Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili shiste kanabis në rrugët e qytetit. Pas kontrollit të bërë në banesën e tij, iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në pranga ka rënë R.T ndërsa është vënë nën hetim i identifikuari si A.M i cili po blinte një sasi kanabisi nga Toako.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
Kapet korçari me 55 doza kanabisi…në banesë i gjendet automatik dhe municion luftarak pic.twitter.com/Jan6a2o04B
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 31, 2023
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Korçë. Shpërndante lëndë narkotike në doza, mbante armë zjarri dhe municion luftarak, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin e koduar “Mjeshtri”.Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi R. T. dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Korçë.
Shtetasi R. T., është kapur nga shërbimet e Policisë në qytetin e Korçës, duke i shitur shtetasit A. M., një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. T., iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.