Akuza e noterëve për Luizin: “Na kërkoi lekë për probleme shëndetësore”/Reagojnë familjarët e Luizit…

Sot në “Fan Club” në Top Channel ishin të ftuar dy noterë, Artan Treska (ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës) dhe Fatmir Laçej (nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve), të cilët treguan se pse Luizit i është hequr licensa e noterit. Noterët pretendojnë se përmes një kërkese zyrtare në vitin 2018, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra. “

“M’u duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë. Në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Në dokument nuk ka cilësuar as tumor as asgjë tjetër. Vetëm probleme shëndetësore”, tha noteri.

Lajmet se Luizi mund ta ketë përdorur sëmundjen dhe më parë për të fituar para kanë sjellë një reagim nga familjarët e tij. Ato kanë bërë një status në rrjete sociale ku kanë shkruar se dikush po mundohet t’i prishë imazhin këngëtarit në një kohë kur ai nuk është prezent për të dhënë shpjegimet e tij apo për t’u vetëmbrojtur.

Në të vertetë kjo puna e noterëve duket si diçka djallëzore nga dikush prej konkurentëve të Luizit që ta diskretitojë. Pritet që kjo akuzë të sqarohet nga vetë Luizi ditën e martë te Arbana Osmani.

TCH i hap letrat Luizit: “Përdori sëmundjen për të marrë para nga Dhoma e Noterëve (Video)

Fan Club” këtë të diel në Top Channel me moderatore Megi Pojanin ishte me plot dinamizëm dhe rrëfime ekskluzive duke zbuluar detaje të reja për banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”. Deklarata e Luizit, që pranoi se gënjeu për sëmundjen në “BBV”, duket se ka ngjallur pakënaqësi në komunitetin e noterëve.

Dy noterë shumë të njohur, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë reaguar ekskluzivisht për “Fan Club”, duke treguar arsyen se pse Luiz Ejllit i është hequr licenca e noterit në vitin 2021 dhe hedhin dritë për herë të parë për mënyrën se si Luizi e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët.

Sipas avokatëve, përmes një kërkese zyrtare, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.

Nusja: “Kishe frikë të flija me burrin se vinte vjehrra…

Blerina, e martuar me Fabianin, ka treguar kushtet e vështira në të cilat jetonte në banesën e prindërve të bashkëshortit. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo rrëfeu se ajo dhe bashkëshorti nuk kishin një dhomë gjumi, por flinin në salon. Salloni ndahej nga një derë me kuzhinën, ku flinin vjehrrit dhe kunati i saj.

Blerina tha se për të shkuar në banjë, vjehrrës i duhej të kalonte nga salloni, ndërsa çifti flinin me një dyshek në tokë.

“Ishin dy dhoma, ishte salloni dhe kuzhina. Ata flinin në kuzhinë, unë flija… kur vinte Fabiani se Fabiani 1 herë në 2 muaj vinte dhe 2 ditë rrinte. Ato dy ditë që rrinte duhet të merrje dyshekun tani në krahë, ta mbaje në krahë, ta çoje në sallon poshtë, të flije gjumë, vjehrra do rrinte aty, vjehrri aty dhe kunati, të prisja ata unë deri në orën 1 të iknin që të shtroja të flija gjumë. Vjehrra flinte në kuzhinë, unë flija në sallon, por kishe frikë të flije me burrin se do hapte derën ajo. Një derë i ndante. Do hapte derën ajo, do kalonte, do ikte në banjë, unë isha aty shtrirë”, u shpreh Blerina.

Video:

Luizi del nga dhoma e izolimit, Kiara i hidhet në qafë (Video)

Luizi dhe Efi kanë dalë nga dhoma e izolimit pasi shumica e banorëve pranuan që të humbisnin 10 mijë euro për “lirinë” e tyre. Të vetmit që votuan kundër ishin Olta, Amos, Dea, Tea dhe banori i ri, Xhonatani.Menjëherë pas daljes Luizi është takuar me Kiarën, e cila ka vrapuar ta përqafojë.

Këngëtari e puthi në faqe dhe i tha se e kishte marrë malli. Kujtojmë se dhe Kiara pranoi se po ja ndjente mungesën, ndonëse më parë ishte shprehur se donte hapësirë nga ai.

E rëndë/ Gruaja trondit familjarët ,vetëmbytet në lumë…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Skrapar, aty ku në lumin e fshatit Rehovë është vetëmbytur një 55-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me iniciale Sh. Ll. është nxjerrë nga uji, dhe sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga deklarimet e familjarëve 55-vjeçarja prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/ Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar. Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E kishte fshehur drogën në të mbathurat/ Ky është polici i arretuar në Korçë…

Personi në foto është Nevis Ibrahimi. Ai tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës. Ibrahimi kryente shërbim në rrëgjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.

Ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar canabiss sativa e mbështjell me një beze të bardhë në një sasi të madhe (sa madhësia e grushtit), por që ende mbetet e pa peshuar. Polici është futur për t’u kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg, gjë e cila mund të jetë përdorur nga efektivi i burgut si një mënyrë më e lehtë për të futur drogën, pasi kontrollet përqendrohen më tepër tek familjarët e të burgosurve.

Veliaj pret yllin Korçar të kombëtares amerikane në volejboll Donald Suxho(Video)

Suxho, me origjinë nga Korça, ka prekur majat e volejbollit botëror, nga Kampionatet Botërore e deri te Lojërat Olimpike, në të cilat ishte edhe kapiten i SHBA-ve .Ylli i kombëtares amerikane të volejbollit, aktualisht trajner i ekipit klombëtar të volejbollit të Kosovës, u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e vlerësoi ish-kapitenin e skuadrës së SHBA-së në volejboll dhe i dhuroi Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit.

“Ti je gjysmë çun Tirone, edhe pse prej babait je me rrënjë në Korçë, prandaj të konsideroj si vlerësim të qytetit tonë, një djalë i cili ia ka dalë vetë, që është përballur me sfida dhe sakrifica të jashtëzakonshme për të qenë kampion olimpik edhe në 2004, në 2008 e 2012, dhe për të treguar që nuk është punë geni.

Shprehja “ Ne shqiptarët s’bëhemi” nuk funksionon më! Ne shqiptarët bëhemi! Pse u bëre ti? Ke gen edhe nga Korça, edhe nga Tirana. Kjo do të thotë kush punon bëhet, kush sakrifikon bëhet, kush derdh djersë dhe harxhon orë në atë që beson, mund të bëhet,”

Krim i rëndë në familje, burri i dehur vret gruan dhe njofton policinë: “Ejani se e vrava…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nikaia të Greqisë. Një grua 54-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj brenda shtëpisë së tyre. Mediat greke raportojnë se 50 vjeçari i deshur ka njoftuar policinë në orët e para të mëngjesit duke thënë se ka vrarë gruan e tij.

Ejani në shtëpi, vrava gruan…”, ka thënë ai. Oficerët e policisë, të cilët kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes kanë gjetur gruan fatkeqe të vdekur me shenja në qafë. Vdekja e saj, sipas mjekut mjekësor, ka ardhur për shkak të mbytjes me gjurmë të bllokimit të gojës dhe hundës.

50-vjeçari është arrestuar në vendngjarje, ndërsa çështjen e ka marrë Departamenti i Vrasjeve. Bëhet e ditur se çifti kishte një vajzë, 13 vjeçe sot, e cila jeton në shtëpinë e një të afërmi.

Gruaja që udhëton 1600 km çdo ditë për të shkuar në punë

Historia e Giuseppina Giuliano është e veçantë. 29-vjeçarja napolitane udhëton çdo ditë nga Napoli në Milano për të punuar si pastruese në një shkollë të mesme. Ajo duhet të ngrihet në orën 3:30 të mëngjesit për të kapur një autobus për në stacion, ku merr një tren të shpejtësisë së lartë në orën 5:09 të mëngjesit, për të arritur në Milano pas katër orë e gjysmë udhëtim.

Në orën 10:30 ajo fillon ditën e saj të punës dhe kur mbaron, kthehet në shtëpi duke ndjekur të njëjtën rrugë, por në drejtim të kundërt. Në orën 17:00 del nga instituti, blen diçka për të ngrënë dhe në orën 18:20 hipën në trenin për në Napoli.

Ajo mbërrin në shtëpi në orën 23:30 dhe mund t’i lejojë vetes vetëm disa minuta me familjen, sepse të nesërmen udhëton 1600 kilometra vajtje-ardhje për në punë.

Pavarësisht se prej shtatorit ka një kontratë të përhershme në vendin e punës, Giuseppina ka preferuar të vazhdojë këtë jetë “ekstreme”, pasi thotë se nuk ka zgjidhje tjetër. Ajo u përpoq të gjente një banesë në Milano që mund ta përballonte me pagën e saj, që është rreth 1100 euro, por edhe garsonieret nuk i gjeti me më pak se 650 euro në muaj.

Kjo e bëri të arrinte në përfundimin se vajtja dhe kthimi me tren çdo ditë ishte më me leverdi sesa të jetonte me qira në Milano. Ndërkohë, treni i kushton 400 euro në muaj.

Numërova këro ditë në Korçë njerëzit e farefisit tim, më shumë se gjysma e kanë lënë Shqipërinë…

Nga Agim Xhafka:                                                     Numërova këto ditë në Korçë njerëzit e farefisit tim dhe shifra që më doli ishte për të qarë. Më shumë se gjysma e kanë lënë Shqipërinë. Në ca gëzime që shkova plot nipër e mbesa bënin muhabet largimesh. Dëgjoja Amerikë,Angli,Gjermani,Itali,Greqi…
Do gjej mundësinë që një çuni të gjakut tonë t’i lidhim një rrogë të përjetshme me kusht të ai mos e kalojë kufirin asnjë ditë. Ta kemi si gjelin e farës.

Ndryshe do na vërvitet mbiemri nëpër glob e askush nuk do besojë që fisi Xhafka dikur,para shumë e shumë vitesh,ka qënë shqiptar e ka gjalluar këtyre anëve…

Artisti që u bë prift/ Korçari At Spiro Katundi: “Plotësova amanetin e babait

Këngëtari, kantautori dhe aktori, Spiro Katundi në vitin 1992, veshi rason e priftit ortodoks. Është i vetmi prift i kishës Autoqefale shqiptare, mbase dhe përtej kufijve, që vjen nga skena e teatrit dhe festivaleve.“Më kanë thënë shumë nëse ka një prift që të jetë kantautor, kompozitor dhe krijues. Jo, në kishën ortodokse shqiptare jam i vetmi, por dhe në Ballkan nuk kam dëgjuar të ketë. Për besimtarët është e pranueshme. Ata e dinë që prifti i tyre dhe këndon.”

At Spiro Katundi lindi më 14.02.1955 në qytetin e Korçës nga një familje ortodokse.
Babai i tij ishte prift në Mitropolinë e Korçës, derisa regjimi diktatorial mbylli kishat. Që fëmijë në vitin 1967 u aktivizua si aktor në Teatrin e Kukullave të qytetit deri në vitin 1975.
Nga ky vit deri më 1990 aktivizohet si këngëtar pranë Estradës profesioniste Korçë.

Brenda këtyre 15 viteve merr pjesë në 7 Festivale të këngës në RTSH, nga viti 1982 deri 1988.
Për aktivitet të mirë dekorohet më 20.06.1985 dhe më 18.09.1987 me çmimin “Naim Frashëri” klasi 2 dhe 3-të.
Më 1992 hapet Seminari Teologjik në Durrës dhe ai është nga të parët student.
Po atë vit, më 1.05.1992 bëhet dhjakon nga kryepeshkopi Anastas e më 30.11.1992 prift.

At Spiro Katundi :

Familja ime rrjedh nga një familje besimtare. Gjyshi nga babai ka qenë prift edhe babai ishte prift. Nuk e arriti dot hapjen e kishave dhe e kishte peng që u mbyllën kishat dhe ma la amanet: “Po të hapen një ditë kishat ose ti ose vëllai do bëheni prift. Kështu që u bëra unë”.”

“Shkëputje nga kënga pata vetëm gjatë viteve të shkollës teologjike, ku fillova dhe si klerik ortodoks. Më pas u riktheva muzikës, por si krijues. Fillimisht krijues këngësh për fëmijë. Për 25 vjet mora pjesë në Festivalin Kombëtar të fëmijëve, duke u vlerësuar me çmime të treta, të dyta dhe të para. Por jo vetëm kaq. Kam bërë dhe dy koncerte recitale për të rritur.” Me nisjen e shërbesave në kishat e Korçës ngrita korre. “Këngë të Krishtlindjes apo përshtatjeve që i kam bërë muzikës bizantine, në pentagram.”

Video: