Dan Hutra, 41-vjeçari i cili bëri masakër sot në Kodër-Kamëz, ku vrau me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën, është një personazh i njohur për drejtësinë me të shkuar të rëndë kriminale, i dënuar e akuzar për një sërë krimesh.
Në 2007 Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte vrarë me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi.“Po, une e kam vrare gruan time, Dafinen, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetedije”, ka dëshmuar asokohe Dan Hutra.
Por Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003, pasi kishte marrë peng kunatën e kishte përdhunuar kunatën tjetër. Ndërkohë në vitin 2014 në qelinë ku vuante burgun në Drenove kishte futur disa sharra hekuri. Ne dt 07.12.2021 eshte arrestuar per vjedhje banesash me DVP Durres. Dan Hutra, autor i masakrës së sotme, ishte arrestuar në qershor të vitit 2021 për dhunë në familje, por ishte lënë i lirë më 16 shkurt 2023. Lind pyetja si i ka shpëtuar sistemit të drejtësisë një personazh me skedë kaq të rëndë kriminale?
Krim i rëndë/ Dhëndri shkon te familja e ish-gruas dhe qëllon me kallashnikov, 2 viktima,2 te plagosur… pic.twitter.com/72gqTkqkjv
— KorcaBlog.com (@KorcaAlbania) March 1, 2023


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.