Kiara hyn në rolin e Luizit dhe e puth në qafë:“ O çapaçuli im ,të dua fort!

Kiara ka imituar Luizin për mënyrën se si ai sillet me të, gjatë gjithë kohës. Kiara, në rolin e Luizit, e ngacmonte duke i thënë që pa të nuk rri dot as pesë minuta. Nga ana tjetër, Luizi i thonte asaj se ka nevojë për hapësirë dhe i kërkoi që t’i lërë gjërat të rrjedhin vetë.

“O çapaçuli im”, i tha Kiara Luizit, ndërsa i dha një puthje në qafë.

Azotiku i Fierit, vepra që bëri epokë – Nga Demir Korita

Azotiku i Fierit, një nga veprat më të mëdha të socializmit që bëri revolucion në bujqësinë shqiptare me plehrat azotike, pësoi atë fat që pësoi e gjithë Shqipëria, u shkatërrua në mënyrën më barbare e më fatkeqe. Nuk do të zgjatem shumë në analizën e këtij problemi, pasi nuk është qëllimi dhe objekt i këtij shkrimi.Ky shkrim është një shenjë nderimi për djersën dhe gjakun e derdhur të qindra njerëzve në këtë vepër, një shenjë respekti për gjithë ata inxhinierë, specialistë dhe punëtorë që jo vetëm punuan aty me përkushtim, por edhe sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre.

Kjo kujtesë dhe trajtesë në 50-vjetorin e krijimit të Azotikut, është edhe si një homazh për gjithë ata njerëz që dhanë jetën aty, por edhe për gjithë ata veteranë e pensionistë që kanë punuar aty e që kthejnë çdo ditë kokën me nostalgji nga fusha e Drizës, që për ta ishte buka dhe jeta e tyre.

Për ndërtimin e uzinës së Nitrat Amonit, shteti i kohës dhe Kina bënë marrëveshje për blerje të makinerive dhe pajisjeve dhe të patentës firmës së prodhimit të industrisë kimike më të fuqishme në botë “Montecatini”, me qendër në Novara të Italisë.

Për ndërtimin themelor të kolonave të uzinës, atyre të kompresorëve, u angazhuan rreth 3000 punëtorë, midis tyre edhe ushtarë të reparteve të punës që punonin me tre turne.

14 maji, Erion Braçe kritika PS-së:”Jemi vonë, kandidatët duhet të ishin bërë publike…

Ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe shihet si kritik i mazhorancës, por ka bërë me dije se ka marrëdhënie korrekte institucionale me Edi Ramën. Ai u shpreh se propozimet e tij janë të majta dhe në përputhje me qëllimet e PS-së. Duke iu referuar ministrave që ”flenë gjumë”, Braçe tha se janë në fokus të kritikës së tij.

“Raporti ynë s’ka rëndësi, më mjafton të kem marrëdhënie korrekte institucionale me Ramën. Kjo është themelore. Deputet me kryeministrin, me kryetarin e partisë. Në marrëdhëniet personale nuk kanë pse të hyjnë të tjerë.

Në marrëdhënie institucionale kam qëndruar aq korrekt sa s’ka ku të shkojë më. Kam bërë punën time në zonën elektrorale dhe të gjitha propozimet e mia janë të majta dhe në përputhje me qëllimet dhe objektivat e PS.

PS duhet të jepet, përkundrejt shoqërisë, s’e kemi pretenduar që vetëm ata që janë në PS vlejnë për kandidat për të qeverisë Bashkinë, ka edhe element të tjerë, që i bëjnë mirë komuniteteve për të qenë kandidat dhe për të marrë përgjegjësi, përzgjedhja duhet të bëhet në komunitet dhe për të sjellë në PS për ajër të freskët”, tha Braçe.

Plas sherri në Pogradec/ 17-vjeçari godet me thikë 15-vjeçarin…

Sherri për një vajzë ishte shkaku i konfliktit mes dy të rinjve në Pogradec, ku njëri prej tyre u plagos me thikë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për të gjetur thikën që është përdorur për të plagosur 15 vjeçarin, pasi autori e ka hedhur atë teksa është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Preku majat e volejbollit boteror/ Korçari Suxho : “Në 94 më refuzuan grekët se isha shqiptar…

Donald Suxho është një nga emrat më të shquar të sportit shqiptar pasi ka bërë karrierë si në nga volejbollistët më të spikatur në botë në fillimin e viteve 2000. Kulmin e karrierës ai e ka me përfaqësuesen e SHBA, teksa ka marrë pjesë me të në Lojërat Olimpike, duke fituar edhe turnetë Panamerikane apo World League. Një karrierë të cilën Suxho e ka treguar me një intervistë speciale për ”Panorama TV”, gjatë emisionit “Panorama Sport”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatores Vjosana Nozllaku, ai ka zbuluar etapat dhe disa momente speciale të jetës së tij.Suxho është një djalë i lindur në Korçë me një ëndërr të vogël, që të bëhej volejbollisti më i mirë në botë. Ia arritëm ato gjëra me punë. U rrita në vitet ‘70-‘80, jam rritur me volejbollin korçar, me babain si trajner te Skënderbeu. Në vitin 1995 ikëm në Amerikë për një jetë më të mirë dhe aty ndryshoi jeta shumë .

Babai ndikoi te të gjitha, pasi unë kam luajtur futboll në fillim. Babai ishte trajneri i Skënderbeut për femra dhe meshkuj. Në moshën 12 vjeç më kaloi nga futbolli në volejboll. E kam kaluar jetën në palestër. Ishte një vendim shumë, shumë i vështirë për mua që të ndërroja futbollin me volejbollin se luanim shumë, çdo ditë te lagja me çunat dhe të ndryshosh sport… Por babai më tha arsyen që isha i shpejtë dhe u zgjata shumë dhe më tha që do të kisha sukses.

Para se të ikja në Amerikë, në vitin 1994 kemi qenë në kamp në Greqi, kemi qenë 10 çuna. Ikëm në mal, 15 orë në këmbë, për të shkuar në Selanik, për të bërë provë për të luajtur volejboll. Atëherë nuk kishim marrëdhënie të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bëmë stërvitje dy orë dhe na çuan në shtëpi menjëherë. Ajo ka ndikuar 100% se më erdhi shumë inat se nuk panë vlerën time si sportist, por më panë si shqiptar dhe unë isha çun i ri, nuk kisha asnjë mendim kundër grekëve, për mua ishte sport. Shkova të bëja sport dhe me hoqën si shqiptar.

Jeta në Amerikë?

Ishte shumë e vështirë në fillim, nuk dinim gjuhën mirë, dinim anglishten shumë pak. Atëherë nuk kishim televizor, internet, që të dinim si është Amerika, si ndjehen atje. Kemi vajtur në mes të borës në Boston dhe që pas një jave ishim të gjithë në punë, 100 punë në ditë, e gjithë familja. Viti i parë ishte shumë i vështirë, vetëm punë natë e ditë, nuk luaja. U mërzita e thashë po kthehem në Shqipëri, por aty ndryshuan gjërat se kërkuam ndihmë nga kisha, nga shkollat në Amerikë dhe pata një shans të shkoja në stërvitje, të prekja topin dhe nga aty e pashë ëndrrën amerikane që realizohej.

Video:

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Ekspertët: “Në akset e reja shpejtësia të shkojë deri në 130 km/h

Propozimet për ndryshime të Kodit Rrugor, për ekspertët duhet që të shoqërohen edhe me sinjalistikën e duhur rrugore. Gëzim Hoxha thotë se në Shqipëri ka segmente të caktuara, kryesisht në akset e reja rrugore si Fier-Vlorë, apo Tiranë-Elbasan të cilat përmbushin standardet për lëvizjen deri në 130 km në orë.

“Ne kemi segmente të caktuara që plotësojnë kriteret e autostradës. Rruga Tiranë-Elbasan, ka disa segmente që e ka dhe ka edhe sinjalistikën të vendosur me 110 km/orë dhe aty mund të ecet edhe me 130. Kjo duhet harmonizuar edhe me sinjalistikën rrugore. Duhen tabelat, duhen sinjalistikat.

Duhet të çohen në standardin e duhur të gjitha akset rrugore dhe të gjithë elementët e tjerë të sinjalistikës”,-thotë Hoxha

Në ndryshimet që priten të miratohen ditën e enjte në Kuvend, përveç rritjes së shpejtësisë është propozuar edhe për ta zgjatur në 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamatëvonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50 përqind ulje nga 20 që është aktualisht në Kod.

Luizi: “Janë ca banorë që zënë raftet kot. Hap e mbyll valixhet. Si nuk përtojnë? Ose hajde me një çantë sportive!

Luizi shkon shumë mirë me Oltën, tha Armaldo dhe Kristi gjatë një bisede që po bënin në dhomën e ndenjes me Luizin.Sipas tyre, edhe pse Luizi dhe Olta debatojnë shpesh herë me njëri-tjetrit, ata gjithësesi shkojnë mirë.Armaldo: Kur vjen puna për tulla, ky e ngren, Olta i fut shkelmin.

Tre banorët disktuan edhe për Ronaldon, i cili doli nga shtëpia spektaklin e kaluar. Luizi tha se e ‘ngriti’ ai Ronaldon, duke i thënë ‘Butterfly’, ku ky i fundit nisi të qante prej kësaj situate, dhe shkoi për ngushëllim tek Olta.

Ishte Olta ajo, që sipas Luizit, e përcolli Ronaldon nga shtëpia.

Luizi; Unë nuk e kuptoj. Janë disa banorë që vijnë e hapin dhe mbyllin valixhet kot. Si nuk përtojnë hap e mbyll kot. Si nuk përtojnë. Ose hajde me një çantë sportive.

Me fat kur të pret i zoti i shtëpisë, Ardit Gjebrea publikon foto me Nusretin….

Faturat e “kripura” të bifktekëve dhe darkave të shtruara në restorantet e turkut të famshëm, Nusret Gokçe, janë virale ende në rrjete sociale. Të gjithë dëshirojnë ta takojnë dhe të bëjnë foto me të dhe këtë së fundmi e ka arritur moderatori shqiptar, Ardit Gjebrea. Ka qenë vetë Gjebrea i cili në llogarinë e tij në “Instagram”, ka publikuar një foto ku shihet krah fëmijëve të tij, Jonit dhe Anës dhe sigurisht dhe krah Nusret Gokçe.

“Me fat kur të pret i zoti i shtëpisë”, shkruan Gjebrea.

“Familjes i erdhi e papritur”/ Mësuesi shqiptar dashurohet me amerikanen 15 vjet më të madhe

Nga ShBA nuse në Skrapar, dashuria nuk njeh moshë por duket se as kufij. I tillë është rasti i një amerikaneje 52-vjeçare, e cila është dashuruar me mësuesin shqiptar, 15 vjet më të vogël. Christine dhe Donaldi u njohën rastësisht 5 vite më parë, kur 37-vjeçari punonte si mësues ne një fshat të Skraparit, ndërsa Christine është administratore e një shkolle në Prishtinë. Pas takimit të parë teksa po bënin hiking në Kalanë e Petrelës, ata u njohën dhe filluan flisnin pas disa javësh u lidhën me njeri-tjetrin.

Nëna e tre fëmijëve ( i kishte fëmijët kur u njoh me Donaldin) dhe ai nuk u ndanë kurrë më. Të ftuar në “Shqipëria LIVE” ditën e sotme ata na kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre.

“Unë me miqtë e mi vendosëm të bënim viking në kalanë e Petrelës dhe aty njoha Christine. Ajo ishte me fëmijët e shkollës në ekskursion. Ajo kishte ngatërruar rrugën për shkak të GPS-it dhe nga kjo ne u njohëm. Nga ana ime ka qenë pëlqim, pastaj filluam të njiheshim dhe u dashuruam. Na lidhi profesioni më shumë, interesat e përbashkëta.

Personaliteti jonë. Të them të drejtën nuk e kam menduar asnjëherë diferencën e moshës. Jemi çift normal. Nuk e mendoj që është 15 vjet më e madhe se unë. E di që në Shqipëri është tabu sepse zakonisht gruaja duhet të jetë më e vogël se burri. Familjes sime i ka ardhur e papritur.”- tregoi ai.

Dorëzohet “prima-dona” e shtëpisë: “Fitoren do e marrë Luizi, ai të bën lëmsh …

Së fundmi Olta si asnjëherë, ka pranuar para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje. E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës. “Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë,”-është shprehur Olta.

Duke bërë batuta me banorët, Olta tha se ata po qëndrojnë kot në këtë shtëpi, sepse fitoren do e marrë Luizi. Sipas Oltës, ai është i duhuri për këtë format,