Dikur ruante lopët, sot parukier i njohur në Gjermani: “Klientët i kam VIP-a, më kanë lënë deri 500 euro bakshish…

Ardian Haziri është parukieri shqiptar në Gjermani që ka një histori suksesi shumë frymëzuese. Ai e ka nisur nga zero. Fillimisht jetonte në Kosovë, ku është detyruar të ruajë edhe lopët. Më pas emigroi në Gjermani, ku pa ditur gjuhën, u detyrua nga nevoja të punonte parukier. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ardiani tregoi të gjithë historinë e jetës.

“Në atë kohë kur kam qenë i ri në Kosovë. Jam shumë i kënaqur që në jetën time kam kaluar shumë histori, si ajo që shkoja për të ruajtur lopët, historia në luftë, ajo pas lufte dhe ndërkohë në 2004 kam ardh në Gjermani. Dy vjet i kam pasur shkollë në Gjermani. Edhe punimi frizer dhe stilist nuk kam pasur qejft të bëhem.

Por kreva dy vjet shkollë dhe gjuhën nuk e dija mirë. Unë kam pasur dëshirë të bëhem arkitekt, kam pasur pasion ndërtimet. Por nuk dija gjuhën, shkollën nuk e vazhdova. Më mori xhaxhi me zor në punë. Mirëpo, mua më pëlqen arti dhe kjo punë e tillë është”, zbuloi ndër të tjera ai.

Më tej, Ardiani u ndal te suksesi aktual si parukier në Gjermani, ku stilon personazhe të njohur si futbollistë dhe artistë.

“Jurgen Klopp është si shok, njëri i veçantë, nuk është mendjemadh, me ndjenja shumë të mira. Më ka ndihmuar shumë dhe më ndihmon. Shifra më e madhe që më ka lënë mua është Mario Götze, më ka lënë 500 euro”, shtoi ai./abcnews.al

Video:

Gjinekologu Shqiptar i prerë: “Vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka….

Gjinekologu Shkëlqim Balili ka bërë një deklaratë në një emision televiziv pak ditë më parë ku ka deklaruar se mosha optimale për të lindur fëmijë për një femër është nga 19-28 vjeç. Ai u shpreh se femrat të cilat ngelin shtatzënë në moshën 30 vjeç e mbrapa ai i quan plaka.

Sipas mjekut, ora biologjike e femrës për të lindur fëmijë mbaron para moshës 30-vjeçare dhe ka bërë thirrje që të ketë më shumë informacion nëpër media për edukimin shëndetësor të njerëzve.

Më vendosin prangat kur të dal”, ja si Big Brother ia mbylli gojën Luizit (Video)

Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë. Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.

Pas përfundimit të “shfaqjes” Luizi gjatë gjithë bisedave me banorët që i janë afruar për ta pyetur apo edhe kërkuar sqarim është treguar shumë i ngurtë dhe jo vetvetja. Madje ai në një bashkëbisedim me Tean, i kërkoi mos ta pyeste më shumë se po foli do i dilnin probleme kur të dilte jashtë. Aq sa mund të përfundonte edhe në pranga.

Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.

Fansat paralajmërojnë protestë të madhe në mbështetje të Luizit, ja ku do të mblidhen

Fansat e banorit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme në mbështetje të tij, pas polemikave të shumta për sëmundjen e këtij të fundit. Ata kanë njoftuar se ditën e nesërme, në orën 13:00 do të mblidhen para shtëpisë së famshme të Big Brother, duke brohoritur: “Luiz, Luiz”, në mnyrë që të tregojnë mbështetjen e tyre për këngëtarin shkodran.

Ndonëse ai u sulmua nga banorët e tjerë të shtëpisë pas deklaratës së sëmundjes, fansat kanë treguar mbështetje të madhe për Luizin, i cili gjatë këtyre ditëve është bërë kryefjalë e medieve.

32 vjeçari trondit familjarët, vret veten me çifte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Himarë. Policia bën me dije se në fshatin Kuç, një 32-vjeçar, me probleme të shëndetit mendor, është vetëvrarë me armë gjahu. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, shtetasi S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjendet pa shenja jete në ujë, 76-vjeçarja shqiptare në Itali (Emri)

Një 76-vjeçare me origjinë shqiptare, që banonte në Cassano delle Murge, është gjetur pasditen e djeshme, pa shenja jete, në ujërat e detit të Barit. Kjo është konfirmuar nga hetuesit pasi kanë nxjerrë trupin e gruas, pasi janë njoftuar nga kalimtarët.

Karabinierët dhe roja bregdetare kanë nxjerrë trupin e pajetë dhe me indikacione të organeve të drejtësisë po kryejnë hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, aksident apo sëmundje. Nuk përjashtohet edhe autopsia e trupit. Gruaja quhej Quela Rukje dhe jetonte me mbesën, e cila kishte raportuar humbjen e e saj në stacionin e policisë dje në mëngjes.

Shqiptari lë nam në Greqi/ Tërheq qenin zvarrë me makinë, policia i vendos prangat…

Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi dhunoi një qen. 64-vjeçari tërhoqi me zinxhir një qen, teksa po lëvizte me makinë në Patra. Sipas mediave greke, ai vetë mbante zinxhirin nga dritarja e mjetit, duke tërhequr qenin, për pasojë ky i fundit u plagos në këmbë. Kalimtarët kanë lajmëruar Policinë dhe menjëherë ka pasur mobilizim. Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë.

Qeni u mor nga një vullnetar për t’u ekzaminuar nga një veteriner dhe për t’u trajtuar për plagët e tij.

Evi Kokalari ,Grida Dumës: “Hiq duart nga xhepi se le nam, dhe mëso të ecësh me taka…

Evi Kokalari ka sulmuar në rrjetet sociale Grida Dumën. Ajo thotë se më parë mendonte se ishte Lulzim Basha që qëndronte pas sulmeve ndaj saj por në fakt ishte Grida Duma. Kokalari ka kujtuar dhe një episod kur doli krah Berishës në Foltore dhe filluan sulmet ndaj saj nga persona pranë Bashës dhe nga gazetarë ku foton e njërit prej tyre e ka publikuar edhe sot krah Dumës.

“Ky tipi, gazetar, (më duket se quhet Juxhin), që bëri një emision të tërë tek Topi për stilin ‘arrogant’ të Evi Kokalarit, ku u fokusuan gjatë tek fakti që ekspozova imoralitetin e kësaj, dhe jo tek fakti që parlamentarët tanë janë imoral në maksimum, tashti ka rënë pikërisht në prehë të Norës, ja njësoj siç ra ai Sejko, kur fillova foltoret.

Kam parë një foto të Sejkos, Desadës dhe Norës duke pirë kafe në 3 tetor 2021, një javë mbas ardhjes time në krahë të Berishës. Mbas asaj kafeje, Sejko filloi sulmet ndaj meje.Diku aty, viktimë ra dhe Elona Caslli, po nejse, këtyre dy të fundit ja fal.

Pra, ndërkohë që mendoja se ishte Lul Basha që më sulmonte, qe kjo heroina e Kelmendit.

Dmth, fenë ja paskam luajtur për të gjithë ekspozimin që i kam bërë për falcifitetit dhe imoralitet që mbartë në vete. Mirë që kapi një kockë tek Topi tashti, se seriozisht dhe atë shume e ka. E jepini këtë këshillë nga ana ime: Hiq duart nga xhepi se le nam, dhe mëso të ecësh me taka”-shkruan Kokalari.

Pas pakos të madhe…/Rama jep lajmin e mirë: “Do të japim një tjetër bonus për pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak më parë se në muajin prill, do të ketë një tjetër bonus për pensionistët. Sipas tij kjo do të realizohet pas marrjes së këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë. Rama bën të ditur gjithashtu se këto ditë ka nisur shpërndarja e bonusit nga “Pakoja e Madhe” për këtë kategori.

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur                                                                                                         *Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkruan Rama.

13-Janar 1947, lindi ikona e teatrit dhe kinemasë ,Roland Trebicka,e kujtojmë me respekt

Aktori i njohur ,Roland Trebicka ikona e teatrit dhe kinemasë shqiptare do të festonte sot 75-vjetorin e lindjes. Por sëmundja e rëndë i mori jetën 10 vite më parë. Aktori i njohur si “Jovan Bregu”, për shkak të rolit të tij në komedinë “Pallati 176”, vijon të mbetet në kujtesën e artdashësve si interpretimi që e bëri të njohur ndersa vuante vitet e fundi të jetës nga tumori në mushkëri, sëmundje prej së cilës ishte kuruar edhe jashte vendit, por pavarësisht mjekimeve nuk ia doli dot.

Roland Trebicka lindi në Korçë më 13 Janar 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ndoshta, që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua që në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”.

Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Në jetën e tij artistike, kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”.

Por rolet e aktorit Roland Trebicka në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori”, “Revizori” te “Një burrë me trandafil”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Darka e të marrëve”, “Jashtë bie borë”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berberi i Seviljes”, Vinsenti “Të gjithë me huqe”, “Një tablo absurde”, “Endrra e Ismail Qemalit” etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, Kajro.

Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nesti). Për kontributin e tij në skenë, ai është nderuar me titujt “Artist i merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe së fundmi bashkia Korçë i akordoi titullin “Nderi i qytetit”.

I paharruar kujtimi i tij.

Plane për fundjavën? Ja çfarë pritet të ndodhë me motin …

Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira hera -herës deri të dendura. Dita e diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Rrahu gruan, vihet në pranga 41-vjeçari Kolonjar…

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 41-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rehovë, Kolonjë, ndërsa i arrestuari është shtetasi me iniciale, E.Q. Ndaj viktimës është lëshuar urdhër mbrojtje e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 41 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Kejvina i tha se mashtroi një popull të tërë/ Reagon Luizi: “Nuk jam Lul Basha…

Mbrëmjen e djeshme ka pasur një debat mes Tea Trifonit dhe Luiz Ejllit, ku e pranishme ishte edhe Kejvina Kthjella. Kjo e fundit, në një moment i kujtoi prime-n e kaluar dhe i tha se “çfarë e thua sot, nuk e thua nesër”. Gjithashtu modelja i tha këngëtarit se “jo çdo gjë sillet rreth tij dhe se është bërë i bezdisshëm edhe jashtë”.

Pjese nga biseda:

Kejvina: Ti e kuptuam se pse nuk acarohesh, e kuptuam arsyen, se ça thua tani nuk e thua më nesër

Luizi: Nuk jam Lul Basha, ça thua sot nuk e thua nesër

Kejvina: Është e vërtetë. Ti ta ndryshon muhabetin në sekondë, bën lojëra fjalësh

Luizi: Ça ndryshova?

Kejvina: Dorëzohu zemra ime, domethënë në sensin se ta kemi kuptuar tipin

Luizi: Si ma ke kuptuar?

Kejvina: Tani thua është e bardhë pastaj thua e zezë

Luizi: Kur e thashë?

Kejvina: Tani dole aty, doje me mashtruar…

Luizi: U ktheve aty

Kejvina: Po kthehem pra

Luizi: Aty më rri, kaq desha, aty do më bini mua

Kejvina: Është fakt, është një gjë e qartë. E kam te mashtrimi, jo të gjejë që the. Mashtrove, mashtrove një popull të tërë

Luizi: Po. Ça do bëni pas të shtunës nëse rri këtu?

Kejvina: Ça pretendon? Kur mashtron, a mendon se të merr njeri seriozisht?

Luizi: Fiks, po pas të shtunës ça do bëni nëse jam këtu?

Kejvina: Do vazhdosh të mashtrosh

Luizi: Puna ime

Kejvina: Ne do rrimë këtu të bëjmë lojën tonë. Ça mendon se çdo gjë është rreth teje

Luizi: Në këtë shtëpi do ta sjellin të gjithë rreth meje

Kejvina: 100 për qind je bërë i bezdisshëm edhe jashtë

Luizi: Nëse të shtunën vazhdoj e rri,

Kejvina: Je bërë si zilja e mëngjesit

Luizi: Ama ju çoj zgupthi

Kejvina: As nuk e depiloj fare për ty, as për asnjërin këtu, se e kam 12

Video:

“E vërteta të plagos dhe të fut në burg”/ Dalina Buzi rendit arsyet pse Luizi duhet të qëndrojë në BBV2

Dalina Buzi, e cila ka qenë disa herë si opinioniste në “BBV1”, ka komentuar situatën e fundit me Luizin. Jo vetëm kaq, por Dalina Buzi ka folur edhe për qëndrimin e Kiarës ndaj tij dhe nuk ka lënë pas as lojën, sipas saj “boring dhe dramatike”, të banorëve të tjerë.

Teksa renditi disa arsye pse duhet të qëndrojë Luizi në shtëpi, ajo u shpreh se këngëtari është lojtar i fortë, bën lojë të mirë në shtëpi, nuk krijoj debate të kota dhe ka sens humori. Sa i përket situatës me sëmundjen e tij, Dalina u shpreh se në pjesën e parë të Prime-it u menaxhua mirë nga Arbana dhe produksioni, ndërsa nuk ishte dakord me dërgimin e Luizit në spital dhe “analizat” disa-minutëshe që bëri.

Në lidhje me “fiksimin” e tij me Kiarën, Buzi u shpreh se ndjenjat e tij janë të vërteta si gaforre që është në horoskop, ndërsa shtoi se nuk ishte dakord me ekzagjerimin e moderatores në reagimin e saj. Sipas Dalinës, Luizi duhet të qëndrojë në shtëpi që tani ta shikojmë të luajë i vetëm.

Ajo nuk la pa komentuar banorët e tjerë si Amosin, për të cilin tha se flet me Oltën dhe e “fryn” për të thënë gjërat që nuk i thotë dot. Ajo shtoi se Armaldo “e mban mirë me të gjithë”, ndërsa Kristi bëhet “boring.” Si përfundim, sipas Dalina Buzit, Luizi duhet të qëndrojë sepse banorët e tjerë do të ishin të mërzitshëm pa të./ VipMagazine