Artisti që u bë prift/ Korçari At Spiro Katundi: “Plotësova amanetin e babait

Këngëtari, kantautori dhe aktori, Spiro Katundi në vitin 1992, veshi rason e priftit ortodoks. Është i vetmi prift i kishës Autoqefale shqiptare, mbase dhe përtej kufijve, që vjen nga skena e teatrit dhe festivaleve.“Më kanë thënë shumë nëse ka një prift që të jetë kantautor, kompozitor dhe krijues. Jo, në kishën ortodokse shqiptare jam i vetmi, por dhe në Ballkan nuk kam dëgjuar të ketë. Për besimtarët është e pranueshme. Ata e dinë që prifti i tyre dhe këndon.”

At Spiro Katundi lindi më 14.02.1955 në qytetin e Korçës nga një familje ortodokse.
Babai i tij ishte prift në Mitropolinë e Korçës, derisa regjimi diktatorial mbylli kishat. Që fëmijë në vitin 1967 u aktivizua si aktor në Teatrin e Kukullave të qytetit deri në vitin 1975.
Nga ky vit deri më 1990 aktivizohet si këngëtar pranë Estradës profesioniste Korçë.


Brenda këtyre 15 viteve merr pjesë në 7 Festivale të këngës në RTSH, nga viti 1982 deri 1988.
Për aktivitet të mirë dekorohet më 20.06.1985 dhe më 18.09.1987 me çmimin “Naim Frashëri” klasi 2 dhe 3-të.
Më 1992 hapet Seminari Teologjik në Durrës dhe ai është nga të parët student.
Po atë vit, më 1.05.1992 bëhet dhjakon nga kryepeshkopi Anastas e më 30.11.1992 prift.

At Spiro Katundi :

Familja ime rrjedh nga një familje besimtare. Gjyshi nga babai ka qenë prift edhe babai ishte prift. Nuk e arriti dot hapjen e kishave dhe e kishte peng që u mbyllën kishat dhe ma la amanet: “Po të hapen një ditë kishat ose ti ose vëllai do bëheni prift. Kështu që u bëra unë”.”

“Shkëputje nga kënga pata vetëm gjatë viteve të shkollës teologjike, ku fillova dhe si klerik ortodoks. Më pas u riktheva muzikës, por si krijues. Fillimisht krijues këngësh për fëmijë. Për 25 vjet mora pjesë në Festivalin Kombëtar të fëmijëve, duke u vlerësuar me çmime të treta, të dyta dhe të para. Por jo vetëm kaq. Kam bërë dhe dy koncerte recitale për të rritur.” Me nisjen e shërbesave në kishat e Korçës ngrita korre. “Këngë të Krishtlindjes apo përshtatjeve që i kam bërë muzikës bizantine, në pentagram.”

Video:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.