‘Shes abonimin 3 mujor nëse del Luizi’/ VIP-at i dalin në krah konkurentit, më mirë deliret e tij se aktrime koti

Puntata e djeshme e Big Brother VIP i ka shokuar të gjithë. Ndonëse ende nuk dihet si qëndron tamam e vërteta, VIP-at shqiptarë i kanë dalë në krah Luizit. Ndër to mund të përmendim Xhensila Myrtezajn, Zaimina Vasjarin, Meridian Ramcajn, Ilda Bejleri, Gerta Shino, Einxhel Shkira, Fation Kuqari, Ilda Bejleri, Melisa Lleshi, Antigona Ramosaj, Armina Mevlani, Ariana e të tjerë.

Më poshtë mund të lexoni reagimet e tyre:

Njihuni me fshatin më të bukur të Korçës ,ku të gjithë duan të ikin(Video)

E rrethuar me male nga të gjitha anët, në Moglicë të Maliqit duket se koha ka mbetur në vend! Dikur në zonë kishte rreth 250 familje, sot kanë mbetur 50 prej tyre! “Jo duan të ikin, por kanë ikur tashmë. Kemi ngelur vetëm disa pleq dhe kjo ka ndodhur nga fukarallëku”, thotë një banor.

“Kanë ikur se nuk kanë ccfarë të bëjnë. Edhe ato pak pasuri që kishin ua kanë hequr. Asgjë nuk ka këtu. Marrim një makinë 70-80 mijë lekë dhe ikim në Korçë”, thotë një tjetër banore. Gjithkush dëshiron që të ikë nga atje, pasi mundësitë për një jetë normale janë të pakëta. “Edhe gjatë dimrit kemi probleme me energjinë elektrike. Këputen telat, pasi janë që në kohën e diktaturës”, thotë banori.

“Rrimë deri në një javë pa drita. E përballojmë vetëm me qirinj, dhe nganjëherë i marrim borxh”, rrëfen banorja.

Edhe shkolla që dikur ishte e mesme është mbyllur, dhe atje mësojnë vetëm pak nxënës të shkollës 9-vjeçare.

Edhe administratori i Moglicës Fetah Hoxha, nuk bën përjashtim nga ata pak banorë që i kanë mbetur në zone, e ardhmja e Moglicës duket se është edhe më e zymtë.

“Moglica është një fshat pa tokë. Në zonën tonë për të jetuar është vetëm emigracioni, sidomos fshati Moglicë. Fshtrat përreth kanë një largim të të rinjve më pak, por disa kanë ikur”, shprehet Hoxha.

Video:

Luizi “plas” të vërtetën: “Kur të dal do më thonë ja ky mashtruesi, ia bëra vetes(Video)

Luizi ka mbledhur të gjithë banorët për tju sqaruar situatën dje në prime, ku ai tha se nuk është sëmurë, duke mohuar kështu rrëfimin te Kiara. Sot mes lotësh ai thotë se është shprehur gabim dhe ndihet në faj!

Luizi: Duhet që të gjej një zgjidhje, ia bëra vetes, kurse ju po më bëni gjyqin, mënyra se si u shpreha ishte gabim, Unë tani humba Kiarën, Big Brotherin dhe kur të dal do më thonë ja ky mashtruesi! Unë ia bëra vetes! Kam thënë një gomarllik!

Pas kësaj Kejvina e ka përqafuar.

Po planifikonte një tjetër arratisje të bujshme? Policia greke bastis burgun ku ndodhet Alket Rizai, ja çfarë gjetën…

Forcat Speciale greke kanë zhvilluar sot një aksion në burgun e Domokos, ku ndodhet edhe shqiptari Alket Rizai. Policia helene sqaron se kontrolle janë bërë në 7 qeli ku mbahen 17 të burgosur, ndërsa janë evidentuar sende të paligjshme në qelitë e 12 të burgosurve.

Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar: -5 shkopa druri të improvizuar dhe 2 prej metali,
-7 kaçavida,
-2 thika,

shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me pëlhura,
-5 telefona celularë me karta SIM,
-8 karikues dhe 3 kabllo të tipit USB,
-17 Shkopa të tipit USB,
orë të tipit smart me karikues,
3 pirunët metalikë dhe pjesa e pirunit metalik,
kufje me tela dhe pa tela etj.

Një hetim paraprak po kryhet nga Nëndrejtoria e Sigurisë Lamia.

“Mbani frymën, nuk kemi parë gjë akoma”/Artan Hoxha flet për arrestimin e sekretarit të Ministrisë së Financave

Nga Artan Hoxha: Sapo u arrestua sekretari i pergjithshem i Ministrise se Financave, Arlind Gjokuta. Policia e Shtetit ka ekzekutuar nje vendim te gjykates per zyrtarin e larte te Ministrise se Financave. Gjokutaj akuzohet se eshte perfshire ne nje afere qe i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 1.5 miliarde lekesh… Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016. Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë.

Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021).

Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Mesa duket muaji janar 2023, ka nisur me kembe te mbare dhe plote “bereqet”… Me duket se nuk kemi pare gje akoma…

Belind Këlliçi: “Me nxehet telefoni, po më përgjojnë

Në një lidhje skype për Euronews, kandidadi i Sali Berishes per Tiranen Belind Këlliçi ka thënë i shqetësuar se i nxehet celulari dhe kjo i ka ndodhur për herë të parë në jetë. Shqetësimin ai e ka ndarë me drejtuesen e emisionit, Erla Mhillin, të cilës i tha se e përgjojnë.

“Më nxehet telefoni, nuk e marr vesh se çfarë më ndodh me telefonin. Dikush që kam në tavolinë, më thotë se mund të jetë vënë edhe në përgjim, qenkan metodat e reja…”, tha ai.

Por, drejtuesja e emisionit Erla Mëhilli duket se nuk e ka besuar Këlliçin kur i tha: “Po jo tani, jo deri këtu…”

Dy ditë më parë, Këlliçi mori vëmendje në rrjet për vendosjen e inicialeve BK në kollaren e tij.

Gjermanishtja, “bileta” e sigurt e shqiptarëve drejt emigrimit/ Në Tiranë pesëfishohen kërkesat për ta mësuar

Gjermanishtja është kthyer në biletën e sigurt të shqiptarëve për të emigruar. Vetëm në Tiranë numërohen më shumë se 100 qendra kursesh të gjuhëve të huaja, ku mësohet kryesisht gjuha gjermane. Një trend që njeh vit pas viti vetëm rritje. “Këto vitet e fundit është shtuar gjithnjë e më shumë interesi për të mësuar gjermanisht. Numri sa vjen e rritet.

Përpiqen ta mësojnë shumë sidomos flas për moshat e rritura, është një gjuhë që kërkon impenjim, ka vështirësinë e saj duke e krahasuar me anglishten apo italishten, është më e vështirë, kërkon kohën e saj për tu mësuar”, tha për News24, dr. Eda Cauli.

Cauli, e cila drejton një qendër profesionale të gjuhëve të huaja në Tiranë ku mësohet edhe gjermanishtja, thotë se kërkesat për studim dhe punë në Gjermani janë trefishuar vitet e fundit. Të rinjtë e mësojnë gjuhën për studime apo punësim, ndërsa familjarët për bashkime familjare.

Arsyet kryesore janë për emigrim, për shkak të tregut të punës që ata gjejnë, për shkak të vetëbesimit që kanë pasi kanë një zanat, janë edhe studentët të cilët kërkojnë të kryejnë studimet universitare si master, ata persona që janë familjarë në momentin që janë kryefamiljarë andej familjarët e tjerë këtu mësojnë gjuhen gjermane pasi është kush kryesor.

Ka nga ata të cilët kërkojnë të jenë në seanca individuale për ta mësuar gjuhën më shpejt, për të qenë më komodë. Ka nga ata që kanë një kontratë pune në dorë dhe koha nuk u premton shumë gjatë”, tha Cauli.

Këto janë Qarqet e vendit që kanë më shumë iPhone dhe iPad/ Ja ku renditet Korça…

Në paradoks me papunësinë e lartë qarqet e Lezhës dhe Durrësit disponojnë numrin më të lartë të iphone dhe ipad në raport me popullsinë krahasuar me 10 qarqet e tjera të vendit. Të dhënat e INSTAT që burojnë nga statistikat e rajonale 2021 tregojnë se 84.5 për qind e popullsisë se qarkut Lezhë disponon iphone dhe ipad. Në të njëjtin vit Lezha u rendit si qarku me papunësinë më të lartë në vend dhe me nivelin me të lartë inaktivitetit (popullsisë në moshe pune, por që nuk është në kërkim të punës).

Vendin e tretë në renditje për numrin më të lartë telefonave të zgjuar e zë qarku i Kukësit, i cili gjithashtu ka nivelin më të lartë të varfërisë, gati sa dyfishi i mesatares kombëtare. Kukësi kishte konsumin më të ulët për frymë në krahasim me qarqet e tjera në vitin 2021, por kjo nuk i penguar banoret e tij të kenë telefona inteligjente. Gjithashtu qarku Verilindor ka rritjen më të madhe të këtyre pajisje me rreth 22% në krahasim me vitin 2019.

Popullsia e kryeqytetit renditet e katërta për deponimin e telefonave të zgjuar, ku 78.5% e popullsisë së saj ka telefona inteligjentë dhe ipad me një rritje 6% në krahasim me vitin 2019. Në të kundërt qarku i Beratit, Elbasanit dhe Dibrës kanë numrin më të ulët të telefonave inteligjente në raport me popullsisë, përkatësisht 47%, 57.4 dhe 57.8%.

Rritja pranisë së telefonave inteligjente në disa qarqe ka shkuar në raport të drejtë me emigracionin, sidomos vitet e fundit. Një valë masive emigracioni drejt Britanisë së Madhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve dhe telefonave inteligjente në këtë qark.

Qarku i Lezhës dhe i Durrësit gjithashtu kanë nivel të lartë të emigracionit, ndaj pajisja e me iphone është më së shumti për komunikim ndërmjet familjeve që jetojnë të ndara./Monitor

I grabitën 120 mijë euro/ Spartak Ngjela për Alda Klosin: “S’ka kryer vepër penale, mund të thotë paratë i gjeta në rrugë…

Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me ngjarjen e bujshme, ku pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier u arrestuan për grabitjen e rreth 530 mijë euro. Ishte ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi që denoncoi grabitjen e 120 mijë eurove. Mirëpo njëherësh kanë nisur edhe hetimet për vetë Klosin se ku i kishte marrë ato para.

Pikërisht për këtë ka folur edhe Ngjela, i cili është shprehur se Klosi është e justifikuar, pasi ajo nuk ka kryer vepër penale duke mos deklaruar paratë. Ngjela tha se Klosi mund të thotë që paratë, 120 mijë euro i ka gjetur në rrugë dhe se nuk është vepër penale.

“Ajo është e justifikuar. Nuk ka vepër penale, është vepër administrative. Ajo mund të thotë lekët i kam gjetur në rrugë. Ligji e thotë qartë, kur i gjen është e jotja. Kur i del pronari është problem. Ajo ka thënë që po mblidhja lekë për xhaxhain. Ajo mund të nxjerrë 10 dëshmitarë, që të thonë i dhashë unë 5000 mijë, i thashë unë 10 mijë. SPAK merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nëse ky është krim i organizuar atëherë çështja do shkojë në SPAK, përndryshe jo”, deklaroi Ngjela.

Nga aksident te Pallati me Shigjeta tek udhëtimet në Korçë dhe Brezovicë/ Zbulohet itinerari i lëvizjes së Havier Dobit….

Ervin Karamuço zbuloi mbrëmjen e së martës në “Opinion” në Tv Klan informacione të reja nga ngjarja e bujshme e vjedhjes së ish-shefes së kabinetit, Alda Klosi nga Havier e Rozeta Dobi. Karamuço tregon se dy efektivë të policisë kriminale kanë qenë në ndjekje të Havier Dobit dhe ishin në dijeni të itinerarit të tij.

Ervin Karamuço: Kur u tërhoqën paratë nga djali i kësaj, i pastrueses, unë i them pastruese se pastron tamam ajo, nuk është sanitare e thjeshtë, i mori iku në Brezovicë njëherë. Bleu makinat, i mori, iku në Brezovicë, u kthye, iku në Korçë, erdhi diku në Librazhd në një resort aty, u kthye prapë në Tiranë, ishte i pirë, bëri aksident. Në të gjithë këtë itinerar e ndiqnin dy policë të kriminales që janë për t’u vlerësuar se kanë bërë një punë…

Blendi Fevziu: E ka ndjekur policia?

Ervin Karamuço: Po. Kur ia dhanë itinerarin tha “mos, nuk e besoj dot”. I tha “ke bërë edhe aksident te Pallati me Shigjeta”, aty ngeli se s’e priste.

Blendi Fevziu: E ka ndjekur policia mbrapa në gjithë lëvizjen e tij?

Ervin Karamuço: Po, në të gjithë itinerarin.

Blendi Fevziu: Pra, policia i shihte shpenzimet që bënte?

Ervin Karamuço: Po, komplet. Dhe kishin hall të gjenin edhe shtëpinë, kishin problem edhe me shtëpinë./tvklan.al

Makina nuk ka aty/ Njihuni me qytetin Grek ku çdo transport bëhet me gomar…

Ishulli grek Hydra është një nga vendet që dalëngadalë po i thotë “jo” mjeteve motorike. Një traditë kjo e nisur herët, që në vitet ’50, kur u vendos me dekret shtetëror që kafshët shtëpiake si kali apo gomari të përdoreshin për mjete transporti në ishull, kjo për të ruajtur arkitekturën dhe karakterin e tij.

Meqenëse qyteti është ndërtuar mbi kodra të pjerrëta, gomarët janë e vetmja formë transporti që mund të ngjiten në shkallët e pjerrëta dhe rrugicat e ngushta deri në shtëpitë e shumë banorëve.

Komunat në mbarë botën aktualisht po kërkojnë mënyra për të reduktuar varësinë nga makinat private, apo edhe për t’i ndaluar ato plotësisht nga pjesë të caktuara të qytetit. Në përshtypjet e para, jeta në ishull pa makina mund të duket idilike.

Fakti që nuk ka makina është, në shumë mënyra, një shtytës i madh i ekonomisë së ishullit. Hydra është vetëm rreth 90 minuta me varkë nga shtrirja e ngjeshur metropolitane e Athinës, por duket një botë larg. Turistët vijnë pikërisht sepse është kaq paqësore. Hydra është gjithashtu ishull shumë më i pasur se ishujt e tjerë në arkipelagun Saronik të cilit i përket. Kjo, të paktën pjesërisht, nxitet nga fakti se të huajve u pëlqen sa e qetë është.

Duke mos lejuar asnjëherë automjete me motor, Hydra ka shmangur shumë nga sfidat me të cilat përballen ishujt e tjerë të vegjël në vend. Të imitosh Hydrën dhe të shkosh pa automjete, mund të mos jetë një opsion realist për ishujt e tjerë të një madhësie të ngjashme.

Shkoi për projekt televiziv në Amerikë/ Gazetarja shqiptare: “U dashurova atje dhe u martova brenda javës

Eva Dori, gazetarja e njohur e disa projekteve televizive, është zhvendosur prej 10 vitesh përtej oqeanit, në SHBA. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, gazetarja tregon jetën e saj në Filadelfia, momentin spontan kur vendosi të bënte një projekt televiziv i planifikuar për vetëm disa ditë, por që iu kthye në një vendim për të qëndruar. Vetëm një javë pas mbërritjes së saj, u njoh me dashurinë e jetës dhe u martua.

Eva Dori: Ilia Terpini, me të cilin unë punoja, më thotë “Eva ne do realizojmë një emision për emigrantët në Nju Jork, në Filadelfia, në Nju Xhersi dhe në Boston”. Unë do isha skenaristja dhe gazetarja dhe i them meqenëse unë kam të afërm në Filadelfia, mund të nisem para grupit të xhirimit.

Rudina Magjistari: Nuk e kishte çuar nëpër mend më herët që të lije Shqipërinë?

Eva Dori: Jo. Unë kisha emisionin tim “Shtëpia e ëndrrave”, jam nisur në Shtator dhe largohem atje, pres të vijë stafi, Ilia Terpini sëmuret dhe unë mbetem e vetme në Filadelfia dhe them po tani çfarë të bëj? “Je që je atje, merr disa intervista dhe kur të vish, t’i sjellësh këtu”. Po të bëja intervista me celular, me çfarë t’i bëja? Megjithatë, qëlloi mirë sepse aty vendosa, thashë prit, aty njoha bashkëshortin tim dhe thashë pse jo. Aty ndalova.

Rudina Magjistari: Paske pasur arsye të fortë. Paska qenë dashuri me shikim të parë më duket.

Eva Dori: Po.

E vendosur përpara pikëpyetjes nëse duhet të ndiqte dashurinë për profesionin apo zemrën, Eva zgjodhi këtë të fundit sepse ndjeu se duhet të kishte dikë në krah.

Rudina Magjistari: Për sa kohë ndodhi e gjitha kjo? Që ti shkove në Shtetet e Bashkuara, u njohe me bashkëshortin e ardhshëm ose njohe dashurinë e jetës tënde, dikë që të rrëmbeu menjëherë dhe ti vendose të qëndrosh. Për sa kohë ka ndodhur e gjitha?

Eva Dori: Le të themi që jam me fat sepse u takuam krejt rastësisht dhe më pas, djali me të cilin unë jetoj tani, pyet mamanë e tij dhe thotë, ”Evën?”,”po” dhe unë jam martuar brenda një jave.

Rudina Magjistari: Pra sapo shkove në Amerikë?

Eva Dori: Sapo shkova në Amerikë, u fejuam, u martuam, pra hodhëm bazat.

Berberi i VIP-ave: “Berishës dua t’i pres flokët, të vetmin që do le pa qethur është Veliaj…

Berberi i njohur nga Kosova, Riza Bajrami deklaroi se do kishte shumë dëshirë që të kishte klient, ish-kryeministrin Sali Berisha. Berberi i njohur nga Kosova, Riza Bajrami deklaroi se do kishte shumë dëshirë që të kishte klient, ish-kryeministrin Sali Berisha.

“I vetmi njeri që më pëlqen që t’ia pres flokët është Sali Berisha, nuk do e kisha refuzuar. Nuk kam dikë, a duhet të jetë politikan? Erion Veliajt nuk do t’ia kisha prerë flokët, të gjithë të tjerëve do u a kisha prerë”, theksoi ai.

Bajrami tha se ka klientë të cilët kanë paguar 500 euro për një qethje, por dhe më shumë.

Sipas tij, çmimet në sallon nuk janë fikse dhe se ata nuk i obligojnë klientët që të paguajnë një shumë të caktuar.

Do t’i sekuestrojnë pasurinë/ Aktori Kolonjar për Kejvinën: “Më kujton nënën time edhe ajo te gjoksi i fuste paratë

Aktori Kolonjar shume i dashur per publikun Xhevahir Zeneli njihet per batutat e tij te shumta. Sa here qe e ftojne diku ai gjithmone spikat me humorin e tij duke shkaktuar te qeshura. E njejta gje ka ndodhur kur ai u ftua dikur ne “Xing” me Ermal Mamaqin. Kejvina Kthella e cila sot eshte pjese e Big Brother Vip ju afrua aktorit te njohur me nje veshje provokuese, nje dekolte te hapur tek pjesa e gjoksit. Pamja e saj terheqese beri qe Xhevahir Zeneli te niste me batuta….

Sapo pa Kejvinën, Xhevahir Zeneli tha: “Uau. Më kujton nënën time”, duke treguar se nëna e tij i fshihte lekët në gjoks.

“Mendon ti që femrat janë si vera? Sa më e vjetër të jetë vera, aq më e mirë bëhet”, ishte pyetja e Kejvinës për aktorin ?

Nderkohe SPAK ka kërkuar këtë të martë nga GJKKO që të konfiskohet një pjesë e pasurisë së Kejvina Kthjellës. Modelja e rrjeteve sociale është vënë nën shënjestër nga drejtësia për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me Redjan Rrajën.

Pastruesja profesioniste “pastroi” edhe shtëpinë e vëllait të Alda Klosit dhe…

Alda Klosi nuk është e vetmja që ka rënë pre e grabitjes nga pastruesja Rozeta Dobi. Sipas News 24 pre e grabitjes ka rënë edhe Leonard Çiko, i vëllai i Alda Klosit, por ky i fundit ka deklaruar se pastruesja i ka vjedhur vetëm sende me vlerë. Gjithashtu 49-vjeçarja ka grabitur edhe shtetasin Altin Dine, si edhe ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili pretendon se ajo i ka marrë një unazë më dedikim: “Ervinit me dashuri!”

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi u lanë në “arrest me burg” nga gjykata nën akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove, ku pastruesja e mori kasafortën me batanije. Por në shtëpinë e tyre u gjetën 404 mijë euro dhe një shumë dollarësh.

Për diferencën prej thuajse 300 mijë eurosh nuk ka dalë asnjë pronar.