Pas një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku Stresi dhe Xhuli kanë qenë të lidhur bashkë me pranga, në një moment Stresi e ka humbur durimin dhe ka hequr prangat, ku është shprehur se dëshiron të largohet nga shtëpia dhe ka filluar me përgatitjen e valixheve. “E kam me veten, kam probleme me veten, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më.
E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, tha Stresi.
Në Prime-n e mbrëmshëm të “Big Brother Vip Kosova” ka pasur debate të shumta mes banorëve, ku më i ashpri ka qenë përplasja mes Vivien dhe Stresit.
Debati mes tyre ka filluar për një takim të para shumë vitesh mes tyre, ose më saktë deklarata:
“E kam futur në shtëpi para 10 vjetëve.”
Kjo deklaratë “shqetësoi” Vivin se mund të nënkuptohej sikur ajo dhe Stresi kanë pasur diçka para 10 vjetëve.