Nga Klajdi Braimllari: Shqiperia nuk eshte vendi I gomoneve! Shqiperia eshte vendi i bukurive te rralla natyrore, I vajzave te bukura dhe djemve te pashem, I studenteve qe shkelqejne ne Universitetet e botes, I emrave te njohur me fame boterore!
Shqiperia eshte vendi I fisnikeve, trimave, mikpritjes, beses, I vlerave dhe trashegimise se pasur kulturore!
Shqiperia nuk eshte ajo qe shihni dhe promovoni ju, gazetare te huaj! Shqiperia nuk eshte ” cunat e Londres”, por ndër me te bukurit vende ne bote!
Vertet sot Shqiperia eshte ne mjerim te thelle te rinjte e te rejat largohen se nuk shohin shprese dhe perspektive por kjo sepse fatkeqesisht udhehiqet nga shqiptare qe nuk duan Shqiperine!
Udhehiqet nga ata qe ia kane vene lakun ne fyt dhe çdo dite e me shume e shtrengojne ate lak me vjedhjet dhe korrupsionin qe ka kapur majat.
Por faj ketu keni edhe Ju nderkombetare, qe e shihni Shqiperine si vendi gomoneve, por nuk shihni arsyet pse ikin shqiptaret, pse “mesyjne” dyert e vendeve Tuaja ne kerkim te nje jete me te mire apo tokes se premtuar!
Perpara se te paragjykoni shqiptaret, gjykoni arsyet e tyre dhe Ata qe e kane çuar Shqiperine ne kete mjerim e shpopullim.
Mbeshtetni popullin tone, jo qeverine qe na drejton
Nuk ka shqiptar qe do te largohet nga vendi I vet, nga familjaret e vet, nga trojet e pasuria qe gezojne e trashegojne nga te paret e tyre! Nuk ka shqiptar qe do te lere nenen e baben dhe te mbaje koken pas!
Mos mbyllni syte ndaj realitetit shqiptar!
Shqiptaret jane ata per te cilet ka folur historia, jo Ata qe sot ia ka ulur kryet qeveria jone qe po na shpopullon cdo dite!
Shqiptaret jane njerez si Ju, me ndjenja si Ju, me dashuri per vendin e tyre, me endrra..
Shqipëria ka shkuar aty ku nuk ia merrte mendja askujt!
Shqiptaret e kane humbur rrugen ne oborr…
Ne 9 vite te drejtimit te shtetit nga Edi Rama, skandalet nuk jane ndalur. Me nje arrogance te theksuar te nderthurur me perçmim ndaj opozites dhe popullit, Rama arriti te ngjitet ne majat e politikes, duke marre ngadale çdo pushtet te mundshem dhe duke u etiketuar madje, edhe si Skenderbe’ dhe Zeus nga grate e qeverise se drejtuar prej tij.
Ne syte e tyre Rama u be Sulltani I Madherishem, pas pushtimit qe I beri pothuajse te gjitha institucioneve shteterore e te drejtesise, I ndihmuar, sigurisht, edhe nga ambasadoret e huaj qe u kujdesen te lartesonin figuren e kryeministrit shqiptar edhe ne syte e lidershipit boteror.
Rama e paralajmeroi ne nje nder seancat e para ne kuvend (ndoshta edhe ne te paren fare), menjehere pas marrjes se pushtetit se shqiptaret (gjoja duke iu drejtuar opozites) “s’kishin pare gje akoma”!
E ne fakt, kishte pasur te drejte…
Shqiptaret pane çka nuk kishin pare qe prej kohes se ndarjes nga regjimi diktatorial. Burgosje te fukarenjve qe nuk paguanin energjine elektrike, blerje te mediave dhe faktorit nderkombetar.
Krijoi konçesionet, PPP-te, inceneratoret, varferoi kete popull deri ne limitet e mbijeteses duke detyruar qindra-mijera shqiptare (kryesisht te rinj e familjare) te largohen nga vendi I tyre.
S’kishim pare vertet kaq shume shqiptare te largoheshin ne kaq pak kohe nga Shqiperia duke shpopulluar fshatra e qytete.
Lulezoi drogen ne çdo hapesire malore duke e ndare ‘hisen’ ne parcela me boset e saj, ndersa mercenaret, pasi I perdori, I çoi ne burg aty ku ne fakt Rama duhet te kete gati qeline e pas-pushtetit si banesen e rradhes dhe si ‘shperblim’ per gjithçka mbolli ne Shqiperine e varfer por te pasur
U tall me te prekurit nga termeti duke I genjyer per shtepite qe do ndertoheshin ne kohe rekord nderkohe qe I la’ ne çadra per muaj e vite.
Tashme, I kemi pare te gjitha dhe ka ardhur koha vertet qe ky pushtet te ç’montohet dhe Shqiperia te çlirohet nga kthetrat qe ia ka futur ne fyt! Edi Rames sot i ka rene miti. Ai sot shihet si lideri me I ulet qe mund te kete pasur ndonjehere bota, nje diktator qe arriti te ngrihej shpejt por qe ra nga piedestali me vete veprat e tij.
“Kafshata e madhe ta zen frymen”, e ne fakt kjo po ndodh me Ramen sot I cili po mundohet te kape litarin per t’u ngjitur nga gremina ku ka rene, por ditet e pushtetit duket se I ka te numeruara dhe gjithçka permblidhet me se miri tek “s’keni pare asgje akoma”…sepse edhe ai vete nuk e kishte menduar kurre se kjo shprehje do I kthehej boomerang nga deshira e tij per te mbizoteruar gjithcka, duke synuar gjithnje e me shume.
Z.Rama, edhe po nuk u dorehoqe gjithsesi je I hequr… Çeshtje ditesh!
“Odiseu luftoi shume beteja, por beteja me e veshtire ishte gjetja e rruges per ne shtepi”…