I prenotuar në Korçë për 9 marsin/ Zbulohet data kur do të largohet Sabiani nga BBVIP….

Një pjesë e publikut e shoqëruan me batuta të shumta hyrjen e Sabianit në Big brother ,ndërsa gjithashtu ka edhe nga ata që janë kundra këtij veprimi të tij, madje janë shprehur se ai po i merr vëmendjen të bijës dhe nuk po e lë të luajë lojën e vetë. Këngëtari e ka treguar publikisht se është kundër lidhjes së Keisit me Kristin dhe tani duket se do që të ketë nën kontroll të bijën që t’i japë fund romancës….

E teksa të gjithë janë në kurioz të shohin sesi do të vijojë situata mes çiftit Kristi- Keisi dhe Sabianit, në rjet po qarkullon lajmi se këngëtari do të jetë i ftuar në një lokal në Korcë për të kënduar më 9 mars. Kjo gjë ka bërë që ndjekësit të mendojnë se Sabiani do të dalë në spektaklin e së martës, duke përfunduar misionin e tij 4 ditor.

The Guardian”: “Të rinjtë Shqiptarë lënë vendin e tyre për shkak të varfërisë dhe korrupsionit….

Mediat angleze janë ndalur sërish tek emigracioni i paligjshëm dh emigrantët shqiptarë. Në një artikull “The Guardian” shkruan se të rinjtë shqiptarë pas një kalvari të gjatë vuajtjesh për të bërritur në brigjet angleze, i pret një jetë e vështirë, Sipas “the Guardian” të rinjtë shqiptarë që vijnë në emigrim shfrytëzohen, ndërsa skak i emigrimit është korrupsioni dhe varfëria në Shqipëri.

Statistikat e imigracionit tregojnë se shqiptarët përbënin 28% të mbërritjeve në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2022, përqindja më e madhe e çdo kombësie, të ndjekur nga afganët (20%). Nga të ardhurit shqiptarë, 85% aplikuan për azil dhe rreth 12% thanë se ishin viktima të skllavërisë moderne.

Ardur (jo emri i tij i vërtetë), 25 vjeç, tha se nuk kishte dëshirë të linte prindërit dhe vëllezërit e motrat tetë vjet më parë kur mbushi 17 vjeç, por një mosmarrëveshje mes familjes së tij dhe një familjeje tjetër në fshatin e veriut shqiptar ku ai u rrit ishte kthyer në dhunë dhe nga frika se ai do të vihej në shënjestër, babai i tij pagoi që ai të kontrabandohej në MB.

“Ne shihemi si azilkërkues jo të besueshëm. Njerëzit supozojnë se ne kemi ardhur për një jetë më të mirë. Kjo është e vërtetë për disa – njerëzit janë të varfër, vendi është i korruptuar dhe plot krime dhe urrejtje, dhe nuk ka të ardhme për të rinjtë. Por erdha sepse jeta ime ishte në rrezik”, tha ai. Gjithashtu ai ka treguar se ka bërë punë nga më të ndryshmet, por edhe shumë të rënda.

Balerina ia plas në fytyrë’ Kiarës: ‘S’ka më Butrint këtu, ka vetëm Luiz’….

Hyrjet e reja brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ duket se ndjeshëm kanë trazuar ujërat dhe kanë bërë që të ketë një situatë të tensionuar. Hyrjet e reja brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ duket se ndjeshëm kanë trazuar ujërat dhe kanë bërë që të ketë një situatë të tensionuar. Balerina ka treguar se Maestro dhe Luizi kur të dalin nga shtëpia do të bëjnë një këngë së bashku, teksa do të kryesojnë toplistat.

Ajo që ka prekur Kiarën ka qenë një pjesë e fjalës së balerinës ku tha: S’ka më Butrint këtu…”Duket se Kiaras nuk ka reaguar aspak, teksa ende nuk dihet se si e ka marr moderatorja këtë fjalë.

Pjesë nga biseda:

Jori: O Kiara do bëjnë një këngë së bashku këta dhe do e plasin gjithë Shqipërinë, bombë Shqipëria fare.

Kiara: Sezoni i verës full

Jori: S’ka më Butrint këtu, ka vetëm Luiz dhe Maestro. Top 10 Shqipëria Luiz dhe Maestro.

Ishte në vagonin e parë të trenit të vdekjes/ Ky është 20-vjeçari i mbijetuari i vetëm….

I vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë i trenit grek të pasagjerëve që u përplas me një tren mallrash të martën po lufton për jetën në një repart të kujdesit intensiv në Larisa. 20-vjeçari Gerasimos-Iason Georgiadis është në gjendje kritike, thonë mjekët.Kur dy trenat u përplasën ai u hodh nga dritarja dhe i shpëtoi shpërthimit dhe zjarrit.

Megjithatë, ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë kur ka rënë në tokë. I riu u shpëtua dhe u transferua në një spital në Larisa. Tashmë ai ka bërë dy operacione, ndërsa mjekët nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për ta shpëtuar. 20-vjeçari me origjinë nga qyteti i Volos, ka hipur në trenin në Larisa me destinacion Selanikun, teksa studion për inxhinieri mekanike në Universitetin Aristoteli.

20-vjeçari Gerasimos-Iason Georgiadis

Dëshmia rëqethëse e studentes që shpëtoi nga tragjedia: “Duhej të udhëtoja në vagonin e dytë, por…

Nxitja e shoqes i shpëtoi jetën Agni Titeli, studentes greke e cila ishte pasagjere në vagonin e fundit të trenit që u përplas në Tempi në Greqi. Studentja hipi në tren nga Athina për të shkuar në Selanik. Siç tregon ajo, fillimisht do të hipte në vagonin e dytë, por shoqja i kishte thënë që të ‘ulej tek i fundit, pasi kishte një parandjenjë të keqe’.

Zakonisht ulem përpara dhe për herë të parë ulem në fund, ndihem jashtëzakonisht me fat, si fëmijët që shpëtuan, është fat, nuk mund ta përshkruaj ndryshe”, thotë vajza.Nuk mund ta imagjinoj se çfarë kanë kaluar ato që ishin në vagonin e parë. Më në fund treni ndaloi, panik, tym, edhe në vagonin e shtatë kishte tym, mbante erë djegie dhe të gjithë na bërtisnin të dilnim” , shton ajo. “ Kur dola isha në një tunel, dera u hap dhe dola nga paniku, na trembën sepse na tregonin për rrezikun e një shpërthimi. Unë dal jashtë, e nxirë, nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur, thjesht menduam se treni kishte dalë nga shinat.

Nuk mund t’i përshkruaj britmat e njerëzve, bërtisnin se po digjen, shkova atje pashë shumë zjarr, na thoshin të largoheshim dhe unë u largova nga ana tjetër”. “Policia erdhi menjëherë, shumë shpejt, pastaj zjarrfikësja dhe ambulanca, u nisëm me autobusë në orën 2. Mendova se mund të vdisja, mora babin, pata sulme paniku. Nuk kam fjalë për djemtë që na ndihmuan”.

E reja tha se nuk e di nëse do të mund të hipë sërish në tren, duke shtuar se e ka të vështirë të qëndrojë më vetëm.

Tentoi vetembytjen / Punonjësja e Bashkisë Pogradec ,kishte humbur kujdestarinë e fëmijëvë…

Vendimi i Gjykatës që e ndau nga djali ka bërë që një 40-vjeçare të tentojë të vetëflijohet këtë mbrëmje në Pogradec. Në një njoftim zyrtar, Policia e Pogradecit bëri me dije se 40-vjeçarja me inicialet S.K., ishte hedhur në liqenin e Pogradecit dhe kishte tentuar të mbytej, por ishte shpëtuar nga banorët e zonës që e kanë nxjerrë nga ujërat e liqenit.

40-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se gruaja në fjalë është divorcuar me bashkëshortin me të cilin kishte edhe një fëmijë. Por fëmijën, Gjykata vendosi t’ia linte bashkëshortit të 40-vjeçares, i cili ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë.

Kjo gjë, ka shkaktuar një tronditje të thellë psikologjike tek 40-vjeçarja, e cila ka vendosur të vetëflijohet. 40-vjeçarja me inicialet S.K. punon në sektorin e pastrimit pranë bashkisë së Pogradecit. Grupi i hetimit ka marrë në pyetje ish-bashkëshortin e saj për të sqaruar më shumë rrethanat e kësaj ngjarje.

Tronditëse në Pogradec/ Gruaja ,tenton të vetëmbytet në liqen…

Një 40-vjeçare është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit, por falë ndërhyrje së shpejtë të banorëve dhe policisë u nxor nga uji shpejt. Pas nxjerrjes nga uji ajo shtetesja S.K, u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pogradec/Informacion paraprak                                            Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

“Shumë jetë u prenë në mes papritur”/ Xhaçka ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Greqi

“Shumë jetë u prenë në mes papritur”, Xhaçka ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Greqi. Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:

Klaudia Lato

Ifigjenia Micka

Erieta Molko

Ioanis Xhiollas

Denis Ruçi

Pavlin Bozo

Aksident i frikshëm në Itali/ Vdes 19-vjeçarja shqiptare dhe shoqja e saj…

Një aksident i rëndë në Motta di Livenza i ka marrë jetën dy vajzave, njëra prej tyre e mitur. Dy të tjerë janë plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një pemë. Pavarësisht ndihmës të menjëhershme, mejkët kanë konstatuar vdekjen e dy vajzave të moshës 17 dhe 19 vjeç, kjo e fundit me origjinë shqiptare.

Karabinierët kanë devijuar qarkullimin dhe kanë kryer hetimet për aksidentin. Të katër, të gjithë të rinj, ndodheshin në makinën që drejtohej nga një 19-vjeçar nga Pordenone. Për shkaqe nën hetim, makina ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë në krahun e kundërt me drejtimin e saj të lëvizjes.

Viktimat janë Eralda Spahillari, 19-vjeçarja shqiptare por me nënshtetësi greke, banuese në Ponte di Piave dhe Barbara Brotto, 17-vjeçare nga Oderzo, e cila ka ndërruar jetë menjëherë. I plagosur rëndë ka mbetur shoferi 19-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Trevisos dhe një 18-vjeçar është transportuar në spitalin e Mestres.

Lot dhe britma/ Përcillet në banesën e fundit, vajza Shqiptare….Klaudia Lato

Mes dhimbjes dhe lotëve është përcjellë sot për në banesën e fundit në Larisa studentja shqiptare Klaudia Lata, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të 28 shkurtit nga përplasja e trenave në Tempi. Për nderimin e 21-vjeçares ishte në ceremoninë mortore edhe një ceremonial ushtarak pasi Klaudia Lata ishte studente e Mjekësisë Ushtarake në Selanik.

Tre ditë pushimi ajo i kishte kaluar në Patra dhe më pas mori trenin për Selanik. Prindërit i kërkuan të ndalonte për t’u përshëndetur, por ajo refuzoi sepse donte të ishte sa më parë në Selanik sepse kishte për të studiuar. Klaudia ishte një studente e shkëlqyer ndërsa ajo la pas motrën, Xhenin dhe vëllain Elvisin. Klaudia kishte lindur në Larisa pasi prindërit e saj emigruan nga Shqipëria. Vajza kishte marrë gjithashtu nënshtetësinë greke. Familja e saj jetonte në një fshat të Larisës dhe punonin në një dyqan mishi. Më poshtë foto nga ceremonia mortore e 21-vjeçares.

Shi, rrufe dhe ulje temperaturash/ Ja ç’ndodh me motin javën e ardhshme…

Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Në këtë mënyrë moti për relativisht të gjithë javën parashikohet me orë me diell (kthjellime) por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët.

Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në fushën termike temperaturat pritet të jenë në rritje graduale kjo edhe për shkak të erës me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe hera-herës deri intensive.

“Cudia” mund të ndodh javën (ose javët) pasardhëse me depërtimin e Anticiklonit të Azoreve drejt europës qëndrore shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikës. Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm (kthjellime) por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës. Megjithatë në sferën e meteorologjisë gjithcka është dinamike dhe deri në projeksionet e hartave të rifreskuara cdo gjë duhet marë me rezervë.

Erdhi prapë deputeti ,erdhi se mbaron mandati…”/Bëhet virale kënga që tallet me politikanët(Video)

Një këngë polifonike është bërë virale në rrjetin Tik-Tok. Grupi i Sevasterit në Vlorë ironizon politikën dhe deputetët që rikthehen nëpër zonat e tyre elektorale vetëm sa herë ka zgjedhje. “Erdhi prapë deputeti, kujton qytetin dhe fshatin, humbi katër vjet i shkretierdhi se mbaron mandatin..”, me këto vargje nis kënga.

Dëgjojeni të plotë më poshtë.

Basti i fundit /Policia operacion në Devoll, arrestohen 6 persona, u kapën duke…

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Devollit pas operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në disa prej lokaleve të qytetit. Në pranga kanë rënë A. P., 32 vjeç, A. B., 56 vjeç, V. B., 29 vjeç, M. K., 54 vjeç, A. K., 34 vjeç, L. R., 55 vjeç, banues në fshatrat Baban, Devoll dhe Bilisht. Të gjithë të arrestuarit u gjetën duke vënë baste sportive në lokale të ndryshme.

Mes të arrestuarve është edhe njëri prej pronarëve të lokaleve. Po ashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për L.K, 60 vjeç, njërin prej pronarëve të lokaleve ku u kapën të arrestuarit. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 celularë, shuma parash në lekë dhe në euro, që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Nafta shqiptare, “thesari” që zbuluan italianët në Shqipëri(Video)

Historia e naftës shqiptare nis me Luftën e Parë Botërore në vitin 1918, kur pushtuesit fashistë gjetën pa shumë mund e studime burimin e parë që do të do të sillte prodhim e fitime që nga viti 1929.Italianët, si pionerë të zhvillimit industrial nuhatën në burimet ujore mes Shushicës e Drashovicës rrjedhjen e konsiderueshme të një nafte të rëndë.

“Në vitet e Luftës së Parë Botërore, ushtarët italianë që patrullonin përtej Karaburunit panë një ngjyrë jo të zakonshme të detit dhe njoftuan shërbimin gjeologjik Italian dhe në atë moment inxhineriët italianë e kuptuan që mund të ishte një burim hidrokarburesh dhe sollën inxhinierët e tyre dhe ata arritën deri në pikën ku zbulua nafta për herë të parë në Shqipëri”, deklaroi pedagogu dhe studiuesi Enriko Ceko.

Garnizonet italiane nuk ishin të formuara vetëm me ushtarë, por në përbërje kishin edhe ekspertë gjeologë, të cilët zbuluan në Drashovicë, në vetëm 101 metra thellësi një horizont naftëmbajtës me kapacitet 3500 litra naftë në ditë. “Kërkimet për naftë në kuptimin shkencor kanë nisur gjatë luftës së parë botërore dhe në vitin 1918 është konfirmuar nëpërmjet shpimit të një pusi në zonën e Drashovicës në afërsi të Vlorës, është konfirmuar naftëmbajtja në atë zonë nga një kompani studimore italiane”, u shpreh eksperti për menaxhimin e energjisë, Stavri Dhima.