Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Lin ,3 automjete përplasen me njëra-tjetrën…

Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 mjete, një prej tyre furgon, ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P. Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

https://twitter.com/korcablog1/status/1642164808995815429?s=46

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: