Sonte ”Big Brother VIP Albania 2” ka nisur me risi. Në nisje të Prime-it, Arbana Osmani zbuloi se edhe procesi i eliminimit do të jetë ndryshe nga herët e kaluara. Olta, Armaldo dhe Kristi do të jenë në skenën e Big Brother për të mësuar se kush do të largohet. Kjo risi nuk është parë në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera. E po ashtu, moderatorja zbuloi se banorët do kenë shansin ta shohin për herë të parë….
Mbetet të shohim sesi do të shkojë eliminimi e se kush do largohet sot nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.
Marrëdhënia e krijuar mes Luizit dhe Jorit është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale dhe mediat online që pas hyrjes së modeles në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Jori është treguar shumë e afërt me Luizin, dhe anasjelltas, aq sa audienca filloi të shihte një romancë të mundshme mes tyre. Mirëpo për Luizin çdo veprim ka qenë në kontekstin e miqësisë e këtë gjë e vërtetoi sot.
Modelja shkoi dhe e preku Luizin nga shpatullat teksa ai po lante enët, mirëpo duket se reagimi i tij nuk ishte aspak ai që priste. Këngëtari iu drejtua me fjalët “fol me gojë, me dorë mos prek, çfarë është kjo lojë”. Duket se kjo gjë i shkaktoi hatërmbetje Jorit e cila u largua duke thënë vetëm “okay, çiao”
Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha ka realizuar një takim me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Ajo ka publikuar një postim në Instagram, ku shpreh disa fjalë të ndjera për Kadarenë.“ Një kafe me Z. Kadare, i pandarë nga zonja e tij Helena dhe miku që e shoqeron në bisedat e përditshme, Bujari. Folem pak për punën time dhe mungesën e promovimit të letërsisë ne mediat Shqiptare.
Deshira për ti shërbyer një publiku më të gjëre shpesh herë zbeh nevojën për të ruajtur ato pak gjëra që i mbajnë shpirtin dhe dijen gjallë një kombi dhe jam e lumtur që përvec nderit, në këtë tavolinë ripozicionova disa prioritete.E lumtur të degjoja po ashtu që këto pretendime vinin pikerisht tek unë dhe tek Top Channel, si televizioni i vetëm që përcjellin dhe kanë besim.Të dish që një njeri me impaktin që Kadare ka patur në letërsinë por dhe historinë Shqiptare ndjek punën tënde është nder jete dhe do ngelet në listën e kujtimeve të mia më të cmuara“- shkruan Lori.
10 vite më parë, më 6 mars 2013 u nda nga jeta aktori i mad i skenës shqiptare. I njohur si “Jovan Bregu” i pallatit 176, Roland Trebicka është ndarë nga jeta pas një sëmundje nga e cila ishte prekur prej kohësh. Vitet e fundit të jetës, aktori vuante nga tumori në mushkëri, sëmundje prej së cilës ishte kuruar edhe jashët vendit, por pavarësisht mjekimeve nuk ia doli dot. Këto kanë qenë ndër fjalët e fundit që Roland Trebicka i ka thënë së shoqes, përpara se të ndahej nga jeta.
Mbase do të kthehem në teatër, në oborr a në holl, por e di se në skenë nuk do ngjitem më kurrë. Më ndero”. Aktori i njohur u kthye vërtet në teatër, por për herë të fundit, ku iu bënë homazhet dhe nderimet nga miq, kolegë, e politikanë, 10 vite më parë, kur dhe ndërroi jetë.
Disa kohë para vdekjes, aktori kishte folur pikërisht për sëmundjen e tij. Më besoni, unë jam një njeri që nuk e kam njohur kurrë sëmundjen. Më kujtohet kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën “Shtëpia në bulevard”.
Teksa po trukohesha, pashë se isha mbushur me njolla të kuqe dhe kisha ethe. Më kishte zënë fruthi. Dhe prej asaj kohe unë nuk mbaj mend të kem marrë më raport. Nuk kishim nisur ende me shfaqjen “Tabloja absurde”, kur nisa të ndihesha jo fort mirë. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, ndjeva ethe dhe kisha kollë. Mendova të lë duhanin. Kisha tentuar kaq herë dhe thashë, përse të mos e lë tani. Kam pirë kaq shumë duhan! Po puna jonë e tillë është, sidomos në proces tavoline, kur je nën tension, kur je në kërkim të vazhdueshëm… Por ishte një gjendje që nuk më pëlqente dhe vendosa të vizitohem.
Duke qenë që nuk jam kuruar kurrë, as e dija se ku të drejtohesha dhe me një mikun tim të teatrit shkuam në dispanseri. Më thanë se ishte diçka e vjetër, jo shqetësuese dhe mora disa mjekime. Ndërkohë nisëm “Tablonë absurde” të Ferdinand Hysit, madje do të shkonim në Indi. Ishte udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Kur u ktheva, u drejtova tek një mjek tjetër që qëlloi një shok fëmijërie. E kuptova menjëherë se ç’kisha sa pashë fytyrat e tyre…”
Banorët e rinj të “Big Brother VIP Albania” kanë rritur numrin e konkurrentëve të këtij formati i cili ka kaluar mbi 60 ditë. Është përfolur shumë se ky edicion mund të zgjatej e të shkonte më shumë se 100 ditë. Banorët e kanë diskutuar herë pas here e disa prej tyre deklaruan se nuk do pranonin të qëndronin më shumë. Olta ishte një nga ato banore. Mesa duket aktorja do duhet të zgjedhë mes qëndrimit apo vijimit të lojës pasi finalja e “Big Brother” do jetë në mes të muajit Maj.
Burime të “Indeksonline” pranë Top Channel kanë konfirmuar këtë informacion. Deri atëherë me shumë mundësi në lojë do të futen edhe personazhe të tjerë për t’u bërë pjesë e lojës. Luizi ishte ai i cili e ka parashikuar shtyrjen e finales. Pak kohë më parë ai siguroi Kristin dhe Kiarën, se ky edicion do përfundojë me 20 Maj. Sipas Luizit, formati është minierë ari për sponsorat ndaj dhe do insistohet në zgjatjen e tij. E kështu po ndodh!
Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital pasi u godit disa herë më thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ku një sherr për motive të dobëta mes të miturve ka përfunduar me plagë të rënda për njërin prej tyre. I mituri u plagos në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 1 në qytet, në një pikë lojërash për fëmijë afër zonës së Agjencisë së Autobusëve.
Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke e goditur tjetrin në bark. Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia po i merr te dy në pyetje për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarje.
Njoftimi i Policise:
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali, një shtetas 15-vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Falë ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Mësonjëtorja e parë shqipe u çel në 7 mars në 1887 në qytetin e Korçës dhe pikërisht kjo ditë u shënua si ngjarje e veçantë në histori. Kjo shkolle ishte pikënisja që bëri realitet përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar identitetin e vet kombëtar. Drejtuesit e parë të shkollës qenë patriotët e Rilindjes sonë Kombëtare, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj, ndërsa drejtor i parë i saj u zgjodh Petro Nini Luarasi, një nga figurat kryesore të kohës, veprimtar i Rilindjes Kombëtare shqiptare, publicist dhe pedagog.
Si çdo 7 mars ndërtesa simbol e arsimit në Korçë mbetet destinacioni më i vizituar jo vetëm nga banorët por edhe vizitorët e shumtë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unaza”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: -S. H., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe K. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar, kundrejt fitimit, me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Nga Niko Kotherja: 7 Marsi eshte gjithnje nje emocion i vecante cdo vit e me shume. Une, personalisht, ne kete date kam shume urime zemre per te percjelle. Urimet e para i takojne prindeve, dy mesuesve te pare te jetes sime dhe njekohesisht mesuesve te dhjetera brezave, qe sot marrin urime nga te kater anet e botes ku jane ish nxenesit e tyre. Urimet e mia kete dite shkojne per mesuesen e dites sime te pare te shkolles, ate shtator te vitit 1995.
Edhe sot kur e takoj mesuese Liriken, cuditerisht me pershkojne te njejtat emocione ashtu si 28 vite me pare, sepse te tille portret ka gdhendur ajo ne memorien time. Ndihem krenar cdo 7 Mars per te shkuaren! Si qytetar i Korces kthej koken shoh portretet e paraardhesve, qe mes rrebesheve te kohes, u ulen ne bangat e Mesonjetores si nxenes te saj dhe me pas u bene veprimtare te shquar te jetes shoqerore e kulturore te vendit qe i lindi.
I rrethuar nga nje ambienti ketille plot vlera dhe nga atmosfera e Mesonjetores se vjeter te stergjysherve kuptoj qe jam i privilegjuar per kete dhurate te jetes. Le t’ju urojme sot mesuesve Gezuar Festen! Le t’ju urojme shendet dhe jete te gjate, pasi jeta e tyre eshte dija e brezave! Te shtrenjte prinder, Gezuar Festen! Te paharruar paraardhes, faleminderit per ate cka dhate per shkollen shqipe, per arsimin, pa te cilat sot do te ishim me pak krenare! 💐
Sot më 7 Mars, Shqipëria feston ditën e Mësuesve.136 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet.
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.
Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies, për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.
Kështu dita e 7 Marsit, është kthyer në një festë për mësuesit dhe arsimtarët dhe festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.
Policia vendore informon se ‘specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N. C., 69 vjeç,
banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili është transportuar për mjekim, në spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë.
Që nga momentet e para që është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, modelja Jori Delli është parë shumë e afërt me Luiz Ejllin. Në rrjet janë shpërndarë shumë momente kur Luizi dhe Jori qendrojnë bashkë, bisedojnë, kërcejnë, përqafohen. Apo dhe momente kur Jori është shprehur hapur me pëlqimin që ajo ka për Luizin, duke e quajtur dhe “vëllai im i madh”. Jori: Unë Luizin e kam vëllain e madh. O Luiz, o luan, o boss. Ti je shumë shumë i mirë, je zemra e shtëpisë.
Luizi: Më shpejt i kam thënë Jorit “ti amo” se sa Kiarës imagjino. Unë s’i kam dhënë kujt një cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë hape gojën cfarë do. E kam thene une. Tre banorë kanë ardhur këtu që sa i kam parë kam thënë këta ta shijojnë, mua nuk më kanë për asnjë pengesë, Kejvina një, kjo dy dhe Jona që iku.
Jori: Po mua do më ngacmosh apo me mua e ke mirë? Që ta dimë Luizi: Ty? Ty nuk të ngacmoj kurrë. Ndërsa në sy të Armaldos Jori ka thënë: “Luizi është pronari i shtëpisë, ai është bossi i shtëpisë. Luizi vjen kërkon qiranë kupton se është bossi, si mafia”.
Luizi: Nga kjo ana se kush gabon vetëm ty ta kam pas frikën se ti je e sinqertë dhe thua një fjalë përshembull…e thua pa të keq por merret sikur ke dash me tregu diçka.
Kjo është 19-vjeçarja Eralda Spahillari, e cila mesnatën e së shtunës mbeti e vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali. E re dhe me ëndrrën për t’u kthyer në Shqipëri që të jetonte me të fejuarin. Kështu shkruajnë mediat italiane për të. Shqiptarja studionte për estetikë. Këtë profesion mendonte ta bënte në Shqipëri, ku donte të kthehej dhe të hapte biznesin e saj. 19-vjeçarja jetonte në Negrisia, një zonë në Ponte di Piave, bashkë me prindërit dhe dy vëllezërit Florianin dhe Erindin.
Eralda ka lindur në Greqi, por familja e saj është me origjinë nga Durrësi . Ajo donte të kthehej për të jetuar aty, së bashku me Mikele Tatanin, të fejuarin e saj, po ashtu shqiptar. Ka qenë pikërisht i riu që ka qenë në drejtimin e mjetit tip BMW 420 që u përplas. (Automjeti kishte shpejtësi 143 km në orë.) Së fundmi çifti kishte vizituar Parisin, kullën Eiffel dhe Champs Elysees.
Të shtunën çifti ishte takuar për të kaluar mbrëmjen së bashku. Ata ishin drejtuar nga Motta drejt Oderzo-s, por një parakalim i gabuar rezultoi fatal për Eraldën dhe një vajzë tjetër 17-vjeçare, Barbara Brotto, e cila mbeti po ashtu e vdekur. Mikele dhe një djalë tjetër që ndodheshin po ashtu në makinë u plagosën.
Dhimbje ne famijen e Mikeles -Gjendet në terapi intensive ne lufte me jeten…. pic.twitter.com/5pCjPfbnYr
Mediat italiane shkruan më herët se Eralda priste që të diplomohej këtë vit për estetikë ndërsa ajo ishte fejuar me Mikele Tatanin sipas traditave shqiptare. Sa i përket dy personave të tjerë në makinë deri më tani është bërë i ditur emri i 17-vjeçares Barbara Brotto që ndërroi jetë, ndërsa emri i djalit tjetër të plagosur nuk është bërë ende publik. Menjëherë pasi kanë mësuar ngjarjen në rrjetet sociale ka pasur shumë reagime nga të njohur të vajzës.“
Na dhemb zemra e po na digjet shpirti me këto ngjarje. Këto lloj aksidentesh nuk duhet të ndodhin më, fatkeqësi shumë, shumë e madhe, s’ka fjalë që na e lehtëson dhimbjen. Eralda Spahillari, do të të kujtojmë gjithmonë sa të kemi jetë. Zoti i dhentë ishalla Forcë prindërve, motrës, vëllait dhe çdo kujt që ta përballojnë humbjen tende kaq tragjike dhe kaq papritur akoma pa e nisur jetën!! Do na mungosh”, shkruan një e afërme.Të shumta janë reagimet edhe në foton e Eraldës së postuar rreth 1 javë më parë nga Kulla Eiffel në Paris.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale, për çeljen e një ekspozite që i bën homazh institucionit të parë të gjuhës shqipe, Mësonjëtores së Korçës. “Kuptimin e vërtetë 7 marsi e ka në Korçë, në Mësonjëtoren e Parë Shqipe, që shpërndau dritën në të gjithë Shqipërinë”, shkruan ministrja Margariti, duke ftuar në këtë mënyrë, pranë Muzeut të Arsimit në Korçë, ku sot me rastin e Festës së Mësuesit, do të hapet ekspozita “Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës”, ekspozitë e cila sjell objekte, fotografi, zëra .
7 marsi i këtij viti përkon me 136-vjetorin e Mësonjëtores. Me këtë rast Muzeu i Arsimit ka përgatitur një ekspozitë me sende personale, fotografi dhe materiale që do të shfaqen në video, si homazh i përpjekjes për dije. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të Perandorise Osmane. Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si muze.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e ‘5 Majit’ pranë tregut të madh, duke lënë të plagosur 5 persona. Ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës. Dyshohet ndërkohë se një vajzë gjendet në gjendje të rëndë. Deri tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Mësohet se mjeti tip ‘Volkswagen’ i ka prerë rrugën mjetit tjetër ‘Benz’, duke sjell edhe këtë bilanc të rëndë të të plagosurve.Siç duket në pamje, makinat e përplasura kanë pësuar dëme të shumta.