Operacion pranë kufirit greko-shqiptar/ Arrestohet 53-vjeçari grek, kapen 55 kg marijuanë

Janë gjetur dhe sekuestruar 55 kg marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar si dhe 1 celular, 1 kartë SIM dhe 122 euro. Operacioni u krye nga policia greke në Follorinë dhe Edesa. Më konkretisht në Follorinë është ndaluar një makinë, ku pas kontrollit brenda saj u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 50 pako me 55 kg e 649 gram marijuanë, teksa u arrestua shoferi grek 53 vjeç.

Ndërkohë në Edesa është ndaluar një mjet tjetër që shërbente për kontrollin e rrugës dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit, grek 48 vjeç.

Pronari e godet me shkelm në testikuj/ Gjykata dëmshpërblen shqiptarin me 300 mijë euro

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario të Kanadasë ka dëmshpërblyer me afro 300 mijë dollarë punonjësin shqiptar Rr. O., i cili kishte paditur mbikëqyrësin dhe kompaninë për trafikim me qenie njerëzore dhe keqtrajtim, raporton “Law Times News”. Punonjësi i përkohshëm Rr. O. kishte paditur kompaninë Universal Structural Restorations Ltd. (USRL) dhe mbikëqyrësin Ludgero De-Almeida, mbi bazë se ishte abuzuar, e nënçmuar në mënyrën më të turpshme.

Shqiptari ka thënë se kishte gjuhë diskriminuese, fyerje, kërcënime në lidhje me statusin e tij të emigracionit dhe po ashtu abuzim fizik nga mbikëqyrësi, i cili e kishte goditur me grusht edhe në testikuj, e atë para kolegëve. Madje i shkaktoi dëme të mëdha, që përfundimisht çuan në humbjen e një testikuli.

Rr. O. i lindur në Shqipëri, shkoi në Kanada në vitin 2017 dhe ishte punësuar “në të zezën” nga kompania USRL në vitin 2018.Shqiptari kishte thënë se u largua pasi më nuk mund të toleronte se si po trajtohej dhe se ishte i shqetësuar se çfarë mund të ndodhte.

“Paditësi ka treguar se si ishte grushtuar në testikul dhe në një rast tjetër u la me orë në tokë pasi kishte rënë nga shkalla”, ka shkruar në vendimin e tij gjykatësi Di Luca.

Përkundër kësaj, Rr. O., ka treguar se kurrë nuk ishte ankuar me shkrim për trajtimin që po i bënte De-Almeida nga frika se mund të ketë hakmarrje. Shqiptari ka treguar se ishte detyruar të paguante tarifën për leje të punës e të kthente edhe dy dollarë në orë për sa punonte. Shqiptari në total ka marrë një dëmshpërblim afro 295 mijë dollarë.

Reagon edhe Sonila Meço: “Nuk na e ka fajin Dea Mishel, ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante….

Nga Sonila Meço:                                                                   “Nuk na e ka fajin Dea Mishel, nuk na e ka! Po si ka mundësi vëmë kujën për formimin e një të reje shqiptare, që jeton e studion këtu dhe nuk ka marrë përsipër të promovojë asnjë institucion arsimor në vend duke e mallkuar, sharë, fyer, denigruar, masakruar si individ kur britma duhej të vinte oshëtimë prej këtij lajmi:

“Prej 20 vitesh, grupi spanjoll Cybermetrics Lab përgatit një renditje të universiteteve në nivel botëror, mbështetur në volumin e përmbajtjes së tyre në internet, për shikueshmërinë dhe ndikimin e punimeve të këtyre universiteteve, bazuar kryesisht në citimet e tyre në punimet e studiuesve të tjerë (Ëebometrics Ranking of Ëorld Universities).

I pari mes universiteteve shqiptare renditet Universiteti i Tiranës, që mban vendin e 3972-të në botë, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në vendin e 4379-të në botë. Pozicioni i Shqipërisë është i dobët krahasuar edhe me vendet fqinje të rajonit. Mes pesë vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë), numërohen 14 universitete që kanë renditje më të larta se universiteti i parë shqiptar (Universiteti i Tiranës).

Universiteti i parë në rajon renditet Universiteti i Beogradit, në vendin e 443-të në botë, i ndjekur nga Universiteti i Novi Sadit, në vendin e 963-të, Universiteti i Nishit, në vendin e 1487-të. Ndër universitetet me pozicionim më të mirë se Universiteti i Tiranës renditet edhe ai i Prishtinës, në vendin e 2982-të në Botë.”

Dea Mishel është pasojë e zgjedhjeve të veta, si çdokush zgjedh të qendrojë injorant, i pa shkolluar, të korruptojë për notat (tek e fundit u korruptua FBI, jo më universitetet tona). Dhe të bësh shënjestër pa mëshirë pasojën pa i hyrë shkaqeve është më dëshpëruese se njohuritë e Deas, që nuk ka marrë përsipër të përfaqësojë kënd tjetër veç vetes. Edhe të fitojë famë duke e përçmuar po deshi.Po si do t’ja bëjmë me arsimin, edukimin, institucionet tona të rraskapitura që nga Universitetet e deri tek Akademia e Shkencave?”, shkruan Meço.

Aksident i frikshëm në Pogradec/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen 4 persona…

Katër persona janë plagosur sot në një aksident rrugor që ndodhi në zonën e Pogradecit. Ata ishin duke udhëtuar në aksin rrugor Trebinjë-Vërdovë, ku në vendin e quajtur “Varrezat e Grekut”, një mjet tip Honda ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve të policisë, makina ka rënë në një distancë prej 5 metrash përshkak të rrugës me dëbore.

Dy prej të plagosurve madje janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Pjestarët e 2 familjeve kishin qenë për fundjavë pranë familjeve të tyre në fshatin Pleshisht dhe po ktheheshin sëbashku drejt Tiranës ku edhe banojnë. Policia bën me dije se shkak i aksidentit mund të jetë bërë prania e akullit në këtë segment rrugor duke sjellë humbjen e kontrollit në një kthesë dhe për pasojë mjeti pasi ka kryer disa kryer disa rrokullisje.

Pak orë pas arrestimit, Alda Klosi përfundon në spital

Vënia nën akuzë dhe arrestimi pak para mesnate të datës 3 shkurt duket se ka shkaktuar probleme shëndetësore për ish-zyrtaren e lartë Alda Klosi. Mësohet se pasi e kanë vendosur në qeli, ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt ka treguar shenja të tensionit të lartë. Si pasojë ajo është dërguar me urgjencë në QSUT ku dhe ka marrë trajtimin e parë e më pas duke u vendosur nën kujdesin e mjekëve, por edhe nën ruajtjen e policisë.

Burimet kanë bërë të ditur se gjatë orëve të para të së shtunës ajo ka shfaqur shenja stabiliteti, por do të vazhdojë të jetë nën trajtim nga bluzat e bardha. Tashmë pritet që të hënën gjykata të vendosë ndaj saj masën e sigurisë.

Ndalimi i Klosit erdhi pas dëshmisë së pastrueses që fillimisht u akuzua për grabitjen e 120 mijë eurove. Ndërsa gjithçka ka ndryshuar pasi në banesë iu gjetën edhe 404 mijë euro të tjera.