Kiara e thotë troç: “Luizi do të jetë babai i fëmijëve të mi….

Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, Luizi kërkoi nga Vëllai i Madh që t’i bëjë një surprizë Kiarës. Ai doli nga shtëpia e Big Brother dhe shkoi në një ambient pranë saj. Kiara u ftua në dhomën e rrëfimit dhe u pyet për ndjesitë e saj lidhur me surprizën që pret nga Luizi.

Kiara: Gjithçka ndryshoi në momentin e dasmës, kur unë e putha Luin. Unë e shoh Luizin me shumë vlera. Kam arritur të nxjerrë një anë të mirë të tij. Shoh që edhe jashtë mund të jetë një baba shembullor. Sa më shumë rri këtu, aq më shumë më rriten ndjesitë. Duke ndenjur këtu 24 orë, imagjino jashtë sesa mund të zgjasë.

”Nuk e fiton Olta”/ Tea pas daljes nga shtëpia e ”Big Brother”: “Publiku do Luizin…

Tea Trifoni doli nga shtëpia e ”Big Brother Vip 2” të shtunën, dhe e ftuar në “Shqipëria live” tha se nuk dëshiron që fitoren ta marrë Olta, edhe pse brenda shtëpisë u duk sikur me të ishte më e afërt. Tea u shpreh se nga sa ka parë jashtë fitoren e merr Luizi, por ajo vetë do të donte një femër.

“Duke parë reagimin e publikut patjetër që mendoj se e fiton Luizi. Unë kisha dëshirë ta fitonte një vajzë. Olta konsiderohet lojtare e fortë, por nuk dua ta fitojë ajo. Nuk kam pasur simpati për të”, tha Tea.

Qeveria miraton krijimin e kompanisë shtetërore për pasaportat dhe ID

Në mbledhjen e sotme, qeveria vendosi krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilëve u njihet kjo e drejtë në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

Emri i shoqërisë aksionare përcaktohet në aktin e themelimit dhe statutin e saj. Shoqëria aksionare, themelohet, organizohet dhe funksionon, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.

Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20 000 000 (njëzet milionë) lekë. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 (njëqind) % të aksioneve të shoqërisë aksionare, është Ministria e Brendshme.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 20 000 000 (njëzet milionë) lekë, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria e Brendshme transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në ditën e Shën Valentinit, Dea Mishel dhe Kejsi Medini puthen në buzë(Video)

Në ditën e Shën Valentinit, Big Brother i ka sfiduar banorët me një lojë që duhet t’i dhuronin njëri-tjetrit puthje.Sapo ka rënë gongu, banorët kanë nxituar t’i dhurojnë puthje njëri-tjetrit. Por vetëm një puthje ka tërhequr vëmendjen, ajo mes Dea Mixhel dhe Kejsi Medinit.

Ato i kanë dhuruar njëra-tjetrës një “baby kiss”. Duke tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve, ato janë puthur në buzë.

14 shkurti “bllokon” hotelet në Pogradec, 81% e tyre të rezervuara…

Për shumë çifte, 14 shkurti nuk është vetëm një ditë në kalendar. Shën Valentini përherë e më shumë po përqafohet si “një festë mbi dashurinë”. Teksa një pjesë mjaftohen me lule e dhurata apo një darkë në restorant, të tjera çifte zgjedhin t’u largohen syve të të tjerëve. Këtu alternativat janë më të kufizuara: udhëtim jashtë ose qëndrim në hotele me pishina dimërore apo shtëpi me qira ditore që po bëhen përherë e më shumë të parapëlqyera.

“Ndoshta lidhet me faktin që festa e Shën Valentinit është më intime, për sa kohë është festa e të dashuruarve. Me thënë të drejtën, vihet re një rritje e konsiderueshme e prenotimeve të hoteleve dhe apartamenteve me qira ditore”, thotë Frenkli Prengaj, që përfaqëson një agjenci apartamentesh me qira .

“Bumi” i kërkesave ka bërë që për këtë Shën Valentin të zihen thuajse të gjitha dhomat e hoteleve apo apartamentet me qira. Referuar platformave “online” si Booking dhe AirBNB në Lëpushë e Theth apo Rivierën e Jugut me epiqendër Vlorën kapacitetet akomoduese janë ezaururar thuajse tërësisht. Tirana, Durrësi gjithashtu kanë joshur shumë çifte të reja .

Apartamentet me qira ditore kryesisht merren nga ata që jetojnë në rrethe. Po ashtu ka edhe të huaj”, shton Prengaj. Për shkak se 14 shkurti nuk është një festë zyrtare, por edhe shtrenjtimit të çmimeve, agjencitë pohojnë se kërkesat për udhëtimeve nuk kanë njohur ndonjë rritje domethënëse. “Ka një tendencë rritje normalisht, por kryesisht për pushimet në vend. Për udhëtimet jashtë nuk ka thuajse asnjë ndryshim nga ditët normale”, thotë operatori turistik Ferjolt Ozuni.

Megjithatë, nuk kanë munguar as ata që kanë arritur të arratisen jashtë, qoftë edhe për pak ditë. “E preferuara e madhe ka qenë Parisi. Kërkesa ka pasur gjithashtu edhe për Barcelonën e Madridin në Spanjë, por edhe Milanon e Romën në Itali. Në listë nuk mungon as Stambolli”, shton Ozuni.

Teksa për një pjesë të shqiptarëve Shën Valentini është thjesht një ditë e bezdisshme, shpesh e shtrenjtë, festa aspak tradicionale çdo vit e më shumë po i jep një hov industrisë së udhëtimeve dhe atyre akomoduese.

E papritur, Luizi i tregon Kiarës se do të largohet nga Big Brother: “Jam mërzitur, nuk kam çfarë bëj më këtu….

Në një bisedë me Kiarën në dhomën e gjumit, Luizi u shpreh se është i mërzitur dhe se nuk ka çfarë bën më aty. Nuk kam çfarë bëj këtu më. Nuk do bëhet asgjë. A mërzitesh ti? Dëgjohet t’i thotë këngëtari moderatores. Nuk dihet nëse Luizi po mendon të largohet nga BBV apo është një shaka që po i bën Kiarës. Ndërkohë kujtojmë që në Youtube është publikuar kënga e Luiz Ejllit, e titulluar “

Me ty”, e cila është një dedikim i këngëtarit për Kiarën me rastin e Shën Valentinit.

Pasi u tha se janë ndarë, Xhensila i dedikon Besit fjalë zemre për Shën Valentin: “Dashuria shëron çdo dhimbje

Sot është dita e të dashuruarëve dhe ku më shumë se në rrjetet sociale mund të shohim çifte të lumur. Këtë Shën Valentin Xhensila Myrtezaji ka zgjedhur fjalë të spikatura zemrë për të uruar partnerin e saj, Bes Kallakun.

“Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrinë t’i bëjë këto gjëra. Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që të bën të flasësh gjuhë të reja. Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresës….? Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron ço dhimbje të zemrës, madje dhe ato fizike? Prandaj urime të që e feston dashurinë, Bes Kallaku”, ka shkruar Xhesila.

Rama promovon turizmin Kolonjar/ Njihuni me bujtinën “Borova” ,destinacioni me pamjen që fal mali i Gramozit”

Kryeministri Rama ka shpërndarë foto nga Bujtina Borova në Kolonjë, për të cilën thotë se është një destinacion turistik në Shqipëri. Ai shkruan se hoteli dhe restoranti mirëpret me qindra turistë çdo vit, të cilët përtej gatimeve tradicionale kanë mundësi të çlodhen edhe me pamjen e mrekullueshme që fal mali i Gramozit.

“Borova” është një tjetër destinacion turistik në Kolonjë. Hoteli dhe restoranti mirëpret me qindra turistë çdo vit, të cilët përtej gatimeve tradicionale kanë mundësi të çlodhen edhe me pamjen e mrekullueshme që fal mali i Gramozit”, shkruan Rama.

“Ti bën hartime të kohës së xhaxhit”/ Ermiona Shan Shqipërinë, Bledi Mane nervozohet (Debati)

Një debat ka shpërthyer mes Bledit dhe Ermionës për jetesën në Shqipëri. Debati nisi pasi Ermiona tha se apartamentet në Tiranë janë shumë të shtrenjta dhe nuk i blen dot. Ajo shprehu pakënaqësitë e jetesës në Tiranë, ndërsa thotë se në Milano bën një jetë me standarde të larta.

Pjesë nga debati!
Ermiona: Më e bukura e Tiranës është që blen një apartament luksoz dhe ke rrobat aty jashtë varur. Këto janë ekstreme, që nuk i kam parë jashtë.
Bledi: Ju që vini nga jashtë vetëm bëni zhurmë. Ti që jeton ti në Milano, sa e ke blerë shtëpinë ti aty?
Ermiona: Vajza ime tani po e blen shtëpinë m’u në qendër të Milanos, 2 mijë euro për metër katrorë.
Bledi: Me marokenë, algjerianë komshinj. Rrini mos na tregoni tani, s’latë thes pa hapur, sikur vetëm ju keni jetuar jashtë shtetit.
Ermiona: Je duke folur kot fare.
Bledi: Humori yt është lahutës. Kur nuk zhvillohet Shqipëria thoni vend i poshtër, kur zhvillohet, thoni 5 mijë euro metri katror.
Ermiona: Nuk i harxhoj unë 5 mijë euro.
Bledi: S’ke shans ta blesh t’i, por e blej unë e të tjerë. E ke gjysmë ore larg detit.
Ermiona: Pse more Milano është katund, ti që po më bën të zgjuarin tani.
Bledi: Ti na the dje që jeton me standard shumë të lartë. Kam përballë një kalë dhe një mace.
Ermiona: Atje ke art, aristokraci, ke njerëz që të thonë mirëdita e mirëmbrëma. Boll na bërë filozofi.
Bledi: Unë mbroj vendin tim, nuk bëj filozofi.
Ermiona: Ti bën hartime të kohës së xhaxhit. Po ik se mua nuk me provokon dot.
Bledi: Po mbroj atdheun tim, progresin e vendit tim, punën e njerëzve të mi, mbroj investimet.

Autor i 9 grabitje në 4 muaj/ Arrestohet në Greqi “skifteri” shqiptar i makinave

Një burrë nga Shqipëria është arrestuar së fundmi nga autoritetet greke në zonën e Agios Nikolaos, pasi dyshohet se është përgjegjës për disa vjedhje në disa automjete të zonës. Sipas mediave helene bëhet fjalë për një 50-vjeçar që ka kryer 9 grabitje në zonë në një hark kohor prej 4 muajsh, duke nisur nga 24 tetori i vitit të kaluar.

Gjatë grabitjeve mësohet se 50-vjeçari ka marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera që ka gjetur brenda makinave, të cilat po ashtu i ka dëmtuar gjatë vjedhjeve.Sakaq, ai u vu në pranga nga policia vendase të cilët po ashtu zbuluan mjetet e tij të vjedhjes, ku përfshihen një kapuç, doreza dhe një elektrik dore.

Makinave me naftë dhe gaz do t’u ndalohet shitja, ja kur nis të aplikohet vendimi…

Makinat me benzinë dhe naftë nuk do të mund të regjistrohen më në Evropë nga viti 2035. Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën jeshile përfundimtare marrëveshjes së arritur në nëntor për ndalimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme më ndotëse. Dispozita, e cila është pjesë e paketës klimatike të BE-së “Fit for 55”, mori 340 vota pro, 279 kundër dhe 21 abstenime.

Autobusët dhe kamionë, standarde të reja për emetimet
Përveç rregulloreve për makinat, Evropa po prezanton edhe masa të reja për autobusët dhe kamionët. Në propozimin për një rregullore të Komisionit të BE-së mbi standardet e reja të emetimit të CO2 për automjetet e rënda, bëhet fjalë për autobusët me emetim zero nga viti 2030 dhe një ulje prej 90% në emetimet për flotën e automjeteve të tjera deri në vitin 2040.

Automjetet e reja të rënda do të duhet të reduktojnë gradualisht emetimet e CO2, për të arritur në 90% në 2040.

Me ty”/ Zbulohet surpriza e madhe e Luizit, publikohet kënga që i ka dedikuar Kiarës

Tashmë pritjes i erdhi fundi, surpriza më e madhe e Luizit për Kiarën është një këngë dedikuar asaj. Pak minuta më parë në faqen Zyrtare të Top Channel në YouTube është publikuar kënga me fjalët e ndjera, të cilat simbolizojnë lidhjen e tyre të dashurisë. “Merri sytë e mi, shikoje veten ti tek unë. Veç du me të mbajt në krah ta dëgjosh ti zemrën time”, i drejtohet Luizi.

Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që nga momenti i publikimit, Kënga po thyen rekorde teksa është dëgjuar nga 289 mijë veta. Kjo shifër në fakt duket se po vjen në rritje e mesa duket do të vijojë të rritet me shifra të pabesueshme. Kënga duket se do të kthehet në himnin e shumë të dashuruarve, duke qenë se është publikuar ditën e sotme kur data shënon 14 shkurt.

Video e plotë:

Shën Valentini /Luizi dhe Kiara nisin ditën me puthje dhe përqafime te zjarrta(Video)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Ata kanë nisur ditën e sotme (e martë) që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime. Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një surprize nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi.

Dyshja pozuan së bashku, ndersa mbanin në duar shkrime si “E dua atë” – në gjuhën angleze.

Ata shkëmbyen vazhdimisht puthje dhe tashmë e kanë shprehur se janë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin brenda.Ata kanë filluar edhe të bëjnë plane për dasmë, e madje komentojnë vazhdimisht pushimet në ishujt Maldive.

‘Fijet’ e krimit/ Hiqen 20 kamera në Shkodër, Korçë dhe Fier

20 kamera janë hequr në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier të vendosura nga grupet kriminale. Pajisjet përgjuese ishin instaluar në shtylla të ndryshme elektrike në zonat më të frekuentuara. Në total në të gjithë vendin janë hequr 528 kamera ndërsa nën hetim janë 109 persona. Blutë njoftojnë se ky operacion vijon.

Njoftimi i policise:

Në kuadër të fazës së dymbëdhjetë të operacionit policor të koduar “Fijet”, vijojnë kontrollet në zona publike dhe në ambientet e shtetasve me precedent penal, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative. Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier.

8 shtetas u vunë në hetim, për cënim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.Në rang kombëtar, shkon 528 numri i kamera të çmontuara dhe 109 numri i shtetasve në hetim.

“Kanë mbetur vetëm debilat”/ Moderatori demokrat shpërthen ndaj opozitës: “Kështu doni ta merrni pushtetin?

Drejtuesi i emisionit “Armiku i Popullit” në Vizion Plus, Rezart Prifti, i cili ka qenë pjesë e PD, ka shpërthyer ashpër ndaj opozitës. Teksa i referohet gjendjes aktuale në vendin tonë si nga ana ekonomike ashtu edhe nga arsimimi, Prifti tha se në Shqipëri kanë mbetur vetëm debilat. E sipas tij, kjo po reflektohet edhe tek opozita, për mënyrën se si kjo e fundit do të marrë pushtetin.

“Unë po e nis duke thënë që jam opozitar, por nuk jam me opozitën. Pavarësisht se kam shumë miq, nuk bie dakord me mënyrët për ti bërë ball shahistit që unë quaj Ramën. Unë nuk e di se sa deputetë nga PD janë përjashtuar, nuk e di se ccfarë është bërë në një vit në Parlament, nuk e di pse jeni përjashtuar, nuk e di pse jeni në protestë.

Unë nuk e di se kam punë, sepse puna është vështirësuar. Është bërë një realitet ekonomik i frikshëm, arsimi dhe edukimi i frikshëm, për të gjetur punonjës gjen vetëm debila vërdallë. Nuk ka mbetur kokërr njeri në Shqipëri. Është mungesë ekstreme kulture dhe kjo reflektohet edhe tek ju si opozitë që në mënyrë të pakulturuar doni të merrni pushtetin“, tha Prifti në Quo Vadis.