Nis Muaji i Ramazanit/ Kryetari i KMSH: “Agjërim të lehtë, u pranofshin lutjet tuaja

Nesër nis muaji i Ramazanit. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët. Ai uron që të jetë muaji i faljes, begatisë dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin. Spahiu fton gjithashtu besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira.

“Të dashur qytetarë motra dhe vëllezër. Nesër është dita e parë e muajit të bekuar të muajit të Ramazanit. Me këtë rast, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky ramazan të jetë muaji i faljes, i begatisë, i mirëkuptimit të ndërsjellë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore për përballimin me sukses të çdo vështirësie që kemi.

Gjatë Ramazanit ju ftojmë që të jeni më solidar me familjet në nevojë, t’i shtrojmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. Të nderuar besimtarë, çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish prandaj njerëzit, përmes sakrificave të shumanshme personale synojnë të lartësohen shpirtërisht dhe të afrohen më shumë me Zotin.

Gjithashtu ky muaj është i veprave të bamirësisë që impaktojnë të gjithë anët e shoqërisë. Të lëmë anash mospajtimet, mëritë dhe egoizmin dhe të synojmë që të arrijmë vetëm kënaqësinë e Zotit me harmoninë me njerëzit. Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne. Më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi dhe prosperitet për ju dhe familjet tuaja.”, tha Spahiu.

Vajzat e ‘perputhen’kalojnë në konfrontim fizik :”Do t’i pres gishtat,pse dole në takim (Video)

Emisioni ‘Përputhen’ ka qënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të dhunës dhe konfrontimeve fizike që ndodhin mes djemve apo edhe vajzave. Një e tillë ka ndodhur sot, gjatë takimit të një çifti. Gisela, u fut në mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës. Gisela, nuk e priti aspak mirë këtë takim e që në fillim tha se do ishte kot e se nuk do t’i linte të qetë.

Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërru jetën, do j’ua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”– thotë Grisela e cila është shumë e revoltuar. Situata u agravua edhe më shumë gjatë takimit. Grisela u ul mes çiftit, e u duk se nuk i pëlqyen aspak veprimet e Brikenës. Këtë e fundit e shtyu, madje e kërcënoi.

Këto okej, kujdes me mua. Kujdes me mua, se t’i thej gishtat’ . Nuk është hera e parë që shohim të tilla skena, e madje edhe më të rënda. Siç duket, asnjë masë nuk merret për lejimin e të tilla skenave, të cilat janë me regjistrim. Klikimet vlejnë më shumë për produksionin se shembulli që duhet të japin për të rinjtë!

Olta përlotet: “Me atë që tha Luizi i bie të dal unë….,po unë Kiarës i di shumë gjëra dhe…

Aktorja Olta Gixhari, ka reaguar një ditë pasi Luizi bëri deklaratën se do dilte nga shtëpia e ”BBVip 2” nëse do dilte edhe Kiara. Ajo u shfaq sot me Dean e përlotur duke u shprehur se zgjedhja e Luizit nuk është e drejtë për të, pasi i bie të dalë jashtë. Më tej u shpreh se i di shumë gjëra Kiarës por nuk do ja thotë pasi e respekton.

”Më vjen keq për veten time. Se me atë që tha Luizi dje i bie të dal unë. Gjë që nuk ka lidhje, mund të linte televotimin. Sa i takon Kiarës i thashë edhe dje, që s’do merrem me ty. Se unë i di shumë gjëra Kiarës, po s’do merrem që ti ke bërë këtë, ti ke bërë atë se e respektoj. Shyqyr që u tërhiq, ta lëri votimin e lirë, të fitojë kush të fitojë”,-thotë ajo.

E zuri korrenti në dush, kjo është drejtoresha e shkollës që humbi jetën(Foto)

Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë, Ornela Gjeçi e cila humbi jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.“ Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë – Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE”, shkruhet në reagimin e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.

“E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë! Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”, shkruan Zyra Vendore Arsimore Shijak

Zjarr pranë një magazine në Neviçisht,Korçë, ja dyshimet e para….

Zjarr në afërsi të një magazine në fshatin Nevicisht. Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila ndodhej pak metër larg magazinës. Flakët e zjarrit kanë qenë intensive por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve vuri nën kontroll zjarrin i cili u fik brenda pak minutash, nga i cili mund të rrezikohej edhe linja e tensionit të mesëm që furnizon disa fshatra të kësaj zone.

Policia po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj.

Luizi më çau b****n/ Çmenden” vajzat në suitë, të dehura me alkool shkëmbejnë puthje në buzë e këmbë

Nën adrenalinën e festës dhe nën presionin e lojës…këto pamje nuk i kishim parë deri tani në Big Brother Vip. Pak alkool më shumë dhe vajzat duket se e kanë shijuar shumë natën. Olta dhe Dea e hëngrën në suitë një darkë speciale dhe patën edhe momente shumë intime. Në një moment teksa qëndronte në suitë me Dean, kjo e fundit i puthi këmbën ndërsa Olta e puthi në buzë…

“Le të rrijë me Kiarën tani se na çau b****. Na mërizti tani, Kiara Kiara…..Tani jemi në një garë, çfarë ke që bën kështu? Ok rri se dal unë se nuk më plas fare, iki në Bali aty e s’më plas fare”, u shpreh Olta.

Dea i puth këmbën
Olta e puth në buzë…

Në nominim “kokë më kokë” me Oltën/ Luizi: “Nëse del Kiara, dal edhe unë…

Publiku vendosi që Olta dhe Kiara të shkojnë “kokë më kokë” në nominim. Për të qenë transparent me të dyja çiftet, Vëllai i Madh vendosi që grafiku i votimeve të shfaqej në ekran, në dhomën e ndenjes. 86 përqind e publikut votuan për Oltën dhe Kiarën, ndërsa 14 përqind për Kristin dhe Qetsorin. Por pas kësaj Luizi ka bërë një deklaratë të fortë, ai është shprehur se nëse del Kiara do të dal edhe ai

Për herë të parë do të bëj edhe unë valixhet gati. Nëse Kiara del të shtunën ,dal edhe unë” …2 milionë përqind, ore për kokë të 3 mbesave…A ha shqip a jo, të zë kokën e tyre për një lojë …..ishin fjalët e Luizit

E rëndë/ U vetplagos me thikë, vdes turisti spanjoll në hotel….

Një turist spanjoll ka humbur jetën në një hotel në fshatin Karavasta të Divjakës, pasi është vetë-plagosur me thikë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje shokun e dhomës, i cili ka deklaruar se Franisco Cervilla, 47 vjeç ishte dëmtuar gjatë kohës që ishte në dush. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Divjakë/Informacion paraprak nga Policia

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes. Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.

Olta Gixhari :”Po të isha unë me Luizin në vend të Kiarës, ky do ishte një ‘Big Brother’ i paharrueshëm

Teksa mbrëmjen e sotme u transmetua një klip me momente të Luizit dhe Kiarës në suitë, Olta ishte shprehur në dhomën e rrëfimit: Po të isha unë me Luizin në vend të Kiarës, ky do ishte një “Big Brother” i paharrueshëm. Pupupu ça do kisha bërë!

E pyetur nga Arbana për komentin e saj “ça do kisha bërë”, Olta tha se do i kishin nxjerrë gjithë banorët e tjerë jashtë.Sipas saj Kiara dhe Luizi nuk e kanë shijuar suitën dhe se kimia mes tyre nuk është më si në fillim.