Raketë me 307 km/h në tunelin e Kalimashit/ Shoqërohet në polici Aleks Visha, i bllokohet ‘Ferrari’

Aleks Visha, i riu që guxoi të ecte me makinën luksoze ‘Ferrari’ me 307 km/h në tunelin e Kalimashit duke rrezikuar jetën e të tjerëve është shoqëruar në komisariat nga Policia e Tiranës. Ndaj tij u vendos gjoba 100 mijë lekë të reja. Po ashtu i është sekuestruar mjeti me të cilin po ecte me shpejtësi skëterrë ndërsa filmohej nga miku i tij Cllevio Serbiano që pamjet t’i publikonin në rrjete sociale.

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Ferrari”. Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V. Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij.


Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Fërrari” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat. Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: