Banorët e Big Brother VIP gjatë këtij sezoni i kanë thyer shumë shpesh rregullat e lojës dhe nuk kanë munguar as përjashtimet me zarf të zi. Tani është bërë zakon që ditën e prime nga produksioni vjen një zarf i zi dhe kështu ka ndodhur edhe sot. Pak çaste më parë Antoneta doli nga dhoma e rrëfimit me një zarf të zi dhe u tha banorëve që do hapet sonte në prime.
Menjëherë banorët janë frikësuar për përmbajtjen e tij dhe kanë nisur hamendësimet për ndëshkimin. Olta tha se është e sigurtë që bëhet fjalë për ndonjë ndëshkim për atë dhe Qetsorin pasi ata dy kanë folur për nominimet. Gjithashtu edhe Jori tha se mund të jetë për atë dhe se nuk mërzitej po ta përjashtonin, ndërsa Luizi pasi u pyet nga Olta nëse ka folur për nominime tha se nuk kishte folur aspak.
Një rikthim pas në kohë, që të kujton Shqipërinë e vjetër, epokat historike. Duke pozuar në rrugicat e bukura e plot histori të Korçës të bën të ndihesh plotësisht banor i asaj periudhe. RETRO lindi për të jetësuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë,
ku lancimi i së cilës po tërheq interesin e shumë turistëve dhe vizitorëve që vijnë në vendin tonë.
Janë të shumtë patriotët që shkrinë pasurinë dhe mundin e tyre, për të mirën e çështjes kombëtare. I tillë ishte dhe Anastas Avramidhi – Lakçe. Ai lindi në Korçë në vitin 1821 dhe vdiq në vitin 1890. Lakçe njihet si një nga bamirësit dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria. Anastas Lakçe emigroi që në rini, drejt Rumanisë. Aty ai nisi të merret me shumë me çështjen kombëtare shqiptare. Me një punë të palodhur, Lakçe arrin të bëhet një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë dhe një nga shtyllat e lëvizjes patriotike në atë vend. Edhe pse larg atdheut, Lakçe nuk reshti së punuari për Korçën dhe Shqipërinë.
Këtë e dëshmojnë donacione e shumta për ndërtime rrugësh e shkollash në Korçë si dhe ndihmonte me të holla familjet e varfëra duke përgatitur pajën për vajzat e tyre, që martoheshin, pavarësisht nëse ishin të krishtera apo myslimane. Ja çfarë thoshte Lasgush Poradeci për kontributin e veçantë të Lakçes:
“Mbledhja e madhe e paralajmëruar u bë në të vërtetë pa as më të voglin vonim me 27 Dhjetor 1884 dhe u themelua zyrtarisht Shoqëria e Pavarur – “Autoqefale” – e Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit, me kryetar plakun milioner Anastas Avramidhi Lakçe – Korçën. Ky i pari mbi të gjithë, fali një shumë prej 200 napolonash, që në krijim të shoqërisë, ku u mblodhën me tepër se 15 mijë franga ari. Emri i shoqërisë i pranuar midis entuziazmit me zëra të përbashkët u vendos të jetë “Drita”, simbol i ndritjes, që sot e tutje të popullit shqiptar nga errësira shekullore. Përveç kryetar Lakçes dhanë njëkohësisht shuma të mira të hollash, 49 anëtarë nga më të flaktit.”
Kjo shoqëri më pas do ta ndryshojë emrin nga “Drita” në “Dituria” dhe do të arrijë të nxjerrë edhe 12 numra të revistave me të njëjtin emër.
Më 1888-ën, Lakce publikoi edhe një libër të vetin në shqip, që u përkthye me pas edhe në gjuhët frënge, greke dhe rumune me titull “Për shqiptarët nga një shqiptar”, ku ai tregonte rëndësinë e edukimit në gjuhën shqipe. Një nga veprat më të mëdha që njihet nga Lakçe është financimi për ndërtimin e katedrales të Shën Gjergjit në Korçë, një kryevepër arkitekturore, nga më të bukurat e madhështoret jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Kisha e vjetër me këtë emër datonte që në Mesjetën e Hershme, me 1253. Më 1875-ë, u prish kisha e vjetër dhe u rrethua vendi për ndërtimin e katedrales së re, mbi rrënojat e saj.
Por, ndërtimi i saj u ndërpre. Dikush ishte ankuar në Portën e Lartë në Stamboll se të krishterët e Korçës po ndërtonin një kështjellë.
Kur u ndaluan punimet, Mitropolia e Shenjtë e Korçës, i kërkoi Patriarkanës së Shenjtë të Kostandinopojës, që të ndërmjetësonte pranë qeverisë turke për të rimarrë lejen dhe për të vazhduar punimet. Këtu ndërhyri sërish Lakçe. Njeriu, të cilin edhe vetë mbreti i Rumanisë e priste menjëherë, edhe në këtë rast ndërhyri fuqishëm pranë Portës së Lartë. Ajo u detyrua të dërgonte në Korçë, një grup arkitektësh specialistë, të cilët raportuan se ajo çka po ndërtohej nuk qe kështjellë, por një kishë. Filantropi dhe patrioti i madh Anastas Lakçe, financoi që në fillim punimet me 5 000 napolona flori, ndërkohë që shuma të konsiderueshme dhanë edhe shumë qytetarë të tjerë korçarë.
Ndërtimi i Katedrales përfundoi më 1905, vit në të cilin edhe u përurua. Mbi portën e brendshme të kishës ishte vendosur edhe një pllakë e madhe, në të cilën ishte shkruar emri i bamirësit Lakçe dhe viti i ndërtimit.
Më 1914, te kjo kishe u mbajt mesha e parë në gjuhën shqipe, kurse më 1923, Fan Noli, dorëzohet kanonikisht peshkop nga dy mitropolitë të dërguar nga Patriarkana e Kostandinopojës. Kjo mrekulli arkitekturore nuk i shpëtoi inatit të komunizmit pasi u hodh në erë me dinamit, më 1971. Anastas Lakçe nuk u martua kurrë, por tërë pasurinë e vet e shkriu për të tjerët dhe tokën e të parëve. Në testamentin e tij të fundit, donte tua linte pasurinë e tij shoqatave për promovimin e arsimit shqiptar, por testamenti i tij u bllokua nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka dëmtuar automjetin, një shtetasi tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gurishtë. Bëhet me dije se një automjet i cili drejtohej nga një shtetas me inicialet A. H., 33-vjeç, ka dalë nga rruga duke pësuar vetëm dëme materiale. Gjatë kontrolli nga Policia, ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Në vijim të hetimeve,
Policia njofton se ka arrestuar shoferin me banim në fshatin Dardhas.
14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës. Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve, dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo festohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ka qene një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. Për këtë festë ka shkruar dhe Faik Konica duke e konfirmuar se fillimet e saj kanë qenë shumë të hershme.
Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur gjallë për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Dhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.
Kush kishte njerëz e të afërm në Elbasan, shkonte dhe festonte me ta. Festimet nisnin me vendosjen e verores në dorë, kryesisht me ngjyrat simbolike të pranverës, e kuqe dhe e bardhë. Ndërkohë amvisat bënin gatimet qe nisnin me byrekun me hithra, ose barishte të tjera pranverore, gatime me mish, dhe ëmbëlsira që është mbretëresha e kësaj dite: Bollokumja, një recetë e pashkruar, por dhe e paimitueshme nga vende të tjera.
Lule, ballokume dhe aktivitete/ Tirana feston Ditën e Verës, “pushtohet” nga fëmijët… pic.twitter.com/qtc5uUmhBM
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në kufirin mes Italisë dhe San Marinos. Mediat raportojnë se një 54-vjeçare me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u djegur me benzinë. Në orët e para të pasdites së së hënës, gruaja ka shkuar në një pikë karburanti në via Fondo Ausa dhe sipas dëshmitarëve, ka kërkuar një çakmak dhe shishe bosh në lokalin e karburantit. Sipas tyre ajo ka thënë:
“Djali im ka nevojë për to, sepse mbeti në këmbë me motoçikletën e tij,” tha ajo, më pas e mbushi shishen me benzinë dhe u largua, duke vendosur t’i japë fund jetës.
Alarmi është ngritur nga një person i cili nga pika e karburantit ka vënë re tymin duke vendosur kështu të lajmërojë Policinë. Pranë trupit u gjet një çantë me të gjitha sendet personale që kanë bërë që policia të identifikohet shqiptarja e cila punonte në San Marino. Pranë trupit është gjetur një çantë me të gjitha sendet personale që kanë bërë që policia të identifikohet. 54-vjeçarja me origjinë shqiptare kishte punuar në San Marino deri në janar. Për shkak se ngjarja ka ndodhur mes kufirit të Italisë dhe San Marinos, ende nuk dihet saktësisht se cili shtet do të merret me zbardhjen e kësaj ngjarje.