24 orët kritike për Shqipërinë, ja qarqet që rrezikojnë të përmbyten…

Shqipëria ndodhet prej disa orësh nën “pushtetin” e motit të keq. Sipas Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke filluar prej pasdites të 17 janarit pritet të ketë reshje të shiut me intensitet të lartë. Ato do të jenë më të përqendruara në veri të vendit.

Këto fenomene pritet të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Në zonën e Alpeve parashikohen reshje tepër të dendura dëbore në formën e stuhive të dëborës. Ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët.

Bazuar në këto parashikime, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon nga autoritetet vendore rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim: hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Temperaturat do të variojnë, nga 11 / 16 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 10 / 15 °C; në vendet malore: 5 / 10 °C. Sa i përket, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore e fortë.

Më janë vënë kundër/ Kejvina shpërthen në lot: “Nuk i intereson njeriu si jam unë?

Gjatë disa debateve mes banorëve, të cilat vazhdojnë që nga ‘Prime-i’ i fundit, më kryesorët janë Luizi, Kejvina dhe Kiara, ku këto të fundit kanë ‘shpërthyer’ në lot. Pas Kirës, e cila u prek nga situata ku ndodhej për shkak të Kejvinës edhe kjo e fundit ka nisur të flasë me tone të larta nëpër shtëpi dhe ka nisur të qajë duke u shprehur:

Nuk më intereson… se si jam unë a i intereson njeriu ndonjëherë…. Që pas ‘Prime’-t ku ndodhi e gjithë kjo situatë shumica e banorëve i janë vënë kundër. ku njëra prej tyre është edhe Kejvina.

Gjatë gjithë këtyre ditëve ironitë dhe debatet kanë vazhduar, por së fundmi në lidhje me këtë situatë është prekur edhe Kiara ku pak minuta duke qarë dhe ka shprehur disa fjale për Kejvinën.

Pamje të trishta, bie çatia e Kishës së vitit 1722 në Voskopojë…

Voskopoja njihet për 22 kishat e vjetra, ku vetëm 8 janë sot funksionale. Emisioni “Stop” pa nga afër Kishën e Kryeengjëjve, Shën Mihailit dhe Gabrielit, që daton, prej vitit 1722. Prej një viti, çatia e kësaj kishe është dëmtuar dhe ka rënë. Për këtë problematike gazetarja e “Stop” iu drejtua Drejtorisë e Kulturës Kombëtare Korçë dhe biseduam me drejtorin Gjergji Koki. Ai thotë, se projekti është miratuar, por është në fazë prokurimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Absolutisht po, që jemi në dijeni. Është referuar dhe nga ana jonë përsa i përket problematikës. Është listuar tek objektet e listës së riskut, të cilat janë objekte, që kanë nevoja prioritare për të ndërhyrë dhe së bashku me tre objekte të tjera në Voskopojë dhe në Vithkuq. Pra është një paketë ndërhyrjeje, e cila parashikon gjithë restaurimin e kishës, zëvendësimin e gjithë elementëve të dëmtuar. Edhe pjesën e ndriçimit monumental të kishës, madje mund t’ju nisim edhe projektin edhe të hartuar nga ana jonë, të cilat zgjidhin të gjitha këto problematika.

Në dijeninë time, është në fazë prokurimi, sepse prokurimi është bërë nga një ent tjetër, është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nëpërmjet Bezh-it dhe shumë shpejt, besoj është ende në fazën e prokurimit sipas legjislacionit shqiptar. Besoj, që brenda muajit mars mund të nisi procesi i restaurimit të këtyre objekteve, të cilat i përkasin dhe rrugëve të besimit. Miratimi i projektit është realizuar, mos gaboj tani, nuk jam i qartë, në muajin Prill është miratuar projekti i restaurimit të kishës së Shën Mikailit.

Pra, është përditësuar projekti, sepse ka qenë i miratuar para dy vitesh si projekt. Për shkak se është një objekt shumë i madh, pra është një objekt i cili nuk kërkon, pra ndërhyrja mund të vinte vetëm nëpërmjet mirëmbajtjes, sepse gjithë çatia ka probleme në objekt dhe është parë nga ana jonë, që vetëm restaurimi kapital i ndërtesës, mund të zgjidhte përfundimisht pjesën e problematikës së lagështirës”, deklaroi Koki.

Video:

Thirrja e Berishës për protestë/ Meta: “Nuk ka arsye të konsultohet me ne për çdo lëvizje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për thirrjen e bërë ditën e sotme nga ish kryeministri Sali Berisha për protestën e radhës kundër qeverisë. Ai u shpreh në Vizion Plus se protestat dhe zgjedhjet shkojnë në harmoni me njëra tjetrën ndërsa shtoi se PD nuk ka nevojë të konsultohet me PL për çdo protestë kundër qeverisë.

“Protestat dhe zgjedhjet shkojnë në harmoni me njëra tjetrën. Nuk ka asnjë arsye të konsultohet me ne për çdo protestë ndaj qeverisë. Opozita nuk ka bërë ndonjëherë thirrje për dhunë. Është qeveria që dhunon çdo ditë qytetarët shqiptarë. Është ajo përgjegjësja e gjithë kësaj dhune që shohin qytetarët e Shqipërisë”, tha Meta.

Ai komentoi largimin e Agron Çelës drejt Partisë Socialiste duke e cilësuar atë vetëm një numër më pak që nuk ndikon në garën për Shkodrën.

“Nuk kam pasur asnjë komunikim. Kemi qenë para tre javësh në Shkodër. Kemi kaluar shumë mirë. Disa ditë para se dilte ky lajmi ka qenë në mbledhjen e kryesisë, kemi kaluar jashtëzakonisht mirë. Kemi humbur vetëm një numër. Nuk kam asnjë shqetësim. Ai ka bërë një zgjedhje të tij, është e drejta e tij”, u shpreh ai.

Kiara shpërthen në lot: “Shoh një njeri që çohet dhe gjuan me shpullë, mund të ma bëjë edhe mua…

Situatat e tensionuara me sa duket nuk kanë mbarim në shtëpinë e BBV. Së fundmi Kiara ka shpërthyer në lot. Moderatorja ka mbështetur Luizin duke dalë kundër dhunës fizike dhe psikologjike që banorët po përdorin ndaj tij. Moderatorja ka theksuar se nuk e përkrah Luizin për ato që ka thënë, por po ashtu nuk mbështet as dhunën ndaj tij.

“Nëse ka një njeri që i thotë gjërat e drejta ashtu siç janë ajo jam unë. Nuk kam mbrojtur Luizin në këtë rast se po japin mesazhe të gabuara për mua, nuk jam kundër vajzave. Nëse shoh një njeri që çohet dhe gjuan me shpullë, mund të ma bëjë edhe mua. Ndaj nuk dua të kem të bëj fare me Kejvinën pavarësisht se kam shumë gjëra për t’i thënë.

Nuk dua se më ndyhet imazhi. Çohet Amosi dhe thotë se ajo reagoi mirë. Po si mund ta pranosh dhunën, si mund t’i pranosh shpullat. Kjo është më e tmerrshmja. Nuk i flas dot se kam frikë. Nuk dua të lë skena televizive. Më shantazhon.”Ti çfarë ke me Kristin? E ke qejf?”- më tha.”

Dëborë dhe përmbytje në Shqipëri/ Ja paralajmërimi i fortë nga sinoptikani i njohur grek…

Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou që ndjek me vëmendje dhe interes të madh edhe zhvillimet e fenomeneve të motit në Ballkan e sidomos në Shqipëri, njofton se prej ditës së martë e deri të shtunën që vjen ka rrezik për përmbytje të mëdha në zonën e Shkodrës për shkak të reshjeve të dendura e të vazhdueshme të shiut.

Vala e motit të keq që vjen nga Europa qëndrore do të sjellë ,sipas tij ,fenomene thuajse të tejskajshme, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi dhe më pas në zonat në veri të vendit. Madje midis Shkodrës dhe Kukësit parashikohen reshje të shumta bore .

“Priten në pjesën perëndimore të gadishullit ballkanik ,në Mal të Zi ,por kryesisht në pjesën veriore të Shqipërisë të kemi veçanërisht reshje të dëndura shiu, të cilat do të vazhdojnë gjithë javën deri të shtunën dhe nuk përjashtohet të shkaktojnë probleme të mëdha nëse do të dalin të vërteta parashikimet sinoptike. Gjithashtu në zonat malore në veri të Shqipërisë do të ketë reshje bore që do të zbresin nga lartësia prej 1700m deri në zonat me lartësi 1000m nga e enjtja dhe flasim për reshje bore shumë të dendura.”- tha Sakis Arnautoglou sinoptikan i ERT

Sipas Arnaoutoglou në shumë vende trashësia e borës mund të kalojë edhe mbi 1m. Vala e motit të keq do të prekë prej së mërkurës edhe zonat kufitare të Shqipërisë me Greqinë pranë Janinës ku parashikohet të ketë edhe aty reshje të dendura shiu që mund të shkaktojnë përmbytje.

Ermal Mamaqi i ulet në gjunjë nënës dhe i puth këmbët, aktori: “Po i tregoj djalit sa të dojë mamin e tij (Video)

Aktori Ermal Mamaqi ka ndarë një moment emocionuese me nënën e tij. Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një video ku shihet teksa ulet në gjunjë dhe i puth këmbët nënës së tij. Teksa i bën thirrje miqve të tij që mos kenë turp të bëjnë këto skena, Ermali thotë se me këtë veprim ai i tregoi djalit sa të dojë mamin e tij.

“Mos kini frikë të bëni këto skena në familje miq… Nuk po i tregoj mamit tim sa e dua. Po i tregoj djalit tim sa të dojë mamin e tij”, shkruan Ermali krah videos.

Lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve, pezullohen dy shefat e komisariatit Devoll (Emrat)

Dy drejtues policie të komisariatit të Devollit janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se janë pezulluar shefi i komisariatit, Besmir Palamani dhe shefi i rendit Admir Belishta. Dyshohet se ata kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyeje dhe shitjen e lëndës drusore. Ata kanë qenë në përgjim përreth 3 muaj nga ana e Prokurorisë së Korçës.

Njoftimi i AMP:

Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë, në kuadër të proçedimit penal nr. 724 të vitit 2022, ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësve të strukturës së Komisariatit të Policisë Devoll, si më poshtë vijon;

Kryekomisar B. P., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Devoll, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

– Komisar A. B., me detyrë Shef i Seksionit për Rendin në Komisariatin e Policisë Devoll, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se punonjësit e mësipërm kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm, duke shmangur shtetasit T.D, A.B dhe N.H. nga përgjegjësia administrative e penale dhe duke dëmtuar interesat e shtetit për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Pse po ikin?! Të rinjtë shqiptarë kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëta në Europë

Ikja e të rinjve është kthyer në një problem vërtet shqetësues për vendin, duke ndikuar tregun e punës, konsumin dhe në afatin më të gjatë duke rrezikuar produktivitetin, mirëqenien ekonomike dhe sistemin e pensioneve. Të dhënat e Eurostat hedhin dritë mbi një nga arsyet e kësaj ikjeje: të ardhurat e ulëta. Sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, të rinjtë shqiptarë të grupmoshës 16-24 vjeç kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëta, jo vetëm në Europë, por edhe në raport me shtetet e tjera të rajonit.

Eurostat ka publikuar treguesin e të ardhurave mediane të disponueshme që mat të ardhurat totale të një familjeje, pas taksave dhe zbritjeve të tjera, që janë në dispozicion për shpenzim ose kursim, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes (të konvertuar në të rritur). Treguesi shprehet sipas standardeve të fuqisë blerëse për banor (PPS) dhe është i detajuar krahas totalit edhe sipas grupmoshave.

Për grupmoshën shqiptare 16-34 vjeç, të ardhurat mediane janë 4,226 PPS, nga 16,385, që është mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën grupmoshë, ose sa rreth 26% e mesatares europiane. Të konvertuara në monedhën kombëtare, sipas Eurostat, shifra e të ardhurave mediane vjetore për banor është 299 mijë lekë. (mediana nënkupton që gjysma e popullsisë ka të ardhura të disponueshme më të ulëta se 299 mijë lekë dhe gjysma më shumë). Ndërsa të ardhurat mesatare janë 346 mijë lekë, po sipas Eurostat.

Të rinjtë në rajon kanë më shumë të ardhura të disponueshme. Për Maqedoninë e Veriut, treguesi është 5,421 PPS, ose 28% më e lartë sesa në Shqipëri.

Në Serbi, të ardhurat e të rinjve të krahasueshme sipas fuqisë blerëse janë 6,410, ose 52% më të larta sesa të të rinjve shqiptarë.

Në Mal të Zi, treguesi është 6,050 PPS, ose 43% më i lartë sesa grupmosha 16-24 vjeç në Shqipëri.
Të dhënat e Eurostat për rajonin janë për vitin 2020, ndërsa mungojnë shifrat për Kosovën.

Sipas Eurostat, të ardhurat ekuivalente të disponueshme llogariten në tre hapa:

– mblidhen të gjitha të ardhurat monetare të marra nga çdo burim nga çdo anëtar i një familjeje; këto përfshijnë të ardhurat nga puna, investimet dhe përfitimet sociale, plus çdo të ardhur tjetër të familjes; tatimet dhe kontributet shoqërore që janë paguar, zbriten nga kjo shumë;

– për të pasqyruar ndryshimet në madhësinë dhe përbërjen e një familjeje, të ardhurat totale (neto) të familjes pjesëtohen me numrin e ‘të rriturve ekuivalent’, duke përdorur një shkallë standarde (ekuivalente): shkallën e modifikuar të OECD; kjo shkallë u jep një peshë të gjithë anëtarëve të familjes (dhe më pas i mbledh këto për të arritur në madhësinë e barabartë të familjes):

-1.0 për të rriturin e parë;
-0,5 për personin e dytë dhe secilin pasues të moshës 14 vjeç e lart;
-0.3 për çdo fëmijë të moshës nën 14 vjeç.

Së fundi, shifra që rezulton quhet e ardhura e disponueshme ekuivalente dhe i atribuohet në mënyrë të barabartë secilit anëtar të familjes.

Për Shqipërinë, treguesi është 4,385 PPS, që i referohet vitit 2020, nga rreth 18 mijë PPS që është për mesataren e Bashkimit Europian (për 2020-2021), ose sa 24.4% e mesatares europiane./Monitor

E fundit/ Tjetër tërmet në Tiranë…

Shqipëria nuk gjen qetësi, ndihen sërish lëkundje tërmeti me një intensitet prej 3.7 ballë. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. Epiqendra ishte 20 km larg kryeqytetit. Mbrëmjen e kaluar tërmeti ishte më i fuqishëm, me magnitudë 4,7 ballë i shkallës rihter.

Lëkundjet shkaktuan disa dëme në banesa në Klos të Dibrës.

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare ylli i kinemasë italiane Gina Lollobrigida

Vdes në moshën 95-vjeçare aktorja e madhe Gina Lollobrigida. E lindur në Subiaco më 4 korrik 1927, ajo është e njohur për punën me disa prej regjisorëve më të mëdhenj italianë, nga Vittorio De Sica te Mario Monicelli. Ylli i kinemasë ka marrë çmime të rëndësishme, duke përfshirë një Golden Globe, shtatë çmime David di Donatello, dy Shirita Argjendi. Ndër filmat e saj më të famshëm është “Pane, amore e fantazi ” nga Dino Risi.

Hapat e parë në kinema – Gina bëhet e famshme më herët jashtë se në Itali dhe për shumë dekada ishte e vetmja divë italiane (së bashku me Alida Vallin) e dashur nga regjisorët amerikanë. Në Itali ajo punoi me Pietro Germi (“Qyteti mbron veten”) dhe me Carlo Lizzani (“Achtung banditi”).

Jeta e saj personale ishte shumë torturuese. Ajo u martua vetëm një herë (në vitin 1949 me mjekun slloven Milko Skofiç me të cilin kishte një djalë dhe nga i cili u divorcua në vitin 1971), pas 90 vjetësh zbuloi se ishte përdhunuar shumë e re duke shpjeguar se kjo dhimbje i kishte shënuar gjithë jetën. Në vitin 2006 ajo njoftoi se donte të martohej me spanjollin shumë më të ri Javier Rigau, por më pas martesa u mohua nga të dy.

S’përbahen burrat në Pogradec,rrahin bashkëshortet tjetri komshiun…

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ky shtetas është transportuar në spital, për trajtim mjekësor, pasi sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga epilepsia.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kanosja”, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, ka kanosur me fjalë dhe me një send të fortë, një shtetas tjetër.

I dehur në timon dhe me canabis në makinë/ Policia i ve prangat 35 vjeçarit në Pogradec…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 35 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

“Nuk lidhem me varfanjakë” – Modelja e “Përputhen” thotë se i dashuri i bleu shtëpi 300 mijë euro (Foto)

“Nëse nuk është bos, të mos më afrohet.” Kjo ishte deklarata e modeles Antonela Berisha, e cila trazoi rrjetin disa kohë më parë. Dhe me sa duket, ajo flet me fakte. Së fundmi, Antonela deklaroi se i dashuri i ka dhuruar një apartament që kushton 300 mijë euro. “Një dublex (apartament), i cili ka kushtuar 300 mijë euro”, tha ajo.

Ky pohim sigurisht ka shkaktuar shumë reagime në skenë, teksa aktori Olsi Bylyku pyet: “Ku i gjeni këta moj?”

Kur një popull i tërë i dorëzohet banalitetit…

Nga Neil Postman*                                                                 Kur një popull i tërë vëmendjen e ka tek banaliteti, kur jeta e tij kulturore përcaktohet nga një rreth i qëllimshëm shpërqendrimi, kur serioziteti i debatimit publik shndërrohet në një bisedë kafexhinjësh, për ta thënë shkurt, kur ky popull vlen më shumë si audiencë ku të zhvatësh pagesa, dhe interesi biznesor shndërrohet në një tragjikomedi kombëtare, atëherë mund të themi se një komb i tërë është në rrezik; sepse vdekja kulturore e tij bëhet e mundshme.

*Neil Postman (mësues, sociolog, teoricist i mass mediave dhe kritik i kulturës bashkëkohore), marrë nga libri i tij: “Duke e dëfryer vetveten tonë deri në vdekje”