Skuadra shqiptare e mundjes i shpëton tërmetit në Turqi: “Vetëm hoteli ynë mbeti në këmbë…

Mundësit e Kosovës dhe pjesëtarët e kësaj federate i shpëtuan termetit që goditi sot Turqinë dhe Sirinë. Të ndodhur në një hotel në Kahramanmaraş (Turqi), një nga zonat ku ishte epiqendra e tërmetit 7.9 ballësh, shqiptarët kanë mundur të dalin shëndoshë e mirë .Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), Genci Fazlija, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se mundësit e rinj të Kosovës dhe përfaqësuesit e Federatës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në fillim kemi qenë pak të traumatizuar. Tani e kemi tejkaluar pak se ka qenë tmerruese, e papërshkrueshme. Krejt objektet rreth nesh janë shkatërruar, vetëm hoteli ku ishim ne, mbeti në këmbë”, thotë Fazlija.

Fazlija thotë se mundësit e Kosovës ndihmuan autoritetet në shpëtimin e disa personave të ngujuar, pasi kishin dalë vetë nga hoteli i tyre.

“Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa u lagëmshumë sepse binte borë dhe shi. Pastaj, policia na falënderoi dhe na luti të largoheshim dhe u larguam”, rrëfen Fazlija.

Ekipi i mundjes së Kosovës i udhëhequr nga trajneri Ziber Xhoni dhe mundësit Fatlum Braka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni kishte udhëtuar drejt Turqisë për të marrë pjesë në turneun dyditor “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes. Më shumë se 2600 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur ka lënë pas tërmeti shkatërimtar deri në këto momente.

E rëndë në Tiranë/ Shkëputet ashensori, burrë e grua bien nga kati i 5-të…

Një çift bashkëshortësh është plagosur mbrëmjen e sotme në një pallat të Tiranës pasi një ashensor është shkëputur duke rënë nga kati i pestë në katin zero. Të plagosur kanë mbetur S. K., 56 vjeç, dhe S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh). Vlen të thuhet se incidente të tilla sa vijnë e përsëriten në zonën e Astirit dhe pavarësisht denoncimeve të shumta nga qytetarët, askush nuk po merr masa.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh.Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës. Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mitsotakis telefonon Erdogan: Të gatshëm në çdo moment për t’ju ndihmuar

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar sot pasdite presidentit turk Tagip Erdogan. Mitsotakis ka shprehur sërish ngushëllimet e thella për viktimat dhe solidarizimin me popullin e prekur ndërsa ka shprehur gatishmërinë e Greqisë në çdo moment për ndihmë të menjëhershme, përveç ekipit që është nisur sot në mesditë, duke lënë të hapur një tjetër mision shpëtimtar për përballimin e pasojave të tërmeteve të fuqishme.

Nga ana e tij presidenti turk Erdogan e ka falënderuar kryeministrin grek për reagimin dhe ndihmën e menjëhershme

“Burri i Oltës do të më shantazhojë”/Deklarata e Zhakut bën xhiron e rrjetit: “Do të më blejë me lekë (Video)

Nuk kanë fund skandalet në këtë “BBV!” Një audio e opinionistes së “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, në një bisedë në rrjetin social ‘Whatsapp’, tregon se kjo e fundit është shantazhuar nga partneri i Olta Gixharit. Teksa e pohon me gojën e saj, Zhaklin Lekatari shton se burri i Oltës ka tentuar “ta blejë me para”, duke shprehur se këtë gjë ia ka thënë edhe produksionit.

Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”– thotë Zhaklin Lekatari në audio qe njihet gjithnjë për mendimet pafiltra, të drejtpërdrejta dhe përkrahjen e kauzave të ndryshme.

“Mrekulli” mes katastrofës natyrore/ Foshnja nxirret nga rrënojat e tërmetit pa asnjë dëmtim…

Një foshnjë është shpëtuar nga një ndërtesë e shkatërruar në Malatya.Fatmirësisht fëmija u nxor pa asnjë dëmtim nga rrënojat. Tërmeti tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 1900 viktima dhe mijëra të plagosur. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter. Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja dhe që mendohet të shkojnë në disa mijra.

Dalja e papritur e Efit ka ndryshuar dinamikat? BBVIP bëhet gati për 3 hyrje të reja…

Në shtëpinë e “Big Brother” pas daljes së beftë të Efit, banorët kanë filluar të presin të papriturën .Tre banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë, duke ndryshuar kështu dinamikat e lojës. Të shtunën e kaluar Efi doli papritur pasi Dea Mishel, vendosi ta dërgojë në nominim bashkë me Luizin dhe Kiarën.

Mes të treve, publiku zgjodhi çiftin, por dalja nuk u prit mirë nga Luizi. Në nominim janë të gjithë banorët përveç Kristit, i cili i dërgoi ata në televotim pasi hapi kutinë e pandorës dhe në këmbim takoi të atin, Robert Aliajn.

Shiste drogë në lokalin e tij në Korçë / Vihet në pranga 27 vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët…

Një 27 vjeçar është arrestuar pasi policia zbuloi se shiste drogë në ambientet e lokalit të tij, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të cilët po ashtu janë në pranga. Policia gjatë kontrollit fizik ndaj 46 vjeçarit R.A., në lagjen nr. 18, Korçë, i kanë gjetur atij një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se ia kishte blerë 27-vjeçarit V. Sh., në lokalin e 27 vjeçarit N. K.

Gjithashtu 22 vjeçari A.K., po procedohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Policia ka ushtruar gjithashtu kontrroll edhe në ambientet e këtij lokali ku u gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Goditen 2 raste të gjuetisë së paligjshme në Kolonjë/ Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. I., 29 vjeç, N. Q., 42 vjeç, E. H., 48 vjeç, B. I., 35 vjeç dhe E. L., 35 vjeç, banues në Ersekë, Korçë, në fshatin Çlirim dhe Ersekë.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatrave Boshanj dhe Çlirim, në Kolonjë, kanë ndaluar automjetin tip “Nissan” me të cilin udhëtonin shtetasit K. L. dhe N. Q. dhe automjetin tip “Suzuki” me të cilin udhëtonin 3 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në këto automjete u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu dhe municion, pa lejen e organeve përkatëse, të cilat dyshohet se përdoreshin nga këta shtetas, për veprimtarinë e gjuetisë së paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

E papritur/Ilir Shaqiri futet papritur në “Big Brother VIP 2”

Ditën e sotme në kuadër të një loje brenda shtëpisë është futur fituesi i edicionit të parë i këtij formati, Ilir Shaqiri. Ajo që bie menjëherë në sy është se si Iliri takon Luizin dhe i ofron atij një cigare, teksa nis edhe bisedën me banorët e tjerë. Ndër të tjera ai ka patur një bisedë me Luizin dhe me banorët e tjerë rreth kurioziteteve të tyre për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audience. Luizi e ka pyetur Ilirin se kush fiton sipas tij dhe balerini është shprehur:

Iliri: Kush ka hyrë i parë do dal i fundit…

Luizi: Olta ka hyrë

Iliri: Ti hyre i fundit, por ndoshta është anasjelltas këtë vit…

Historia e trishtë e futbollistit dhe ekonomistit Korçar që përfundoi endacak në Pogradec…

Lytfiu nuk është më!
I pastrehi Korçar ,një ish-ekonomist, ish futbollist për të cilin nuk mendoi askush në zyrat “air conditioner”

teksa të gjithë ishin duke ndjekur Big Brother… Gjatë këtyre viteve kanë qënë banorët dhe pronarë restorantesh ata që e mbanin me ushqim 70 vjeçarin ndërkohë që netët i ka kaluar i vetëm në pjesën më të madhe në afërsi të tregut industrial te qyteti te Pogradecit ,aty ku policia e ka gjetur pa jetë mëngjesin e 4 shkurtit.

Endacaku edhe në këtë moshë nuk e ndante një top futbolli nga vetja si për të treguar se në rininë e tij ka qënë një futbollist me të rinjtë e Skënderbeut. Aq pasion e kishte futbollin sa edhe në rrugët e Pogradecit shfaqej duke luajtur i vetëm futboll.

Lytfi Pilingji ishte njeri i nderuar dhe i respektuar në komunitet ,ndersa ne Korçe jetonte ne lagjen 4 . I mbetur pa asnjë mbështetje dhe pa një strehë ku të fusë kokën, në netët e ftohta ku dhe ai ndrroi jete . Ndersa, deri tani Bashkia e Korçës dhe Pogradecit nuk ka hapur asnjë njësi për të pritur endacakët, të pastrehët, të braktisurit dhe ata që nuk kanë se ku e kalojnë natën e ftohtë ne acarin qe ka perfshire shqiperine.

Lytfiu nuk është më!
I pastrehi Korçar ,një ish-ekonomist, ish futbollist për të cilin nuk mendoi askush n
ë zyrat “air conditioner”

teksa të gjithë ishin duke ndjekur Big Brother…

Skënderbeu bën detyrën, mund Tërbunin 2-0 dhe rrëmben vëndin e 2-të(Video)

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur javën e 14-të. Këtë të hënë u zhvilluan tre ndeshjet e mbetura, teksa skuadrat pretendente nuk kanë zhgënjyer. Dinamo dhe Skënderbeu kanë marrë tre pikë, teksa Apolonia dhe Korabi barazuan 1-1. Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu vendas fitoi 2-0 me Tërbunin. Lico në minutën e 38 hapi ndeshjen, teksa Abubakar në minutën e fundit shënoi për 2-0.

Dinamo fitoi 2-4 me Orikun në transfertë. Blutë e Nevil Dedes iu falën dopietave të Smaçit dhe Denilson, teksa për Orikun shënoi dy gola Batista.Në Fier, Apolonia dhe Korabi barazuan 1-1. Eneh te Apolonia gjeti golin në minutën e 78, teksa Lila barazoi në fund në minutën 90+7.

Pas javës së 14-të, Dinamo kryeson me 30 pikë, Skënderbeu mban vendin e dytë me 26 pikë, teksa më pas vijnë Flamurtari, Korabi, Besa dhe Tërbuni. Në fund Besëlidhja, Lushnja, Oriku dhe Turbina.

REZULTATET:

SKËNDERBEU 2–0 TËRBUNI

Liço (P) 38′, Sumalia 90+3′

SKËNDERBEU: Ruçi, Prenci, Rendi, Idrizaj, Zenullari, Frashëri, Moraesh Lika, Liço, Nikaj, Temitope. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TËRBUNI: Vata, Metani, Peqini, Silva, Xhabrahimi, Hysa, Ntoja, Hoxhaj, Tafili, Saliaj, Krasniqi. Trajner: Alert Alcan

ORIKU 2–3 DINAMO

Mateus 45+3′, 59′ / Smaçi 19′, 45+1′, Denison 21′, 70′

APOLONIA 1–1 KORABI

Ndubuisi 78′ / Lila 90+’

Stuhia “Barbara” godet Greqinë, dëbora mbulon Athinën (Video)

Policia greke na njoftuar se ka vënë në zbatim planin e masave për përballimin e situatës emergjente të krijuar prej stuhisë Barbara, e cila ka prekur pjesën më të madhe të territorit helen. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave, reshjet e dendura kanë paralizuar pothuaj tërësisht trafikun në periferinë e Athinës, ndërsa që prej orës 18.00 sipas orës lokale, është urdhëruar ndalimi i qarkullimit të qarkullimit në lagjet veriore të kryeqytetit të vendit.

Me vendim të prefektit të Athinës shkollat e zonave të prekura prej stuhisë së dëborës Barbara do të jenë mbyllur, ndërsa nëpërmjet mesazheve të mbërritura në numrin e emergjencave civile 112 janë njoftuar banorët e Atikës të mos dalin nga banesat e tyre gjatë orëve në vazhdim.

Një nga statujat më ikonike të Athinës e mbuluar me borë! I quajtur “Vrapuesi” është një skulpturë e madhe nga artisti grek Kostas Varotsos. Ai është bërë nga copa individuale xhami të dhëmbëzuar të vendosura mbi njëra-tjetrën për të marrë formën e paqartë

Fitoi popullaritet të madh/ Efi i merr vendin e punës, Bora Zemanit?

Rikthimi i Bora Zemanit në “Përputhen” dukej si një thirrje e dëshpëruar pas largimit të Ori Nebijajt në postin e deputetes në Parlamentin Shqiptar. Por mesa duket “Përputhen” do të ketë të njëjtin fat si “Pasdite në Top Channel” (derisa të mbyllet fare) dhe moderimit të Bora Zemanit po i vjen fundi. shkruan Kryefjala.

Burime pranë Top-Channel bëjnë me dije se zëvendësuesja e saj është gati në listë, edhe ajo është brune, shumë simpatike dhe shumë më dinamike se Bora. Dhe e dini për kë e kemi fjalën?! Për Efi Dhedhes një ish-përputhëse dhe tashmë një prej figurave më të pëlqyera të “Big Brother Vip”.Efi bie në sy për diksionin e saj por dhe për përballjet e zja rrta që mund të krijojë në show.

Pas daljes nga Big Brother popullariteti i saj u rrit ndjeshëm edhe në rrjetet sociale, duke i kaluar 100 mijë ndjekësit brenda një nate situatë që të kujton pak popullaritetin e një viti më parë të Bora Zemanit…, shkruan Kryefjala. Mesa duket fenomemi Efi sapo ka nisur të spikase dhe ky eshte momenti i saj. Te reja te tjera pritet te mesojme ditet ne vijim, por eshte e sigurt qe Efi do jete pjese e Top Channel.

“Dorëheqja është detyrim”- Publikohet spoti i protestës së thirrur nga Berisha…

Partia Demokratike ka publikuar sportin e protestës së 11 shkurtit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha. Sipas PD, protesta është thirrur për skandalin Rama –McGonigal, me moton e dyfishtë “Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim” dhe “Pluralizimit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot”.

PD u bën thirrje qytetarëve tu bashkohen në këtë tubim. Protesta do të zhillohet në orën 12.00 para Kryeministrisë.