Qetsori i bindur te vetja: “Do thyej rekordin botëror, do fitoj dy edicione të Big Brother!

Ish-fituesi i Big Brother vite më parë, Qetsori ka hyrë me synim të qartë në këtë edicion. Gjatë një bisede me banorët ai tha se ka hyrë të thyejë rekord botëror, të fitojë për të dytën herë realityshow-n. Madje ai u shpreh se Luizi nuk e meriton ta fitojë këtë Big Brother pasi është shumë intrigant dhe manipulator. I pyetur nga Fotini, nëse mendon vërtetë që ai do e fitojë këtë Big Brother, Qetsori shprehu sigurinë se po, duke thënë se është shumë i përqëndruar në çdo gjë.

Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luiz Ejllin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm. “Do thyej rekordin botëror, do fitoj dy Big Brother, jam shumë i përqëndruar’– u tha banorëve Qetsori, i cili nxorri mikrofonin e tij që mban numrin 1, si për të nënkuptuar se është i pari në garë.

“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i merr valixhet”, i është kundërpërgjigjur këngëtari i njohur.

Shqipëria ka përfunduar në një vend ku sado të punosh, nuk të del muaji…

Nga Ola Xama :      
Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën. Mimoza punonte edhe dy turne në ditë si banakiere për të përballuar jetesën. Jetonte me qira dhe nuk i dilte. Si mund t’i dalë rroga dikujt që paguhet me 350 mijë lekë në muaj apo qoftë edhe me 500 mijë? Sa shkojnë dritat, uji, qiraja/kredia, buka, veshja, fatura e telefonit, administrimi i shkallës, taksat e bashkisë dhe taksat e shtetit?

Sa na shkojnë ne të gjithëve taksat? A dini që çdo vit vetëm nga taksa e konsumit të mallrave që blejmë (TVSH) paguajmë 1.6 miliard euro në vit? A duhet që këto para të shkonin për shërbime ndaj nesh? Për shëndetësi, për rrugë me standarde, për parqe dhe kushte në shkolla e kopshte? A shkojnë një pjesë e taksave tona për strehimin social?

Po atëherë përse një e varfër si Mimoza dhe shumë të tjerë si ajo, jetojnë me qira? Përse bonuset e strehimit i marrin të afërmit e pushtetarëve dhe ata që kanë nga dy tre shtëpi? A duhet që këto para të shkonin për pension social për gratë kryefamiljare? A duhet që ky pension të justifikonte të paktën minimumin jetik? Paratë e taksave tona, nuk shkojnë për të varfrit, por për një grusht biznesmenësh e politikanësh që duan të pasurohen çdo ditë e më shumë.Pasuritë natyrore të vendit janë shpërndarë sa në duart e grupeve kriminale, sa në të familjarëve të ministrave e deputetëve, e sa të biznesmenëve afër pushtetit.

Shqipëria ka përfunduar në një vend ku sado të punosh, nuk të del muaji.

Shqipëria ka qënë dhe vazhdon të jetë një vend ku drejtësia nuk funksionon dhe çdo javë ka një bilanc me viktima të pafajshme sepse drejtësia nuk ka funksionuar. Shqipëria ka qënë dhe është një vend që ata që udhëheqin mendojnë vetëm për rrethin e tyre dhe bizneseve afër tyre. Ekonomia, jeta sociale dhe gjithçka po shkojnë drejt shkatërrimit. Sot po vidhet aq shumë sa rrezikohet që këta që po ndërtojnë biznese në kurriz të të varfërve të mos kenë nesër blerës dhe të falimentojnë dhe ata që po nxjerrin nga burgu kriminelet, rrezikojnë që nesër të hanë dhe ata ndonjë plumb.

Jemi bërë një vend i pashpresë! Prandaj po ikin njerzit, po lenë fëmijët vetëm nëpër botë të kërkojnë azil. Që të shpëtojnë nga ky vend. Nga ky vend ku dhe po të punosh nuk të del. Po edhe nëse arrin të mbash frymën gjallë, përfundon i vdekur nga padrejtësitë e sistemit.

E rëndë në Greqi/ Babai Shqiptar godet me grushte vajzën e tij shtatzënë…

Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur në Janinë, Greqi teksa një baba dyshohet se ka goditur me grusht në kokë vajzën e tij 22-vjeçare, e cila është shtatzënë. Sipas denoncimit të viktimës, babai i saj me origjinë shqiptare, ka nisur ta shajë keq dhe ta godasë me grusht në kokë dhe ta shtyjë në gjoks. 22-vjeçarja, e cila është në muajin e 6-të të shtatzënisë, është transportuar me autoambulancë në spitalin “Hatzikosta”.

Mjekët thanë se e reja ndodhet nën kujdes spitalore pa u rrezikuar as për veten dhe as për fetusin. E reja ka bërë padi ndaj babait të saj për fyerje dhe rrahje dhe autori është në kërkim nga policia greke…..

Skënderbeu rimerr “kreun”/ Gvozdenoviç: “Fitorja na vlejti, por duhet menaxhuar presioni…

Skënderbeu rimerr “komandën” dhe shkëputet. Janë zyrtarisht të parët me 37 pikë, të ndjekur nga Flamurtari me 35 dhe Dinamo me 34…. Kjo ishte padyshim java e korçarëve, që nuk falën në shtëpi dhe shfrytëzuan ndalesën e dy rivalëve direktë. Përballë Tomorit u ka mjaftuar vetëm një shkrepje e Abdul Temitope. Ndoshta nuk ka qenë ndeshja më e mirë për korçarët, por mjaftoi ai gol në të 16-ën minutë për të mbyllur llogaritë. Ivan Gvozdenoviç ka rezerva për lojën, u kënaqet por pikëve..,

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Skënderbeut tha: “Jam i kënaqur me fitoren. Ishte shumë e rëndësishme për ne dhe ia dolëm. Nuk jam i kënaqur me lojën ama. Pjesën e parë ishim pak në stres dhe të papërqendruar. Por sërish ishte një garë shumë e fortë dhe ndoshta kishte ngarkesë emocionale. Sidoqoftë, është nga ato sfida që të mjaftojnë tri pikët në fund. Kjo më kënaq. Puna ime është që t’u dal para këtyre problemeve për sa i përket menaxhimit të stresit dhe presionit të javëve të fundit. Do të punoj më shumë me lojtarët në aspektin psikologjik me qëllim që t’ia dalim mbanë dhe të arrijmë objektivin për të cilin po punojmë bashkërisht”.

Një tjetër i arrestuar për vdekjen e këmbësorit në Korçë, u largua nga aksidenti…

Një tjetër person është arrestuar pasi ishte i pranishëm në momentin e aksidentit kur një person përplasi për vdekje një këmbësor në Korçë. 29-vjeçari banues në fshatin Bulgarec u largua bashkë me shoferin që shkaktoi aksidentin nga vendi i ngjarje.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë ndaluan shtetasin O. H., 29 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi së bashku me shtetasin I. V. (i arrestuar më parë nga Policia), duke drejtuar automjetet e tyre respektive, janë përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e 39-vjeçarit O. Zh. dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

Ktheu në Korçë 3-trofe brënda vitit/ Orlando Koja: “Skenderbeu i meritoj, sukses që na motivon…

Orlando Koja mori drejtimin e Skënderbeut në verën e kaluar, një mision aspak i lehtë për të, pasi bëhej fjalë për sezonin e konfirmimit të skuadrës korçare, e cila sapo ishte shpallur kampione. Por Skënderbeu duket në rrugën e duhur në këtë edicion sportiv, teksa deri më tani ka futur në kasafortë 3 trofe, Kupën Pavarësia, Ligën Gjergj Kastrioti dhe së fundmi Kupën e Shqipërisë.

Pas suksesit kundër Partizanit, Orlando, djali i legjendës Vangjel Koja, e komentoi kështu finalen: “Me lojën që zhvilluam, skuadra e meritoi fitoren. Treguam cilësi dhe kjo është një element plus që na çoi drejt suksesit. Ishte një ndeshje me ngarkesë të lartë psikologjike dhe e luftuar nga të dy skuadrat, duke dhuruar një ndeshje të fortë dhe me shpirt gare. Fitimi i këtij trofeu na motivon dhe në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi trajneri i skuadrës korçare./Panorama Sport

”Çapaçulat e nënës”/ Ja mesazhi nga mamaja e Luizit që befasoi këngëtarin dhe banorët…

“Big Love” është rubrika më e re në “Big Brother VIP” ku banorët kanë marrë mesazhet e fansave të tyre. Edhe sot ata janë ulur në living dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë, por më i surprizuari sot ka qenë Luizi. Ai ka marrë një mesazh nga nëna e tij.

“Përshëndetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë. Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin dhe Oltën në një bluze. Më keni knaq nëna e Luizit nga New York”, shkruhet në mesazh dhe sigurisht që ky moment ka prekur këngëtarin dhe banorët….

Imazhi i saj s’më hiqej nga mendja sot”/ Blendi Fevziu: “Ikja e një gruaje që nuk pa kurrë një ditë të bardhë…

Nga Blendi Fevziu:      
Nuk e hiqja dot nga mendja imazhin e kësaj gruaje të vuajtur gjatë ditës sot. Mendoja se si priste të mbaronte turnin, me mbesën ulur pranë. Mbesën që nuk kishte ku ta linte, ndaj e mbante pranë vetes, duke bërë edhe detyrat e shkollës aty. Priste të mblidhej bashkë me të dhe të ishin pak momente të qeta. Jeta nuk ishte treguar bujare me asnjërën prej tyre.

Gjyshja e mbetur jetime dhe mbesa me prindër të divorcuar, i kishin lidhur fatet bashkë. Në varfërinë, por edhe në përpjekjen për të mbijetuar. Mimoza Paja kishte punuar gjithë jetën, e mbetur jetime që në fëmijëri.  Mbesa e saj 10 vjeçe mbeti vetëm kur prindërit u divorcuan. Ajo rrinte aty, pranë gjyshes, duke e ndihmuar nga pak e duke u perpjekur tja reduktonte lodhjen e ditës. Gjyshja kishte pak ditë që kishte gjetur punë dhe ato me siguri kanë qenë të gezuara për këtë.

Por fati që i lidhi bashkë edhe i ndau dje në mbrëmje. Gjyshja po punonte dhe vajza e vogël ishte ulur aty pranë kur një grup kriminelësh derdhi ndaj lokalit breshëritë e frikshme te kallashnikovit. Gjyshja vdiq në vend; mbesa u plagos.

Gruaja qe e vetmja viktimë e një konflikti, që as e dinte, as e njihte dhe që as do ta marrë vesh kurrë. Një konflikti banditësh e kriminelësh qe nuk e mbajnë dorën as ndaj një fëmije 10 vjeçare. Iku duke lënë në këtë botë kujtimin e një gruaje që nuk pa një ditë të bardhë dhe një mbese që sot ka mbetur edhe më e vetme në këtë botë kaq të padrejtë. U prehsh në paqe Mimoza Paja.

I shpallur në kërkim për dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet në Qafë Thanë 34-vjeçari…

Një 34-vjeçar banues në Qukës,Librazhd i shpallur në kërkim, pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ra në pranga ditën e sotme nga Policia Kufitare Qafë Thanë.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim E. SH., 34 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Librazhd, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Komisariati i Policisë Librazhd.

Artan Hoxha: “Barbarë dhe katilë! Vranë gjyshen që punonte 16 orë në ditë për të larë qiranë…

Nga Artan Hoxha:   
Edhe mes hienave, ka një kod vrasjeje. Hienat edhe pse janë grabitqarët më barbarë që nuk lënë pas as kockat dhe as lëkurën e gjahut të tyre, kanë disa rregulla që i respektojnë, kanë një lloj hierarkie të pashkruar mes tyre. Por hienat me dy këmbë, që kanë mbetur në qarkullim në “safarin” tonë, vrasin gjyshen, e cila punon dy turne, plot 16 orë në ditë për të paguar qiranë, vrasin dhe mbesën që sapo ka nisur të hedhë hapat e parë në jetë.

Barbarë dhe katilë. Më kobsjellës se kaq nuk mund të ketë… Hienat, janë vrasës aq të paskrupullt, sa vrasin me të njëjtin përkushtim dhe devotshmëri si luanin, mbretin e xhunglës, ashtu edhe barngrënësin më të parëndësishëm. Instikti i vrasësit të pamëshirshëm, është aq dominues ndër to, sa mbizotëron edhe pangopshmërinë që i karakterizon. 
Janë aq vrasëse katile, sa kur nuk mbetet më asgjë rreth e rrotull për vrarë, nisin dhe vrasin njëra-tjetrën pa pikën e mëshirës…

Prandaj batuta e famshme e kryeministrit “kokat hëngshin”, vlen për fazën kur në “safarin” tonë, të kenë mbetur vetëm hienat.

Deri kur të vi ai moment, që nuk më duket fort i largët, hienat kobndjellëse me dy këmbë, do marrin jetët e gjysheve dhe mbesave të tyre. Do vrasin pa as më të voglën mëshirë të ardhmen tonë, ashtu si janë duke masakruar me plot përkushtim dhe devotshmëri të tashmen tonë. 
Hiena kobsjellëse, derisa të vijë dita kur do t’i hani kokat njëri-tjetrit, tregohuni pak të paanshëm, demostrojeni “artin tuaj të vdekjes” edhe andej lart, nga kodrat e periferisë së kryeqytetit, ku ndodhen resortet luksoze të luanëve, tigrave, leopardeve, uqërve dhe çakenjve që sundojnë këtë “safarin” tonë.

Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot….Plumbat mbi trupin tënd na kanë vrarë të gjithëve

Nga Klodiana Lala :  
Mimoza Paja u qellua pa meshire nga nje dore kriminale mbremjen e se dieles ne zonen e Don Boskos ne Tirane.
Nje masaker e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat mbeses 10-vjecare teksa therriste nenen, tronditen zonen.  
E vogla mbeti e lenduar nga ciflat e xhamave qe u shperndane nga plumbat e armeve. Ndersa Mimoza, 60 vjece gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty ne deren e lokalit ku punonte si banakiere, lokal ne pronesi te nje emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati!

Qe do duhej te ishte ne burg, jo ne vilen e tij luksoze. Moza sic e therrisnin te gjithe kishte patur nje jete te veshtire. Te trishte. Ne moshen 5-vjecare, ajo, dy motrat dhe vellai mbeten jetime. U rriten me shume veshtiresi. Ajo sikurse dhe motra e vellai krijuan jeten e tyre. Moza solli ne jete 3 vajza dhe 1 djale. Dukej sikur gjithcka ne jeten e saj po shkonte me se miri. Por jo. Humbja e vellait te vetem do ta trondiste shume. Dhimbje qe nuk e kaloi kurre. “Ah sa vuajti” kujton mes lotesh nje e aferme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndersa u zhvendos me qira vetem 10 metra larg lokalit ku u qellua per vdekje.

‘Si ua beri zemra ta qellonin- vijon me tej e afermja- per buken e gojes punonte’. Moza eshte viktima e radhes e pafajshme qe ekzekutohet nga vrases gjakftohte te cilet nuk kursejne askend. Nuk kursyen as Mozen, ate grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesen, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prinderve dhe marteses se nenes me nje shqiptar te Kosoves. Ate grua qe mbylli syte me nje peng te madh, qe la pas nje vajze te vogel qe me gjase sdo mundet ta harroje kurre tragjedine qe I ndodhi ne pak sekonda para syve. Qe pa gjyshen pa jete e te mbuluar nga gjaku. Mimoza, na fal qe ste mbrojtem dot.

“Hengshit kokat’, tha dikur i pari i qeverise. Nuk besoj ta kishte per ty. Sepse ti meritoje respekte vemendje.
Mimoze na fal!

Fation Murati duhet te ishte ne burg. Sepse nese shteti do e kishte kycur ne qeli, mbase sot ti do ishe gjalle. Ai u lirua. Drejtesia i mbylli syte, edhe pse dinte kush ishte ai, edhe kur e shpalli ne kerkim per masakren te mbikalimi i Fushe Krujes ku viktima mbeten Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Se shpjegoj dot si mundi te dale. Sepse ai u arrestua per nje arsenal armesh. Por mesa duket per te fortet te tere mbyllin nje sy e nje vesh. Fation Murati ndodhej ne vilen luksoze kur ti rropateshe duke lare gotat ne banak e prane teje rrinte mbesa jote. Plumbat mbi trupin tend jane plumba qe na kanë vrare sot te gjitheve. Ne fal Mimoze qe ste mbrojtem dot! Te gjithe jemi fajtore.

Vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 67 kg marijuanë në Greqi…

Të paktën 67 kg marijuanë janë sekuestruar në Igumenicë. Mësohet se dy persona janë arrestuar, sipas mediave greke.Policia ra në gjurmët e një automjeti, ndaj të cilit edhe ushtroi kontroll ku u zbuluan 45 pako me rreth 67 kg marijuanë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas grek të cilit iu sekuestruan edhe 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe një telefon.

Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

Rrëfimi rrëqethës i nënës së vajzës që u shua në aksidentin tragjik :”Vajza ëndërronte të bëhej yll televizioni, shkoi të blinte një bluze, por…

Mira, nëna e 22-vjeçares Erisilda Abedini, që të gjithë e njihnin si Sisi, një nga tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të rreth rrotullimit të TEG-ut, ëndërronte një të ardhme të ndritur për vajzën e saj të vogël. Ajo kishte pasion dhe dëshironte botën e televizionit, sepse Zoti e kishte bekuar me bukurinë për të qenë një yll.Por fati i keq i trokiti në derë Mirës, punonjëses së policisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila atë pasdite të kobshme për të si nënë ishte si zakonisht në ritualin së punës me turne, një punë që e bën prej 16 vitesh në Tiranë.

Si u gjend vajza juaj në makinë “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari i ndjerë, Klevis Ruçaj? Me cilin nga dy personat kishte miqësi?

E vërteta është se shoferi me vajzën që ndodheshin në makinë ishin kushërinj të parë (fëmijë tezesh). Ata ktheheshin nga Elbasani dhe kanë kaluar në TEG, dhe e kanë marrë vajzën time me makinë për të ardhur në shtëpi. Vajza në atë makinë u gjend, se shoferi ishte kushëriri i vajzës tjetër që njihej me vajzën time, e që mbeti po ashtu viktimë nga tragjedia.

Ishe në dijeni se ku do shkonte atë ditë, dhe kur folët për herë të fundit?

Unë jam prej 16 vitesh punonjëse policie pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kam folur në drekë me vajzën, kur jam nisur për punë pasi atë ditë isha turni i dytë. Vajza ime Sisi do të shkonte në TEG për të blerë një bluzë, për të cilën ia dhashë unë lekët.

Si u përballe me lajmin tragjik, të njoftuan apo e mësove nga mediat?

Duke qenë se isha në punë, unë aksidentin s’e kisha parë në media. Atë pasdite e mora vajzën në telefon, por s’arrita do të kontaktoja se nuk e hapi telefonin. Kur kam shkuar në shtëpi, shoh që nuk ishte vajza as në shtëpi. E mora sërish në telefon, por nuk mora përgjigje. Ndërkohë më telefonon shoqja ime, dhe më thotë: “Ku je? “Sa mbërrita shtëpi,- i thashë”. “Do vish me mua të shkojmë në një vend”, – më tha. Ok, i thashë, po çfarë halli ke?. “Flasim nga afër”- më tha…

Telefoni i vajzës dilte i hapur?

Po, telefoni binte deri në orën 23:00 që e kam provuar, edhe kur unë isha para morgut.

Jeni takuar me familjarët e djalit që shkaktoi aksidentin, dhe nëse po çfarë ju kanë thënë?

Familjarët e 20-vjeçarit, (që ishte shoferi) nuk di kush janë dhe nga janë.

Çfarë marrëdhënieje kishit me vajzën, ju tregonte për gjithçka për shembull nëse ishte e dashuruar apo në një lidhje?

Vajza nuk kishte shok, as lidhje. Ajo hapej me mua dhe ishim si shoqe.

Vajza juaj kishte ëndrra për të qenë pjesë e botës së televizionit. Çfarë synimesh kishte për të ardhmen?

E donte botën e televizionit, edhe pse u diplomua për laborante dentare. Dhe sa i përket natyrës dhe tipit e kisha si djalë, jo vajzë. Jetonim bashkë në zonën “Don Bosko” në Tiranë, pasi vajza e madhe jeton në Paris (Francë), ku dhe ka krijuar familje. Komunikimi me ju ka qenë i pari. Rrjetet sociale nuk i kam parë se jam e helmuar në shpirt. Nuk kam mundur dot t’i përgjigjem asnjë telefonate, nga miqtë, shoqëria apo kolegët. Nuk mundem, jam e bllokuar totalisht!/story.al

4.1 miliardë shikime por Luizi nuk është shqiptari më i parë në TikTok, ja kush kryeson…

Në premieren e ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi në RTSH u fol për maninë e shqiptarëve ndaj Tiktok e mediave sociale. A po bëhet para? Kush ka fituar më shumë?Eksperti i IT Kallanxhi tha se në vendin tonë më shumë para ka bërë Aleks Visha, rreth 300 mijë dollarë.
A është Luiz Ejlli më i parë në Tiktok?
Do zhgenjëheni por sipas të dhënave më e para në rrjet është Rashel Kolaneci.
Nga ana tjetër në program u tha se sot afërsisht 1 shqiptar sheh rreth 30 video në ditë vetëm për Luiz Ejllin.

Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 576 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA. Ndërkohë edhe kënga që ai i dedikoi Kiarës për Shën Valentin, ka arritur në 7.9 milionë klikime në “You Tube”, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve të këngëve shqiptare, që kanë klikime reale.

Edhe pse ende është pjesë e lojës, bizneset kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij.
Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksozë.

Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë. Dhurata e fundit e mbërritur ishte një varëse floriri, që është krijuar posaçërisht për të.
Aq të zjarrtë janë fansat e Luizit, sa kanë festuar edhe ditëlindjen e nënës së tij, e cila ndodhet në SHBA.…