Silvana Begaj :”Shqipëria nuk ofron asgjë për rininë, po ikën truri niveli arsimor po përkeqësohet…

Silvana Begaj, asistente pedagoge, emri i së cilës u bë i njohur pas shkrimit të saj “Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki!” tha në studion e lajmeve në RTV Ora, se sot “Shqipëria po shitet”. Ajo ka 6 vite që jeton në Suedi, ndërsa thotë se është e zhgënjyer me atë çfarë bëhet për të rinjtë në Shqipëri. Duhet të shohim një Shqipëri evropiane, thotë Silvana Begaj, dhe jo një Shqipëri të mbyllur

Silvana Begaj: Unë e quaj Shqipëria e Skënderbeut sepse ne kemi luftuar me shekuj me Turqinë dhe sot vërtet po e shesim Shqipërinë, sepse nuk po bëjmë diçka për përmirësimin e Shqipërisë. Unë dua që Shqipëria të bëjë hapa të sigurta dhe të bëjë hapa që ne ti shikojmë dhe të jemi shqiptarë të Evropës, jo Shqipëria që mbyllet dhe jo Shqipëria që luan filma dhe nuk ofron asgjë për rininë, mos flasim më për atë që Shqipërisë po i ikën truri.

Shpresa është vrarë thotë Silvana, ndërsa shprehet se niveli arsimor po përkeqësohet.

Silvana Begaj: Po shikoj që ka shumë shpresa të vrara, kjo më bën që unë si emigrante ta vuaj më shumë. Janë shumë fenomene që mua më kanë trishtuar nga Shqipëria. Që në kohën kur unë isha studente kisha ëndrra. Prisja diçka tjetër, po niveli arsimor ka qenë dhe po përkeqësohet, Shqipëria po ngelet prapa.

Filmi ka skena intime/ Ermal Mamaqi tregon si ra dakord Iliri për rolin e vajzës së tij…

Ermal Mamaqi do të sjellë së shpejti projektin e tij më të ri, “Të munguarit”, një film dramatik italo-shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production. I ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, Ermaliku ka folur për filmin që pritet të publikohet në Tetor të këtij viti, ku pjesë e tij është dhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily. Ajo ka një rol ku duhet të improvizojë disa skena intime me të dashurin e saj në film dhe për këtë gjë, moderatorja Orinda Huta, e pyet Ermalin se si ra dakort Ilir Shaqiri.

Orinda Huta: Sa i përket skenave në film, shikojmë në mini trajlerin që keni bërë aktualisht, shohim Emilyn në disa skena sensuale, njëkohësisht intime me aktorin tjetër.

Ermal Mamaqi: Po me Samuelin.

Orinda Huta: Sa ka qenë dakort Ilir me këtë se ti e ke dhe mik?

Ermal Mamaqi: Të zbuloj ca kështu, poshtë tavolinës. I pari që ia kam treguar filmin para se t’ja them Emilyt, ia kam thënë Ilirit. Ilir është ky këtu, kemi ca skena. Kishim ca skena të forta, i hoqëm dhe lamë ca puthje dhe Iliri tha ok dhe Emily e mori vesh që po bëhet një projekt i tillë.

Orinda Huta: Sa do zgjasin xhirimet?

Ermal Mamaqi: Janë 5 javë, 3 janë në Shqipëri dhe 2 janë në Genova Itali dhe e gjithë pjesa post produksion do bëhet përsëri në Itali, në Romë .

Alketa Vejsiu: “Jam fiksuar keq”, është koha e suksesit të Luiz Ejllit…

Prezantuesja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria. Moderatorja e famshme së fundmi ka ndarë një video nga makina, ku shihet duke interpretuar këngën e re të Miley Cyrusit “Flowers”.

Ajo thekson se është e fiksuar pas kësaj kënge dhe në ndërkohë nuk ka lënë anash pa përmendur banorin e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin, i cili këto kohë ka marrë vëmendje të madhe gjithandej. Jam fiksuar keq me këtë këngën. Dhe e di që nuk jam e vetmja. Është koha e suksesit të Miley Cyrus dhe Luiz Ejllit”, u shpreh ajo.

Ndonëse nuk ka thënë më shumë, por Vejsiu shihet dukshëm se ka një pëlqim për të për lojën që po bën brenda shtëpisë.

Gazetari zbulon ‘recetën’ kundër krimit: “Big Brother VIP ka ulur numrin e vrasjeve, aksidenteve dhe grabitjeve….

Ditën e sotme në E Diell në Top Channel u diskutua tema se “sa reale janë dashuritë në BBVip”. Në mesin e diskutimeve nëse pëlqimet Kiara-Luiz e Dea-Amos, të ftuarit në panel shprehën mendimet e tyre lidhur me çiftet. Pasi tha mendimin e tij me atë që shihte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gazetari Bledi Mane në fund shtoi edhe një detaj interesant.

Këto 5 javë janë ulur me 87% telefonatat e qytetarëve drejtuar policisë të martave dhe të shtunave në mbrëmje. Policia nuk ka regjistruar asnjë aksident, asnjë vrasje, asnjë grabitje të martave dhe të shtunave, dhe kjo se Big Brother ka gozhduar para ekranit shqiptarët,” tha Mane.

“Po marr veten nga traumat”/ Ish-banorja e BBV zbulon mesazhet me Kejvinën (Foto)

Një nga banoret me të cilat Kejvina ishte shumë e afërt gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ishte Mikela. Kjo e fundit e ftuar sot në “E diell”, zbuloi mesazhet që ka shkëmbyer me Kejvinën, të cilën e ka pyetur si është.

“Mirë po marr veten nga traumat”, i ka shkruar Kejvina ndërsa Mikela e ka këshilluar të mos e vrasë shumë mendjen. Jo, jo do sistemohet”, i është përgjigjur Kejvina.

Flet e motra e Teas: “Kuptohet me sy me Luizin ka kimi, Kiarën nuk e pëlqen(Video)

Në rrjet po flitet se Tea ka një pëlqim të fshehtë për Luizin brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ndërsa e motra nuk e ka mohuar. E ftuar sot në “Fun Club”, motra e Teas, Maria u shpreh e sigurt se Luizi nuk ka pëlqim ndaj Kiarës. Ajo tha se me Tean, Luizi kuptohet me sy dhe situate do të ishte ndryshe nëse Luizi do të krijonte disa kufij dhe nuk do të ofendonte.

“Tea është pak më e tërhequr, më e qetë. Për këta nuk kanë pasur kimi, deri në momentin kur u bë performanca e këngës kur u duk sikur gjithçka ndryshoi. Ata si shokë janë shumë komod me njëri tjetrin, kuptohen me sy.

Nëse Luizi do krijonte disa kufij, mund te ishin shok më të mirë. Me thënë të drejtën nuk më duket sikur ka ndonjë pëlqim të madh ndaj Kiarës.”- është shprehur motra e Teas.

Rama promovon turizmin në Korçë: “Nga ish-maternitet i rrënuar e kthyem në qëndër të industrisë turistike(Foto)

Nga një godinë e rrënuar në Qendër të Re Turizmi në Korçë, që së shpejti hap dyert duke u bërë e katërta e këtij lloji pas Valbonës, Vermoshit dhe parkut të Belshit, investime publike nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Kjo qendër do t’i shërbejë zhvillimit të burimeve njerëzore për industrinë turistike, si edhe mbështetjes së operatorëve turistikë shkruan Rama ne facebook .

Dorëzohet Olta Gixhari: “Ne ta shtyjmë sa ta shtyjmë por ky personazh do ta fitojë ‘Big Brother Vip’

Olta Gixhari së fundmi ka qenë duke biseduar me konkurrentin Amos Zaharia duke thënë se Luizi e ka të sigurtë fitoren. Duke qenë rivale e Ejllit, aktorja gjatë ditës i tha këngëtarit që të argëtohen më shumë me njëri-tjetrin.

“Luizi e ka të sigurtë fitoren, drejtë ka ai. I thashë hajde ta bëjmë lojën e lezetshme, ta bëjmë të bukur”, u shpreh ajo.

“Do ta fitojë. Hajde kënaqemi, rrimë. Ta shtyjmë sa ta shtyjmë”, vazhdoi më tej Gixhari.

Që nga fillimi, dyshja kanë qenë tejet të përfolur për raportin e tyre e për zënkat që kanë bërë.Luizi përndryshe ka arritu një famë të madhe dhe është kthyer në një të preferuarit e publikut.

Me një krah dhe një këmbë/ Ky është hajduti shqiptar që bënte “namin me vjedhje” në Greqi(Foto)

Autoritetet policore greke goditën më 27 janar në Korinth dhe Atikë një bandë grabitësish me 4 shqiptarë të moshës 26 deri në 44 vjeç. Mbi ta rëndojnë akuzat për grup kriminal, vjedhje, pastrim i parave, drogë dhe dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë. Një prej anëtarëve të grupit është dhe Gentian Hinga, 44 vjec nga Remasi i Divjakes, i cili pas vjedhjeve mblidhte grupin dhe sigurohej që të mos pikaseshin nga policia.

Ai akuzohet për të paktën 21 raste vjedhjesh, me organizatën kriminale që në vetëm 5 muaj veprim ka përfituar një përfitim financiar të paligjshëm prej të paktën 200 mijë euro .Grabitësit shqiptarë e nisën aktivitetin e tyre kriminal në gushtin e vitit 2022 dhe grabitën në rajone të ndryshme të Greqisë si Arkadia, Korinthia, Argolis, Akaia, Aetoloakarnania, Fokida, Evrytania, Preveza, Arta, Trikala dhe Kardita.

Ata hynin në shtëpi duke thyer në mënyrë të përpunuar xhamat, dyert e ballkonit apo dyert e hyrjes kryesore dhe “zbulonin” se kishin gjetur para dhe xhevahire me vlerë të madhe. Më pas, për të mos lëvizur kandidatët, kanë hipur në mjetin luksoz, i cili ka qenë me motor dhe kuaj fuqi të madhe, me targa evropiane (Itali) dhe kanë shpëtuar me plaçkën e tyre duke lëvizur me shpejtësi në autostradë.

Gentian Hinga me aftësi të kufizuara (një krah, një këmbë) kishte si “mbulesë” perfekte problemin e lëvizjes së tij , gjë që e bëri atë të kalonte pa u vënë re si i dyshuar, duke transportuar mallrat e vjedhura, mjetet e vjedhjes dhe anëtarët e tjerë të organizatës kriminale drejt dhe nga potenciali i tyre./ Protothema

Gjergj Luca :”Mirënjohje Maliqit dhe Korçës që na hapi dyert, prodhimet e detit kanë një shtëpi tjetër të re në Korçën zonjë…

Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka prezantuar një investim spektakolar duke krijuar një tjetër “Fish City”, që pritet t’i japë rritme të tjera ndryshimi Maliqit. Biznesmeni i shpreh mirënjohje Maliqit dhe Korçës që hapi dyert dhe tashmë deti, prodhimet e detit dhe kompania Rozafa

ka një shtëpi tjetër të re në Korçën zonjë!

Jeton në kabinë elektrike, mesazhi i ish-mësueses: “Kush u dëshpërua dhe s’u shëmtua…

Këtë të shtunë në emisionin Real People, në Euronews Albania, ishte e ftuar një ish-mësuese me emrin Violeta e cila jeton në Tiranë në një kabinë elektrike me sipërfaqe 23 metrash katrorë. Në intervistën e veçantë të dhënë për gazetarin Flor Gjini, Violeta zgjodhi të përcillte dhe disa mesazhe për njerëzit. Ajo tha se edhe sot ndihet një fëmijë që nuk dëshpërohet, pasi sipas saj çdokush që u dëshpërua dhe u egërsua në këtë jetë, vetëm u shëmtua dhe kurrë nuk fitoi agjë.

23 metra, kaq. Me tim zot. Këtu e kisha edhe djalin student. Shkojnë te mamaja e nuses. Nuk ka problem, mjafton që të vijnë dhe të marr aromën e tyre. Nuk e marr vesh edhe vetë natyrën time. Shyqyr, faleminderit Zotit”, theksoi ajo.

Flor Gjini: Të kanë pëlqyer gjithmonë lojërat fëmijnore?

Violeta: Shumë!

Flor Gjini: Si të duket jeta sot të duket si një loj fëmijnore?

Violeta: Unë gjithmonë jam një fëmijë gjigand. Nuk më mërzit asnjë gjë, nuk mendoj për zënie mendoj për zgjidhje. Kush u dëshpërua dhe nuk u shëmtua, kush u egërsua dhe nuk u shëmtua?! Kush e egërsua dhe fitoi?!

Flor Gjini: E zhurmshme kjo rrugë.

Violeta: Zhurma është e domosdoshme, mua heshtja më tremb. Heshtja është e frikshme, kam parasysh Leon Tolstoin, heshtja e Moskës ishte fatale.

Flor Gjini: Prandaj na duhet pak lagje me zhurmë!

Violeta: Me zhurmë që ka gjallesë!

Turistët për ski në Dardhë/ Pista e vetme në Shqipëri pret të pasionuarit pas sporteve dimërore…

Reshjet e dëborës të rëna ditët e fundit kanë sjellë turistë të shumtë në ski pistën e Dardhës, e cila nuk është më shumë se 15 km larg nga qyteti i Korçës. Një pjesë jo e vogël e atyre që frekuentojnë këtë ambient janë familjarë të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të vendit. Duke qenë e vetmja në vendin tonë pista e skive në Dardhë tërheq të rinj e të rritur, të apasionuar pas sporteve të dimrit.

Ata thonë se ky është një destinacion unik gjatë stinës së dimrit, por Shqipëria i ka të gjitha mundësitë natyrore për të pasur edhe ski pista të tjera. Kristi Xinxifi është instruktor i sportit dimëror të skive. Ai thotë se ski-pista duke qenë për amatorët tërheq më së shumti turistë që janë në fillimet e tyre, por edhe të tjerë të cilët kanë eksperiencë në këtë sport.

Dikur vetëm në Korçë ka pasur jo me pak se pesë ski pista , tre prej të cilave në Voskopojë, ndërsa tani vetëm një dhe ajo është në Dardhë.

‘Ose mua ose Luizin’/ Olta i vë kufirin Armaldos: “Ke pak ditë kohë(Video)

Kanë kaluar më shumë se një muaj qëndrim në shtëpinë e Big Brother, ku janë krijuar grupet dhe aleancat e para, ndërsa Armaldo është shfaqur i distancuar dhe për këtë është diskutuar gjatë. Olta i tha Armaldos se tashmë ka ardhur momenti tij dhe duhet të zgjedhë, ndërsa tenori nuk pati asnjë reagim.

“Tani Maestro këtë javë ke pak ditë në dispozicion, vendosu fuqishëm, dëgjomë mua. Bë analizën ca ka ndodh me ty. Je i lezetshëm po je dhe ktej dhe andej, prap u komentua kjo gjë sot. Dëgjo mua se ke momentin vendos. Nuk ka grupe këtu, njerzit lëvizin sipas qejfit dhe interesat.

Ti kap një Luiz ose një Olta dhe mbaj qëndrim, çke po të bëj një skemë loje, bëje se ty të ngren shumë. Është fiks kjo gjë që nuk ke bërë deri tani. Në të gjitha gjërat ‘bam’ autoritar”- e këshilloi Olta Armaldon.

Balla habitet nga stalla e lopëve në Libofshë: “Nuk kam parë ndonjëherë stallë më të madhe se kjo” (Foto)

Drejtuesi politik i PS për Fierin, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Armando Subashi zhvilluan një vizitë në fermën blegtorale të lopëve “Fshatçe” të vëllezërve Lalaj në Libofshë. Nder te tjerat Balla i befasuar u shpreh se nuk ka qene asnjehere me pare ne nje stalle me te madhe se kjo ne Shqiperi.

Vetem ne mjelje kjo ferme ka rreth 450 krere lope. Në këtë fermë janë mbi 900 krerë lopë qumështi me prodhimtari rreth 420 mijë litra në muaj. Gjithashtu ne kete ferme zvillohet nje cikel i plote prodhimi, pasi edhe grumbullohet, perpunohet dhe tregtohen produktet e bulmetit, qumesht, kos e djathe.

Princesha e të varfërve”, ish-e dashura e Amosit “thumbon” Dea Mishel

Gigliola Haveriku ish-partnerja e Amos Zaharias duket se në këtë “Big Brother Vip Albania” nuk bën aspak tifo për ish-partnerin e saj. Gigliola deri tani nuk ka bërë asnjë koment për Amosin por ama nuk kursen me “batuta” njerëzit që rrinë afër tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Dea Mishel e cila është për momentin “crush-i” i Amos Zaharia.

“Princesha e të varfërve” e ka quajtur Gigi Dean, e cila sot ka konfirmuar se mes saj dhe Amosit ka patur një flirt, por ajo nuk ka dëshirë që ta vazhdojë më tej këtë histori. Ndërkohë kujtojmë gjithashtu se edhe Gigliola ka qenë pjesë e “Big Brother Vip Kosova” dhe eksperienca e saj në këtë reality show zgjati jo më shumë se dy javë.