Në rrugën që shkon nga Qafë-Thana drejt Pogradecit, në datën 3 shtator një automjet është përfshirë në flakë. Viktor Karara tregon se djali ishte me makinë dhe makina mori flakë në rrugë. E mori policia, por për ta çregjistruar, i duhej një dokument nga pika e skrapit dhe Viktori nuk po e merr dot, pasi nuk i thonë se ku është çuar makina. Ai ka ardhur nga Fieri në Pogradec mbi 5 herë dhe nuk po merr zgjidhje.
Brikena Dashi, juriste pranë DRSHTR Tiranë ka treguar për emisionin “Stop”, sesi mund të bëhet çregjistrimi i përkohshëm dhe i përhershëm. Në rastin kur makina është djegur, duhet që të paraqitet përveç vërtetimit nga prokuroria, edhe një dokument shkatërrimi, që merret nga pika e skrapit e licencuar. Zotëria u drejtua në Drejtorinë Vendore të Policisë Pogradec dhe disa herë mori versione të ndryshme. Version i parë ishte ta kërkonte në Prokurori.
Stop: I digjet makina në rrugë e çojnë për skrap, nuk bën dot çregjistrimin
Punonjësja: Po!
Denoncuesi: Edhe me duhet një dokument!
Denoncuesi: Tek pika e skrapit.
Punonjësja: Ishte në dijeni ai, por vetëm në Prokurori, se në këto të tjerat bëhet me lekë, nuk i leverdis zotërisë.
Denoncuesi: Si bëhet me lekë?
Punonjësi: E lëshojnë me lekë vërtetimin, se janë privatë.
Në versionin e dytë i është thënë se makina është dorëzuar në një pikë grumbullimi në Memlisht dhe se për të marrë dokumentin duhet të bëhet një pagesë.
Denoncuesi: Më kërkojnë letër nga skrapi, kur ka ndodhur aksidenti.
Punonjësja: Unë s’kam, çfarë të të them, se e kanë çuar në pikën e skrapit policët e qarkullimit. Është në Memlisht.
Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, zotëria e mori letrën nga pika e skrapit, për ta çregjistruar mjetin.
Gazetarja: Zoti Viktor më trego pak çfarë ndodhi pas ditës që ne ishin në Pogradec?
Denoncuesi: Pas ditës, mua më erdhi letra, ma dërgoi ai i skrapit. Nuk pagova asgjë. Ju falendoroj juve që më nderuat, ma zgjidhët këtë problem! Faleminderit shumë!
Gazetarja: Mjetin e çrregjistrove apo jo?
Denoncuesi: Po, po! Faleminderit shumë!/tvklan.al