Mekaniku 8-vjeçar: “Riparoj kamionë deri në darkë, më pas mësoj(Video)

Enloeni, mekaniku 8-vjeçar që është bërë i famshëm në rrjetet sociale, tregon se si e organizon ditën e tij, që përveçse të ndjekë pasionin e rregullimit të kamionëve, të mos lërë pas as mësimet e shkollës.Për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Enloeni u shpreh se në servis qëndron deri vonë në darkë dhe mësimet i bën më pas.

Në servisin ku punon i ati dhe xhaxhai, Enloeni ka shkuar për herë të parë kur ishte dy vjeç e gjysmë.“Deri në orën 7 ose 8 të darkës. Mësimet i bëj më pas. Në shkollë, në mësime jam shumë i mirë. Më pëlqen lënda e matematikës. Këto i di edhe vëllai im, është 4 vjeç. Duke ardhur që 2 vjeç e gjysmë këtu te servisi, shikoja xhaxhanë edhe babin, mësoja edhe unë. Duke u rritur, mësoja pak nga pak dhe tani e kam marrë zanatin.”, theksoi ai.

Aksident i frikshëm, kamionçina përplas dhe merr zvarrë 40-vjeçarin

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në dalje të Beratit.Mësohet se një mjet tip kamionçinë ka përplasur një këmbësor dhe më pas e ka tërhequr zvarrë disa metra. Pas aksidentit shoferi i kamionçinës është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri Arben Kanaçi, 40-vjeç, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të shumta të marra në trup dhe në kokë.

Mesohet se 40-vjeçari do të transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, për një ndihmë më të specializuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që disa patrulla u vunë në ndjekje të mjetit përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, ku sipas dëshmitarëve ishte larguar mjeti pasi përplasi 40-vjeçarin.

Mjeti tip kamionçinë u kap nga patrullat e policisë në Moravë, ndërkohë që Artan Eskiu, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u ndalua dhe u shoqërua në polici.

E rëndë, gjendet i vetëvarur pranë banesës një 35-vjeçar….

Mbrëmjen e sotme në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi Erald Pashollari, 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Këlcyrë/ Informacion paraprak i policise

Rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi Erald Pashollari, 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po ikën dhe Korçari i fundit/ Statuja simbol e Korçës shihet në aeroportin e Rinasit…

Nga Avni Delvina:                                                                   Te dashur miq ! Mundesisht, mos ta marri vesh korcari i shquar Agim Xhafka se do trishtohet !!!….. – Eshte pare ne aeroportin e Rinasit Statuja e Luftetarit Kombetar ….. Thuhet se po iken edhe Statuja me simbolike e Korces ….

Dikush i eshte lutur shume qe te mos iki, biles thuhet se i jane lutur edhe disa nderkombetare, por ai tashme e ndjen vehten te tepert …. 

Eshte veshur pjeserisht me kostum, per te mos rene ne sy te autoriteteve te aeroportit dhe te doganes me ashpersine e bronxit …… si dhe me nje valixhe te vogel nga ato qe mbajne deri ne dhjete kg….

Po ikën dhe Korçari i fundit/ Statuja simbol e Korçës shihet në aeroportin e Rinasit…

Ja kush është i riu që u gjet i vetvarur(Emri)

Mbrëmjen e sotme në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi Erald Pashollari, 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Këlcyrë/ Informacion paraprak i policise

Rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi Erald Pashollari, 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga kafja….tek Shtëpia e Birrës Korça” dhe shija e saçit / Ja çfarë i befason turistët Grekë në Korçë(Video)

Tik Tok tashmë është kthyer në një nga trendët më të përdorur nga të gjitha grup-moshat. Përdoruesit e këtij aplikacioni ndajnë shpesh video nga jeta e përditshme, ndërsa po ashtu u sugjerojnë miqve të tyre ushqime, pika turistike apo çdo gjë tjetër që u ka lënë përshtypje të mirë. Kështu ka ndodhur edhe me disa turistë grekë të cilët kanë vizituar Korçën këto ditë. Gjatë vizitës së tyre në këtë qytet, ata janë ndalur për të konsumuar kafen ,shijen e saçit , ushqimin tradicional në “Shtëpia e Birrës Korça” si dhe bujtinat duke kaluar momente relaksi.

Nëse ndonjëherë shkon në Korçë, duhet patjetër të vizitosh ‘Shtëpia e Birrës Korça’, dhe e sigurt që nuk do të ikësh prej aty nëse nuk pi pafund birra dhe nuk provon disa nga mezet e tyre. Si fillim porositëm birrat tona, të cilat ishin shumë të lira, që kushtonin vetëm 60 lepta, dhe më pas porositëm dhe mezet.

Nga tavolina nuk mungojnë kurrë patatet e skuqura, morëm edhe xaxiq, një sallatë, tirokafteri, dhe më pas erdhën më të mirat. Morëm një pjatë të përzierë, që kishte qofte, pançetë, shishqebap dhe sallam, që ishin shumë të mira dhe nuk kushtonin as 40 euro. për cilësinë dhe çmimin, kanë ‘aprovimin’ tonë”, është mesazhi që njëra prej turisteve ka lënë në këtë video.

Kush e ka fajin për aksidentet: “Shteti apo idiotët?

Nga Kreshnik Spahiu :                                                         Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ka emigruar 2 vitet e fundit në Gjermani. Alo Kreshnik, a njeh ndonjë mjek në spitalin psikiatrik- më pyeti. Jo, jo i thash, nuk njoh asnjë psikiatër, por pse të duhet? “Duhet të kaloj testin e idiotit- mu përgjigj, sepse policia më ka hequr patentën e makinës sepse 3 herë brenda vitit kalova normat e shpejtësisë.” Që të jem i sinqertë më erdhi shumë keq sepse Arjani është familjar dhe makinën e ka mjet pune. Ai kishte gjetur punë si shofer sapo u njohën patentat shqiptare në Gjermani.

Ky është ligji gjerman: 3 herë e njëjta shkelje dhe konsiderohesh idiot sepse një njeri normal nuk mund ta bëjë.
Mu kujtua kjo histori kur hapa lajmet dhe tre kronikat kryesore ishin me aksidente masive në Shqipëri.
A e keni parë sa shumë idiotë dhe rrugaçë ka rrugëve të Shqipërisë që u japin makinave si të çmendur?
Plote dhe përplot në qytet dhe autostrada duhet të ulërinin dhe shash nga nëna dhe motra 10% të drejtuesve të makinave.

Në fakt Europa ka më shumë të çmendur se Shqipëria, por shteti ju bën rreshtore nëse shkelin ligjin.
A ju ka ndodhur të udhëtoni me makinë në Europë? Jeta e halabakëve shqiptarë fillon tek lavazhi makinës dhe mbaron tek parkimi dysh në mes rrugës. Sigurisht rruga nga lavazhi deri tek klubi lagjes përshkruhet duke hapur xhamat dhe duke nxjerrë dorën me rolex në dritare që ti shohim kush kalon në trotuar. Disa prej tyre kanë shitur gomarin ose lopët për të blerë Range Rover. Disa të tjerë kanë mbjell hashash. Të tjerë e kanë dhuratë nga babi i tyre hajdut për datëlindje. 

Fatkeqësisht kjo pjesë e shoqërisë nuk janë pakicë por me mijëra idiotë që trazojnë çdo ditë autostradat shqiptare.

Rrugaç ka dhe Europa por me një ndryshim, që atje edhe një qytetar i thjeshtë si Arjani konsiderohet me ligj idiot nëse bën tre herë të njëjtin gabim, ndërsa në Shqipëri idiotët që përplasin tre familje konsiderohen çuna të nderuar të lagjes dhe djem të llastuar të baballarëve. Për këto arsye ka ardhur koha për një ligj kundër idiotëve dhe drogaxhive që po fluturojnë mbi kokat tuaja duke marrë jetë njerëzish dhe duke shkatërruar me qindra familje. Pse Shqipëria jonë e vogël ka kaq shumë idiotë nëpër rrugë?

Emocionuese/ Skënderbeu mposht Partizanin dhe merr Kupën e Shqipërisë për herë të 8-të

Skënderbeu në volejboll për femra është kampione e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion. Vajzat korçare kanë mundur 2-3 me sete koleget e Partizanit, për të marrë trofeun e tetë. Pas 45 vitesh pritje, vajzat korçare të drejtuara nga trajneri Orlando Koja ia dolën të sigurojnë edhe Kupën, pas kampionatit dhe trofeut “Gjergj Kastrioti”.

Në Pallatin e Sportit në Farkë, përballja ishte emocionuese. Seti i parë foli për vajzat e kuqe të drejtuara nga turku Bulent Karslioglu, duke u mbyllur 25-18. Në setin e radhës Skënderbeu u përgjigj 16-25, ndërsa në të tretin sërish korçaret me 23-25 përmbysën ndeshjen. Seti i katërt shkoi për vajzat e Partizanit, duke fituar 25-16. Pas këtij rezultati, dueli ku kishte dhjetra tifozë u drejtua te seti final. 11-15 fituan vajzat e Skënderbeut, me trofeun që shkon në Korçë për herë të tetë në histori .

Berisha: “Korça është shpopulluar ,në 8 vite kemi 1/3 korçarë më pak….

Gjatë një takimi në Korcë Sali Berisha foli për shpopullimin e frikshëm që po ndodh në Shqipëri. Ai kërkoi reagim qytetar për të ndryshuar qeverinë, që sipas tij është shkaktarja kryesore e kësaj zbrazje të madhe të vendit. Ajo çka unë njerëzisht do të kërkoja nga çdo qytetare dhe qytetar i Korçës, të shtrojnë pyetjen; kur ky vend ka qenë në një ritëm shpopullimi dhe shkretëtimi në histori se sa këto 8 vite. Kemi 1/3 korçarë më pak seç kishim 8 vite më parë.

Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më në Shqipëri 1/3 e njerëzve tanë të dashur. Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më së paku 1/3 e të rinjve tanë, e fëmijëve tanë. Në 8 vite ne kemi emigruar vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Po të shtojmë, SHBA, Kanadanë e vende të tjera jashtë hapësirës Shengen, kjo shifër i kalon 1 mln. Kalon pra 1/3 e popullisë shqiptare. Në 8 vite fuqia konsumuese e këtij kombi është pakësuar me 1/3.

Le të mendojmë për një moment, nëqoftëse vazhdojmë me këto qëndrime të deritanishme, e kam për të gjithë shqiptarët, nuk e kam për një grup, apo grup tjetër, nuk e kam për mbështetësit e PD-së, apo të një partie tjetër por për çdo shqiptar; le të mendojmë se do të ecim në këtë mënyrë, pas 8 vitesh do të kenë ikur 2/3 dhe ne vazhdojmë në somnambulizmin tonë. Fatkeqësitë më të mëdha njerëzimit i kanë ardhur nga ecja në këtë mënyrë, nga indiferenca ndaj të keqes.

Sot mendoj unë, ky faktor duhet të zgjojë çdo shqiptar, të shkundë çdo shqiptar.

Të ndryshojmë, pse do rrokullisemi ne, të pakësohemi ne në këtë mënyrë, kur u krijuan të gjitha mundësitë që ne të prosperojmë, të begatohemi që pasuritë përrallore të këtij vendi të shndërrohen në mirësi për ne. Unë besoj se çdo shqiptar që e ndjen veten shqiptar dhe e do këtë vend; duhet të marrë një vendim, të kontribuojë për këtë ndryshim të madh në këto zgjedhje.

Berisha prezanton Ledina Alollin për Korçën:” Këto zgjedhje tejkalojnë të gjithë zgjedhjet e bëra deri tani…

Sali Berisha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidaten e tij për Bashkinë Korçë, Ledina Alolli.“Vendi, kombi, po kalon një disa momente të pashembullta në 32 vite, në kohëra të papara ndonjëherë më parë. Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për vendimin tonë të mençura. Sot shkojmë drejt fushatës së zgjedhjeve lokale, dhe kam nder të paraqes para jush kandidaten e PD për kryetare të Korçës, me bindjen se paraqes një figurë të nderuar.

Por sot, unë përsëri theksoj se këto zgjedhje në bindjen time, në ndërgjegjen time, për nga rëndësia tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992.

Berisha prezanton Ledina Alollin për Korçën

U shua në aksidentin tragjik, trëndafila të bardhë dhe qirinj në fakultet për studenten e Gazetarisë…

Trëndafila të bardhë dhe qirinj janë ndezur në dritaren e fakultetit Filologjik në Tiranë, në përkujtim të Sikela Përroit, 23-vjeçares e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me dy të rinj Klevis Ruçajn dhe Eriselda Abedinin, në aksidentin te mbikalimi i Saukut.

Studentët e gazetarisë kryen homazhe në kujtim të mikes së tyre e cila ishte studente për Gazetari dhe Komunikim.

570 mijë ndjekës në Instagram dhe 6 miliardë klikime/ Ky është reagimi i Luizit kur merr vesh se ç’po ndodh jashtë….

Një dron që ka kaluar pranë shtëpisë së Big Brother Vip i ka treguar Luizit statistikat e tij në rrjetet sociale. Teksa droni kaloi para shtëpisë, Luizi gjendej në oborr dhe mundi ta shihte. Pasi mori vesh se ishte klikuar 6 miliardë herë në rrjetet sociale, ai nisi të tallej me Kiarën, për të cilën Arbana në prime-in e kaluar tha se kishte 1 miliardë. “

Ti me 1 miliardë, unë me 6. Ndërsa ajo 570K do jetë 570 mijë ndjekës në Instagram. E kam nisur nga 0 moj, para se të hyja këtu i thashë një shoqes time të më hapte Instagram. Tani e kuptoj unë pse m’i sjellin rrobat, më lej ta shijoj pak se s’kam me kë e flas. Me këto klikime do hahem me Elon Musk,” tha Luizi.

Rudina Xhunga: “Media po përzë shqiptarët nga vendi i vet…

Për gazetaren Rudina Xhunga, rolin kryesor për largimin e shqiptarëve nga vendi, përveç politikës, e luan media dhe se kjo gjë nuk është e rastësishme, por e qëllimshme. E ftuar në emisionin “Arnautistan” Xhunga tha se kjo “dëshirë” për të larguar njerëzit nuk dëmton Ramën dhe Berishën, por vetë njeriun që ikën, që nëse kthehet, do e gjeje të zënë, gjithë çfarë kishte më parë.

Tani ka shumë njerëz që kanë krijuar oazet e tyre. Shqipëria e 2023 është kaq larg Shqiperisë 1993. Jam munduar në të gjitha kohët. Kur nuk flitej për turizmin unë shpika emisionin për turizmin. Shkoja në Durrës, i kërkoja, i lutesha: A mund të dalësh të flasësh për turizmin?

-‘Çfarë turizmi’ thoshin ata. ‘Ne s’kemi drita dhe ujë. Kush të tha të vije tek ne?’
Nëse nuk e shikon atë që do të vijë, kot që bën intervista. Une e imagjinoj, pastaj e tregoj Shqiperinë. Unë s’jam aty për të marrë rrogën. Jam aty se besoj. Sot kam krijuar një profil tjetër. Kjo erdhi rastësisht. Dritare TV është TV online, i vetmi në vend dhe aty punoj unë, Dritan Hila dhe shumë gazetarë të rinj, të sapidiplomuar. Shihet më shumë jashtë vendit.

Dhe ndaj nisem të krijoj njerëz siç kam krijuar gjithmonë.

Rama nuk ishte në politikë, para se të intervistohej nga ne, apo Veliaj. Duhet ngahera të gjesh njerëz të rinj, t’i krijosh dhe promovosh. Ka kaq shume njerëz, ka kaq shume histori sa nuk e kuptoj pse ende TV i marrin analistët njeri- tjetrit. Shqipëria 10 milionë, ka milona histori. Duhet vetëm njerëz që dëgjojnë. Tani jemi në episodin e “Rrëfimet e marsit” ku njerëzit tregojnë çfarë kanë ndodhur, si jeta e tyre u transformua për të ndryshuar përgjithmonë në ’97. Paralel me këtë është seria e episodeve: Unë, ika me fuçi nga Vlora.

Histori jete të atyre që e lanë dikur këtë vend.

Përveç politikës rolin kryesor për largimin e shqiptarëve e luan media, mendoj se e bën me qëllim nuk është e rastësishme. Si për turizmin që në prag të sezonit dalin një lumë faturash, nga ato që tregojnë sa i shtrenjtë është turizmi dhe sa i keq. Shqipëria ne media tregohet në ditën më të keqe shihet me gotën bosh, me kriminelë që vriten rrugës, drama, tragjedi, korrupsion, një vend të pajetueshëm. Fjala e keqe, tregimi i keq, të përzë. Po keq për ne. Nuk do bëhet më mirë po të ikin të gjithë. Dhe keq për ta.

Kur të kthehen nuk do të ketë më vend, do ta kenë zënë vendin e qiellit dhe të diellit. Dëshira për t’i larguar njerëzit nga ky vend nuk do të dëmtojë Ramën apo Berishën, por individin që po ikën dhe kur të kthehet, nëse mund të kthehet nuk mund të ketë më vend, do të jetë vend i zënë. Unë kam ikur nga Vlora fëmijë dhe kur kthehem e shoh qe vendi im i kujtimeve dhe shtëpia ime e fëmijërisë, është e zënë”, tha ajo.

Bie Flamurtari, Skënderbeu i pandalshëm, mer kreun…

Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme në kampionat, teksa mposhti me shifrat 1-0 Tomorin.
Goli i fitores u shënua nga Abdul në minutën e 17-të. Prençi provoi me një gjuajtje me kokë, e cila u ndal në traversë, ndersa më pas Temitop e çon me kokë drejt rrjetës. Pas kësaj ndeshje, korçarët ngjiten në vendin e parë duke qenë pretendentë kryesorë për rikthimin në elitë.

Nga ana tjetër goditje të madhe ka marrë Flamurtari pasi ka humbur në transfertë me Tërbunin ,ndersa percaktues pritet te jete derbi i javes te ardhshme me Dinamon.

Korçarët i pret një sfidë e lehtë në leter ,pasi perballen ne transferten e Beselidhjes në Lezhe ,per të forcuar pozitat.
Që pas emërimit të Gvozdenoviç në krye të Skënderbeut, bardhekuqtë nuk janë mundur në asnjë ndeshje.
Statistikat flasin në favor të teknikut të korçarëve, i cili në 10 ndeshje ka arritur të koleksionojë plot 24 pikë. Në tre takimet e tjera, ai është ndalur në barazim
.

SKËNDERBEU – TOMORI 1-0
Abdul 17′

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Zenullari, Lika, Liço, Rapa, Pecani, Temitop, Samuel.Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TOMORI: Boje, Hida, Shaqe, Kasmollari, Dushkaj, Alinani, Fejzaj, Ismailaj, Solomon, Çaço, Emini. Trajner: Klodian Arbëri

Java e 20 …dt 18 Mars, spikat Flamurtari -Dinamo dhe Skenderbeu-Beselidhja

Mashtronte bizneset në Korçë e Pogradec duke u premtuar grante nga qeveria/ Lihet në arrest shtëpie ish-drejtoresha…

Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Viola Sterjo, ish-drejtoreshën e mjedisit që mashtronte bizneset duke iu premtuar grante nga qeveria. Gjykata ka pranuar ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie ndërkohë po vijon procedura hetimore me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëvë të saj të mitur.

Viola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”. Sterjo mashtroi biznesmenë nga Korça dhe Pogradeci duke iu marrë shuma të mëdha parash deri në 160 mijë euro dhe iu premtonte që do t’iu siguronte subvencione nga AZHBR.