Kiara në krahët e Luizit/ Ish i dashuri i saj nxjerr gishtin e mesit në Instagram (Foto)

Arbana thirri Kiarën në prime-in e djeshem për të folur më shumë me të në ditën e Shën Valentinit për ndjenjat që ka për Luizin. Ndërkohë ky i fundit po përgatitej për t’i bërë dhuratën e kësaj dite të veçantë. Luizi ka përgaditur një këngë dedikuar për Kiarën e cila titullohet “Me ty”. Ajo është publikuar sot nga kanali zyrtar i Big Brother VIP Albania.

Kënga është realizuar brenda shtëpisë së Big Brother, muzika është realizuar nga Elgdit Doda. Pas kësaj, ka reaguar ish i dashuri i Kiarës, Butrint Imeri. Ai ka publikuar në faqen e tij në Instagram thjesht gishtin e mesit dhe një urim “gëzuar Shën Valentinin”. Me sa duket ky gjest i tij është shenjë injorimi ndaj ish-të dashurës, Kiara Tito, e cila tashmë po përjeton një tjetër dashuri në krahët e Luiz Ejlit.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: