Dita e Ujit të Bekuar/ Hidhet kryqi në Korçë, kapet nga një 21-vjeçar (Video)

Është zhvilluar në qytetin e Korçës ceremonia e ujit të bekuar, rit i cili festohet çdo 6 janar nga besimtarët ortodoksë. Fillimisht mesha është zhvilluar në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” me bekimin e ujit dhe më pas imzot Johan Pelushi me kryqin ka përshkuar rrugën drejt shatërvanit në lulishten Vangjush Mio ku është bërë hedhja e kryqit.

Kryqi është kapur nga Ervis Rakipi, 21 vjeç. Në fund, qytetarët në simbolikë të kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shatërvanin ku u hodh kryqi në shenjë mbarësie për familjet e tyre.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.