Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës, Real Madrid dorezohet pa kushte…

Barcelona e ka kthyer tashme ne nje festival golash finalen ndaj Real Madrid ne Arabine Saudite. Katalanasit kane shenuar 3 gola dhe duket se zbaviten teksa Gavi-Pedri-Lewandowski kane shkelqyer…Keshtu Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës pasi mundi në “King Fahd International Stadium” (Riyad) ekipin e Real Madrid me shifrat 1-3. Një goditje e bukur me të majtën e Gavit i jep avantazhin katalanasve, të cilët mundën të festonin pas gjysmë ore loje.

Po Gavi jep një pasim për Leëandoëskin në minutën e 45-të, me polakun që e ka të thjeshtë të realizojë golin e dytë.

Me epësinë e dyfishtë, ekipi i Xavit e pati edhe më të lehtë në pjesën e dytë, ku mbylli llogaritë e takimit një herë e mirë 20 minuta para fundit me Pedrin.

Asgjë për të thënë për Los Blancos në këtë takim, paraqitje tejet zhgënjyese, vetë një gol në fund nga Benzema dhe tanimë fokusi për djemtë e Ancelotit do jetë në kampionat dhe Champions League.

Kam pasur frikën se…”/ Aktori Ledio Lako: Ja pse nuk jam martuar…

Aktori Ledio Lako tregohet gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Dola te Ola”, ai ka rrëfyer një prej arsyeve se pse nuk është martuar.Gjatë emisionit, Lako mori një videomesazh nga miku i tij, aktori Gazment Paja, i cili krahas vlerësimit për të, i uroi të gjente një nuse.

Në lidhje me këtë, Lako u shpreh se nuk ka dashur asnjëherë të përflitej për jetën e tij private, teksa shtoi se në fillimet e veta, nuk ka vendosur të martohet pa siguruar një bazë të sigurt ekonomike.

“Kam dashur t’i jap femrës një siguri ekonomike. Kam filluar nga zero dhe kam patur edhe frikën se mund të mbetem pa punë, sikur do të më shkatërrohej familja”, tha ai, duke shtuar që nuk ka patur guxim te kjo pjesë edhe pse në jetën e tij është shumë i guximshëm.

Më tej Ledio tha se tashmë është i sigurt ekonomikisht dhe me humor tha se mund ta quajë veten të pasur.

Panik në Tiranë, njerëzit dalin në rrugë pas tërmetit të fuqishëm

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit që u regjistruan sot në mbrëmje në Shqipëri, kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Në Tiranë qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre të frikësuar. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë marrë makinat dhe disa prej tyre janë drejtuar tek sheshi “Nënë Tereza”.

Kjo pasi sheshi “Nënë Tereza” është një zonë e sigurt për shkak se nuk ka ndërtesa të larta rreth e përqark.

Tërmeti i fuqishëm, reagon Ministri i Mbrojtjes…

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar pas lëkundjeve të tërmetit. Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

Kejvina fantazon me banorët për Luizin: “E ka në natyrë…del i martuar…

Kejvina thotë se Luizi e ka në natyrë manipulimin dhe gënjeshtrën. Në një bisedë me Amosin ajo tha se Luizi mund të jetë dhe i martuar.

Amos: Ai gënjeu një Shqipëri të tërë!

Kejvina: Unë mendoj që ai është i lindur kështu! Mos u habisni po u doli martuar, mbajeni mend!

Amosi: Dhe me 3 kalamaj…

E fundit /Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë….

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë vetëm pak çaste më parë në Tiranë, ndërsa raportohet se ka pasur lëkundje edhe në qytetin e Lezhës. Sipas Emsc magnituda llogaritet të ketë qenë 5.2 ballë, ndërsa është shoqëruar edhe nga pas lëkundje të tjera. Sakaq, bëhet me dije se epiqendra e tërmetit ndodhet 19 kilometra në veri-lindje të Krujës, ndërsa mësohet se lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Lezhë, Laç dhe Durrës.

Ende nuk dihet nëse ka dëme.

Ai copë injoranti, hipokriti”/ Kejvina shpërthen në lot ndaj Luizit: “Duhet t’i kërkojë falje familjes time

Kejvina dhe Luizi janë përplasur në një debat të fortë në spektaklim e djeshëm, pas një komenti nga ky i fundit. Kejvines duket se nuk i ka dalë inati me Luizin, pasi edhe sot në bisedë me Armaldon në kuzhinë, modelja tha se këngëtari duket t’i kërkojë falje familjes së saj. Ajo ka “shpërthyer” në lot, teksa ka ofenduar Luizin duke e quajtur “një cop injoranti” dhe “hipokrit”.

“Ai do i kërkoj falje babait tim, që më ka rritur mua me sakrificë dhe të arrij një copë injoranti të më flasë mua ashtu dhe të më dëgjoj babai im nuk ia lejoj. Do i kërkoj falje familjes time, mua jo. Ai mbase ska rrespekt për njerzit e tij, ama unë po. Hipokrit! Nuk e mendoja kurrë që pas syve jeshil dhe asaj buzëqeshje, fshihet një njeri me errësirë” tha Kejvina.

Regjisori shpërthen ndaj Big Brother: Tmerr! Rrugaçëria dhe alabakëria kanë pushtuar televizionet !

Regjisori Hervin Çuli ka komentuar sërish për spektaklin Big Brother Vip. Çuli shkruan se nuk e kishte imagjinuar se një ditë rrugaçëria dhe alabakëria do të pushtonin televizionet dhe do të poshtëronin një popull të tërë. “Tmerr!!! Kurre nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaceria, alabakeria, malavita, do te pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë!

Nuk e di se si ndjehen njerezit e mendjes,intelektualët,njerezit e artit dhe kultures, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?!

Nuk e di se si ndjehen kur shohin te heshtur te përdhunohet kaq barbarisht cdo vlere qytetare e ndërtuar nga historia e këtij vendi?!

Te paktën, sinqerisht, shpresoj mos ketë vrasje pasi te mbarojë kjo neveri e turpshme me emrin BB! “Fali o zot se s’dinë çka bajnë”!”, shkruan Çuli.

Regjisori shpërthen ndaj Big Brother: Tmerr! Rrugaçëria dhe alabakëria kanë pushtuar televizionet !

Regjisori Hervin Çuli ka komentuar sërish për spektaklin Big Brother Vip. Çuli shkruan se nuk e kishte imagjinuar se një ditë rrugaçëria dhe alabakëria do të pushtonin televizionet dhe do të poshtëronin një popull të tërë. “Tmerr!!! Kurre nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaceria, alabakeria, malavita, do te pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë!

Nuk e di se si ndjehen njerezit e mendjes,intelektualët,njerezit e artit dhe kultures, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?!

Nuk e di se si ndjehen kur shohin te heshtur te përdhunohet kaq barbarisht cdo vlere qytetare e ndërtuar nga historia e këtij vendi?!

Te paktën, sinqerisht, shpresoj mos ketë vrasje pasi te mbarojë kjo neveri e turpshme me emrin BB! “Fali o zot se s’dinë çka bajnë”!”, shkruan Çuli.

Faleminderit Korça, ishte nder’ /Zguro e mbyll me Skënderbeun…

Vangjel Zguro i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Skënderbeut. Ka qenë vetë mbrojtësi i cili ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se mbyllte këtu kapitullin e karrierës së tij te skuadra korçare ku mbante shiritin e kapitenit. “Faleminderit Korça, ishte nder dhe kënaqësi për mua të isha lojtari juaj dhe kapiteni i ekipit. Respekt të veçantë lojtarëve që ndamë fushën së bashku.

Ju uroj vetëm suksese në vazhdim atyre dhe ekipit:”, shkruante mbrojtësi i cili tashmë bëhet gati për një aventurë të re.

E rëndë në Greqi/ 22-vjeçari shqiptar trondit familjarë, e gjejnë të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një qendër rehabilitimi në Larisa, Greqi. Në këtë institucion është gjetur pa shenja jete një 22-vjeçar shqiptar. I riu nga Shqipëria u paralizua pasi u zhyt në det dhe prej korrikut të 2022 u shtrua në spital pas operacioneve, ndërsa nga viti i kaluar e deri mbrëmë në orën 10, kur ndërroi dhe jetë, ka qenë i shtruar në qendrën e rehabilitimit ku dhe vdiq.

Sipas dëshmitarëve të shtëpisë, 22-vjeçari shqiptar u plagos rëndë teksa po zhytej në det në korrik të vitit 2020, si pasojë e të cilit mbeti i paralizuar në të gjithë trupin, pavarësisht operacioneve që iu nënshtrua në një spital të Selanikut. Që nga marsi i vitit 2022, ai ishte në një qendër rehabilitimi në Larisa, por dje në mbrëmje u gjet pa ndjenja nga stafi infermieror i klinikës dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.

Sipas informacioneve të gazetës Eleftheria, familjarët e të riut fatkeq, pa ngarkuar përgjegjësinë për vdekjen e të dashurit të tyre, kanë kërkuar që të informohen për shkaqet e vdekjes dhe në këtë kuadër, Policia e Policisë ka urdhëruar hetimin mjeko-ligjor. Pritet të kryhet nesër të hënën.

Drogë, seks e vrasës me pagesë/ Ja arsyet pse aplikacioni i telegramit po ‘çmend’ njerëzit

Duke qenë se Dark Web është ekspozuar jo pak herë nga autoritetet, organizatat kriminale nuk janë ndalur së kërkuari mënyra të reja për të arritur tek njerëzit. Telegram është aplikacioni që po përdoret masivisht së fundmi. Kjo e gjitha për arsye se ruan privatësinë, ndryshe nga rrjetet e tjera sociale të komunikimit.Hacker-at panë parajsën në këtë aplikacion komunikimi pasi aty krijonin grupe për të ofruar gjërat e paligjshme, si para të falsifikuara, karta krediti, të dhëna persona dhe drogë.

Nuk mungojnë as ofrimet e shërbimeve seksuale. Kreu i laboratorit kërkimor të Amerikës Latine ESET, Camilo Gutierrez Amaya shprehet se vetëm duke u bërë pjesë e grupeve mjafton të kesh akses në këto shërbime të jashtëligjshme që ofrohen.

Unë hyra vetëm një herë në një nga këto grupe, pashë që kishte njerëz që ofronin shërbime seksuale dhe kjo më dukej e çuditshme dhe u largova.

Tregu i ri ilegal ka bërë që aplikacioni të ketë tashmë mbi 500 milionë përdorues. Kriminelët po përdorin mbrojtjen themelore të privatësisë në Telegram si dhe përdorimin e rrjetit privat virtual (VPN) dhe mjeteve të tjera për të shmangur kapjen e tyre, gjë e cila ndërlikon gjurmimin e atyre që përdorin Telegram për qëllime keqdashëse, tregon María Sol González, një eksperte në shkencat kompjuterike. Ajo shton se edhe nëse pajisjet do të sekuestroheshin, nuk ka gjasa që të kishte prova të mjaftueshme ose të forta në pajisje për shkak të aftësisë për të vendosur që mesazhet të zhduken pas një kohe të caktuar.

Megjithatë problemi nuk janë platformat si Telegrami, por njerëzit që i përdorin për qëllime keqdashëse. Hetuesit shprehen se, Telegrami nuk është i panjohur për problemin dhe ka disa fjalë kyçe që nuk mund të gjenden në grupet që krijohen, por mënyra se si komuniteti kriminal e shmang këtë është duke formuar fjalë të reja në mënyrë që produktet dhe shërbimet të mbeten në kërkim. Përveç kësaj, Telegrami lejon përdoruesit e tij të raportojnë listat ose grupet ku kryhen veprime të paligjshme dhe i bllokon ato pas verifikimit. Edhe pse ky aplikacion është mjaft i sigurt, ai nuk mund t’i shpëtojë hakerimit ndaj serverëve të tij.

Motra e Olta Gixharit ,Luizit: “Edhe sikur ai të masturbohet në mes të shtëpisë, opionioni sërish do ta mbështesë

Edhe motra e Olta Gixharit e cila është përfolur gjatë pasi kanë qarkulluar fjalë se nuk flet me motrën e saj, ka thënë diçka në lidhje me “Big Brother Vip” së fundmi. Gerta Gixhari në një postim të gjatë në Instagram dha opinionin e saj edhe për çështjen “Luiz” ndërsa për motrën e saj asgjë në veçanti.

“Edhe sikur Luizi të masturbohet në mes të shtëpisë, opionioni sërish do ta mbështesë dhe nëse djemtë dhe vajzat pyesin prindërit e tyre se pse e bëri këtë veprim, ata do u thonë: “Sepse është çun dhe çunave u lejohet” dhe përveç kësaj, na bën për të qeshur.
O ma, o ba, por ai mashtroi shumë rëndë dhe përgjigjja do të ishte: “E bëri në emër të lojës, apo sepse donte të fitonte Kiarën”…sepse me anë të mashtrimit mund t’i fitojmë ca gjëra në jetë”, shkroi Gerta.

“Dhe jeta vazhdon dhe ne jemi brezi që lejojmë historinë të përsëritet, që lartësojmë figura, afeksionohemi pas tyre dhe nuk pranojmë dot anti-vlerën e tij, vetëm e vetëm që të mos zhgënjehemi nga vetja, se kemi pëlqyer dikë që e kemi besuar (parë) si më të mirin, duke mbrojtur kështu me kokëfortësi egoizmin dhe unin tonë. Duke mos pranuar që kemi gabuar në zgjedhje. Përfundimisht, me kokën lart, se nuk duam veten tonë. Po kështu afeksionesh kemi krijuar ndër breza me të gjitha figurat politike”.

“Tani mendoj se e kam gjetur përgjigjen e duhur të (pyetjes) së Monikës se “Çfarë është “Big Brother” në vetvete?”.
Në fakt, “Big Brother” nuk tregon askënd që luan aty brenda, të cilët të gjithë janë më kushte jashtë realitetit, ku bota e tyre është ushqimi dhe “më the e të thashë” me njëri-tjetrin.

Le të themi, si në periudhën para mesjetës, ku njeriu, vizionin e tij e kishte po kaq të cunguar dhe ndaj mendoj se askush nuk duhet të gjuhet me gurë për lojën e tij, pasi të gjithë ne jashtë, nuk do të dinim si të reagonim në vend të tyre. Por, “Big Brother” vë në provë e në lojë një popull të tërë, i cili ka rastin të tregojë se sa qytetari ka, se si e edukon të ardhmen, si i tregon vlerat e tij më e rëndësishmja, cila është udhëheqja që do.

Në fund ajo shtoi se nuk mban anën e askujt: “Nuk kam asnjë koment për lojën e banorëve, por për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Juve, mbështetësve të Luizit që do të vërshoni nga mesazhet, ju them që nuk jam për të mbrojtur një palë, apo gjykuar një palë, por jam thjesht e indinjuar për të ardhmen e vendit tim.“Big Brother” jemi ne jashtë, jo ata atje brenda.”

Kryenin grabitje/ Policia ndjekje si nëper filma ,nxjerr helikopteret ndaj 3 Shqiptarëve

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia belge në zonën e quajtur Kortenbergsesteenweg. Ata akuzohen se janë autorët e një sërë grabitjesh të ndodhura në këtë zonë. Mësohet se policia ka qenë në ndjekje të tre personave. Në momentin që këta të fundit kanë kuptuar se po ndiqeshin nga policia, kanë tentuar të arratisen.

Gjatë tentativës për t’u larguar kanë përplasur makinën e tyre dhe më pas janë arrestuar nga policia. Por njëri prej shqiptarëve ka arritur të arratiset.

Sipas mediave të huaja, policia belge ka përdorur helikopteër për të ndjekur shqiptarët. Në momentin që u kontrollua makina në të cilën ndodheshin, u gjetën disa prej sendeve të vjedhura nga të arrestuarit.

Kejvina shpreh dëshirën: “Mezi po pres të kem një bebe, por s’ka meshkuj…

Modelja Kejvina Kthella ka shprehur dëshirën për të qenë një mami së shpejti por problemi, sipas saj, është te gjetja e një burri që ia vlen ta ketë në krahë. Teksa bisedonte me vajzat në dhomën e gjumit, Kejvina tha se ndonjëherë mendon që thjesht të bëjë një fëmijë me një person dhe ta rrisë e vetme, nëse nuk gjen një person që e dashuron dhe që i përmbush kriteret që ajo kërkon për bashkëshortin e ardhshëm.

Problemi është të gjetja e mashkulli ideal”. Të ndryshon fëmija, kurioze jam a do më ndryshojë mua. Unë vdes për fëmijët i dua shumë.

E di e di që do jem super mami do jem nga këto “mos e prek mos e puth”. Vetëm se mezi pres të kem bebe ju betohem. Duhet me gjet partnerin tamam se meshkuj ka plot por…s’ka profesionistë fiks, meshkuj ka por s’ka profesionistë. Ndonjëherë kur mendoj si ka ardhur jeta kur dëgjoj them ta bëj një fëmijë me njërin e ta rris”, tha modelja kejvina Kthjella.