21 Janari, vajza e Ziver Veizit : “Unë besoj te drejtësia, do ta kërkoj gjithmonë…

Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit, një prej protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit të 2011 thotë se nuk e ka humbur ende shpresën te drejtësia.Teksa mori pjesë këtë të shtunë në homazhet para bulevardit Dëshmorët e Kombit, Ana thotë se vitet nuk e lehtësojnë dhimbjen.

“Kanë qenë shumë vite të vështira, vitet kalojnë dhimbja nuk lehtësohet rritemi dhe e kuptojmë se çfarë është mungesa e babait. Nuk e rikthejmë dot atë që ndodhi.”- u shpreh ajo.


Sakaq, Ana Veizi thotë se gjithmonë do të kërkojë drejtësi. “Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia. Rasti i babait tim është pak më i vështirë për t’u hetuar nga SPAK por ne do i shkojmë deri në fund. Duam drejtësi. Besojmë te drejtësia morale, ajo na mban, na jep forcë”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.