“Më ngacmoi, jam burrë i martuar me 3 fëmijë”/ Qetsori kërkon përjashtimin e menjëhershëm të Oltës…

Që në ditën e parë të hyrjes së tij në “Big Brother VIP”, Qetsori u konsiderua si një lojtarë i fortë dhe pretendent për fitore duke ditur edhe eksperiencën e tij me këtë program. Ai hyri me ide të qarta dhe u pozicionua pranë Oltës si fizikisht ashtu edhe në lojë. Por gjatë një bisede së fundmi me Luizin dhe Armaldon fjalët e tij kanë habitur publikun.

“Olta ka dash të flas me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin proçese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 kalamaj, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për tu sjellë sikur më ka nën joshje. Do ta shoh, kur t’i vi momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju. As nga të mijët, as nga ju. Fare”, ishin fjalët e Qetsorit.

Olta është shprehur se do arrijë majën, ndërkohë që ata merren me të. Por Qetsori i ka thënë se ‘majat’ e saj janë të ulëta…

Qetsori: Majat e tua janë të ulëta, janë poshtë shumë.

Olta: Do dalim në nominim dhe bashkë, aty do i shikojmë majat.

Qetsori: E provove ti të më fusje aty te tualeti, për nominim.

Olta: Ça të bëjmë, kështu i mendojmë gjërat, jemi të përgatitur.

Pranvera sjell flamingot në liqenin e Pogradecit(Video)

Flamingot janë rikthyer. Ndalesa e tyre në liqenin e Ohrit nuk është një fenomen i zakonshëm por prej 6 vitesh përveç lagunës së Nartës dhe Karavastasë shpendët janë parë edhe në liqenin e Ohrit kryesisht në stinën e vjeshtës. Ndërsa këtë fillim pranvere 4 shpendë janë rikthyer në Pogradec çka duket se lidhet me tërheqjen e ujërave të liqenit që krijon edhe kushte të përshtatshme

për qëndrimin e përkohshëm të tyre.

Me 305 km/h në tunelin e Kalimashit/ Ç’farë tha në polici ‘mbreti’ shqiptar i Tik Tokut…

Aleks Vishaj është justifikuar se nuk ka qenë drejtues i mjetit luksoz ‘Ferrari’ në momentin që u xhirua video duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, ku rrezikuan jetën e të tjerëve.

Nuk kam qenë unë drejtues mjeti në videon që është publikuar”, ka shkruar Vishaj.

Prekëse/ Motra e shqiptares që humbi jetën në Greqi: “Foshnjës në bark do i lë emrin e saj…

Kur kanë kaluar dy javë nga aksidenti tragjik në Larisa, Greqi, familjarët e viktimave po përpiqen të ngrihen në këmbë duke u mësuar me humbjen që kanë pësuar. Efgjenia Mitska është një nga 57 viktimat e tragjedisë që ndodhi nga përplasja e dy trenave. E reja shqiptare ndodhej në tren me të fejuarin e saj kur trenat u përplasën dhe ajo vdiq, ndërsa i fejuari shpëtoi.

Motra e saj, Kristina Mitska tha për mediat greke se ata nuk do ndalen kurrë deri sa fajtorët të ndëshkohen për tragjedinë e ndodhur.Fëmija ime është dy muajsh. Fatkeqësisht ne ende jemi të pikëlluar për Ifigjeninë dhe nuk mundemi ta kalojmë lehtë. Si familje ajo që kërkojmë është që të gjithë të ndëshkohen që shpirti i Ifigjenisë të jetë në paqe… Fatkeqësisht asgjë mund ta mbushë boshllëkun e saj… Do ta kujtojmë… Ajo tha se lajmin për përplasjen fatale të trenave e mori vesh nga vëllai i të fejuarit të Egjenisë.

Ifigenia ishte buzëqeshja më e ëmbël e familjes. Kishim një vit diferencë. Unë kam edhe një vëlla. Aksidentin e mësuam nga vëllai i të fejuarit të Efgjenisë një orë më vonë. Ai na tregoi se treni ku ishte Efgjenia dhe partneri i saj ka dalë nga binarët, se ka dëgjuar lajmin për vëllain e tij, por nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me Efgjeninë.
Motra e shqiptares tha se lajmin për vdekjen e Efegjenisë e kanë marrë vesh pas tre ditësh kërkime. Ajo thotë se e vetmja gjë që u jep buzëqeshje është foshnja, të cilës do t’i vëmë emrin Efigjenia.

Jeta jonë nuk ka ndryshuar, dhemb shumë. E vetmja gjë që na jep buzëqeshje është foshnja, të cilës do t’i vëmë emrin Ifigjenia. Ajo thotë se paratë që do u jepen familjarëve si dëmshpërblim nuk ia kthejnë motrën në jetë.

Hodhi qenin nga kati i gjashtë i pallatit në Tiranë, gruaja shoqërohet në Polici…

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ku një grua hodhi qenin nga kati i 6 i pallatit të saj, ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit.Policia informon se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal,

dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

“Me cigare dhe 2 gishta lart”/Aleks Visha tallet dhe nxjerr në Tik Tok momentin e shoqërimit në polici(Video)

Aleks Visha që i rrezikoi jetën qytetarëve të tjerë duke ecur me 305 km/h në mjetin luksoz ‘Ferrari’ ka publikuar në Tik Tok videon teksa shoqërohet në polici. Ai shfaqet i qetë duke dëgjuar muzikë teksa tymos cigare dhe

i bën me 2 gishta njerëzve në rrugë.

Raketë me 307 km/h në tunelin e Kalimashit/ Shoqërohet në polici Aleks Visha, i bllokohet ‘Ferrari’

Aleks Visha, i riu që guxoi të ecte me makinën luksoze ‘Ferrari’ me 307 km/h në tunelin e Kalimashit duke rrezikuar jetën e të tjerëve është shoqëruar në komisariat nga Policia e Tiranës. Ndaj tij u vendos gjoba 100 mijë lekë të reja. Po ashtu i është sekuestruar mjeti me të cilin po ecte me shpejtësi skëterrë ndërsa filmohej nga miku i tij Cllevio Serbiano që pamjet t’i publikonin në rrjete sociale.

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Ferrari”. Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V. Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij.

Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Fërrari” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat. Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore”, njoftoi policia.

Panik në gjykatën e Larisas, i arrestuari var veten me litar…

Një i burgosur grek ka tentuar të vrasë veten në sallën e gjyqit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Larisa. I riu që mediat greke e përshkruajnë rreth 25 vjeç është vetëvarur me litar nga kati i tretë i gjykatës. Ai sapo ishte dërguar në sallën e gjyqit në kuadër të procesit që vijon që nga arrestimi i tij. Por, i riu është parë nga dy gra që janë përpjekur ta mbajnë nga këmbët deri në momentin e mbërritjes së efektivëve të policisë. Njëra prej grave që i shpëtoi jetën të riut tha se ishte shokuar nga gjithçka që kishte parë.

“Po dilja nga zyra, dëgjova një grua që bërtiste duke parë të riun të varej në boshllëkun e shkallëve. Pashë të riun të varur me litar në qafë në shkallët e brendshme të ndërtesës midis katit të tretë dhe të dytë. Vrapova me një zonjë tjetër dhe ia mbajtëm këmbët sa më shumë që të mos binte e të varej. Më në fund erdhi policia dhe mori në dorë situatën. Jam ende në shok,”– tha ajo.

Aq shumë e duan, ja kush i ka bërë dhuratë makinën e shtrenjtë Luizit…

Banori i “Big Brother VIP Albania”, i kthyer në fenomen tashmë, Luiz Ejlli ditën e sotme ka marrë një përshëndetje të veçantë. Në videon e postuar në llogarinë e Gazetës Insajderi në rrjetin social TikTok, shihet një burrë duke dëgjuar këngën e Luizit kushtuar Kiarës. Ai fillimisht përshëndet me fjalën “Mirëmengjes”, thënë në gjuhën shqipe, pastaj vazhdon duke thënë se është polak që jeton në Angli.“

Mirëmëngjes! Jam polak, jemi në Mbretërinë e Bashkuar. Unë jam duke e mbështetur Luizin në “Big Brother”, më të mirin e Shqipërisë. Uroj që ti do të fitosh. Do të kesh vetura të mira, G63- CDS të zi, kur të vish në Angli”, ka thënë ai, i cili duket se Luizit i ka premtuar një veturë luksoze.

Luizi eshte bere nje fenomen i cili vazhdon te perfolet ne mase te madhe ne te gjihe shoqerine duke e pergezuar per strategjine mahnitese qe po perdor ne Big Brother duke bere qe gjithe banoret ta kene frike nga loja qe ai ben.Por, fansat e tij te zjarrt kane arritur qe ta mesojne edhe anen e tij emocionale ndjeshmerine qe ka dhe falenderimin per mbeshtetesit e tij qe e di tashme qe ka shume pasi eshte personi qe i vijne kaq shume drona shpesh here duke i dhene informacione me shume rendesi./Insajderi

Të dy nga Shkodra, Luizi dhe Gerti zbulojnë një tjetër të përbashkët…

Banori më i ri i “Big Brother VIP2” ishte Gerti Koxha. Në klipin e tij prezantues, 25-vjeçari u shpreh se do të ‘rifreskojë atmosferën’ që ka ‘pushtuar’ shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në klip ai tha me të qeshur se shtratin do donte ta kishte pranë çdo banori, përveç Luiz Ejllit. Mirëpo duket se diçka i bashkon ato të dy.

Nëna e Gertit ka qënë mësuesja e klasës fillore e Luizit. Kjo u zbulua mëngjesin e sotëm, teksa dyshja ishin duke biseduar së bashku. Pas disa pyetje-përgjigjesh, Luizi kuptoi se nëna e Gertit ka qënë mësuesja e tij kujdestare. Pasi e mësoi, banori tregoi se sa mirë sillej Donika (mësuesja) me të.

Luizi: Po mami?

Gerti: Mësuese.

Luizi: Ca shkolle?

Gerti: Ka qënë te shkolla e muzikës.

Luizi: Kush është nana jote?

Gerti: Donika, ka lëvizur, e kan dërgu..

Luizi: Ca vitesh ka qënë ajo?

Gerti: Deri në fund të 90-ës, ka dhënë gjuhë letërsi.

Luizi: Kur kam fillu klasën e parë unë, deri në fund të 90-ës, në 91 kam hy në klasë të parë. E kam pasur zysh fillore, Donika.

Gerti: Ca të ka dhënë?

Luizi: Të përgjithshme.

Gerti: Ka mundësi se ka dhënë edhe fillore.

Luizi: I ka pas vdekur burri apo djali.

Gerti: Ajo është.

Luizi: Tallesh. Po si?

Gerti: Ka pas një sëmundje të keqe, i ka vdek djali, e pastaj u martu me babin.

Luizi: Djali i Donikës je ti? Nuk ka pas gru më të bukur, më të mirë. E kam pas zysh kujdestare, deri në klasë të tretë, pastaj iku, na mori Valeria. A e di sa kam pa e pa? Kur të errësohet, do të marr te kamera ti them nënës ky është djali i Donikës.

Ndërpritet interneti, përdoruesit e Vodafone probleme në të gjithë vendin

Përdoruesit e kompanisë celulare Vodafone Albania po hasin vështirësi me përdorimin e internetit prej gati një ore. Mësohet se ky është një problem i përgjithshëm i kompanisë në të gjithë vendin. Jo vetëm abonentët e telefefonisë celulare që përdorin rrjetin 4G, por të prekur janë dhe ata që kanë rrjetin e internetit fiks.

Deri më tani s’ka një reagim zyrtar nga kompania për të sqaruar abonentët dhe të bëhet me dije se deri kur do të zgjasë ky defekt.

Luiz Ejlli :”Kam tre nënshtetësi atë franceze dhe italiane, por heq dorë nga njëra kur të marr atë amerikane….

Këngëtari nga Shkodra dhe banori i BBVA, Luiz Ejlli nga shumë po konsiderohet si ‘fenomen’. Inteligjenca në lojën në shtëpisë së famshme shpesh ka kaluar parashikimet, krahas kësaj Luizi jo pak herë ka treguar edhe për jetën e tij private.

Si një këngëtar prej vitesh, ai gjithashtu ka patur eksperienca të tjera pune që i kanë mundësuar të jetoj larg Shqipërisë për vite me radhë. Nisur nga kjo Luizi së fundmi në një diskutim me Kiarën dhe Oltën zbuloi se ka tre nënshtetësi. “Kam tre nënshtetësi edhe atë franceze dhe italiane, por heq dorë nga njëra kur të marr atë amerikane”, tha Ejlli ndër tjera.

Burri denoncon në polici : “Më ka humbur gruaja, iku nga shtëpia dhe su kthye më…

Një 45-vjeçar ka denoncuar në polici se bashkëshortja e tj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Policia sapo ka marrë kallëzimin ka nisur punën për gjetjen e saj.

Njoftimi i policise:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi Sh. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij. Punohet për gjetjen e saj.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Nuk jam çift me Kristin”/ Keisi shfaqet shumë afër me Lorencin: “U kënaqa kur hyre ti…

Teksa ishte duke folur me banorët Keisi papritur tha se nuk dëshiron që njerëzit ta quajnë “të lidhur” apo “çift” pasi ata janë ende në fazat e njohjes. Marrëdhënia e Keisi Medinit dhe Krist Aliajt është ftohur…. E teksa prisnim që pas daljes së Sabianit , Keisi dhe Kristi të afroheshin më shumë me njëri-tjetrin, krejt e kundërta është duke ndodhur. Gjatë ditëve të fundit Keisin e kami parë mjaft të tërhequr nga Kristi, madje këtë gjë e ka vënë re edhe vetë banori.

A ka ndikuar Lorenc Hasrama, i përfolur si ish-i i Keisit në këtë ftohje? Duket se që pas hyrjes së tij në shtëpi, Medini ka filluar të distancohet nga Kristi dhe të kalojë kohë më të. Ndërkohë gjatë një bisede me Lorencin, Keisi i ka pranuar këngëtarit se iu bë shumë qejfi kur ai hyri brenda.

“U kënaqa kur hyre ti. E kam seriozisht. Mu bë qejfi që do të kisha dikë që njoh nga jashtë, brenda”, u shpreh Keisi.

Luana vjen me emisionin e dashurisë: “Love Island” …vjen për herë të parë në Shqipëri

Pak kohë më parë u raportua se programi me famë botërore “Love Island” do të vijë së shpejti në Shqipëri në moderimin e Luana Vjollcës.Lajmi është konfirmuar së fundmi nga vetë Luana. Ajo ka treguar se ndodhet në Holandë dhe se po punon për “Love Island”.

“Love Island” (Ishulli i dashurisë) është një program i suksesshëm me një grup konkurrentësh, që jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera. Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para. Çdo banor që mbetet single, eleminohet. Konkurrentët mund të eleminohen edhe përmes votimit të publikut.