E bujshme/ WhatsApp vjen me risi: “Do të lejojë të komunikoni edhe nëse nuk keni internet

WhatsApp së fundmi ka lançuar një përditësim i cili do u lejojë njerëzve që të bisedojnë edhe nëse nuk kanë internet. Mjeti i ri i lejon njerëzit të qëndrojnë në linjë duke përdorur serverë proxy, të cilët do t’i lejojnë ata të shmangin llojet e mbylljeve ose blloqeve të internetit që janë krijuar. WhatsApp tha se e lançoi këtë funksion në përgjigje të një stuhie mbylljesh globale, përfshirë Iranin.

Në një deklaratë WhatsApp u shpreh se bllokim i internetit u mohon njerëzve të drejtat dhe u ndalon atyre që të marrin informacione dhe ndihmë në kohë urgjente. Kompania tha se “dëshira e saj për vitin 2023 është që këto mbyllje të internetit të mos ndodhin kurrë”. Teksa më tej shtuan, se nëse ky bllokim i internetit vazhdon atëhere WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit të fusin emrin e një serveri proxy dhe ta përdorin atë për t’u lidhur me internetin.


Proxy serverët punojnë si porta alternative midis një përdoruesi dhe internetit kur metodat tradicionale të lidhjes dhe serverët janë mbyllur ose ndërprerë – duke siguruar lidhjen e nevojshme midis një përdoruesi dhe uebsajtit ose shërbimit që ata dëshirojnë të përdorin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.