Pak shpresa për gjetjen e studentes 21-vjeçare të Mjekësisë dhe 24-vjeçarit , familja nis identifikimin me ADN

Klaudia Lata, studentja 21-vjeçare e Mjekësisë dyshohet të jetë mes viktimave të aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë. Familja e saj tashmë ka pak shpresa, ndërsa bëhet me dije se ka nisur procesi për identifikimin përmes ADN-së. Një numër i madh trupash të pajetë nuk janë identifikuar ende, pasi përplasja e fortë e trenave shkaktoi zjarr në dy prej vagonave. Një tjetër shqiptar që dyshohet i vdekur, është 24-vjeçari nga Tirana Denis Ruçi. Pjesa më e madhe e 47 viktimave janë të rinj dhe të reja, studentë që po udhëtonin pas një ekskursioni nga Athina drejt Selanikut.

Mesazhi prekës i Komunitetit të Shqiptarëve në Greqi:


Kërkohet Klaudia! Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi. Familja Lata, familja emigrante shqiptare në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar.

Komuniteti Shqiptar në Greqi shpreh hidhërimin e thellë për këtë aksident të frikshëm e plot pikëpyetje. Ne solidarizohemi plotësisht me familjet e të prekurve nga aksidenti, jemi njësoj të shokuar e të indinjuar me humbjen e thellë e të padrejtë të kaq të pafajshmëve. Ngushëllime familjeve të viktimave! Njëkohësisht, si mbarë populli grek, kërkojmë të hidhet dritë mbi shkaqet e aksidentit e të drejtohen urgjentisht para drejtësisë fajtorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: