Dorëzohet Al Nassr/ Ronaldo skicon merkaton, përpilon listën e dëshirave…

Transferimi i C.Ronaldo-s tek ekipi i Al Nassr vijon të jetë kryefjalë e mediave botërore. Ronaldo nuk dëshiron që në këtë aventurë të re në Arabinë Saudite të jetë vetëm, por kërkon të ketë pranë disa shokë, lojtarë më të cilët ka ndarë një pjesë të mirë të karrierës. Pak ditë më parë, mediat shkruanin se CR7 kishte udhëzuar drejtuesve të klubit të afronin në skuadër Pepen, një nga miqtë e tij më të ngushtë.

Jo vetëm Pepe, sipas Tuttosport: CR7 i ka sugjeruar edhe emrin e Juan Cuadrado. Anësori kolumbian është në përfundim të kontratës me Juventusin, në fund të këtij sezoni do të largohet falas pasi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale.


Al Nassr, të shtyrë dhe nga Ronaldo, pritet të paraqesin një ofertë për Cuadradon, për t’iu bashkuar portugezit në këtë aventurë në Arabinë Saudite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.