Aksident në Korçë, 2 mjete Mercedes, përplasen në unaza e qytetit…

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Korçës ,ku dy mjete tip Mercedes -Benz ,janë përplasur me njëri-tjetrin ….. duke tentuar njëra të futet dhe tjetra të dalë nga e njëjta rrugë dytësore që lidh unazën e qytetetit. Njëri prej drejtuesve të mjeteve nuk e ka parë mjetin tjetër që po dilte dhe është kthyer me shpejtësi. Dy qytetare jane derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Korces.

Korçë/Informacion paraprak:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 17, në unazën e qytetit, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O. R., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Dh. N . Për pasojë është dëmtuar drejtuesi Dh. N. dhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Emocionuese/ Skënderbeu mposht në finale Skënderajn ,dhe fiton kupën ‘Gjergj Kastrioti’

Top ekipet e volejbollit nga Kosova dhe Shqipëria po zhvillojne ndeshje historike në kuadër të Ligës së përbashkët mes dy shteteve, “Gjergj Kastrioti” .Ky organizim i vjen falë bashkëpunimit të ngushtë midis Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).

Finalja ndërmjet Skënderajt dhe ekipit mik Skenderbeu Korçe ,u mbyll 2-3 me sete në favor të ekipit Skënderbeu ,duke e bere trofeun e tyre per heren e 2-të rradhazi.…🏆🥇

Seti i parë u fitua nga ekipi i Skënderajt, me pas Skënderbeu barazon ,por kjo nuk zgjati shumë pasi rezultati shkoi 2-1 në favor të ekipit të Skënderajt.
Seti i katërt që prej fillimit solli dominancën nga ekipi i Skënderbeut duke shënuar barazimin me sete 2-2.
Vajzat e ekipit Skënderbeu morrën “superxhiro” në setin e 5 ,duke e mbyllur me rezultatin 9-15 dhe totalin me sete 2-3 në favor të tyre.
Në parket shpërthen festa e skuadrës korçare.
Kapitenia Elena Bego ngre lart për të dytin vit radhazi trofeun e Ligës Gjergj Kastrioti, ndërsa çmimi MVP i finales shkoi për amerikanen Williams, e cila po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Skënderbeun.

Pas dy të përjashtuarve, vjen një tjetër zarf i zi në Big Brother ….

Orët e fundit ishin dramatike në shtëpinë e edicionit të dytë të Big Brother Albania VIP. Një pas një, u nxorën jashtë me pahir, dy personazhe të njohur. Brenda dhjetë orëve u larguan Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj. E para iku pas një situate të rënduar mes sharjesh, ofendimesh dhe ngritje zëri e nervash .E dyta, iku edhe ajo me ceremoni, e përzënë nga produksioni, pasi i tha Luizit, “Unë ta çaj kafkën”.

Më herët përzunë një tjetër personazh Vip, Kejvina Kthella, pasi goditi Luizin. Po ashtu shtëpinë e ka lënë dhe këngëtarja Valbona Mema. Gjithashtu edhe Sabiani, këngëtar i njohur dhe ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 1”, ka kërkuar këtë të mërkurë që vajza e tij të dalë nga realiti show. Edhe më herët ai është shprehur kundër lojës që Keisi po bën në “Big Brother”, veçanërisht lidhja me Kristin. Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision.

Ermiona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Këto largime dhe vendimet e produksionit në disa raste janë kritikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale duke futur në udhëkryq spektaklin. Madje, në një rast është protestuar dhe pranë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother”.

E fundit/ Pezullohet rritja e çmimit të patentës, ja qëndrimi i Autoritetit të Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht vendimin për dyfishimin e çmimit të patentës. Në një deklaratë publike, AK bën me dije se ka pezulluar vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar. Sipas tyre kjo sjell një dëm të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Deklarata e plotë:

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të akt-marrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi.

Në respektim të nenit 44 të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.

Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 964, datë 01.03.2023 vendosi:

Marrjen e masave të përkohëshme ndaj palëve nënshkruese të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023: Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si vijon:
Ndalimin e zbatimit të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi;
Depozitimin panë AK-së të të gjithë praktikës së ndjekur deri në nënshkrimin e kësaj Akt Marrëveshje, për të kryer vlerësimin ligjor të saj, bazuar në nenin 4, nenin 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;
Masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës.

III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma b), të Ligjit nr.9121/2003.

“I qetë me duart me gjak” /Arrestohet Dan Hutra, ‘ killeri’ serial i grave(Foto)

Dan Hutra, autori i masakrës së trefishtë të ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë është arrestuar nga policia. 41-vjeçari është arrestuar në afërsi të landfillit të Sharrës. Autoritetet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit. Ai ka thënë se ka bërë atë që ka dashur,i pa penduar . Ndërkohë që gjatë shoqërimit në Drejtorinë e Policisë në Tiranë është shfaqur i qetë , me kokën lart dhe duart me gjak…

Eksperti Karamuço tha se Hutra kishte një objektiv të katërt. “Ai do vriste personin që siguroi armën e vrasjes së babait të tij, por nuk i mbante mend derën e shtëpisë.”

Kjo është dhe fotoja e publikuar nga Policia e Shtetit e Hutras me pranga në duar.

Pas Ermionës, përjashtohet Eva Alikaj nga Big Brother Vip

Pas Ermionës nga Big Brother Vip mëngjesin e sotëm, sapo është skualifikuar nga gara edhe aktorja Eva Alikaj. Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e sotme.

Kujtojmë që vetëm pak momente më parë Eva pati një debat me Luizin, ku iu drejtua këtij të fundit me kërcënime. Bëj muhabet ti, kur ta hash këtë (mikrofonin) kokës. Ia çaj kafkën të ma bëjë kastile. Ju doni të më luftoni mua. S’keni shans. Nuk ka as djali im”, tha ajo, madje edhe u përlot.

Sabiani shpall në kërkim Keisin /I kërkon Ermionës,të largohen së bashku(Video)

Pas romancës së nisur, të Keisit me Kristin Sabiani duket se i ka harruar deklaratat se vajza e tij kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë çfarë i do qejfi në “Big Brother VIP”. Lidhjen e tyre Sabiani e ka kundërshtuar hapur që në momentin që doli në pah lidhja e Kristit jashtë Big Brother VIP. Madje babi i Keisit shkoi deri aty sa fshiu të gjitha fotot me të bijën në Instagram dhe e hoqi nga ndjekesat.

Në një video të fundit të publikuar në Instagram, në mbishkrim Sabiani shkruan: “Ermiona merre dhe vajzën time jashtë kur të dalësh”. Ky mesazh vjen pas skualifikimit të Ermionës nga Vëllai i Madh ditën e sotme.

Aksidenti që tronditi Greqinë/ Një vajzë shqiptare mes viktimave ,2 të tjerë raportohen të zhdukur….

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku treni nga Larisa drejt Tempi është përplasur me një tren mallrash duke shkaktuar 40 viktima dhe 85 të plagosur.Mediat raportojnë se mes viktimave është edhe një vajzë shqiptare. 20-vjeçarja shqiptare ishte në vagonin e parë kur treni me pasagjerë u përplas me trenin e mallrave. E reja shqiptare jetonte prej vitesh në Larisa së bashku me familjen e saj.

Po ashtu raportohet se edhe dy shqiptarë janë zhdukur. Denis Ruçi, 23 vjeç nga Tirana është një nga shqiptarët e zhdukur. Ruçi ndodhej në një nga vagonat e trenit që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut. Familja e Ruçit nuk ka marrë asnjë informacion për djali që nga koha që ka ndodhur aksidenti.

E zhdukur është edhe një vajzë e familjes Lata. Vajza ishte në tren kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm, por që ende nuk është gjetur dhe familja po përjeton momente ankthi . Kujtojmë që shefi i staciont të Larisës është arrestuar për veprën penale të prishjes së sigurisë së transportit që ka shkaktuar vdekjen. Kjo vepër parashikon dënime nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Mister fati i 23-vjeçarit(Ruçi)

Rritjen e çmimit të patentës/ Zb*thet Gonxhe: “Është çështje tatimore, s’do rritet çmimi për qytetarët

Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka folur sërish në lidhje me rritjen e çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja. I ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu ai theksoi se po synohet që të luftojnë fiktivitetin në tregun e autoshkollave. Edhe pse nuk do të ketë një rritje çmimi direkte për qytetarët për patentën, praktikisht takon që kjo rritje të jetë e tërthortë. Sidoqoftë Gonxhe thotë, është në dobi të qytetarëve dhe të shërbimit.

“Se kuptoj pse është ky qejfi madh për ta shitur këtë gjë në këtë lloj forme. Nuk ka nismë për të rritur çmimin. Ideja është që e vetmja nismë (detyrë), misioni ynë, tagri ynë ligjor…DSHPTRR e vë përballë presionin të vazhdueshëm grupin e interesit të cilët kanë qenë në vështirësi në shumë aspekte për shkak se kanë qenë në konkurrencë të pandershme. Nga lloj lloj sekserësh. Beteja e tyre, kërkesat dhe presioni i tyre ka qenë karshi shtetit. Ta bëjmë programin me cilësi.”- thotë Goxhe.

Sa i takon tymnajës së krijuar, Gonxhe riktheksoi se nuk ka vend për panik, është e gjitha një çështje tatimore. Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion për këtë marrëveshje

“Meqenëse gazetarët e opozitës thotë vraponi se keni në datën 1 keni kohë, normale që do hapin panik. Pra është lehtësim për qytetarët tanë. Jam paraqitur te drejtoria e përgjithshme e tatimeve, është njohur me këtë dhe si referencë tatimore kanë paraqitur një sërë kostosh. Kjo s’do të thotë asgjë, s’ka thënë askush që qytetarët do paguajnë më tepër. Pra kjo është çështje tatimore.”- thotë Gonxhe.

Nga vrasja me thikë ,përdhunimi i kunatës tek futja e sharrave të hekurit në drenovë, kush është ‘mostra’ e masakrës….

Dan Hutra, 41-vjeçari i cili bëri masakër sot në Kodër-Kamëz, ku vrau me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën, është një personazh i njohur për drejtësinë me të shkuar të rëndë kriminale, i dënuar e akuzar për një sërë krimesh.

Në 2007 Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte vrarë me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi.“Po, une e kam vrare gruan time, Dafinen, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetedije”, ka dëshmuar asokohe Dan Hutra.

Por Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003, pasi kishte marrë peng kunatën e kishte përdhunuar kunatën tjetër. Ndërkohë në vitin 2014 në qelinë ku vuante burgun në Drenove kishte futur disa sharra hekuri. Ne dt 07.12.2021 eshte arrestuar per vjedhje banesash me DVP Durres. Dan Hutra, autor i masakrës së sotme, ishte arrestuar në qershor të vitit 2021 për dhunë në familje, por ishte lënë i lirë më 16 shkurt 2023. Lind pyetja si i ka shpëtuar sistemit të drejtësisë një personazh me skedë kaq të rëndë kriminale?

Çmenduri në Tiranë/ Dhëndri, sulmon me armë familjen e gruas, ka viktima….

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur ditën e sotme ne Tirane. Dan (Ramazan) Hutra 41 vjeç ka sulmuar familjen e ish-bashkëshortes së tij me kallashnikov. Policia bën me dije se Hutra nga sulmi me armë ka vrarë dy persona që janë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Ndërkohë që nga plumbat kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë që janë Elena Hysa, 35 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij) dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe ( nëna e ish-bashkëjetueses).

Autori i krimit, 41- vjeçari nga Kuksi është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë. Efektivët kanë ngritur disa postblloqe për të vendosur kontroll të rreptë të makinave në këtë zonë me qëllim kapjen autorin e krimit...

E papritur/ Ermiona Lekbello përjashtohet nga Big Brother

Big Brother” paralajmëroi banorët që të mos thyejnë rregullat pasi do të largohen menjëherë nga shtëpia, por Ermiona u përplas sërish me aktoren Olta Gixhari. Si rrjedhojë ‘Vëllai i Madh’ skualifikoi nga gara Ermiona Lekbellon. Ky vendim u komunikua mëngjesin e sotëm, pas debateve të ashpra që ndodhën një natë më parë .

Në momentin kur Ermiona ishte duke dalë nga shtëpia, të vetmit që u afruan për ta përcjellë ishin: Luizi, Eva, Kristi, Keisi dhe Tani. Banorët e tjerë, ishin jashtë në oborr, duke diskutuar ngjarjet që ndodhën, duke mos zgjedhur që ta takonin. Ermiona përqafoi dhe puthi Luizin, me të cilin ka pasur afrimitet më shumë në shtëpi, ndërsa si për çudi, Kiara nuk tentoi as ta takonte.‘Të fala vajzës‘- i thotë Luizi dhe Eva.

Tragjedia në Greqi ,shkon në 40 numri i të vdekurve. 5 shqiptarë të plagosur…

Mes të plagosurve në tragjedinë në Greqi, pas përplasjes së Trenave, ka edhe shqiptarë. Konsullata jonë bën me dije se 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në kushte spitalore.

Lajmi mirë është se deri më tani, nuk raportohet për viktima shqiptare, ndërsa bilanci tragjik është thelluar, duke shkuar në total 40 persona të vdekur. Mes të plagosurve u raportuan edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku dy trenat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Dhjetëra oficerë policie dhe 40 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Rreth 30 autoambulanca ishin gjithashtu në vend. Dy spitale në zonën e Larisës u hapën për të akomoduar të plagosurit, 25 prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë.

A po ndahet Luizi dhe Kiara? Debati i ashpër pas mesnate:” ‘Nuk ndjej më, nuk ma do trupi’!

Incidenti që ndodhi disa ditë më parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip ku Luizi bllokoi Kiarën gjatë një sfide javore ishte tema kryesore e diskutuar mbrëmë në spektakël ku opinionistët dhe banoret bashkë me Kiarën e cilësuan si dhunë. Ky moment ka krisur edhe lidhjen e tyre, ku pas spektaklit, në mesnatë të dy kanë biseduar për atë që ndodhi dhe Kiara i ka thënë se nuk e ndjen as të puthet dhe as të preket me të. Ajo tha “Unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën”. Marrëdhënies së tyre në shtëpi mesa duket po i vjen fundi.

Kiara: Blloqe do ketë se nëse unë do mërzitem në një moment ti vjen nga mbrapa. Luizi: Hera e tretë që ma thua, duket sikur mezi pret me e thanë. Tani nuk je me nerva Kiara: Po përpiqem të analizoj pa emocion brenda Luizi: Unë normal që do mërzitem kur e thua se është hera e tretë që ma thua. A e kupton që më ka mbet mendja te ajo fjalë? Kiara: Avash se u mërzite ti nga një fjalë. Luizi: Po pse ca të dukem unë ty prej hekuri apo akulli? Kiara: Ti je drama kuin, Luizi: Për cfarë Kiara: Mërzitesh e rri gjithë ditën në krevat, më thua ti më ke në dorë mua, më ke në dorë lojën. Luizi: Po ja pra je duke më kërkuar zgjidh. Më ke në dorë pra.

Kiara: Pse nuk mund ta them mendimin tim? Luizi: Më ke në dorë se nuk je duke më lënë të lirë, je duke më thënë zgjidh. Kiara: Ti do një vijë të mesme, shumë bukur le ta lëmë të rrjedhë. Luizi: E si do rrjedhë? Kiara: Unë nuk jam me sustë të them po të puth po të përqafoj e kjo gjë kaloi Luizi: Kaq e thjeshtë është Kiara: Nuk e bëj dot, nuk e ndiej ta bëj Luizi: As e ndien as e do.

Kiara: Unë do shoh si do veprosh, unë s’kam besim. Luizi: Unë në shtrat do rri s’do luj Kiara: Aty rri pra, duke ndenjur ti në shtrat unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën ti, ta dish këtë gjë. Luizi: Aty do rri për zotin, le të rrimë ashtu pra deri sa të dalë prej këtu edhe e vazhdojmë jashtë. Kiara: Vazhdo bëj si kalama. Je 37 vjec dhe thua do rri në shtrat gjithë ditën se ti s’më flet, cohu ore lëviz mundohu ta rregullosh atë gjë që prishe. Të thashë mba distancën se nuk dua puthje e përqafime, jam akull e ftohtë në emocione.