Punonte në barin e vagonit të trenit Athinë-Selanik /Ky është 60-vjeçari që humbi jetën në Greqi

Pavlin Bozo, personi që shihni në foton e mëposhtme është një ndër shqiptarët që kanë humbur jetën në Greqi pas përplasjes së dy trenave në Larisa. 60-vjeçari me origjinë nga Lushnja punonte në barin e një prej vagonave në trenin e pasagjerëve që u përfshi në aksident. Edhe natën që ndodhi ngjarja e rëndë, ai ka qenë në krye të detyrës duke iu shërbyer pasagjerëve.

Në lidhje me vdekjen e tij tragjike kanë reaguar edhe miq e të afërm të tij, të cilët e cilësojnë Bozon si një lushnjar të mirë.

“Foli grave që ke në shtëpi kështu!”/ Bashkëshortja e Armaldos reagon ndaj Zhaklinës. Komentuesit: “Dështakja Zhaku e di bordello…!

Gjatë një diskutimi të ndodhur spektaklin e shkuar në “Big Brother VIP” mes Armaldos dhe Zhaklinës, kjo e fundit iu drejtua tenorit me fjalët “Foli grave që ke në shtëpi kështu”. Mirëpo, kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga bashkëshortja e Armaldos, Aida. Ditën e sotme janë bërë publike shumë mesazhe të dërguara në llogarinë e tij në lidhje me deklaratën e Zhaklinës, për të cilën Aida ka bërë më pas një reagim.

Në një status ajo shkruan se e respekton Zhaklinën dhe nëse ajo e mendon se ka thënë diçka gabim, ka aq karakter sa të kërkojë falje. Ajo kërkon që njerëzit mos të mbireagojnë dhe se me opinionistët mund të sqarohen privatisht…

Enkel Demi: “Kurvëria këtu është sheshit. Në Shqipëri bën karrierë vetëm po pate drejtorin dashnor, kemi marrë fund si popull. Prindërit na i sjellin vetë vajzat

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme ku shtetasi Dan Hutra vrau tre gra, si dhe plagosi tre të tjera, gazetari Enkel Demi ka bërë një analizë për mënyrën se si femra trajtohet ditët e sotme. Gazetari shprehet se pas viteve 1990 në Shqipëri kemi parë se si “gangësterët” të cilët janë bërë sipërmarrës apo dhe mund të kenë funksione shetëtore kanë trafikuar kushërirat apo dhe gratë e tyre.

Më tej Demi shton se me dhunues të grave hasemi në çdo institucion, madje edhe në media, ku është pikërisht kjo e fundit e cila edhe i reklamon. Ajo çfarë është me e tmerrshme është fakti që ditët e sotme, sipas gazetarit, janë prindërit ata që telefojnë televizionet dh iu kërkojnë që vajzat e tyre të dalin në emisione që të evidentohen për eskorta.

“Pavarësisht se sot, ose nesër shoqatat e grave do dalin të bëjnë parakalimet e tyre të zakonshme, ndërkohë dhuna e grave fillon në krye, ne kemi dhunë verbale, ofendime, dhe nuk i kemi vetëm në politikë por edhe në media, kudo. Mënyra si trajtojmë ne zonjat, zonjushat apo dhe fëmijët është e tmerrshme.

Pas 90 shumë nga këta cubat e sotëm të cilët mund të jenë bërë edhe sipërmarrës, mund të kenë edhe funksione shtetërore kanë marë vajzat e xhaxhait, kushërirat e para i kanë trafikuar ose janë fejuar dhe gratë e tyre i kanë trafikuar. Dhunues të grave ka në polici, ka në sistemin e drejtësisë, dhe dhunues të grave ka dhe në media.

I shohim dhe në media se çfarë po ndodh. Janë “funy” këta tipa që e bëjnë dit për ditë në media. Shohim programe që po ndërtohen dhe kanë sukses nëpërmjet prostituimit virtual të vajzave. Këtu trafikohen vajza.

Ky program, po e themi sot por ne kemi një presion të përditshëm nga kodoshë, por edhe nga prindër për të nxjerrë në televizor vajza në moshë fare të re të cilat kanë kaluar në shumë ndërhyrje plastike për të dalë të evidentohen për eskorta. Këtu është kurvëria hapur sheshit dhe është media që e përkrah është shtet që e përkrah.

Në një farë mënyre po kthehemi në një popull kodosh. Ky është skandali që po ndodh këtu. Është e tmerrshme këtu që të dalësh në TV se ke dashnor drejtorin, ose të dalësh të bësh karrierë politike sepse i ke marrë shkallët me gjunjë dhe jo me këmbë. Ne i dimë këto, i themi, ka raste që i denoncojmë por çfarë tregon kjo? Jemi futur në një rreth dhe s’po dalim dot. Si të dalim? Duhet që ky popull të kuptojë se çfarë është dhe aty duhet edukim”, tha Demi.

“Digjet” Greqia, ‘shpërthejnë’ protestat pas tragjedisë me 57 të vdekur…

Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Athinë pas përplasjes së dy trenave në Tempi, pranë qytetit të Larisës, ku humbën jetën 57 persona. Qytetarët bllokuan disa nga rrugët e kryeqytetit të Greqisë, ndërsa janë përplasur dhe me forcat e policisë. Pas aksidentit, Ministri i Transportit i Greqisë dha dorëheqjen, ndërkohë që një sindikatë e punëtorëve hekurudhor është në grevë, duke akuzuar qeverinë për “mosrespektim” në këtë sektor.

Disa hodhën edhe tymuese ndërsa forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës. Duke gjuajtur me gurë, ata kanë shkaktuar disa dëme ndërsa kanë thyer edhe një bankomat. Nga përplasja e dy trenave mbetën të plagosur dhjetëra persona, ku gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike për shkak të lëndimeve në kokë dhe djegieve të rënda.

“Pritja po na vret…/ Babai i Denisit, mes lotësh per fatin e të riut shqiptar të zhdukur: “Shkoi të takontë të dashurën…

Momente dramatike përjetojnë familjarët e të zhdukurve pas aksidentit tragjik në Larisa, me “pse-në” që i mundon dhe pritjen deri në dëgjimin e një lajmi që lë në hije çdo emocion. Në agoni një tjetër baba shqiptar nga Selaniku që përkulet duke folur për djalin e tij që ishte në trenin fatal dhe është ende i zhdukur. Ai është babai i Denis Ruçit, i cili rezulton i zhdukur nga aksidenti tragjik.

23-vjeçari Denis Ruçi kishte tre ditë që ishte në Athinë dhe për të takuar të dashurën e tij dhe po kthehej në Selanik. Babai i tij ishte i fundit që e kontaktoi me të birin duke thënë se ka një vonesë të vogël.

“Kemi folur, më ka thënë se do vonohet dhe “mos hajde në kohën që të thashë. Unë do të të marr ty.” Ai më mori pak përpara Larisës që ishte vonë. Prita një telefonatë dhe ai nuk e mori kurrë. Vendosa në orën 1 e gjysmë të shkoja në stacionin e Selanikut. Mbërrij në stacion, shoh njerëz dhe kuptova se diçka nuk shkon. Ishte në vagonin e pestë, por shkonte në mensë”, ishin fjalët e babait duke folur në televizionin Alfa.

Siç tha ai, ata kanë dhënë një mostër të ADN-së dhe janë në pritje të rezultateve.“Pritja po na vret. Çështja është pse… Kjo më vret. Një trajtim i gabuar dhe kaq shumë fëmijë largohen padrejtësisht. Dikush të më thotë pse. Per cfare arsye”, thotë babai i 23-vjeçarit.

Kristi bëhet nostalgjik për ish-të dashurën: “Kam filluar e mendoj ndonjëherë…..

Kristi foli për herë të parë për ish të dashurën e tij. Ishte Shpati ai i cili e pyeti se pse nuk u ngacmua me Kejvinën. Kristi tha se qëndrimi i tij nuk ishte i ftohtë për shkak të marrëdhënies që kishte me dikë jashtë, por thjesht nuk e ndjente.Sipas tij, tani me Keisin është ndryshe. Kristi tha se raporti me Keisin lindi shumë natyrshëm dhe se nuk e mendoi lidhjen që kishte jashtë, për shkak të emocionit që iu krijua.

Duke biseduar me Shpatin, Krsiti u shpreh se ai ndihet shumë mirë me Keisin. Ai shtoi se momenti kur u pyet për ish të dashurën e tij, ishte shumë i sikletshëm dhe se u tregua shumë i sinqertë me publikun. Kjo e sotmja, ishte një tjetër ditë që nisi me ngacmime e prekje mes Kristit dhe Keisit. Kjo e fundit, në një moment u ndje e bezdisur dhe i kërkoi Kristit të mos ia prekë fytyrën, pasi i fshihet make-up.

Aksidenti tragjik/ Konfirmohet e vdekur 23-vjeçarja Shqiptare ,udhëtonte me të fejuarin…

Një tjetër viktimë me origjinë shqiptare në aksidentin tragjik në Larisa të Greqisë. Ajo është studentja Ifigjenia Micka. Mediat greke raportojnë se është bërë identifikimi i saj përmes ADN-së së krahasuar me të familjarëve. Lajmin e ka dhënë në Facebook avokati i familjes së saj, Stelios Sourlas. Deri më tani numri total i viktimave të aksidentit me tren është 57.

Nga informacione jo zyrtare, deri më tani raportohet se 5 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën nga ky aksident tragjik. Mes viktimave është identitikuar edhe 60-vjeçari Pavlin Bozo i cili punonte në barin e një prej vagonave të trenit.

“Fli mami se do të vonohem”, fjalët e fundit të studentit pak para aksidentit tragjik në Greqi

Midis 57 viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi është dhe studenti grek Anastasios Koutsopoulos. “Shko fli mami se do vonohem”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 20-vjeçarit grek para se të ndodhte përplasja e dy trenave në Larisa.Mediat greke shkruajnë se shanset që ai të gjendet i gjallë janë të pakta, pasi referuar dhe dëshmisë së të dashurës së tij, Anastasios Koutsopoulos nga Karditsa ishte ulur në vagonin e dytë ose të tretë.

“Nuk kemi asnjë lajm nga ai. E dimë që nuk ka qenë në vagonin e parë, por në të dytin ose tretin. Kemi kërkuar në çdo spital dhe nuk e kemi gjetur. Po ashtu kemi kërkuar edhe pasagjerët që janë transportuar me autobusë, por pa rezultat”, kanë thënë familjarët e tij.

Raportohet se, 20-vjeçari, i cili ishte student i Bujqësisë, hipi në tren në orën 21:20 të së martës mbrëma. Telefonata e tij e fundit ishte me nënën e tij në orën 22:50 të së njëjtës natë. Sipas të njëjtave informacione, 20-vjeçari i ka thënë nënës së tij se treni ka qenë shumë i mbushur me njerëz dhe se do të ketë vonesa….

Dhimbje dhe lot/ Kush janë 4 të rinjtë shqiptarë të zhdukur nga tragjedia në Greqi (Emrat)

Autoritetet greke kanë njoftuar se ka shkuar në 57 numri i të vdekurve në aksidentin tragjik të ndodhur më 1 mars në Greqi ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash. Autoritet greke kanë nisur sot identifikimin e viktimave përmes AND-së ndërkohë që vijon dhe kërkimi dhe identifikimi i personave të tjerë të humbur. Edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga prej ditës së djeshme ndodhet në Larisa ku u takua dhe bisedoi me përfaqësues të Brigadës Zjarrfikëse të kërkim-shpëtimit të angazhuar pas aksidentit fatal.

“Situata është e rëndë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me policinë greke” – thotë ambasadorja Hajdaraga në një prononcim për RTSH pasditen e sotme Ambasadorja Hajdaraga vizitoi edhe Spitalin Universitar dhe Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku po trajtohen disa shqiptarë të lënduar ndërkohë që konfirmon se me statusin e të zhdukurit janë 4 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e mjekësisë.

“Jemi në dijeni të këtij rasti që ditën e djeshme. Kam qenë edhe në kontakt me familjarët. Rastin është në proces identifikimi nëpërmjet ADN. Për momentin statusi është “e zhdukur”. Me këtë status janë edhe tre shtetas të tjerë me origjinë shqiptare. Sot ka pasur edhe 17 viktima të tjera, gjithashtu në proces verifikimi. Sapo të marrim informacionin zyrtar nga strukturat përkatëse do ju informoj” – informon ambasadorja.

Veç Klaudias ambasada konfirmon dhe emrat e dy prej shqiptarëve me statusin e të zhdukurit Pavlin Bozo dhe Denis Ruçi. Po kështu mes të zhdukurve dyshohet se është edhe Ifigjenia Micka. Ndërkohë shqiptarët Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeç po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv, ndërsa 7 shtetas me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të lënduar, jashtë rrezikut për jetën. “Kam qenë pranë këtyre personave, ndodhen në Reanimacion por të stabilizuar” sqaron ambasadorja Hajdaraga.

Ndërkohë Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen. Ai ka thënë se po largohej nga detyra “në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë”.

Tragjedia në Greqi, Shqipëria shpall të dielën Ditë Zie Kombëtare

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë me dije se Shqipëria të dielën do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize. Kujtojmë që numri i viktimave nga aksidenti në Larisa i ka kaluar 50, ndërsa deri më tani 1 shqiptar është nxjerrë i vdekur,

7 janë të plagosur dhe 4 të zhdukur.

Nesër jep vendimi për vulën e PD-së/ Analisti zbulon se çfarë gjykimi do të japë Gjykata….

Nesër Gjykata e Apelit në Tiranë do të vendosë se cilit grup në PD i takon vula dhe e drejta për tu regjistruar në KQZ për zgjedhje. Analisti Poli Hoxha thotë se duke parë veprimet e Sali Berishës, i cili së fundi ka thirrur protestë ditën e nesërme, kur do të mbahet gjyqi për PD-në, vula do t’i kalojë Enkelejd Aliebajt pasi kështu dëshiron qeveria.

“Po të shikosh thirrjen për protestë, thuhet në një nga pikat e protestës që po kërkojnë të na rrëmbejnë legjitimitetin. Mënyra sesi do veprojë Gjykata e Apelit, ose do ta kalojë direkt te Alibeaj, por më e mundshmja është që ta zhbëjë vendimin e gjykatësit Zhukri dhe të kalojë prapë te Shkalla e Parë për një hetim procedurial”, theksoi Poli Hoxha për ”Euronews Albania”.

Pra indirekt vula shkon prapë te Lulzim Basha.

Mer fund drama për Shqiptarët/ Kiara & Luizi nisin puthje dhe përqafime të zjarrta…

Nuk kanë rezistuar dot Kiara Tito dhe Luiz Ejlli …ata i kanë dhënë fund hatërmbetjeve mes tyre, duke u pajtuar .Çifti kanë zhvilluar një diskutim në oborr vetëm për vetëm, duke sqaruar keqkuptimet mes tyre. Në fund të bisedës, Kiara e përqafoi Luizin dhe madje i dha një puthje.
Ata kanë hedhur pas krahëve ftohjen që patën me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia e tyre i është rikthyer normalitetit.

Këngëtari ka premtuar se një sjellje e tillë si ajo e bërë gjatë provës së dhënë nga Big Brother, çka nisi edhe konfliktin mes tyre, nuk do të ndodhte më….. Kiara: Unë të dua! Luizi: Sa më lumturon kur e thua.

Thellohet tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave

Është rritur më tej bilanci i viktimave si pasojë e përplasjes së dy trenave dy ditë më parë pranë Larisës. Autoritetet bëjnë me dije se deri në këto momente raportohen 57 viktima, ndërkohë që disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, gjë që mund ta përkeqësojë me tej bilancin e fataliteteve.

Qeveria deklaroi se ka nisur hetimin e pavarur për të dhënë drejtësi, si edhe ka shpallur 3 ditë zie kombëtare. Aksidenti ndodhi gjatë natës së të mërkurës në afërsi të Larisas në Greqi, kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një tren mallrash, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë dhe të shkatërrohen plotësisht.

Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë, duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se “gabimi tragjik njerëzor” ishte fajtor për katastrofën. Një menaxher hekurudhor është akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ai ka mohuar çdo keqbërje, duke fajësuar përplasjen për një defekt teknik.

“Jam gjallë”/ Flet xhaxhai i vajzës Shqiptare të plagosur, në aksidentin tragjik në Larisa(Video)

Xhaxhai i studentes 20 vjecare shqiptare që mbeti e plagosur në aksidentin hekurudhor ne Larisa të Greqisë, rrëfeu për ABC News, orët e ankthit pasi u njoftuan për lajmin, ndërsa lidhje me mbesën bëhej gjithnjë e më vështirë.“Kam mbesën time, quhet Olta Kulla. Vajza ishte në komunikim të përhershëm me të ëmën gjatë udhëtimit. Në një moment u ndërpre komunikimi.

E merrte në telefon, nuk përgjigjej njeri. Aty u shqetësua nuk dinim gjë se cfarë kishte ndodhur, nuk dinim arsyem se pse nuk komunikonte.Filluam telefonatat e tjera dhe e morëm vesh se kishte ndodhur një aksident vetëm përmes një shoqes së vet, që ishte bashkëudhëtare. Mundoheshim të komunikonim por ishte i pamundur komunikimi. Pasi telefoni nuk përgjigjej, u nisëm urgjentisht, nuk dinim ku do venim. Të ëmës i erdhi një mesazh zanor nga vajza, përmes një mjekeje në spital që thoshte: Jam gjallë dhe jam në filan spital. Aty më pas erdhëm këtu” u shpreh ai.