Luizi i rrëfehet Bjordit: “S’kam kokërr leku, kam frikë kur të dal nga këtu…

Si çdo mëngjes, Bjordi Mezini dhe Luiz Ejlli, janë dy banorët që zgjohen të parët dhe bisedojnë gjatë me njëri-tjetrin. Ata kanë komentuar rreth sfidës “Loja e memories”, ku secili ka banorët kanë treguar jetën e tyre. Regjisori i tha këngëtarit se e nisi shumë bukur rrëfimin dhe se i pëlqeu, por kur nisi të flasë për punën ndryshoi mendim. Sipas Bjordit, pjesa ku Luizi tha se dy ditë para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ata të punës i ndryshuan kushtet, atij i është dukur si ‘viktimizim’.

Luizi: Kam frikë kur të dal nga këtu se ngel pa punë

Bjordi: Vetëm pa punë nuk ngel nëse je i zgjuar. Unë nuk kam frikë

Luizi: Nuk jam mësuar të rri pa punë

Bjordi: Kush ka faj që je pa punë?

Luizi: Unë

Bjordi: Kush ka meritë që gjen punë, po ti

Luizi: Kur të iki nga këtu do iki në Suharekë te “Golden Eagle”, tu them ma gjeni një punë

Bjordi: Kur isha në “Big Brother”-in e parë pija aq shumë Lori Caffe, sa isha i bindur se do më merrte Lori për imazh.

U aksidentua me shoferin pa patente/ Reagon efektivja e policisë: “Jam pak e rënduar, shpellarëve u them se gjarpri është mirë

Efektivja e policisë Anisa Kostani, e cila u përfshi në një aksident pak ditë më parë ne Tiranë, ndërsa shoferi me të cili udhëtonte nuk kishte patentë, ka reaguar në rrjetet sociale. Kostani ka falënderuar ata të cilët janë shqetësuar për gjendjen e e saj, ndërsa nuk e ka kursyer ironinë për komentuesit të cilët e pyesnin “si është gjarpri”.

Reagimi i Plotë:

“Ju falënderoj tepër për çdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjithëve qe mu gjendet pranë; ishit te shumte. Gjendja ime edhe pse pak e rënduar po stabilizohet. Ndërsa ju te tjerëve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri është me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shëndet!”, shkruan ajo.

Çmenduri në familjen Shqiptare/ Daja i shkon nipit në shtëpi dhe e qëllon disa herë me thikë…

Qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë pasditen e sotme. I dyshuari Zyhdi Shpejtimi 78 vjeç, ka qëlluar me thikë nipin e tij, Bledar Troshani. Pas sulmit i riu Troshani ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital ndërsa policia ka kapur në kohë rekord 78-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Policia informon se ‘rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale’.

Shqiptarët bëjnë namin në Itali/ Tentojnë të kalojnë 9 tonë vaj ulliri me autobus, ja ku e kishin fshehur….

Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 9 tonësh vaj ulliri gjatë janarit, pas kontrollit të autobusëve me udhëtarë që ishin nisur nga Shqipëria. Mediat vendase shkruajnë se vaji ishte futur mes bagazheve të pasagjerëve dhe se produkti ishte paketuar në 110 bidona plastikë të pasterilizuara.

Vetëm sot, në Portin e Brindizit dhe kanë sekuestruar 3 tonë vaj ulliri nga Shqipëria, ndërsa 6 tonë të tjerë janë sekuestruar më herët këtë muaj. Zyrtarët e Agjencisë së Akcizave, Doganave në bashkëpunim me Financierët e Brindisit, kanë konstatuar se produktet nuk janë shoqëruar me certifikatë shëndetësore, dokument tregtar apo doganor.

Kjo ngjarje është konsideruar si një tentativë për kontrabandë të produkteve duke shmangur taksat.

Në deklaratën e autoriteteve italiane thuhet se: Në muajin e fundit, Agjencia e Akcizave, Doganave dhe Monopoleve dhe Guardia di Finanza kanë sekuestruar 9 tonë vaj ulliri nga Shqipëria, duke siguruar kështu rikuperimin e mbi 13 mijë eurove të taksave.

Luizi i del me mbathje Kiarës : ‘Iki unë, mos çaj b****’ një her s’ma ndjeve fjalën’

Luizi dhe Kiara kanë debatuar ditën e sotme me njëri-tjetrin, ku moderatorja ka treguar pakënaqësi karshi disa sjelljeve të këngëtarit. Kiara i thotë Luizit se nuk është nevoja që ky i fundit të kujtojë se Olta po e largon nga Luizi.

“Po pse mo 2 vjeç jam unë që vjen ti dhe thua, jo po të largon Olta, nuk ka ndikim te unë ajo, nuk jam e vogël o Luiz,” tha Kiara.

“Po mirë moj…,” shprehet Luizi.

“Po ça mirë, ik tani, ça ja fut kot,” i kthehet Kiara.

“Po iki unë, mos çaj b****,” thotë Luizi dhe largohet nga lavanderia ku dhe po debatonin.

‘Lë nam polici Shqiptar’/ I vjedh lekët pakistanezit në pikën kufitare të…

Një punonjës policie në pikën kufitare të Qafë Botës të është arrestuar sot, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se shtetasi, Marjus Jaupaj 32 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi pakistanez. Ndërsa punonjësi tjetër, Dritan Sulo 22 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i AMP:

Sarandë – Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, kanë proceduar 2 punonjës policie të Pikës Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, njëri prej tyre i ndaluar dhe tjetri në ndiqet në gjendje të lirë.

I ndaluar është punonjësi M.J., 32 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Punonjësi D.S. 22 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndiqet në gjendje të lirë.Materialet në ngarkim të tyre u referuan në Prokurori, pas kallëzimit të një shtetasi të huaj, migrant i parregullt i kapur në territor, se i kanë marrë një shumë eurosh.

Dosja në ngarkim të punonjësve të policisë u kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

‘Shkodra dhe Vlora si ‘Big Brother’/ Policia çmonton 59 kamera që i shërbenin…

Policia e Shkodrës ka çmontuar 38 kamera që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal, dhe që ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit. Edhe në Vlore Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera , të cilat dyshohet se ishin në kontrollin e grupeve kriminale. Ato ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”, pa lejen përkatëse të organeve kompetente.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Kujtojmë që ditën e djeshme policia e Shkodrës realizoi fazën e dytë të operacionit “Fijet” dhe çmontoi 38 kamera të tjera që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal, duke e çuar në 59 kamera numrin total. Kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit.

Olta Gixhari :”Jam ëndërimtare dhe jetoj si flutur ,burri më pranoi ashtu siç jam (Video)

Pas sqarimit rreth dy orë dhe rrëfimit të Efi Dhedhes, edhe Olta Gixhari ka treguar detaje nga jeta e saj personale. Aktorja e njohur është ndalur edhe te marrëdhënia e ngushtë që ka me partnerin e saj. Madje Olta tha se sa herë përmend atë përlotet. Ajo u shpreh se ai i ka falur një qetësi shpirtërore, që ajo nuk e ka patur më parë. Ajo u shpreh se Dorin nuk e ndërron me asgjë në botë dhe se dashuria e saj për të është ekstreme.

Banorja e “Big Brother VIP2” tha se e kishte shumë të vështirë të bindej për njeriun e jetës së saj, sepse kërkonte dikë ta donte ashtu siç ishte ajo. Më pas Olta shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të gjente dikë që do ta donte aq shumë.

E bija feston ditëlindjen/ Ardit Gjebrea e uron mes emocionesh: “Ti do jesh githmonë e vogla ime, princesha ime

Anna Gjebrea, e bija e Ardit Gjebreas është futur në tregun e muzikës shqiptare duke sjellë frymën e artistëve që bëjnë muzikë për të rinj, për adoleshentë. Sot bukuroshja feston ditindjen e 14 dhe një urim nga babai nuk ka munguar.

“Sa shpejt 14!
Dhe shume shpeit do vijne te tjerat, te tjerat, te tjerat… dhe unë nuk e di se sa do shoh, se sa do jetoj me ty, por të premtoj që edhe kur të mos jem, pèrsèri do jem me ty, në nje forme a nje tjeter.
Dhe ti do jesh githmone e vogla ime, princesha ime, krenaria ime.
Une kam shume bekime ne jete, por ti je bekimi per tè cilin falenderoj çdo ditè Zotin qè tè solli ne jeten time. Të bekuar, diell dhe dashuri e paç jetën!
Happy Bday @annagjebreaofficial”

Vritet me çifte kali në Kolonjë/ Pronari shpreh dhimbjen dhe revoltën…

Në zonën e Shelegurit në Kolonjë, disa persona kanë vrarë me çifte një kalë ,në farmasotira Agroturizem. Nuk dihet ende identiteti i tyre, por banorët e zonës kanë kërkuar ndihmë, pasi mundohen që përmes kafshëve të sigurojnë jetesën, por edhe te ndihmojne në rritjen e turizmit. Ata kanë shprehur dhimbjen dhe revolten ndersa iu kane bërë thirrje organeve përkatëse të zbardhin ngjarjen dhe të dënojnë autorët.

“Kalin tonë Balashin, e vranë ne zonen e Shelegurit me çifte persona që nuk e dinë çfarë është dashuria për kafshët, dhimbja për ne është e pa imagjinueshme. Kemi vite që me shumë sakrifica, me shpirt nëpër dhëmbë, mundohemi ta zhvillojmë turizmin, të sjellim mijëra miq në këtë zonë të bukur por dhe pothuajse të braktisur.

Me qëllimin e vetëm për të ndërtuar një jetë për familjen tonë dhe për të frenuar sadopak shpopullimin e këtyre vendeve të mrekullueshme. Po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë por ne nuk dorëzohemi kurrë. I lutemi organeve përkatëse ta zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, por edhe juve miq tna bashkoheni, sepse kjo ngjarje kërkon dënim dhe nga opinioni publik.”- shkruhet në postim.

Dje e rriti, sot e uli/ Bordi mblidhet sërish për çmimin e naftës…

Vetëm ditën e djeshme Bordi i Transparencës u mblodh dhe vendosi rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 210 lekë. 24 orë më pas i njëjti autoritet ka vendosur çmime të reja për karburantet, duke e ulur naftën me 4 lekë (206 lekë për litër) dhe benzinën me 1 lekë (191 lekë për litër). Ndërkohë, çmimi i gazit do të mbetet i njëjtë .

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 25.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 879, -13 nga data 24.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 947, -31 nga data 24.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 51 (-0.05 nga data 24.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 113 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

10 shoferë kamionësh nga Egjipti do vijnë të punojnë në Shqipëri; Operatorët nga muaji mars do rrisin edhe tarifat

Një tjetër sektor, që pritet të zgjidhë mungesën e fuqisë punëtore me marrjen e punonjësve të huaj, është ai i transportit të mallrave të importit. Së shpejti 10 shoferë kamionësh me eksperiencë të ngjashme nga Egjipti pritet të vijnë në Shqipëri. Rudolf Xhillari administratori i kompanisë së transportit të mallrave “Balkan Trans Albania” tha për Monitor se aktualisht ka një mungesë së theksuar të drejtuesve të kamionëve.

Për shkak të kësaj problematike që për 2023 ka nisur të thellohet, kompania “Balkan Trans Albania” ka aplikuar pranë një agjencie punësimesh për marrjen e 10 shoferëve të kamionëve nga Egjipti. “Problematika e fuqisë punëtorë është thelluar këtë vit. 25 deri 30% e mjeteve qëndrojnë pa punë, pasi mungojnë drejtuesit e kamionëve. Ndërsa kërkesa për transport mallrash është e lartë, por nuk arrihet të plotësohet për shkak të kësaj problematike. Punonjësit mungojnë pasi kanë emigruar drejt Europës, kryesisht për në Gjermani. Pavarësisht se kemi rritur pagat, janë larguar. Aplikimet për marrjen e shoferëve nga Egjipti po shihet si zgjidhje, për të mos lëne më kamionët pa punë që transportojnë mallrat e porositura nga importi”.

Xhillari pohon se paga minimale e drejtuesve të kamionëve në Shqipëri varion nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro. Rrogat për drejtuesit e kamionëve në Europë nisin nga 2,000 euro.

“Duke u plotësuar akomodimin dhe ushqimin parashikojmë që kostot e pagesave për shoferët egjiptianë te jenë në nivelin e vendasve. Presim që rendimenti në punë i tyre të jetë më i lartë se vendasit. Gjithashtu kërkojmë nga institucionet shtetërore lehtësimin e proceduarave të kontratave të punësimit nëpërmjet të parashikuar nëpërmjet Kodit të Punës”, shton Xhillari.

Por mungesa e fuqisë punëtore pritet të sjellë shtrenjtim të tarifave të transportit nga marsi 2023. Rritja e tarifave do të vijë 1 vit pas stabilizimit të tyre nga pandemia. Një tjetër operator nënvizon se arsyeja që çmimet do të ndryshojnë është mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht shoferëve të kamionëve që largohen drejt Gjermanisë.

“Për ne transportuesit problemi kryesor aktualisht janë burimet njerëzore. Nuk kemi drejtues kamionësh, pasi janë larguar në emigracion, kryesisht Gjermani dhe vazhdojnë të largohen. Shumë mjete rrinë pa drejtues. Është një problem i përgjithshëm./Monitor

Valbona Mema tregon fëmijërinë e varfër e të vështirë: “Mami na jepte bukë me sheqer…

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema ka bërë një rrëfim prekës brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Të gjithë e njohin si tip me energji pozitive dhe është e qeshur gjithmonë, por jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, qysh nga fëmijëria. “Unë jam Valbona, jam lindur dhe rritur në Tiranë, në një lagje të vjetër të Tiranës, me shumë pjesëtarë familje. Jam fëmija i fundit. Kam 7 motra dhe 2 vëllezër. Fëmijëria ime ka qenë po aq e keqe por edhe shumë e bukur.

Fillova shkollën fillore pranë shtëpisë. Kemi pasur një shkollë shumë të mirë, me emër sot. Kemi qenë fëmijë që luanin gjithë ditën dhe na mblidhte mami në darkë ose mbasdite me një bukë me sheqer dhe na e lagte te çezma. E ne të lodhur nga lojërat e tepërta e hanim. Isha fëmija i fundit dhe ndoshta…

10 fëmijë, por një vëlla më ka vdekur shumë i ri kur isha dy vjeçe. Një fëmijëri shumë e vështirë. Këndoja gjithë ditën nëpër shkollë, nëpër korridoret e shkollës, ku të gjithë thonin ‘ça zëri ke, pse nuk vazhdon një shkollë muzike”.

Edhe konkurrova në Liceun Artistik, por fatkeqësisht, unë e kisha fituar por në vendin tim dërguan dikë tjetër që ndoshta ishte pak më lart nga ana e shumë gjërave, nga ana financiare, nga ana e mbështetjes. U detyrova dhe fillova shkollë në bujqësore dhe në degën Zoovetenari.

Viti i 1, 2, 3, ka qenë shumë i bukur dhe isha nxënëse shumë e mirë. Edhe aty unë këndoja gjatë gjithë kohës, bëheshin koncertet e shkollës dhe unë isha gjithmonë e para. Me vështirësi merrja autobusin edhe pse më zinte gjumi, nganjëherë kalonim deri në Kombinat, bënim përsëri xhiro dhe unë përsëri rrija në gjumë. Herë shkoja me bukë dhe herë pa bukë”, ka treguar këngëtarja e dashur për publikun.

Apple lëshon iOS 16.3: Fokus i madh në siguri

Javën e kaluar Apple njoftoi se përditësimi i iOS 16.3 do të arrijë gjatë kësaj jave. Kompania amerikane njoftoi dje atë përmirësim, fokusi kryesor i së cilës është siguria. iOS 16.3 shton aftësinë për të përdorur një çelës sigurie për të bllokuar Apple ID-në tuaj dhe duket se sjellë mbrojtjen e avancuar të të dhënave të kompanisë për veçorinë iCloud në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara.

Përditësimi rregullon gjithashtu sistemin e thirrjeve të urgjencës SOS, përfshin një sfond të ri “Unity” dhe shton mbështetje për HomePod-in e gjeneratës së dytë.

Ky funksion ishte i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara me iOS 16.2, por duket se përditësimi i ri i iOS 16.3 po e sjell funksionin globalisht. Vetë Apple hoqi njoftimin për këtë veçori që njoftonte se ishte i disponueshëm vetëm në SHBA. Gjithashtu, përditësimi do t’ju lejojë të konfiguroni automatizimet duke përdorur zërin tuaj dhe të pyesni Siri për vendndodhjen e anëtarëve të familjes, miqve, etj.

Vjen momenti i shumëpritur, “Meta” rikthen Trump në Facebook dhe Instagram

“Meta”, kompania mëmë e Facebook njoftoi se do të rikthejë llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Kjo vjen pak më shumë se 2 vjet pas pezullimit për shkak të sulmit të 6 janarit në Kapitol.

“Gjykimi ynë është që rreziku [për sigurinë publike] është zvogëluar mjaftueshëm. Si e tillë, ne do të rivendosim llogaritë e zotit Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Megjithatë, ne po e bëjmë këtë me rregualla të reja për të penguar përsëritjen e shkeljeve” – tha në një postim, Presidenti i Meta për Çështjet Globale, Nick Clegg.

Me llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram të riaktivizuara, Trump do të fitojë edhe një herë akses në platformat e mëdha dhe të fuqishme të komunikimit dhe mbledhjes së fondeve. Kjo mund të jetë një ndihmë për garën e tij të rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.