Harrohen zënkat dhe debatet/ Kiara ia premton Luizit: “Unë do të bëjë të lumtur jashtë…

Që në fillim të “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli ka shprehur një pëlqim për Kiara Titon. Me kalimin e ditëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se ndjenjat e këngëtarit ndaj moderatores po rriten gjithnjë e më shumë. Nga ana tjetër, Kiara i qëndron pranë, i ka shprehur një pëlqim, por Luizi kërkon më shumë.

Prej disa javësh ai dëshiron ta puthë atë, por Tito nuk është ende e vendosur për këtë hap. Gjatë ditës së djeshme ata të dy kanë pasur debate të ndryshe, ku Ejlli u shpreh se do të distancohet prej saj. Por kjo gjë nuk ndodhi pasi në darkë Luizi i ka shkuar pranë dhe e ka përqafuar dhe puthur siç ai bën gjithmonë.

E jo vetëm kaq, pasi Kiara i ka bërë një premtim që askush nuk e priste. Ajo i tha se kur të dalin jashtë do ta bëjë shumë të lumtur.

Pjesë nga biseda: Luizi: Do më bësh njeriun më të lumtur në botë kur të dalim jashtë? Kiara: Po Luizi: Ma jep fjalën.

Santorini është në rrezik, gjeofizikantët paralajmërojnë për një vullkan nënujor

Ishulli i njohur Santorini është në rrezik. Kështu paralajmëron ‘The Guardian’ në një artikull të tij.“ Ka qenë e qetë për gati 400 vjet, por Kolumbo, një vullkan nënujor afër ishullit grek të Santorinit, nuk po fle,” thotë Guardian në artikullin e tij. Një dhomë magmë e pazbuluar më parë po mbushet gradualisht me shkrirje, duke i shtyrë studiuesit të rekomandojnë monitorimin në kohë reale të vullkanit.

Herën e fundit që shpërtheu Kolumbo, në vitin 1650, vrau 70 njerëz, por rritja e popullsisë dhe turizmi në Santorini nënkuptojnë se ndikimi i një shpërthimi ekuivalent sot mund të jetë shumë më i madh. Kolumbo i përket familjes shumë shpërthyese të vullkaneve, të aftë për të prodhuar një kolonë shpërthimi dhjetëra kilometra të lartë. Ai gjithashtu mund të shkaktojë një cunami, duke e bërë atë një perspektivë shumë të rrezikshme.

Duke përdorur një teknikë të re imazherie – të ngjashme me një ultratingull mjekësor – Kajetan Chrapkiewicz, nga Imperial College London, dhe kolegët e tij vunë re grumbullimin e shkrirjes afërsisht dy milje nën vullkan. Përfundimet e tyre, të cilat janë publikuar në revistën Geochemistry, Geophysics, Geosystems , sugjerojnë se megjithëse një shpërthim nuk është i afërt, vullkani paraqet një kërcënim serioz.

Një grup tjetër studiuesish në bordin e anijes kërkimore Joides Resolution është duke shpuar sedimente rreth Kolumbos për të rindërtuar historinë e tij të shpërthimit gjatë disa milion viteve të fundit. Ndër të tjera, ata shpresojnë të kuptojnë lidhjet midis tërmeteve dhe vullkaneve në këtë rajon dhe të hetojnë ndikimin e ndryshimit të nivelit të detit në madhësinë dhe shpeshtësinë e shpërthimeve.

Pasi degradoi sherri mes tyre, Olta zbulon pse u pajtua me Efin(Video)

Duke folur me Xhonin, Bjordin dhe Valbonën në oborr, Olta tha se me Efin bëri paqe vetëm për hir të lojës.Sipas saj, në jetën jashtë, nëse një njeri qoftë ky mashkull apo femër, i drejtohet asaj në atë mënyrë, ajo nuk e sheh më me sy atë person.

Ajo shtoi se edhe atmosfera e darkës, pra e gjithë përgatitja dhe qirinjtë, influencuan në uljen e ‘gjakrave’ mes atyre të dyjave. Olta shtoi se edhe nëse me dikë brenda shtëpisë, nuk do doje të kishe asnjë kontakt, mundësia për ta realizuar këtë gjë është shumë e vështirë, pasi me këta persona kalon kohë 24 orë.

Iku në Bullgari pasi aksidentoi me vdekje 20-vjeçarin / Kush është Konsulli i Nderit që u arrestua sot sapo kaloi pikën kufitare

Detaje të reja nga aksidenti me vdekje i 20-vjeçarit Fiori Sula në Elbasan. Aristir Dimo është 65-vjeçari i cili ka rënë në prangat e policisë, për shkak se ka aksidentuar për vdekje një 20-vjeçar në Elbasan. Mësohet se Dimo është konsull nderi i Bullgarisë në vendin tonë, ndërsa pasi e ka aksidentuar 20-vjeçarin, drejtuesi i automjetit ka përshkuar rrugën ku ishte nisur në një distancë të caktuar.

Më pas ai është kthyer sërish në drejtim të Tiranës ku dyshohet se ka bërë disa veprime për të humbur gjurmët nga ngjarja e rëndë.

I mori jetën dhe la në mes të rrugës/ Arrestohet pas 4 ditësh “vrasësi” i 20-vjeçarit në Elbasan Mësohet se në momentin kur ka kaluar pikën kufitare, ai është në vënë në prangat e policisë. Ai është zbuluar nga prokuroria e Elbasanit pas përgjimeve të kryera në tre ditët e fundit, duke bërë që autoritetet hetimore të arrijnë në përfundimin se ka qenë ai shkaktari i aksidentit të ndodhur në Elbasan.

Një tjetër provë që e implikon drejtpërdrejtë Dimon në këtë ngjarje është feneri i automjetit të tij i cili është gjetur i thyer në tokë menjëherë pas ngjarjes nga grupi hetimor. Materialet në lidhje me këtë çështje tashmë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Berisha: “Pse Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë….

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në 32-vjetorin e themelimit të PD në Kamëz ka falënderuar demokratët për mbështetjen e dhënë kësaj force opozitare. Berisha gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë.

“Sot pas 11 vitesh, ka një pozicion më të lakmueshëm, por Edi Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë sepse do të damkoset përfundimisht si njeriu që bëri spastrimin etnik të këtij vendi, më të madh në të gjitha kohërat”, deklaroi Berisha duke iu referuar shpopullimit te frikshem te vendit.

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, ndalohet në Kapshticë 30-vjeçari nga Korça…

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim K. Z., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në datën 30.12.2022, në Tiranë, 30-vjeçari i ka vjedhur një shtetasi tjetër, një shumë parash.

Veprimet e mëtejshme për këtë rast u kryen nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë.

S’përbahen burrat në Pogradec dhe Pojan/ 49-vjeçari rreh vëllain, tjetri qiraxhiun…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, për të cilin u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 46 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me grushte dhe sende të forta në trup, 2 shtetas të tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë me teh metalik, të cilën e posedonte pa leje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 47 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka tentuar të nxjerrë nga banesa qiramarrësin e tij, duke dëmtuar derën hyrëse të banesës.

Hetimi në gjendje të lirë i 24 vjeçarit që i vrau kalin/ Pronarja e fermës në Kolonjë: “Na vranë për herë të dytë…

Pronarja e fermës Sotira Agroturizëm”, Jonida Hëna ka reaguar pasi policia e Kolonjës njoftoi nisjen e hetimeve në gjendje të lirë të 24 vjeçarit Orest Mezinit i cili vrau kalin e saj dhe plagosi një tjetër. Në reagimin e bërë ajo shkruan se hetimi në gjendje të lirë të të riut, që është fqinj i tyre, bën që të ndihen të kërcënuar për jetën.

Reagimi i Plotë:

“Orest Mezini vrau kalin tonë dhe policia e la në gjendje të lirë. Kjo për ne është sikur të na vrasin për herë të dyte kalin . Tani që kuptuam që komshiu ynë na ka vrarë Balashin dhe ka plagosur një kalë tjetër dhe policia e la në gjendje të lire ndihemi të kërcënuar për jetën tonë.”-thuhet në reagimin e pronares.

Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përfundon në kanal, plagosen dy fëmijë dhe një grua…

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën ndërsa njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal. Mësohet se një grua dhe dy fëmijë ndodheshin brenda mjeteve. Ata janë dërguar në spital për kontroll dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Tronditet Gramshi/ Burri vret gruan dhe vëllain e tij….

Krimi në familje është rikthyer mesditën e sotme në Gramsh, ku burri qëlloi për vdekje me armë gruan dhe vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Tervol të Gramshit, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij krimi të dyfishtë në familje. Mësohet se 75 vjecari Xhavit Sinani ka qëlluar me armën e gjahut ndaj gruas, me iniciale Z.S dhe vëllait të tij Shaqir Sinani, duke i lënë të vdekur në vend.

Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes që cuan në këtë krim të dyfishtë në familje.

“Nuk kam prekur libër me dorë që 15 vjeçe” – Mësime jete nga “VIP-ja e Big Brother: “Merrja informacion nga burime të tjera…

Një vajzë me emrin Tea, e cila është një nga banoret e “Big Brother Vip”, pra është personazh “VIP”, edhe pse s’ka bërë asgjë në jetë, ka treguar jetën e saj. Ajo u ndal tek divorci i prindërve nga Lushnja sesi ai ndikoi jetën e saj por edhe tek shkollimi.

Diçka që i habiti të gjithë ishte fakti se Tea tha se që nga mosha 15 vjeç, pasi prindërit e çuan në një shkollë me profil shkencor ajo nuk ka prekur asnjë libër me dorë, por ngaqë ishte shumë e zgjuar dhe merrte informacion nga burime të tjera, doli me mesatare 9.5.

Historia e pabesueshme e 114-vjeçares Shqiptare: “Nuk më japin pensionin, më thonë të ka kaluar mosha…

Qamile Marra është 114 vjeçe dhe i kanë ndaluar dhënien e pensionit me pretendimin se i ka kaluar mosha. Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë. Djali i saj, Hysen Marra, tha për gazetarët se në muajin janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7700 lekësh sepse e kanë bërë të vdekur. Sipas tij, familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti.

Këtë gjë ata nuk e kanë ditur ndaj nuk u ka ardhur pagesa e pensionit. Edhe nusja e djalit, Rrahime Marra, tregon se vjehrra e saj nuk e ka marrë pensionin sepse i kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për ta vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

“Jam nusja e Qamiles. Vajtëm për të marrë pensionin këtë muaj, në Janar. Shpërblimin e morëm, pensionin nuk e morëm. Vajti burri për t’u ankuar atje se duhet një certifikatë. I gjetëm dhe i çuam. Vajtëm pastaj dhe na thanë ka mbushur moshën.Ç’qenka kjo, paska mbushur moshën dhe mos të rronka më. I ka ditët e Perëndisë. Ia ka dhuruar Zoti. Aq sa merr, 70, ne nuk i kërkojmë lekë shtetit. Nuk do ta hedh në rrugë unë plakën. Të tre pensionista jemi. Ka kaluar moshën, është 114 vjeçe. Le të jetë edhe 200 ajo ka ditët e veta”, tha nusja.

114-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ajo ka 6 fëmije, 4 vajza dhe 2 djem, ku vajza e madhe është 85 vjeçe. E moshuara tregoi se ka punuar 35 vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7700 Lekësh. Ushqehet me bylmet dhe madje bën punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj. 114-vjeçarja jeton bashkë me djalin e saj të vogël, 76 vjeç dhe nusen 68 vjeçe.

Shqipëria si ‘Big Brother’/ Edhe Korça e Pogradeci nën vëzhgim nga krimi, çmontohen 39 kamera “spiune”

Aksioni për çmontimin e kamerave të paligjshme u shtri në qarqet Durrës dhe Korçë, duke sekuestruar gjithsej 88 aparatura vëzhgimi. Në juglindje janë hequr dhe sekuestruar 39 kamera te vendosura ilegalisht ne Korçe dhe Pogradec. Kamera të sigurisë janë sekuestruar dhe në qytete të tjera të vendit dhe nga informacionet e policisë, këto të fundit administroheshin nga grupe të ndryshme kriminale për mbikëqyrje të territorit.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, 39 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 9 shtetas, nga këta, 7 shtetas në Korçë dhe 2 shtetas në Pogradec, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

-Gjatë fazës së pestë të këtij plani operacional, në Korçë, në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Z. M., A. Q., G. Ç., R. S., Gj. R., P. B. dhe M. D.

-Plani operacional ka vijuar në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit A. B. dhe N. Ll. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Iku se dhunoi Luizin/ Kejvina Kthjella thyen heshtjen: “Ajo shpullë më ndihmoi të dilja prej asaj “çmendine”…

Si asnjëherë më parë, në spektaklin e së martës në “Big Brother VIP” u mor vendimi për përjashtimin e Kevina Kthellës. Ky vendim u mor pas shuplakës që modelja i dha Luiz Ejllit gjatë Prime.
Por pas gati dy javësh, ka ardhur më fund reagimi i Kejvinës e cila thotë se nuk është penduar dhe se nuk ka dëmtuar Luizin, por falja e saj publike shkon vetëm për fansat e Luizit.

Reagimi i plotë:

Jeta vazhdon edhe nëse “vdesim”. Nuk jam penduar që hyra në Big Brother VIP 2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoji dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilka prej asaj “çmendine”.

Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit dhe që u shndërua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës! Meqë Luizi lavdi Zotit gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që tí kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit. Meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat!

Këmbimi valutor 27 janar 2023

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 106.8 lekë dhe shitet me 107.8 lekë, duke treguar forcim.Ndërkohë euro blihet me 116.3 lekë dhe shitet me 116.9 lekë, duke treguar qendrueshmeri.

Paundi britanik sot blihet me 131.8 lekë dhe shitet me 132.8 lekë, duke treguar forcim.