Mamasë s’do ja fal kurrë’/ I biri i pastrueses letër babait nga burgu: “Jam mërzitur si mos më keq

Havier Dobi ka dërguar një letër babait të tij nga paraburgimi. Ndër rreshta 20-vjeçari shkruan se mamasë së tij, Rozeta Dobi nuk do ja falë kurrë dhe se ndihet aq keq emocionalisht sa mund të shkojë drejt vetëvrasjes. I riu siguron të atin se do dalë nga burgu shumë shpejt, vetëm për njerëzit e tij të dashur.

“Babi im i dashur jam shumë mirë mos u bëj merak, duhet të jesh shumë i qetë. E mora letrën që më kishe mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq nuk e dua veten time, dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë, kur rë. Mos u bëj merak. Ju dua shumë ty babin dhe Ilirën do dal vetëm për ju”, thuhet në letër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: