Dënim “bombë” për Juventusin, i hiqen 15 pikë nga klasifikimi për mashtrimin financiar

Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit ka marrë një vendim që padyshim do të tronditë futbollin italian sa i përket përfshirjes së Juventusit në çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare.

Ndonëse prokurori i çështjes, pas rishqyrtimit të dokumenteve kërkoi rihapjen e hetimit dhe dënimin e Juventusit me heqjen e 9 pikëve, Apeli ka shkuar edhe më tej, duke dënuar bardhezinjte me -15 pikë në renditjen e sezonit aktual.

Gjithashtu dënime u morën dhe për ish-drejtuesit e lartë të Juventusit përfshirë dhe presidentin. 2 vjet e gjysmë larg fushave për Paraticin, 2 vjet për Agnellin dhe Arrivabene, 1 vit e 4 muaj për Cherubini dhe 8 muaj për Nedved. Juve tani pritet të apelojë vendimin në Kolegjin e Garancisë.

Regjisori Eduart Grishaj: “BBVIP ka 73- kamera ,risi është se do hyjnë dy personazhe të fortë…

I ftuar në “Wake Up” regjisori Eduart Grishaj deklaroi se në BBV do të futen dy personazhe të rinj shumë shpejt, të cilë priten të jenë zgjedhje mjaft të mira, që do të ndryshojnë dinamikën e lojës në javët në vijim.

“E kam thënë që ky “BBV” do ta sfumpojë patjetër atv të parin dhe ky “Big Brother” është edhe për stafin, një konkurrencë që kemi me veten. I pari ishte fantastik, por kjo ishte sfida më e madhe e jona për ta realizuar atë akoma edhe më mirë. Dhe kjo do të ndodhi sa herë që ne ta bëjmë atë. Personazhet janë të jashtëzakonshëm”, tha Grishaj.

Zgjedhjet lokale/ Spahiu plas bombën: “Një politikan i lartë socialist do të arrestohet…

Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për ”Euronews Albania”, tha se në prag të zgjedhjeve të 14 majit, një nga socialistët më të lartë në hierarki, do të arrestohet. Me këtë deklaratë ai iu referua intervistës së ambasadores Yuri Kim.

“Në bindjen time do të ketë një arrestim të balancuar, që do të thotë edhe për hir të një balance politike do të ketë arrestim të zyrtarëve të lartë socialistë, por edhe të politikanëve të lartë nga opozita. Unë kam bindjen dhe mendoj se e lexoj mirës mes rreshtave ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,- tha Spahiu.

Olta Gixhari “ul gjakrat “me Kiara Titon: “Nuk e dija sa i dashuruar ishte me ty”(Video)

Olta Gixhari dhe Kiara Tito nuk kanë më marrëdhënien që kishin në fillim të realityshow-t dhe duket se gjithçka filloi të ndryshojë kur Kiara nisi të afrohet me Luizin. Sot, dy vajzat janë përballur me njëra-tjetrën dhe Kiara i tregoi edhe njëherë se nuk e bëri të ndihet mirë fakti që Olta nuk u interesua aspak kur Kiara ra përtokë nga dhimbja muskulare.

Aktorja iu përgjigj se ai që e kishte “detyruar” të largohej ishte Luizi, që nuk e linte të afrohej me Kiarën për “të mos i prishur mendjen kundër tij”, siç tha Olta.

Çudira në familjen Shqiptare, njëri rreh nënën, tjetri babanë…

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier pasi kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve të tyre. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. H., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe shtetasi M. K., 24 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mashtronte qytetarët e Korçës se do i pajiste me certifikata pronësie/Arrestohet 27-vjeçari(Emri)

Policia ka arrestuar 27 vjeçarin, Ermal Çelanji në Korçë nën akuzën e mashtrimit të qytetarëve. I riu, punonjës i një zyre private konsulence mashtronte qytetarët duke u premtuar certifikata pronësie në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.

Sipas policisë, 27 vjeçari , gjatë periudhës qershor-tetor 2022, duke shfrytëzuar pozicionin e tij të punës në një zyre private konsulence në fushën e pronësisë, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar ata me premtimin se do t’i pajiste me certifikata pronësie. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të 27 vjeçarit të cilët po ashtu dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale të mashtrimit financiar.

E rëndë / Pogradecari rreh kushurirën e tij…

Një konflikt që dyshohet për motive të dobëta, ka çuar në dhunimin e një gruaje nga Pogradeci nga ana e kushëririt të saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 37 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, për veprën penale “

Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushërirës së tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Të dehur në timon/ Policia iu ve prangat 2 shoferëve në Korçë…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– E. N., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur;                                                                                           – A. A., 33 vjeç, banues në Bilisht, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

2 kilogramë kokainë me vete në tren/ Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Një 39-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi iu gjetën 2 kilogramë kokainë në një tren. Lënda narkotike u zbulua kur policët po kontrollonin pasagjerët një e një treni që sapo po hynte në Itali. Orgi Jahaj, banues në Shqipëri ishte në trenin nga Lugano për në Milano, dhe pasi mbërriti në stacionin ndërkombëtar të Chiassos, ai u kontrollua nga efektivët e Guardia di Finanza të Ponte Chiasso, të cilët shikuan edhe brenda valixhes së tij, duke gjetur në këtë mënyrë dy pako me lëndë narkotike, e cila nga analizat e para të kryera me reagentët rezultoi se ishte kokainë.

39-vjeçari u arrestua në dispozicion të magjistratit në detyrë në prokurorinë e Como dhe u dërgua në burgun e Bassone, në pritje të marrjes në pyetje.

Fundjavë klasike dimri/ Pritet dëbora e parë në Korçë…

Mesnata e të Premtes dhe e Shtuna pritet të shoqërohet me përkeqësim të motit për shkak të intensitetit të lartë të shirave. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve më shqetësuese situata pritet të jetë në jug të vendit. “Paraditja e ditës së shtunë do të sjellë një tjetër zhvillim të vranësirave duke sjellë shira me intensitet të lartë, pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore dhe vetëm zonat ku janë problemet, veri, veri-perëndim të cilat presin të paktën nga 50 deri në 80 mm.

Plus kemi një fuqizim të vranësirave në zonat e jugut, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Skrapari, e gjithë kjo zona. Pritet të ketë këtë sistem vranësirash nga ora 12 e natës deri rreth orës 12-1 të ditës, më pas kemi rënie të intesitetit”, ka thënë sinoptikania Lajda Porja.

Reshjet e Dëborës kanë nisur dhe pritet të ketë në të gjithë territorin e vendit deri në 600 meta lartësi.

“Pritet që fundjava në fakt duke filluar që nga pjesa e dytë e së shtunës dhe dita e diel të sjellë dobësim të reshjeve në zonat e përmbytura, por do kemi reshje dëbore që do zbresin deri pranë zonave të ulëta, reshjet e dëborës do të përfshijnë të gjithë territorin dhe kryefjala e fundjavës, do jenë jo vetëm përmbytjet çfarë po përjetojmë aktualisht, do jenë ngricat, temperaturat e ulëta dhe reshjet e konsiderueshme të dëborës të cilat do jenë në të gjithë zonën malore. Që nga Bajram Curri, Puka, Kukësi, Bulqiza, Burreli deri në qarkun e Korçës”, ka thënë Porja.

Temperaturat do të pësojnë ulje me rreth 5 gradë Celsius, duke bërë që në veri të vendit termometri të shënojë vlera negative.

“Zonat malore tashmë janë në vlerat negative, janë në -3 dhe të gjitha reshjet që bien, bien dëborë, maksimale do jenë jo më shumë se 11 gradë celsius”, është shprehur sinoptikania.

Kjo situatë e motit, temperature të ulëta dhe dëborë do të vijojë deri në mesin e javës së ardhshme.

Luiz Ejlli ‘pushton’ tregun, dy këngëtarë i dedikojnë këngë(Video)

Luis Ejlli është kthyer në kryefjalën e cdo shqiptari dhe i ka bërë për vete të gjithë . Këngëtari Perlat Sheqeri i ka kushtuar një këngë Luizit me titullin “Luiz Ejlli” dhe ka një tekst të goditur që tregon që Luizi është një njeri zemër mirë, është i pastër etj. Këngëtarët e njohur të muzikës popullore të Veriut, Bledar Kaca dhe Mirgen Zela kanë publikuar së fundmi një këngë për shkodranin me titullin “Këngë për Luiz Ejllin”.

Si vetë Luizi nuk ka imagjinuar që do të merrte kaq famë dhe zhurmë mediatike dhe do të bëhej kryefjalë e tavolinës së cdo shqiptari.

Rreshje bore në juglindje/ Zbardhet Dardha dhe Voskopoja(Video)

Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1200 m .
Në rrugën e Dardhës nga kilometri 6 deri në kilometrin e 13-të ka pasur reshje dëbore dhe trashësia varion nga 5 cm deri 15 cm.

Në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë reshje dëbore të pakta. Qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore.
Temperaturat janë të ulëta, mesatarja 0 gradë.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme në rrugë.

Yuri Kim: “Disa zyrtarë s’po i zë gjumi nga frika se mos shkojnë në burg…

Një deklaratë të fortë ka bërë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, ku tha se SPAK po jep rezultate dhe për këtë solli në vëmendje disa raste ku tha se ka ish ministra apo njerëz të fuqishëm që frikësohen se do të shkojnë në burg. “Mendoj se ka rëndësi që të mbajmë në mend dhe të jemi realistë dhe të kuptojmë që diçka kaq radikale sa reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur.

Është si të thuash që një vrapues duhet ta nisë nga maratona. Nuk fillohet aty. Po e bëre, do dështosh. Duhet të ndërtosh forcën. Dhe ajo që shohim në statistika, në rezultatet reale që shihni nga SPAK dhe vende të tjera, është se ata që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar, ata që vjedhin nga qeveria, nga populli, nga Shtetet e Bashkuara, po fillojnë të përballen me drejtësinë.

Po shohim ish-ministra, njerëz të fuqishëm, anëtarë të parlamentit, oficerë policie, politikanë, drejtues të krimit të organizuar, disa njerëz të biznesit, të dalin në gjyq dhe të shkojnë në burg. Dhe kur thua se asgjë s’ka ndodhur…”.

(…) Puna dhe detyra jonë është të themi se duhet të ketë sundim të ligjit në këtë vend; që është koha që pandëshkueshmëria të marrë fund. Dhe besojmë se reforma në drejtësi po fillon të japë rezultate. Edhe një herë, shikoni faktet. Mos u shpërqendroni nga propaganda nga të gjitha anët. Ka disa njerëz që duan që ju të beson ise reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur. Ndaj injorojnë faktet dhe thonë se asgjë s’ka ndodhur kështu që është okay të thuash se s’do ndodhë gjë.

(…)Por faktet tregojnë një histori tjetër. Tregojnë historinë se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Tregojnë historinë e zyrtarëve të lartë të shqetësuar. Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar. Dhe do t’iu thoja përsëri të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha Kim.

Sali Berisha:”Falenderoj Luiz e Big Brother për dollinë që ngriti për mua, ai shtoi fansat në kohë rekord!

Sali Berisha ka falenderuar Luiz Ejllin, pasi ka ngritur një dolli për të në Big Brother.“ Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme, siç e dëshmon.

Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme.Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.