset detyrohen të punojnë në orare të zgjatura pa ngrohje dhe ne disa raste edhe pa siguracion ” Po ashtu, kerkohet edhe rikthimi në punë i kryetares së Sindikatës së Fasonerive, znj. Mira Shega, e cila u pushua dje nga pronarët e këtij biznesi .
Bëhet fjalë për kryetaren e Sindikatës së Fasonerive në qytetin e Bilishtit, e cila problemet e shumta të punonjëseve ia ka shtruar pronarit të fasonerisë, por ai duket se ka marrë një vendim drastik duke e pushuar nga puna.
Në bashkinë e Bilishtit janë të pakta punët për gratë e Bilishtit dhe të zonave përreth. Të ardhurat janë minimale, që ndikon shumë në ekonominë e tyre familjare në një kohë që punojnë me orare të zgjatura dhe në procese të ndryshme. Nevoja i ka bërë të nënshtrohen për një farë kohe, por kërkesat e vazhdueshme tek pronarët ,nuk kanë gjetur mirëkuptim; sipas tyre, një pjesë e madhe nuk figurojnë të siguruara, punojnë në të zezë, kurse ato që janë të siguruara, kanë një pagë shumë të vogël dhe në kushte shumë të vështira.
Rishpërthen protesta në fasonerinë në Bilisht/ Na kanë përgjysmuar rrogën, na pushuan edhe kryetares e Sindikatës… pic.twitter.com/7CYvwejMI6
Fluks emigrantësh në pikat kufitare të vendit tonë që na kufizojnë me Greqinë.Me përfundimin e festave të fundvitit, mbaruan edhe ditët e pushimit për emigrantët shqiptarë të cilët janë duke u rikthyer në vendin ku jetojnë dhe punojnë, Greqi. Mësohet se gjatë ditës së djeshme në Kapshticë kanë hyrë 2591 shtetas dhe kanë dalë 5192.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës, kanë hyrë 2634 dhe kanë dale 2848 shtetas.
Në Cape Carnaval të Florida sapo është lëshuar raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë Albania 1 dhe Albania 2. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe videon e momentit kur satelitët lëshohen në hapësirë.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, njofton kryeministri Rama në një postim në Facebok.
Të gjithë e kujtojmë telenovelen e pare Shqiptare ,’Njerëz dhe fate’ e cila ishte një ndër të preferuarat e atyre viteve, duke pasqyruar realitetin e vërtetë të asaj kohe. Një nga personazhet që la gjurmë në atë serial ishte edhe Lola që luhej nga aktorja Valbona Imami. Lola ishte vajza e madhe e familjes shqiptare me shumë probleme që trajtonte telefilmi shqiptar.
Disa kohe me pare u be me dije se Valbona jetonte mes Amerikes dhe Nigerise, pasi bashkeshorti i saj amerikan, Evan Scott Thomas ishte me mision ne Abuja.
Që nga ajo kohë “Lola” nuk ka qenë aktive në ekranin shqiptar, ndërsa me vitet ajo ka ndryshuar shumë. Këtë mund ta shihni në fotot e publikuara. Por sido që të jetë ajo dhe çfarë do të bëjë , ne do e kujtojmë gjithmonë si Lola e “Njerëz dhe fate”.
Amos i ka treguar Oltës për pëlqimin e tij ndaj Dea Mishel, teksa i ka shtuar që ia shprehur asaj. Gjithçka ia ka lënë kohës, nëse mund të ketë përputhje mes tyre me kalimin e kohës.
Olta: “Në momentin që ti i ke shprehur pëlqimin, është afruar më shumë apo sprapsur”.
Amos: “Unë e ndjej te shikimi sikur ka diçka. Ma kanë vënë në dukje dhe të tjerë. të ndodhin me ngut”.
Olta: “Patjetër je çun i mençur, nuk ke pse nxitohesh”.