Kryeministri Edi Rama dhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, janë takuar në Munih ku po zhvillohet mbledhja e sigurisë ndërkombëtare. Gjatë takimit të tyre, Soros ka shkrepur një fotot me kryeministrin Edi Rama dhe e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale.
“Vëllezër me atlete në Konferencën e Sigurisë në Mynih,”- shkruan Alex Soros, pasi si ai dhe kryeministri Rama kanë veshur atlete të ngjashme.
Nisur nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit demografikë, “Scan Intel” ka analizuar këtë herë lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore të popullisë në Shqipëri sipas qarqeve. Nga një panoramë e përgjithshme në dymbëdhjetë qarqet e vendit shihet qartë rënia drastike e lindjeve që nga viti 2011-të dhe deri në vitin 2022, duke ndikuar kështu negativisht në rritjen natyrore dhe në strukturën e popullisë.
Qarku më i ndikuar nga kjo rënie është Gjirokastra me një rënie të lindjeve në vitin 2022 me rreth 50%, krahasuar me vitin 2011-të. Pra, në harkun kohor të dhjetë viteve duket se Gjirokastra ka përgjysmuar numrin e lindjeve. Sipas të dhënave, Gjirokastra jo vetëm ka shënuar rënien më të lartë të lindjeve, por është edhe qarku me numrin më të ulët të tyre në vitin 2022. Të dhënat demografike tregojnë se Gjirokastra është qarku me popullsinë më të plakur.
Korça ndjek në renditje me rënie të numrit të lindjeve përgjatë dhjetë viteve me 48.2%, pasuar nga Fieri me 44.7%. Berati dhe Vlora po ashtu renditen mes qarqeve që kanë shënuar rënien më të madhe të numrit të lindjeve me 44.5% secili. Nga ana tjetër e tabelës gjejmë Tiranën me rënien më të ulët, deri në 11.7%, pasuar nga qarku i Durrësit me 23.3%. Shqetësues është fakti se të gjitha qarqet e vendit paraqiten me rënie të numrit të lindjeve.
Nëse do ta kalonim fokusin te ndryshimi vjetor i numrit të lindjeve në qarqet e Shqipërisë, krahasuar me vitin 2021, panorama paraqitet e njejtë. Pra, shifrat sinjalizojnë se përgjatë një viti numri i lindjeve ka rënë në të dymbëdhjetë qarqet. Siç paraqitet edhe në grafikun i cili pasqyron lindjet sipas qarqeve dhe ndryshimin vjetor, qarku i cili ka shënuar rënien më të lartë të numrit të lindjeve është Korça me 25.5%, pasuar nga Dibra me 20.7%, krahasuar me vitin 2021.
Ndërkohë, nga ana tjetër, qarku me rënien më të ulët të lindjeve është Tirana me 10.7%. Rënia më e ulët në rastin e kryeqytetit si në krahasim me vitin 2011-të, ashtu edhe në krahasim më vitin 2021, mund të jetë si pasojë e migrimit të brendshëm të familjeve. I vetmi tregues më rritje nga të dhënat mbi lindjet janë nga “të panjohurit”, tregues ku i cili është rritur me 83%.
Le të shohim se si paraqiten të dhënat sa i përket shtesës natyrore të popullsisë në qarqet e Shqipërisë. Referuar grafikut shohim se për vitin 2022 me shumë se gjysma e qarqeve kanë shënuar shtesë natyrore negative, ku vdekjet prevalojnë mbi linjdet. Korça regjistron diferencën më të lartë të vdekjeve mbi lindjet për vitin 2022 me 898 vdekje më shumë. Vlora, Fieri, Gjirokastra, Berati, Shkodra dhe Elbasani po ashtu kanë regjistruar shtesë natyrore negative. Pra, në këto qarqe vdekjet kanë qenë më shumë se lindjet.
Ndërkohë, në Tiranë, Dibër, Durrës, Kukës dhe Lezhë shtesa natyrore ka qenë pozitive, ku lindjet kanë tejkalaur vdekjet.
Nëse do ta krahasonim këtë tregues me vitin 2021 shohim se Tirana ka bërë progres pozitiv nga 1,642 lindje më shumë se vdekje, në 2,815 lindje më shumë në vitin 2022. Qarqe të tjera të cilat kanë patur të njejtin ndryshim si Tirana janë Durrësi, Kukësi dhe Lezha. Ndërkohë, një përmirësim modest shihet edhe te qarqet të cilat kanë regjistruar shtesë natyrore negative, duke e zvogëluar diferencën, kjo për shkak të rënies së numrit të vdekjeve pas një përiudhe të vështirë lufte me pandeminë.
Nëse do të flisnim për ndryshimin vjetor, pra krahasuar me vitin 2021, të dhënat tregojnë se numri i fataliteve paraqitet me rënie në të gjitha qarqet e vendit, duke bërë kështu një kthesë nga shifrat e larta të raportuara gjatë pandemisë. Qarku i cili ka shënuar rënien më të lartë të numrit të vdekjeve është Vlora me 29.6%, pasuar nga Berati me 28.6% dhe Tirana me 28%. Qarku me rënien më të ulët të numrit të vdekjeve për vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, është Dibra me 17%.
Nëse një vitë më parë kishim Donaldin dhe Ilirin, këtë vit kemi Luizin dhe Oltën. Këngëtari dhe aktorja janë padyshim protagonistët e “Big Brother VIP” dhe gjithashtu pjesë e pandarë e diskutimeve në tavolinat shqiptare. Në imagjinatën e fansave, në natën e finales pritet që përballë të jetë Luizi dhe Olta. Por kush do të jetë tjetër finalist? Një ndër hyrjet më të fundit në BB është edhe gazetari Bledi Mane i cili është bërë shpejtë pjesë e debateve të forta dhe po merr hijen e një konkurrenti finalist.
Po nëse do ishte në dorën tuaj, kujt do ia jepnit fitoren e BB VIP? Luizit, Oltës apo Bledit?
Një 65-vjeçare nga fshati Floq i Korçës ka shitur lopën për të mbuluar shpenzimet e rrugës, për të bërë 3 herë në javë dializën. Ajo është ankuar në emisionin Fiks Fare, se pas 6 muajsh trajtim tashmë e ka të pamundur të kryejë dializën si pasojë e kushteve të këqija ekonomike. 65-vjeçarja, Shpresa Elezi, duhet të shkojë 3 herë në javë në Spitalin Rajonal të Korçës për të kryer dializën. Ajo shprehete se do të ndërpresë dialësn për shkak të varfërisë.
Ditën që ka për të kryer dializën, ajo çohet që në orën 06:30, orë në të cilën nuk ka transport publik dhe është e detyruar të marri një taksi deri në Korçë. Taksia i kushton 2000 lekë vajtje ardhje për një ditë, ndërkohë rimbursimi i saj nga shteti për gjithë muajin është 2000 lekë.
Vetëm për rrugën që bën tre hërë në javë shpenzimet e saj mujore kapin shifrën 24 mijë lekë. Në këto kushte ajo pohon se ishte e detyruar të shiste lopën që të mund të ndiqte trajtimet. Por lekët pak nga pak po mbarojnë dhe kushtet e këqija ekonomike në të cilat jeto ia bëjnë edhe më të vështirë. Ajo iu drejtua pikërisht Fiks Fare për të gjetur një zgjidhje, pasi përveç dializës ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera.
Ajo kërkon vetëm t’i vihet në dispozicion një ambulancë apo një mjet transporti për të kryer dializën.
Fiksi u interesua pranë Spitalit Rajonal Korçë se pse nuk zbatohet Urdhrit nr. 469 datë 30.08.2010 “Për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë”. I cili shpjegon se drejtoritë përkatëse të spitalit, për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete të spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas.
Në një komunikim që gazetarët e Fiksit patën me zëdhënësin e këtij spitali ai pohoi se ky urdhër zbatohej vetëm për rimbursimin e çmimit të biletës së autobusit. Për sa i përket sigurimit të ambulancës ai pohon se nuk e kanë për detyrë të çojnë ambulancë në raste të tilla. Rasti i 65 vjeçares është i veçantë, pasi ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera dhë mezi lëviz nga vendi. E në këto kushte zëdhënësi pohon se do shohin dosjen e plotë të zonjës madje dhe me një ekip mjekësh do vlerësojnë situatën e saj që të gjejnë një zgjidhje.
Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot kantierin e aksit rrugor Korçë-Ersekë. Gjatë inspektimit, ministrja Balluku shoqërohej nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi dhe kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai. Ministrja Balluku tha se “jemi shumë të kënaqur me ecurinë e punimeve dhe mendohet ta dorëzojmë në qershor të 2023.
Me infrastrukturën e duhur do të ketë një fluks qytetarësh që do të vijnë nga të gjitha qytetet për të vizituar Ersekën”. Sipas saj, puna në kantier është shumë e avancuar.
Pjesa e parë e lotit të dytë ka përfunduar në 99%. Ndërsa tek ky lot është realizuar 77% ecuria e projektit. Është një kantier i konsoliduar”, shtoi Balluku. Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.
Ditën e sotme është përfshirë nga flakët një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë. Dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë që fatmirësisht falë ndërhyrjes së zjarrfikëses nuk ka dëme në njerëz.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka ardhur për shkak të një problemi në oxhak dhe më pas flakët janë përhapur në gjithë banesën
Befasia e madhe me Kategorinë e Parë, gara e çuditshme në Superiore, dënimi i UEFA-s, Ilir Daja për Kombëtaren dhe deri te transferimi i Xhuliano Skukës në Francë. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, rikthehet të komentojë disa nga temat më të nxehta të futbollit shqiptar, teksa dje në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, sqaroi se klubi që drejton është i destinuar të presë edhe katër vite për të mbyllur një herë e përgjithmonë çështjen e dënimit.
Takaj e konsideron dështim personal nëse Skënderbeu nuk arrin të ngjitet në Superiore pas përfundimit të këtij sezoni, ndërsa nuk ngurron të “thumbojë” Dinamon për episodet e ndeshjes së fundit mes tyre në “Selman Stërmasi”. Në luftën treshe për titullin në elitë, kreu i klubit korçar shikon një Tiranë më të fortë, por nga ana tjetër, thekson se Vllaznia do të jetë pretendente kryesore nëse sulmuesi Liridon Latifi rikthehet në formën e dikurshme.
Pas gati një dekade suksesi në elitën e futbollit shqiptar, si është të menaxhosh Skënderbeun në Kategorinë e Parë?
Të jem i sinqertë, prisja që Kategoria e Parë të ishte shumë më keq nga çfarë unë e mendoja në fillim. Por tani që jemi pjesë e kësaj gare dhe po e njohim në detaje kampionatin, mendoj se është në një nivel të mirë, përjashto problematikat me infrastrukturën, ku ndoshta disa fusha nuk janë aty ku duhej. Pjesa tjetër është befasuese për mua dhe ju them me bindje që nuk ka ndonjë diferencë me Superioren.
Çfarë ju ka befasuar për mirë?
Më ka habitur organizimi kur kemi luajtur në transferta. Ka qenë më qetësi në krahasim me ndonjë ndeshje të Superiores dhe madje është luajtur futboll i një niveli shumë të mirë.
Nëse nuk arrini të ngjiteni këtë sezon në Superiore, a mund ta quajmë një dështim të madh për klubin e Skënderbeut?
Për mua do të ishte një dështim shumë i madh nëse nuk ngjitemi në Superiore. Mund ta quaja ndoshta një nga dështimet më të mëdha që kur drejtoj klubin… Gjithsesi, do të shihemi në Superiore patjetër.
Pse e mendoni kështu, në një kohë që gara është shumë e fortë dhe keni rival Dinamon, Flamurtarin, Korabin, etj.?
Ardjan Takaj
Vërtet është garë shumë e fortë, por ne bëjmë llogaritë tona dhe jemi gati për t’u rikthyer në Superiore. Me ekipin që kemi aktualisht, mendoj se do të jemi në vend të parë ose të dytë me patjetër.
Të flasim pak për ecurinë e Ballkanit të Ilir Dajës, që ngjason me Skënderbeun. U surprizuat që bënë aq mirë në Europë?
E prisja këtë sukses të Ballkanit, sepse kishin realisht një skuadër të mirë. I kisha ndjekur rregullisht, për më tepër kemi aty edhe lojtarë që kanë qenë te Skënderbeu si Jashanica, Gripshi dhe Abazi. Unë punën e Ilir Dajës e di shumë mirë dhe isha i bindur për atë që do të bënte me Ballkanin. Me ato lojëra që bëri Ballkani, e meritoi plotësisht pjesëmarrjen në grupe, duke qenë madje shumë dinjitoz aty.
Çfarë duhet të bëjë më shumë një trajner si Daja që FSHF-ja t’i besojë pankinën e Kombëtares shqiptare?
Daja duhet të vazhdojë të bëjë mirë, kudo që të jetë.
Nëse do të ishit ju në vendin e Armand Dukës, do ta emëronit Dajën trajner të Shqipërisë?
Foto Ilir Daja
Po, do t’ia besoja dhe kjo e ka një arsye të fortë, sepse unë e njoh më mirë si trajner. Duka ka njohje më të largëta me Dajën dhe të afërta me trajnerë të tjerë, por ka edhe politika të tjera FSHF-ja. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, nuk kemi mendime të njëjta as për një ndeshje futbolli. Kjo është edhe bukuria e këtij sporti, sepse të gjithë e shikojmë ndryshe. Nuk ka një mendim fiks, që për një trajner që vendos, do të bëhet mrekullia.
Kemi parë trajnerët më të suksesshëm në botë, që edhe ata kanë opozitën e tyre. Ka njerëz që nuk i duan, nuk i kanë qejf, sado që mund të kenë suksese. Përzgjedhjet janë edhe pak me fat. Sukseset dhe dështimet janë shumë pranë njëra-tjetrës në punën e trajnerit. Një gabim i një lojtari të hedh në erë gjithë sezonin dhe vendos për trajnerin. Ka edhe kështu… Pastaj jemi në një vend ku nuk mbarojnë kurrë paragjykimet. Rëndësi ka që të ketë diskutime, sepse po nuk pati polemika, nuk është i bukur as futbolli. /Jorgis Memo- Panoramasport.al
Luizi dhe Kiara pas zyrtarizmit të lidhjes së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP, kanë nisur të bëjnë planet për jetën e tyre jashtë shtëpisë. Megjithatë duket se ajo që i pret jashtë nuk është shumë e mirë, të paktën sipas Kiarës. Teksa kanë qenë duke folur të dy, moderatorja i ka thënë Luizit se ai do mërzitet kur të dalë jashtë.
I pyetur për arsyen se përse do mërzitet, megjithatë, ajo i ka thënë se nuk flet dot më shumë, ndërsa i tha se nuk do mërzitet për diçka që do bëjë Kiara por për diçka tjetër, të cilën ajo nuk e ka në dorë.
Loja në “Big Brother Vip” është nxehur. Secili nga banorët përdor strategjinë e tij duke u munduar të qëndrojë në qendër të vëmendjes. Luizi i cili gjithmonë është shprehur se Kiara është më e rëndësishme se loja tek ai, së fundmi është acaruar me moderatoren.Ai i ka kërkuar Kiarës që të mos e ndërpresë ndërkohë që ai bisedon apo përfshihet në çështje të ndryshme brenda shtëpisë.
“Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq,”-është shprehur Luizi. Nga ana tjetër Kiarës duket se nuk i ka pëlqyer ky reagim i Luizit duke i kthyer vetëm: “Okay, mirupafshim.”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ku tre te rrinj kanë goditur me grushte një vajzë si dhe me tej ,kanë gjetur guximin dhe i kanë hedhur sprajt në fytyrë. Në pranga ka përfunduar njëri prej tyre, shtetasi Gledis Dikollari ,ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim. Shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë lidhja e vajzës ,me një nga personat.Për fat të mirë, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Një video tronditëse është publikuar ne media ku një qytetare nga Korça ka dalë para një makine. Sipas pamjeve vajza(Gruaja) ka kërkuar që ai ta shtypte, duke u vetflijuar .Shoferi ne kete rast eshte me fat që nuk ishte me shumë shpejtësi dhe ka shmangur një ngjarje tragjike.
Ndiqni videon e publikuar nga JOQ:
Pamje qe te prekin shpirtin në Korçë/ Qytetarja tenton të vetflijohet,i del para makinës me shpejtësi pic.twitter.com/snNkOD0BOK
Të paktën 12 kulla janë në ndërtim me një lartësi mesatare prej rreth 20 katesh, ndërsa projekte të tjera mbeten në pritje për t’u miratuar. Keto jane pamjet e xhiruara me 16 shkurt 2023nga ajri…
Big Brother Vip është kthyer në një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri dhe në diasporë, me personazhet e lojës që janë bërë protagonistë në titujt e lajmeve në media dhe në diskutimet e shqiptarëve nëpër lokale e kafene.
Cilin nga banorët do të nxirrnin nga shtëpia ,nëse do të ishin në nominim… Luizin, Oltën, Kiarën apo Bledin ?
Komisioni Evropian ka propozuar sot ndalimin e shitjes së cigareve me ngrohje. Propozimi vjen si përgjigje ndaj rritjes së ndjeshme të përodrimit të këtyre produkteve në të gjithë BE-në. Një raport tregoi një rritje prej 10% në vëllimet e shitjeve të cigareve me ngrohje në më shumë se 5 shtete anëtare dhe në përgjithësi në Bashkimin Evropian. Produktet e cigareve me ngrohje tejkaluan 2.5% të shitjeve totale të produkteve të duhanit.
Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, tha: “Duke hequr nga tregu cigaret me ngrohje synojmë të realizojmë vizionin tonë për të mposhtur kancerin dhe për të krijuar një “brez pa duhan”. Me nëntë nga dhjetë kancere të mushkërive të shkaktuara nga duhani, ne duam ta bëjmë duhanin sa më jotërheqës për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve tanë dhe të shpëtojmë jetë.
Veprimet më të forta për të reduktuar konsumin e duhanit, zbatimi më i rreptë dhe mbajtja në hap me zhvillimet e reja për të adresuar fluksin e pafund të produkteve të reja që hyjnë në treg, veçanërisht të rëndësishme për mbrojtjen e të rinjve, janë çelësi për këtë.
Parandalimi do të jetë gjithmonë më i mirë se kurimi.”
Propozimi tani do t’i nënshtrohet një periudhe shqyrtimi nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian dhe do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shtetet anëtare do të kenë tetë muaj kohë për të transpozuar direktivën në legjislacionin e tyre kombëtar dhe pas tre muajve shtesë të tranzicionit, dispozitat do të fillojnë të zbatohen.
Mungesa e transparencës, vonesat në lëvrimin e fondeve, ulja e buxhetit për sportin dhe ndarja sipas një sistemi pikëzimi, ka sjell debate dhe pakënaqësi mes Federatave dhe vetë protagonistëve. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur një fond prej 1 miliardë e 494 milionë lekë të vjetër për 17 federatat e shumësportshit në Shqipëri për vitin 2023, një shumë kjo më e ulët në raport me një vit më parë, 1.8 miliardë, i shpërndarë në dy këste.
Kjo ulje në buxhet nuk është pritur mirë nga kampionia e Europës, Luiza Gega, e cila ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.