Mijëra familje shqiptare përballen me varfërinë ekstreme çdo ditë, dhe shumë pak prej tyre janë ndihmuar nga shteti, i cili i ka lënë në harresë. I tille eshte edhe rasti i Marsel Hoxhallarit 31- vjecarit nga Korça i cili vuan nga sëmundja e tokës. Ai jeton në një kasolle të cilën e kanë ndërtuar së bashku me babain e tij ,që gjithashtu vuan nga sëmundje të rënda si dhe tashmë ,gjendet ne situate edhe me te vështirë ndersa ka të nevojshme levizjen me paterica .
Gjëndja e tyre është e rënduar në kushte ekstreme dhe jetojnë në mungese të energjise elektrike. Ai kërkon që dikush t’i ndihmojë në këtë moment të veshtire pasi institucionet dhe Bashkia i kanë lëne ne meshirë te fatit prej kohesh. Video nga Tomas Menkshi
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën dhe zëvendësoi monedhën e saj, me euron, shumë kroatë po ankohen për rritje të çmimeve që sikurse thonë është e pajustifikuar. Vendi gjithashtu po përballet me një nivel të lartë inflacioni. Që kur Kroacia u bë vendi i 20-të që fut në përdorim euron, prej 1 janarit të këtij viti, shitësit me pakicë janë akuzuar se e përdorin situatën për të rritur fitimet.
Disa ekspertë thonë se dyqanet po rrumbullakosin çmimet në euro ose po rrisin ato deri në 50 për qind, në vend që thjesht t’i konvertojnë në euro. Sipas kursit zyrtar 1 euro shkëmbehet me 7.53 kuna kroate.
Por tregtarët me pakicë fajësojnë inflacionin e lartë. Nga ana tjetër qeveria njoftoi masa, përfshirë dërgimin e inspektorëve në dyqane, si dhe duke kërkuar nga zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për të raportuar çmimet e çdo produkti, çdo dy javë.
Të premten, inspektorati shtetëror njoftoi se pas një kontrolli në rreth 1,000 dyqane, kishte identifikuar një rritje të pajustifikuar të çmimit në rreth një të katërtën e tyre. Ata thanë se kishin vendosur më shumë se 240 gjoba. “Sa dola nga dyqani, janë rritur çmimet për çdo gjë. Ata po i rrumbullakosin çmimet, duke i rritur, s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë Jasna Jankoviq, një pensioniste nga Zagrebi.
“Kur shoh produktet më elementare, gjalpin, bukën, qumështin, çmimet janë të papërballueshme për to. Kjo nuk është rritja për të cilën na paralajmëruan, është 10 ose 20 për qind më shumë”, thotë Damar Arbanas, një tjetër pensionist nga Zagrebi. Tre kompani që ofrojnë shërbime të telekomunikacionit njoftuan se do të rrisin çmimet në shkurt. Megjithatë ka nga ata që thonë se debati mbi rritjen e çmimeve është i ekzagjeruar.
“Çdo vend që ka futur euron u përball me këto probleme. Jemi ne që duhet të mësohemi të llogarisim nga euro në kuna, sepse ne ende i konvertojmë çmimet fillimisht në kuna, në vend që të bëjmë llogaritjet në euro”, thatë Zeljka, pensioniste nga kryeqyteti kroat, Zagreb.
Në dhjetor, norma e inflacionit ishte 13.1 për qind, duke shënuar një rënie të vogël nga niveli më i lartë historik prej 13.5 për qind i regjistruar në nëntor. Çmimi i pothuajse çdo gjëje u rrit gjatë pjesës më të madhe të vitit 2022. Autoritetet fajësuan inflacionin për rritjen e kostos së energjisë dhe problemet me furnizimin shkaktuar nga lufta në Ukrainë./VOA
Moti i keq ka krijuar situata të vështira në shumë zona të vendit. Në zonën juglindore të vendit qarkullimi i automjeteve është vështirësuar pasi një mjegulle dendur që është evidentuar nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës e deri në fshatin turistik të Linit.
Qarkullimi vështirësohet edhe më shumë pasi ky segment rrugor nuk është i ndriçuar.
Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit, një prej protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit të 2011 thotë se nuk e ka humbur ende shpresën te drejtësia.Teksa mori pjesë këtë të shtunë në homazhet para bulevardit Dëshmorët e Kombit, Ana thotë se vitet nuk e lehtësojnë dhimbjen.
“Kanë qenë shumë vite të vështira, vitet kalojnë dhimbja nuk lehtësohet rritemi dhe e kuptojmë se çfarë është mungesa e babait. Nuk e rikthejmë dot atë që ndodhi.”- u shpreh ajo.
Sakaq, Ana Veizi thotë se gjithmonë do të kërkojë drejtësi. “Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia. Rasti i babait tim është pak më i vështirë për t’u hetuar nga SPAK por ne do i shkojmë deri në fund. Duam drejtësi. Besojmë te drejtësia morale, ajo na mban, na jep forcë”, u shpreh ajo.
Në panelin e emisionit “Rudina”, në Tv Klan, sot i janë bashkuar aktorja e njohur shkodrane Drane Xhaji, producenti Petri Bozo, modeli Erald Farruku, Klaudia Hila dhe blogeria Genta Gjalpi për të folur rreth jetës së fshatit dhe qytetit. Genta e cila jeton në Baban të Devollit shprehet se nëse bie një breshër dhe t’i prish të gjitha prodhimet, shteti nuk i rimburson. Fshatarët detyrohen t’i hedhin prodhimet e tyre në lumë sepse nuk ka treg dhe kjo është për të ardhur keq.
Klaudia Hila: Duhet të jetë fshati që t’i ofrojë njerëzve mundësi për të jetuar dhe kuptuar jetën atje.
Petri Bozo: Më fal kush e bën fshatin, nuk e bëjnë njerëzit?
Klaudia Hila: Njerëzit e bëjnë, por njerëzit ikin sepse nuk i ofrohet asnjë lloj mundësie.
Petri Bozo: Fshati aty është, toka aty është, pemët aty janë. Merri punoji, merri rregulloi.
Genta Gjalpi: Bie breshëri dhe nuk të japin asnjë kompensim. Bie një breshër, i prish të gjitha, ti punon gjithë vitin dhe nuk të japin asnjë kompensim.
Rudina Magjistari: Ju ka ndodhur njëherë juve kjo?
Genta Gjalpi: Vit për vit. Mollët nuk na shiten, qepët që i hedhim në lumë. Punon gjithë vitin gjithë familja, paguan punëtorë, blen kimikatet dhe kur vjen puna ato nuk shiten se i marrin dhe nga Maqedonia dhe ne i hedhim në lumë. Dalim në protesta dhe kjo është një gjë që përsëritet.
Rudina Magjistari: Duhet të jetë shumë i trishtë ai momenti i hedhjes në lumë ëë, të kesh punuar aq shumë për ato produkte.
Genta Gjalpi: Prandaj në lagjen time, nga 10 familje, kanë ngelur vetëm dy sepse nuk të ndihmon shteti.
Petri Bozo: Një sistem menaxhimi duhet vendosur patjetër. /tvklan.al
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Genta Gjalpi ka treguar për jetën e saj në një fshat të Devolit. Ajo tregon se gjatë verës, një pjesë të saj e kalon nëpër plazhet më të bukura të Shqipërisë e më pas kthehet për të thurur qepët apo për t’u marrë me perimet e mbjella siç janë specat, kastravecët, domatet, bamjet etj.
Rudina Magjistari: Çfarë mbillni tjetër në bahçe?
Genta Gjalpi: Unë në verë e ndaj, gjysmën e verës jam nëpër plazhet më të bukura të Shqipërisë, e veshur me rrobat më bukura dhe gjysmën tjetër jam duke thurur qepët ose aty tek kopshti. E kam shumë më qejf dhe çdo gjë që duhet, perimet, ato luleshtrydhet e egra.
Rudina Magjistari: I ndërroni çdo vit?
Genta Gjalpi: I ndërrojmë vetëm vendin sepse duhet ndërruar vendi që të prodhojmë më shumë. Kemi një oborr të bukur.
Rudina Magjistari: Mbillni domate, kastraveca?
Genta Gjalpi: Kastravecë, speca, të gjitha, bamje.
Rudina Magjistari: Për sa kohë ju mbajnë ato prodhimet e kopshtit tuaj, jam kurioze?
Genta Gjalpi: Pak a shumë gjithë dimrin. Unë për shembull i kam shumë qejf misrat e zierë gjatë gjithë vitit, i vë në ngrirje të frigoriferit. Edhe diçka dua ta them, sado fshati ka papastërti nga kafshët e kështu, unë në fshat edhe sikur të lahem një herë në javë qëndroj prapë e pastër, ndërsa në Tiranë është e pamundur. Gjyshi dhe gjyshja ime janë nga 90 vjeç të dy dhe nuk kanë pirë një aspirinë në jetën e tyre dhe janë shumë të fortë. /tvklan.al
Reshjet e borës kanë tërhequr turistët drejt Voskopojës e Dardhës në Korçë këtë fundjavë. Ndërsa në veri të vendit, bora ka sjellë probleme, sidomos në Rrugën e Arbrit e cila u bllokua sërish pasditen e sotme. Me qindra vizitorë nga Tirana, Durrësi e qytete të tjera të vendit i janë drejtuar këtë fundjavë fshatit turistik të Voskopojës.
Ata thonë për Report Tv:
“Vijmë nga Greqia, jam dhëndër në Voskopjë është fshat i bukur. Dëbora e mrekullueshme, këtu është fshat turistik kanë punën e gurit rrugët me kalldrëm, rruga shumë e mrekullueshme, makineritë punonin. Edhe ushqimet shumë të mira”, tha vizitori.
“Nga Durrësi vij, Voskopoja ka ajrin e pastër. ushqimet janë speciale bio çdo gjë”. “Unë vij nga Tirana se është bukur si gjithmonë bora bën mrekulli. Më pëlqen se është qytet antik ka dhe kisha”, thanë turistët.
Operatorët turistike thanë se këtë fundjavë po punojnë me kapacitete të plota, ku prenotimet shkojnë deri në 80 për qind.
“I ka tërhequr dëbora, këtë javë u shtua numri i turistëve. Shpresojmë të kemi më shumë turistë. Më shumë preferojnë ecje në borë pasi mungon një pistë dhe ska infrastrukturë, vetëm pak fare bëhet ski. Sot është e shtunë të mbushur jemi”, tha Antoni Falo.
Valbona Mema këngëtarja e muzikës popullore pritet ti bashkohet sonte gjatë spektaklit shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Xhonatan Islami, djali i parashutistit Alket Islami do bëhet po ashtu pjesë e BIG BROTHER VIP natën e sotme.
Të njëjtat burime thanë për Replikën se sonte lë shtëpinë Ronaldo Sharka, duke vazhduar kështu konkurimin 3 banorët e tjerë që ishin në nominim.
Në spektakël do diskutohet mbi banorët që janë ankuar këto ditë për produksionin. Gjithashtu të gjithë janë me sy e veshë drejt spektaklit nëse do bëhet pjesë sonte edhe Butrint Imeri.
Luiz Ejlli është kthyer në një idhull për një pjesë të madhe të publikut që kur ai u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Kjo të paktën mund të kuptohet përmes rrjeteve sociale, reagimeve dhe veprave që bëhen për të, disa prej të cilave janë edhe për t’u habitur.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi kur një lokal në Tiranë ka vendosur të ofrojë pije falas për të gjithë fansat e Luizit.
Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i edicionit të parë të Big Bropther VIP Albania, Meridian Ramçaj përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka publikuar pamje nga lokali në kryeqytetin e Tiranës ku ishte vendosur fotografia e këngëtarit ndërsa sipër tij shkruhej: “Pije falas për mbështetësit e Luizit”.
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka shprehur më shumë se një herë se do të jetë fituese e “Big Brother VIP2”, por arsyeja nuk qenka aspak çmimi i madh. Në një diskutim me Ronaldo Sharkën, Olta u shpreh se për standardet e saj të jetesës, 100 mijë euro s’janë asgjë.
“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”– tha Olta.
Qafëthanë- Aksident në aksin Elbasan-Qafë Thanë. Një makinë është përplasur me një furgon mallrash. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por janë regjistruar vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Gjithashtu, SPZ-të janë shpërndarë në zona dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe me administratorët e njësive adminstrative.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar, për shkak të motit të keq. Të gjitha rrugët monitorohen nga makinat inteligjente, radarët automatikë dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore njofton Policia e Shtetit.
Operacioni ‘Perimetri në lidhje me ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit ka vazhduar edhe ditën e sotme. Këtë të shtunë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, duke e çuar në total numrin e të arrestuarve në 8. Në pranga kanë rënë dy persona: Haxhi Mero 33 vjeç, dhe Enio Xhevat, 23 vjeç. Ata akuzohen se kanë transportuar 19 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Ll. Z., 25 vjeç, banues në Berat dhe S. L., 21 vjeç, banues në Korçë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 automjete dhe 15 telefona celularë. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia ka arrestuar një 36-vjeçar në Korçë. Ai akuzohet për dhunë në familje, pasi kishte rrahur kunatën e tij. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë për vjedhje si dhe plagosje të lehtë me dashje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e vëllait të tij). Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 20 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti në fshatin Çërravë, ka goditur një shtetas tjetër.
Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +900 m. Në rrugën e Dardhës nga km 4 -km 13 reshje dëbore, trashësia 10 cm deri 25 cm. Në rrugën Korçë-Voskopojë nga km 7- km 18, trashësia 5-15 cm. Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë km 12 deri km 30 trashësia 5cm – 15 cm.
Njoftimi i Arrsh:
Korçë-Dardhë Reshjet e dëborës vazhdojnë është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë njofton Arrsh.
Dëborë dhe ngrica në disa akse/ ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore(Video) pic.twitter.com/Al06XYpjNg