Spektakli i Big Brother VIP dhuroi emocione të forta gjatë mbrëmjes së djeshme. Një nga këto momente ishte dhe largimi i Amosit, teksa vëmendje mori reagimi i Oltës, e cila filloi të qante me rëndesë. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, motra e aktores, Greta Gixhari ka deklaruar se më shumë përshtypje i ka bërë reagimi i dy opinionistëve, të cilët kur Olta po qante, nisën të qeshnin me reagimin e saj.
Ajo tha:
Më erdhi shume keq për reagimi të dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq. Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun. Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka goditur vlerat njerëzore”, tha ajo.
Mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip Albania, kanë hyrë 3 banorë të rinj, Keisi vajza e Sabianit, Tan Brahimaj aktori i humorit dhe gazetari Bled Mane. Ndër ta ishte dhe gazetari Bled Mane. Në klipin e tij prezantues, Mane tha se nuk do të ketë kompromise në lidhje me injorancën dhe nivelin e ulët të arsimit, pasi këto dy fusha e shqetësojnë. Pas përfundimit të spektaklit, banorët fillojnë të komentojnë banorët e rinj. Një moment duket se Armaldo e parlajmëroi Luizin të ketë kujdes nga gazetari.
Armaldo: Ky vëlla ka ardh me qëllim të qartë.
Luizi: Pse?
Armaldo: Me të godit ty.
Luizi: Nuk e ka atë shans mor burrë, nuk ja jaop këtë shans pavarësisht çfarë ka parë në televizor.
Armaldo: Ti do të rrish ta studiosh, ta shikosh me qetësi.
Luizi: Unë nuk e njoh.
Armaldo: Sepse po i dhe rëndësi ti del në Prime, ai këtë do, ti japësh rëndësi që të dalë në Prime. Ma bërë ti mua me dorë kështu, thashë po iki pak në tualet, mbyllet diskutimi.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një prononcim për mediat foli për protestën e 11 shkurtit. Meta u shpreh se më 11 shkurt shqiptarët do e tregojnë se jemi populli më evropian.
“Të jesh në opozitë është një mision sidomos në këto kushte. Komploti kundër demokracisë është më afër se kurrë. Kur flisja unë, nuk besonit. Korrupsionin e kanë të shkruar në ballë. Janë si ai që merrte lekët me qese në parking. Ndaj, të gjithë atje. Jemi populli më evropian dhe do e tregojmë më 11 shkurt”, tha Meta.
Kryeministri Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë hapur konkurset ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të Vlorës, Durrësit dhe Korçës. Siç shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, këto stadiume do të kthehen në qendra të reja qytetesh.
“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës⚽️Durrësit⚽️Korçës⚽️ të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat😍😍😍”, shkruan Rama. Ndërtimi i stadiumeve të reja ishte një nga premtimet e tij për vitin e ri. Pyetja që shtrohet në këtë rast është se do t’i ndërtojë stadiume me kullë njësoj si në Tiranë apo jo?
Sot në tregun e këmbimit valutor një dollar amerikan do blihet me 107.8 lekë dhe do shitet me 108.7 lekë. Euro edhe sot mbetet i pandryshuar, duke u blerë me 115.9 lekë dhe shitur me 116.4 lekë.
Paundi britanik sot blihet me 129.5 lekë dhe shitet me 130.5 lekë.
Në prangat e policisë italiane ka rënë një grua shqiptare në Toskanë të Italisë, pasi është kapur me 10 kg kokainë me vlerë mbi 350 mijë euro në makinë. Shqiptarja është ndaluar rastësisht nga policia rrugore, për një kontroll të thjeshtë të automjetit, mirëpo qentë e përdorur nga oficerët nuhatën kokainën në makinë.
Droga ishte e fshehur brenda parafangove të përparme dhe ishte e ndarë në dhjetë pako. Pas arrestimit shqiptarja është dërguar në burgun e Trentos, ku do të rrijë atje deri sa të merret vendimi për gjykimin e saj. Autoritet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, se kush do të ishte marrësi i kokainës.
Një 37-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi transportonte lëndë narkotike, ndërkohë që udhëtonte si pasagjer në një mjet të transportit publik te linjes Elbasan- Korçë .Ndërkaq në pranga kanë përfunduar edhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Njoftimi i policise: Vihen në pranga edhe 2 shtetas që bashkëpunonin me 37-vjeçarin, për ta shitur lëndën narkotike, në qytetin e Pogradecit. Shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër. Gjatë kontrollit të banesës, njëri nga të arrestuarit tentoi të digjte celularin e tij, me qëllim që të zhdukte provat.
Sekuestrohen 52.7 gramë heroinë dhe 3 celularë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas hetimeve trejavore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pasagjeri”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. K., 37 vjeç, M. Ll., 37 vjeç, K. N., 35 vjeç, banues në Pogradec. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi M. B., 43 vjeç, banues në Elbasan. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se disa shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, në qytetin e Pogradecit, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e shtetasit A. K., i cili kryente transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Elbasanit në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që udhëtonte si pasagjer në një automjet (furgon) të transportit publik, të linjës Elbasan-Korçë.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 52.7 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet heimore dyshohet se shtetasi M. B. (i shpallur në kërkim) siguronte lëndën narkotike, ndërsa 2 shtetasit e tjerë M. Ll. dhe K. N., pasi merrnin sasinë e drogës nga 37-vjeçari A. K., e shpërndanin atë në doza të vogla, në Pogradec.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në banesën e shtetasit K. N., ky shtetas ka tentuar të djegë celularin e tij, me qëllim që të zhdukte provat për këtë veprimtari kriminale. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme
Gazetari i njohur Bledi Mane është banori i tretë më i ri i këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, që u fut mbrëmë me Tan Brahimin dhe Keisi Meidinin. Mirëpo, siç edhe ishte shkruar në rrjet më parë, Mane është futur me një mision: Dhe me sa duket, ai nuk humbi kohë dhe me të mbaruar spektakli i mbrëmshëm, gjeti mundësinë për të biseduar me Luizin dhe filloi me provokimet.
Ngacmimet mes tij dhe Luizit nuk munguan. Bledi u shpreh se Luizi ka nuhatjen e një njeri që e njeh bastin, ndërsa e ngacmoi edhe për orarin e tij të gjumit, duke e pyetur nëse e mundon diçka. Luizi tha se nuk ka lidhje me bastet, por është vigjilencë. Sa për orarin e gjumit, ai tha se nuk ka asnjë brengë, por këtë rrugë ka zgjedhur. Loja e Manes sapo ka filluar dhe mbetet për t’u parë se deri ku do shkojë.
Sonte ishte nata e parë e edicionit të 73-të i Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë performormuan 14 emra “big” midis te cilave edhe artistja me origjine Shqiptare Ana Oksa. Për herë të parë, i ftuar është edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ndaj të cilit i është kushtuar edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.
Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella.