Si e mori emrin Mercedes? Marka që të gjithë e njohin fsheh një histori tragjike

Në 9 shkurt 1846 ka lindur inxhinieri gjerman Wilhelm Maybach, “Mbreti i Dizajnuesve” pas makinës së parë Mercedes. Maybach, djali i një marangozi që jetonte në Shtutgart, mbeti jetim në moshën 10-vjeçare. Miqtë e familjes bënë përpjekje të ndryshme për të gjetur një shtëpi për të dhe vëllezërit e motrat e tij, duke përfshirë vendosjen e një reklame në gazetën lokale.

Përfundimisht, Maybach u akomodua në Bruderhaus të teologut Gustav Werner, ku u trajnua si pastiçer. Por talenti i tij teknik nuk kaloi pa u vënë re nga Werner. Kështu, Maybach filloi mësimet në vizatim, fizikë, matematikë, anglisht dhe frëngjisht dhe hyri në fabrikën Bruderhaus si nxënës, ku u takua me Gottlieb Daimler.Kjo miqësi fëmijërie do të shndërrohej në një partneritet 30-vjeçar, ku të dy do të jepnin një kontribut të madh në industrinë moderne të automobilave.

Nga viti 1883, Maybach së bashku me Daimler zhvilluan motorë efikasë me djegie të brendshme, i cili ishte gjithashtu produkti i tyre i parë i madh. Në 1890 ata themeluan Daimler-Motoren-Gesellschaft për të ndërtuar makina, me Maybach si drejtor teknik të kompanisë. Dizajni i tij për një karburator u përdor gjerësisht pas 1893, me atë që luftoi një betejë ligjore për të mbrojtur patentat e tij.

Në 1899, pak para vdekjes së Daimler, Maybach takoi pionierin e garave me motor Emil Jellinek. Një legjendë do të lindte një vit më vonë, kur Jellinek zgjodhi Maybach për të ndërtuar 36 makina garash të projektuara posaçërisht. Ai kishte kërkuar që të ishte i gjatë, i ulët, me motorë 35 kuaj fuqi dhe t’i vinte emrin e vajzës: Mercedes. Kjo konsiderohet gjithashtu makina e parë moderne.

Në vitin 1909, Maybach themeloi së bashku me djalin e tij, Karl, kompaninë Luftfahrzeug-Motorenbau, për të prodhuar motorë aeroplanësh (mes tyre edhe aeroplanët Zeppelin), ndërsa pas luftës, nga viti 1922, makinat e para që mbanin emrin Maybach, të projektuara nga djali i tij, tani duke konkurruar me ato të Daimler-Benz. Daimler-Benz bleu Maybach Motorenbau dhe markën e njëjtë në vitin 1960.

Historia tragjike e Mercedesit 

Sa i përket vajzës, emri i së cilës mbetet i famshëm në mbarë botën edhe sot e kësaj dite, nuk përfundoi mirë.Pas Luftës së Parë Botërore, Emil Jellinek, tashmë diplomat, u akuzua për spiunazh dhe u detyrua të largohej nga Nice, ku jetonte. Qeveria franceze ia konfiskoi vilën, varkat dhe makinat dhe ai vdiq në mërgim në Zvicër në janar 1918. Mercedes u detyrua t’u lutej fqinjëve për të mbijetuar.

Ndërsa rritej Mercedes në jetë u përball me sëmundje dhe tragjedi. Ajo u martua dy herë, të dy ishin baronë, por u nda. Ajo vdiq në një apartament të vogël në Vjenë në shkurt të vitit 1929, ende pa mbushur 39 vjeç.Ajo nuk kishte fëmijë, por la pas motrën e saj, Maia, e cila kishte lindur në vitin 1906. Dhe Maia i kishte vënë emrin e saj një makine. Ishte një model elektrik i projektuar nga Ferdinand Porsche, i cili debutoi në Vjenë në vitin 1907. Ndryshe nga ai që mban emrin e motrës së saj, makina e Maias nuk ishte shumë e suksesshme.

Luizi përgatitet për Shën Valentin/ Kiara këndon dhe mbyll performancën me një puthje pasionante ….

Banorët kanë realizuar sfidën e radhës që iu dha nga “Big Brother”, “Cabare Show”. Të gjithë kanë dhuruar spektakël me performancat e tyre, disa në këndim, të tjerët vallëzim dhe interpretim. Ndërsa, Kiara e cila zgjodhi të këndonte këngën e artistes Beyonce “Crazy in Love” përfshiu në performancën e saj edhe Luizin.

Të dy shkëlqyen dhe dukeshin elegant në kostume me ngjyrë të zezë, teksa Kiara u shfaq sensuale duke performuar pranë Luizit. Ajo që e bëri më të veçantë performancën e moderatores ishte se ajo e mbylli atë me një puthje plot pasion me këngëtarin.

Teksa po afron festa e “Shën Valentinit”, Luizi ka menduar edhe surprizën që do i bëjë Kiarës. Ai tha se ka menduar diçka shumë të bukur, që nuk ja merr mendja askujt. Ai i cili e konsideron veten njeri romantik, tha se e ka menduar dhuratën e saj për 48 orë rresht, por e ka mbajtur të fshehtë nga të gjithë ndersa Tea i tha atij me ironi se e vetmja gjë që do bëj është t’i dhuroj lule dhe mëngjesin në krevat.

Protesta, Rama blindon Kryeministrinë…

Godina e Kryeministrisë është blinduar një ditë para protestës së Opzoitës, e cila është parashikuar të mbahet nesër, më 11 shkurt në orën 12:00. Në foto shihet se punonjës të shumtë janë mbledhur pranë godinës së Kryeministrisë dhe po e përforcojnë atë me dyer hekuri të blinduara. Kjo është një procedurë që ndodh sa herë që në bulevard paralajmërohet se do të ketë protestë…

Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë. Mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e nesërme, që pritet të nisë në orën 12:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar rreth 1 orë para protestës deri në përfundim të protestës, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Klevis Balliu i prerë: “Nesër fillon revolucioni pa afat mbarimi….

Ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë tubimi anti-qeveritar i opozitës, që do të mbahet ditën e nesërme, është në revolucion dhe jo protestë. Balliu ka deklaruar se ky revolucion që mund të shoqërohet me mosbindje civile, do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Opozita pret që nesër në protestë të marrin pjesë rreth 100 mijë persona. Sakaq, masa për mbarëvajten ka marrë edhe policia e shtetit, duke angazhuar në terren rreth 1,500 punonjës.

“Revolucioni s’mund të ketë afat mbarimi, ora e mbylljes është kur Edi Rama jep dorëheqjen. Unë e pres që sot dorëheqjen e tij, ai bën mirë të japë dorëheqjen. Qytetarët do ta gjejnë në çdo vrimë që ai fshihet. Refuzoj ta quaj protestë, kjo është revoltë”, deklaroi Balliu. Protesta pritet të nisë të shtunën në orën 12:00, dhe pjesëmarrësit do të grumbullohen në tre sheshe, për t’u bashkuar më pas te Bulevardi Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë.

Merr fund paqja/ Luizi zihet keq me Bledin: “Kam dy fjalë për ty , ‘natën e mirë’ dhe ‘mirëmëngjes’

Loja në ”Big Brother Albania Vip 2”, sa vjen dhe bëhet më e fortë, në një kohë që haludimet nga fansat e banorëve nuk kanë të sosur. Një debat i qetë dhe sqarues ka ndodhur mes Luizit dhe Bledi Manes. Luzi ka shprehur hapur çfarë mendon për të dhe se e ka një ide pse është futur.Në debat më pas është përfshirë edhe Olta, e cila është shprehur e habitur sesi ende nuk ka ardhur një zarf i zi për Bledin, pasi sipas saj, ai ka folur me Dea Mishel për gjëra që janë të ndaluara nga produksioni.

Luizi: Unë kam pyetur për ty banorët dhe kam marrë informacion se ti ke një emision goxha të ndjekur, që je ngacmues, s’ke turp, pra ti nuk ke pasur ndonjë arsye pse të futeshe tani këtu. Ti ke ardhur me një qëllim, prandaj unë ta them në sy, ty nuk të shoh dot si gjithë të tjerët këto dy javë që je në nominim. Nuk kam gjë personale, thjesht në kuadër të lojës po të them, mos ma merr për keq.

Bledi: Jo nuk ta marr për keq po ti po më merr me këmbët e para që ditën e katërt.

Luizi: Unë kështu i marr të gjithë vëlla. Ju dal hapur. Unë kam ardhur këtu të luaj dhe jo të bëhem shokë me të tjerët. Kiara më ka dalë jashtë parashikimeve. Me të tjerët luaj. Dhe ty s’të shoh dot në të njëjtën lartësi me mua, mos ma merr për keq, por ti nuk je në nominim dy jave, unë jam, prandaj nuk jemi në njësoj. Këto dy javë nga unë ke një mirëmëngjesi, një natën e mirë, do bëj ato që kam për detyrë të bëj dhe çdo gjë tjetër nga ana njerëzore se ke qenë pa qejf, kaq.

‘Korçari lë nam’/ Vendos në bulevard banderolen: “Të dua si Luizi Kiarën…

Big Brother Vip Albania është programi më i ndjekur për momentin, ku personazhi kryesor mbetet padiskutim këngëtari Luiz Ejli, për të cilin pak kohe me pare pati edhe një tubim mbështetës nga fansat përreth shtëpisë ku qëndrojnë konkurrentët. Mes personazheve që kanë shfaqur mbështetje është edhe nje Korçar qe i dedikon te dashurës, banderolen vetem 20m larg emblemës ‘Bulevard Republika’

“Të dua si Luizi Kiarën❤️

Tërhiqen fabrikat e qumështit: “Nuk do të ketë rritje çmimesh për bulmetin…

Fabrikat e qumështit ‘kërcënuan’ disa ditë më parë se do të rrisnin çmimin e bulmetit të deles dhe të dhisë. Rritja e çmimeve varionte nga 8% deri në 38 %, një kosto që bëhej gati e papërballueshme për konsumatorët. Rritja e çmimëeve u justifikua me faktin se ka mungesë të lëndës së parë të qumështit si dhe shtrenjtimit të blerjes së tij nga blegtorët.

Mirëpo gjatë mesditës së sotme, shoqata e fabrikave të qumështit ka përgënjeshtruar lajmin që me forcë e futën në media si paralajmërim. Duke lexuar deklaratën e mirëshkruar, e duke u shprehur përkrah konsumatorëve, shoqata tha se lajmi është i pasaktë dhe keqinformim. Sipas tyre është vetëm një fabrikë qumështi që ka vndosur të rrisi çmimet dhe jo të gjitha fabrikat.

“Është vetëm një kompani, që është anëtare e shoqatës sonë, e cila ka lajmëruar për rritje të çmimeve, vetëm për produktet me qumësht dele dhe dhie. Edhe kjo kompani, e gjendur në një situatë shumë të vështirë të kostove të operimit, është ndikuar nga kostot e shtuara në grumbullimin dhe përpunimin e lendës së parë për qumështin e deles dhe dhisë. Ky është një treg i lirë dhe asnjë operator nuk ka mundësi të vendosi për çmimet” – thuhet në deklaratën e tyre.

Kjo ishte rritja e dytë që fabrikat e qumështit tentuan të kryenin për çmimet e bulmetit, duke krijuar një monopol në treg. Ndikuar nga revolta e konsumatorëve dhe paralajërimi se nuk do të kishte blerje të produkteve, duket se kompanitë janë tërhequr.

Bled Mane fut kokën pas dere dhe përgjon Oltën gjatë kërcimit sensual me streçe leopard…

Banorët kanë qenë ditën e sotme duke bërë prova për detyrat që u ka lënë Vëllai i Madh, teksa performancat e tyre do ti shikojmë në Prime të shtunën. Ndërkohë Olta ka qenë duke kërcyer, me streçe leopard dhe lëvizje shumë sensuale pas derës kamerat kanë kapur gazetarin Bledi Mane duke e “përgjuar”.

Ai nuk e ka fshehur admirimin e tij për Oltën këto ditë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, madje në disa video që qarkullojnë në rrjet ai është shprehur se do donte ta puthte. Ai nuk e ka fshehur admirimin e tij për Oltën këto ditë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, madje në disa video që qarkullojnë në rrjet ai është shprehur se do donte ta puthte.

“Luiz ti je fitues”/ Fansat i dërgojnë kupën ,gabimisht bie në duart e Oltës. Ja veprimi epik i saj (Video)

Prej disa javësh është bërë fakt që Luiz Ejlli ëhstë kthyer në një fenomen në vendin tonë, aq sa shpesh fansat e tij kanë ngritur drone, apo kanë bërë edhe protesta.Por sëfundmi fansat kanë arritur të fusin brenda shtëisë një kupë ku shkruhej: Luiz ti je kampion1 Nga cunat e Brrakës”.

Por për fatin e keq të Luizit kupa nuk ra në duart e tij, por të kundërshtares më të fortë brnda shtëpisë, në duart e Olta Gixharit.

Mesa duket Olta xheloze për mbështetjen që i japin fansat ga jashtë Luizit pasi e ka parë kupën e ka marrë dhe e ka fshehur nën xhup, vetëm që mos bjerë në duart e Luizit.

Luizi ,Oltës :”Me ketë formulë …përfundon jashtë !

Gara sa vjen dhe bëhet më e fortë në Big Brother. Luizi i ka shtangur sot banorët me paralajmërimin që bëri nëse do t’i kërkohej të zgjidhte dy veta në nominim. “Pasha Zotin, me më dhënë “Kutinë e Pandorës” dhe me më thënë nxirr dy veta në nominim, kokë më kokë, po nuk nxora veten dhe Oltën më pështy në surrat. Nuk më leverdis me futur Oltën ose Kristin.

Do të fus Oltën.

Po nuk më lejuan të fus veten, do të fus Oltën dhe “maestron”.

Por pa më lejoi, unë do të nominoj veten dhe Oltën” tha Luizi.

Arrestohet 19-vjeçari /Policia e Korçës : “Ngiste Benz-in pa patentë….

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: – F. M., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytet u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi;

– H. M., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vashtëmi, u kap duke drejtuar automjetin tip “Seat”, në gjendje të dehur.

Ktheu lokalin në sallë të bixhozi në Korçë /Policia shpall në kërkim pronarin dhe …

Një 46-vjeçar në Korçë është shpallur në kërkim, pasi ka kthyer lokalin në sallë të lojërave të fatit dhe është kapur duke shitur pije të kontrabanduara. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N. Th., banues në Pustec, i cili ishte njëherazi dhe pronari i lokalit. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për të luajtur lojëra fati (poker), dhe shiste pije të dyshuara të kontrabanduara, në këtë lokal, shpallet në kërkim 46-vjeçari (pronari i lokalit). Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke organizuar lojën e pokerit, në këtë lokal. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë që po luanin këtë lojë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qarkut Korçë, në të cilat dyshohet se ushtrohet kjo veprimtari. Si rezultat është goditur 1 rast për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., 34 vjeç, banues në Pustec, Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi N. Th., 46 vjeç, banues në Pustec, Korçë (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. Z., Xh. N. dhe S. G.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në lokalin në pronësi të shtetasit N. Th., në lagjen nr. 9, Korçë, u konstatua shtetasi N. D. (në rolin e organizatorit), duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (poker) dhe 3 shtetasit e tjerë Dh. Z., Xh. N. dhe S. G. Këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi N. Th (i shpallur në kërkim), kishte të punësuar në lokalin e tij një punonjës të pasiguruar në organet tatimore. Gjithashtu, në ambientet e këtij lokali u gjetën dhe u sekuestruan pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rrahu gruan ,vihet në pranga 41-vjeçari Kolonjar…

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selenicë të Kolonjës.

Njoftimi i Policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.”

Kiara shprehet hapur me Luizin: “Sa inat më vjen që ke filluar të më pëlqesh kaq shumë”…

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në Big Brother Vip Albania. Ai që në fillim e ka shprehur pëlqimin ndaj moderatores kur ata u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.Teksa ditët kalonin, Luizi thoshte se e donte, edhe pse Kiara nuk i kishte dhënë asnjë shpresë se mund të kishin diçka bashkë.

Së fundmi, Luizi ka bërë një gjest mjaft të bukur për Kiarën, duke i dhuruar varësen me kryq që gjithmonë e mbante në qafë. Teksa ishin të shtrirë në krevat, këngëtari e heq dhe ia jep moderatores. Këtë kryqin që e mbaj në qafë unë, nuk e kam hequr kurrë dhe nuk ia kam dhënë askujt. E gjeje kujt dua me ia dhënë”, thotë Luizi, i cili e heq dhe ia jep Kiarës.

Ndersa Kiara i ka shprehur hapur ndjenjat Luizit, duke i thënë: “Sa inat më vjen që ke filluar të më pëlqesh kaq shumë”. Teksa po afron festa e të dashuruarve “Shën Valentini”, Luizi ka menduar edhe surprizën që do i bëjë Kiarës. Luizi u shpreh se produksioni, vetëm do filmojë më datë 14 shkurt dhe se gjërat e tjera do i përgatisë vetë...

Pas daljes së Efit nga ‘Big Brother’/ Bruno: “Ne jemi në lidhje, jemi shumë të lumtur(Video)

Teksa të gjithë u bënë shumë kurioz për të ditur kush ia ka marrë zemrën bukuroshes, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Bruno Shemsho i ka habitur të gjithë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Opening up”, ai ka deklaruar se është në një lidhje me Efin.

Jam në një marrëdhënie dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Bruno.