Shokon Tea: “Fansat e Luizit kanë tentuar të më përplasin me makinë…

Tea Trifoni ishte së fundmi e ftuar në “S’e luan topi” ku ka bërë një deklaratë shokuese. Ajo pretendon se një fans i Luizit ka tentuar ta përplasë me makinë para pak ditësh. “Pak ditë më parë madje dikush u mundua të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. Big Brother vazhdon dhe jashtë. Unë isha në makinë pasagjere, motra në timon dhe dikush po mundohej të na përplaste dhe të bënim karambol.

Po mundohej që të na aksidentonte”, tregoi Tea.

Valbona flet për largimin nga shtëpia: “Motra ime vuan nga një sëmundje e pashërueshme…

Valbona Mema u largua nga shtëpia e Big Brother tre ditë më parë, duke ndërprerë rrugëtimin që ajo kishte nisur në këtë format. Ajo vendosi të largohej pasi motra e saj ishte shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për t’i qëndruar asaj pranë, këngëtarja hoqi dorë nga çmimi i madh. Sonte ajo ishte e pranishme në studio, ku u shpreh se arsyeja e largimit ishte shumë e fortë.

Motra e saj vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe ajo vendosi t’i qëndroi pranë në këto momente kritike për të.

Valbona: Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë. Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë. E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje. Luizin e kam brenda në zemër. Për mua është djalë, vëlla dhe do e dua gjithë jetën. Dhe me Armaldon do jemi miq të mirë.

Zhaklin: Për mua Valbona u mor shumë me punët e shtëpisë, duke mos u bërë pjesë e disa prej dinamikave të shtëpisë. Dhe te debati i fundit, nuk kishte pse të jepje shpejgime.

Valbona: Unë e tregova veten në të gjithë aspektet.

Zhaklin: Për aq kohë sa ndenje, shija që le ishte e fortë.

Arbër: Nuk mendoj se nuk do rregullohej marrëdhënia me Armaldon, nëse do ishte akoma brenda. Luizin e ke mbajtur pak me hatër brenda në shtëpi.

Valbona: Me luizin ndaja mëngjesin dhe më këshillonte. Për mua ai ishte një vëlla i mirë.

Largimi i Valbonës çoi në anulimin e televotimit që u hap të martën.

Aksident i frikshëm në Lin-Pogradec/ Audi përplaset me Ford-in, plagosen disa persona…

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Udënisht. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe të lënduar lehtë. Sipas policisë dyshimet e para janë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe pranisë së lagshtirës. Në zonë nuk janë parë shenja frenimi ç’ka ngrinte dyshimet e forta për policinë se mjeti tip “Audi”, lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka përplasur mjetin tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit personat që udhëtonin me mjetin “Ford” u dërguan në spital. Megjthatë nuk kishin asnjë rrezik për jetën. Në kohë me shi ky aks rrugor ka numër të lartë aksidentesh. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë mbi aksidentin.

Genc Fuga rëfen krizën ekonomike: “Me zor pres rrogën, çdo muaj fsheh…

Aktori shqiptar Genc Fuga, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku shpjegoi për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren me të cilën jemi njohur nëpërmjet serialit ‘Njerëz dhe Fate’.

Ester Bylyku: Cila është prova më e madhe e dashurisë që ti i ke dhënë gruas tënde?

Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?

Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave.

Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.

Nën 30 vjeç dhe jo më pak se 170 cm të gjatë/ Shkolla e Policisë rihap aplikimet për 300 vende

Me qëllim përzgjedhjen përmes një procesi konkurrimi transparent, të aplikantëve më të mirë dhe më të përgatitur, Policia e Shtetit rihap aplikimet për plotësimin e vendeve të lira, në drejtoritë vendore të Policisë në qarqet: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër. Kuotat e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, janë 300, dhe janë të ndara sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë.

Aplikimet janë të hapura deri në datën 15.03.2023. Secili nga aplikantët duhet të dorëzojë dokumentacionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, ku ai ka vendbanimin e përhershëm.

Kriteret për aplikim

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në shkollën bazë të Policisë, për “Patrullë të Përgjithshme”, janë:

– Të jetë shtetas shqiptar

– Të jetë jo më shumë se 30 vjeç

– Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat

– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar

Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë

– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm

– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje

– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”

-Të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie.

Dokumentacioni për aplikim

Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm, për aplikim në Polici:

– Kërkesën e motivuar, në të cilën shprehen arsyet pse aplikanti dëshiron të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit;

– Formularin e aplikimit dhe autorizimin për sigurimin e dokumentacionit;

– Fotokopje të kartës së identitetit; – Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;

Skënderbeu i pandalshëm ,fiton dhe merr kreun e kategorisë së parë…

Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme në kampionat, teksa mposhti me shifrat 2-1 Luzin, i cili drejtohet nga tekniku korçar Bledi Kadiu. Randi i dha avantazhin bardhekuqve në minutën e 55-të, ndërsa miqtë barazuan me Cahanin në minutën e 71-të.
Goli i fitores u shënua nga Frashëri në minutën e 88-të, ku pas një aksioni të bukur nga e djathta e ndali topin në rrjetë.

Korçarët janë futur fuqishem ne garë për vendin e pare dhe tashme i kane rembyer kreun Dinamos e cila ka nje ndeshje me pak . Surprizën e bëri Turbina, e cila mundi në shtëpi Korabin, me këtë të fundit që shihej si pretendent për një nga dy vendet e para .

SKËNDERBEU 2–1 LUZI 2008

Randi 51′, Frashëri 88′ / Cahani 71′

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Rapa, Prençi, Zenullari, Sumalia, Idrizaj, Randi, Pecani, Nikaj, Temitope. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

LUZI 2008: Fuçija, Gjinaj, Teqja, Xhika, Zeqiraj, Hima, Ferraj, Spahiu, Hoxha, Çuçka, Treni. Trajner: Bledi Kadiu

Kërcënoi përmes telefonit, 39-vjeçarin/ Policia e shpall në kërkim 32 vjeçarin nga Pogradeci

Pogradec/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, në ngarkim të shtetasit B. S., 32 vjeç, banues në Pogradec,

dhe po punojnë për kapjen e tij, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 39-vjeçar.

E bujshme/ Elvis Pupa zbulon arsyen pse po lë Australinë për Big Brother(Video)

Elvis Pupa ka konfirmuar lajmet se ai do të bëhet pjesë e Big Brother VIP. Përmes një videoje në Instagram nga Australia, Elvisi shprehet se po hyn në shtëpinë e famshme vetëm për të sjellë pozitivitet me humorin e tij e jo për të fituar apo për të bërë sherre.

Ai i bën thirrje publikut të vazhdojë të votojë të preferuarin e tyre sepse vetë Elvisit nuk i intereson fitorja, por t’ja kalojë sa më mirë brenda shtëpisë ku pritet të sjellë humor e batuta të shumta.

Behen gati VIP-at e rrinj që do ia marrin fitoren Luizit në ‘Big Brother’(Emrat)

Sor është prime i radhës ne Big Brother ,ku Luizi dhe Olta pritet të jenë në nominim kokë më kokë për të martën pasi kanë thyer rregullin e lojës me litar gjatë javës. Sigurisht që do jetë si gjithmonë një natë e gjatë me debate të forta, surpriza të shumta, nominime dhe hyrje të rej . Banori i radhës që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është prezantuesi dhe ish-basketbollisti i njohur nga Kosova.

Demokracia.com mëson se banori më i ri në BBVA2 është Shpat Kërleshi. Shpati vjen nga qyteti i Gjakovës dhe është prezantues në emisionin “Për ditë të mbarë” që transmetohet në RTV21.

Karriera e tij është më e gjerë, Shpati është një ish basketbollist i KB “Vëllaznimit” ku ishte pjesë e turneut të madh të universiteteve që mbahej në Kroaci, ku Universiteti i Prishtinës që përfaqësohej nga ai, fitoi vendin e parë.

Ndërkohë që është përmendur shumë gjatë kësaj jave edhe emri i Erjola Docit, modeles së njohur, pjesë e Top Channel. Po ashtu është përfolur edhe për aktorin Elvis Pupa.

Olta befason me deklaratën ndaj këngëtarit: “Jam afeksionuar me Luizin…

Më shumë se 60 ditë po bëjnë banorët brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Duke bashkëjetuar çdo ditë e duke kaluar situata të ndryshme ata bëhen si familje. Kështu konstatoi Olta dhe Maestro teksa ishin duke biseduar në dhomën e gjumit. Armaldo u shpreh se nuk ndihet aq i lirshëm me banorët e rinj, sikur ndihet me ‘bërthamën’ apo ata që janë bërë pjesë e ‘BBV’ që prej ditës së parë.

Edhe Olta ishte e të njëjtit mendim, madje përmendi Luizin duke shtuar se pavarësisht konkurencës në lojë ka krijuar afeksion për të. “Luizin e kam kundërshtar në lojë por jam afeksionuar, nuk e mohoj se nuk jam kafshë”, tha ajo.

Me shpejtësi “skëterrë”, dhe me Benz mbi trotuar i forti në Pogradec merr gjobën e majme

Një shofer në Pogradec është ndëshkuar me 40 000 lekë gjobë, pasi ditën e djeshme qarkulloi një video ku drejtuesi i mjetit shfaqej, duke ecur me shpejtësi dhe kundravajtje në trotuar. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar, konkretisht në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”. Pas publikimit të videos, Policia ka marrë masa duke ndëshkuar shtetasin D. S., i cili po drejtonte mjetin e një shtetasi tjetër.

Njoftimi i Policisë:                                                       Qarkulloi me shpejtësi tej normave të lejuara, në trotuar, në qendër të banuar, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit. Menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara, në trotuar, në zonë të banuar, në Pogradec,

konkretisht në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit që shfaqej në video, shtetasit D. S. Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3 dhe 8 të Kodit Rrugor, në bazë të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998, ndaj shtetasit D. S. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se aktualisht automjeti nuk posedohet nga shtetasi D. S, por nga një shtetas tjetër. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Filo publikon foto:” Po krasitim pemet ….Korçari i demaskon propaganden :”Ju ,s’keni motorsekë…?

Në fokusin e Bashkisë së Korçe janë jo vetëm shtimi i hapësirave të reja të gjelbra por edhe kujdesja dhe mirëmbajtja e atyre ekzistuese. Ky proces eshte prezantuar sot edhe nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i cili në një postim të tijin në rrjetin Facebook shkruan: “

“Në prag të pranverës filluam punën me krasitjen e pemëve në Bulevardin “Gjergj Kastrioti” në Korçë. Puna do të vazhdojë edhe në pjesët e tjera të qytetit.

Ndersa komenti epik eshte i nje qytetari Korçar që i ve në dukje nivelin e teknologjisë;

Po ky nuk ka motorseke t’i prese apo s’ka benzine dhe ben kursim per bashkine ne fakt kështu duhet, kursim ne krunde

Preç Zogaj i prerë: “Me këto protesta nuk rrëzohet qeveria, as nuk kemi zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj thotë se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 3 Mars zbeh vendimin e Gjyatës së Apelit për vulën e PD-së. Për të edhe nëse vendimi është pro Berishës, do shihet si një vendim i marrë nën “presionin” e turmave. Po ashtu Zogaj tha se me këto protesta as nuk rrëzohet qeveria, e as nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme.

”Qeveria shqiptare ka një mal me akuza, por kjo nuk do të thotë se sa të dali një numër njerëzish në protestë, qeveria bie. Me këto lloj protestash nuk e shoh të mundur rrëzimin e qeverisë, aq më tepër që po shkohet drejt zgjedhjeve vendore.

Kam mbështetur qëndrimet e PD zyrtare. Gjykata do të vendosë siç vendos gjykata. Predikoj pranimin e vendimit të gjykatës dhe nënshtrimit ndaj saj. Duke ndjekur gjithë dinamikën e konfliktit në PD, mund të them se gjykata është ftuar për të shqyrtuar sa përputhet kuvendi i 11 dhjetorin me Statutin në fuqi të asaj kohë. Gjykata nuk numëron njerëz.

Thirrja e protestës në këtë ditë kthen kujtimet e një drejtësie me turmë popullore, si dikur. Kushdo qoftë vendimi i gjykatës, vendimit do t’i ngelet një damkë se u mor në ditën e mbledhjes së turmës, edhe nëse është pro Berishës. Vendimi duhet pranuar cilido qoftë”- deklaroi Zogaj.

“Syri i policisë është kudo”/ Karamuço: “Kini kujdes! Kamerat e reja po monitorojnë çdo gjë….

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, duke folur mbi operacionet e policisë për heqjen e kamerave të vendosura në rrugë nga grupe kriminale, paralajmëroi se tani vetë uniformat blu kanë “syrin” e tyre në teren. I ftuar në “Zonë e Lirë” Karamuço tha se duke parë situatën dhe ngjarjet kriminale në vend policia ka instaluara kamera të padukshme për syrin e lirë në pikat nevralgjikë, të cilat sinjalizojnë menjëherë sapo kapin targa të vjedhura.

Ai tha se nuk mund të tregojë zonat se ku janë instaluar këto kamera, por ato japin menjëherë sinjale.

Kini kujdes! Nga janari të keni shumë kujdes, sidomos në Tiranë. Janë vendosur kamera të Policisë së Shtetit dhe i monitoron vetë Policia e Shtetit. Kamerat janë vendosur në pika nevralgjike. Duke patur parasysh se shumica e vrasjeve janë kryer me makina me targa të vjedhura, këto kamera japin sinjal menjëherë në monitorët e policisë sapo kapin një targë të vjedhur”, tha ai.